Te fundit nga zona

Orikum/ Endri Hoxhaj: Golin ja dedikoj Administratorit Çapoj. Ja kush është sekreti i suksesit tonë!

Skuadra e Orikumit në javë n e 5 të kategoris së Parë , ka arritur të marrë vetë m 1 pikë por shumë të rëndësishme në transfertën e luajtur në Berat përball Tomorit duke barazuar 1 me 1 . Në atë takim deciziv ishte qëndërmbrojtësi i Orikumit Endri Hoxhaj i cili do realizonte golin e barazimit për ekipin bregdetar të drejtuar nga Artan Sakaj.

Ky barazim ishte edhe si një fitore për debutesit e Orikumit , të cilët renditen në vend të parë 7 me pikë të barabarta me ekipin e Besës, ku si për koicidence të kalendarit të dyja keto skuadra do përballen pikërisht këtë fundjavë ne Orikum. Autori i golit të barazimit për Orikumin Endri Hoxhaj, në një interist për SKY VLORA u shpreh, se golin ja dedikon presidentit të ekipit Gëzim Çapoj

ffa313ae-03ee-40ff-8d10-fca54b7f7ed5

“Sekreti i ecuris pozitive të ekipit është se vlerson të gjitha takimet sikur të ishin finale dhe,kjo na ka ndihmuar shumë , për ti po i ngjitur shkallë t e klasifikimit një e nga një . Kjo me bënë të ndihem optimist , mua dhe gjithë skuadrën . Kë të kampionat , po përpiqemi të hedhim hapa te sigurt, po mundohemi të bëjmë ndeshje cilësore pavarësisht rezultatit.” Shprehet fillimisht Hoxhaj .

Përsa i përket ndeshje së fundit ndaj Tomorit mbrojtësi i Orikumit u shpreh. “Ishte nje ndeshje e përgatitur mire nga ana jonë ,pasi ishim koshent që kundështari jonë , do kërkonte me cdo kusht fitoren . Dhe ne synonim rezultat pozitiv dhe besoj ,se ja arritë m që llimit. Jam i lumtur qe mbajme kreun e klasifikimit dhe shpresoj qe te vazhdojme keshtu, drejt përmbushjes të objektivave tona. Golin e barazimit ia dedikoj administratorit te klubit Gezim Çapoj për gjithë mbështetjen që na jep. Padyshim me suportin e punë e palodhur të trainerit Artan Sakaj, nuk do te ishim ketu ku jemi”. theksoji Hoxhaj.

 

6736dc74-1c4f-497e-ae87-bf54b3f37d38

Ndër të tjera mbrojtë si i ekpit bregdetar, ka analizuar ndeshjen e ardhshëme me Besën e kavajës.”Sic e theksova edhe më lart ,për ne nuk ka diferencime në ekipe .Pasi të gjitha skuadrat, i vlersojmë serjozisht sipas specifikave ,që ka cdo kundërshtar . Në lidhje për ndeshjen e ardhëshme me Besën, e parashikoj një ndeshje të fort, pasi vjen nga fitore në fushën e saj ndaj Bylist . Megjithatë , jam i bindur se në fund,do jetë ekipi I Orikumit që do triumfoi pasi do kemi dhe mbështjen e tifozeris tonë .”pë rfundoji që ndermbrojtë si I Orikumit Endri Hoxhaj.

ff96e4de-24b4-41cb-ac06-1bbef4920aa9

Orikum/ Endri Hoxhaj: Golin ja dedikoj Administratorit Çapoj. Ja kush është sekreti i suksesit tonë! Read More »

Nisi sot maratonën FK Oriku U19. Fitore 2-1 ndaj KS Vlorës.

Sot jane luajtur ndeshjet e Javes se Pare te Kategorise se Pare U19 ku luan per here te pare edhe ekipi i Orikumit.

Ndeshja eshte mbyllur me rezultatin 2-1 per Orikun.  Goli i pare eshte shenuar nga Kambera ne minuten e 33 duke e kaluar Vloren ne avantazh. Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 0-1.

Ne pjesen e dyte ka qene Sina qe ka shenuar golin e barazimit. Ne minuten e 91 ka qene Lapo ai i cili ka shenuar me penallti golin e fitores per Oriku

Nisi sot maratonën FK Oriku U19. Fitore 2-1 ndaj KS Vlorës. Read More »

Dukat Fushë/ Godet bashkëfshatarin me grusht, dërgohen materialet në Prokurorinë e Vlorës !

Nuk dihen ende rrethanat por nje banor i fshatit Dukat i ri ka goditur me grusht bashkefshatarin e tij ne date 28 Shtator 2018. Per kete arsye materialet i jane referuar Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë.

Njoftim i Policise se Shtetit:

Më datë 28.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.B, vjeç 63, banues në fshatin Dukat i Ri, pasi ka goditur me grusht, shtetasin L.G, vjeç 60, banues në Dukat. Neni 90 i Kodit Penal.

Dukat Fushë/ Godet bashkëfshatarin me grusht, dërgohen materialet në Prokurorinë e Vlorës ! Read More »

Banores së Orikumit i thyejnë xhamin e makinës dhe vjedhin cantën. Ja cfarë kishte brënda cantës!

Ne daten 26 Shtator 2018 banores se Orikumit E.I 32 vjece gjate kohes qe ndodhej ne Vlore i kane thyer xhamin e makines dhe i kane vjedhur nje cante brenda te ciles kishte nje pale syze dielli. Policia po punon per identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Njoftim i Policise se Shtetit:

Më datë 26.09.2018, në lagjen ”Pavarësia”, shtetases E.I, vjeçe 32, banuese në Orikum, në mjetin tip “Benz”, i kanë thyer xhamin dhe i kanë vjedhur një çantë, ku kishte një palë syze dielli. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Banores së Orikumit i thyejnë xhamin e makinës dhe vjedhin cantën. Ja cfarë kishte brënda cantës! Read More »

Tragjas/ Kryente punime pa leje, referohen materialet në Prokurorine e Vlorës.

Ne date 12 Shtator 2018 per shtetasin M.B  i moshes 72 vjec banues ne Tirane jane referuar materialet ne Prokurorine pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë pasi po kryente punime ndërtimi pa leje.

Njoftim i policise se shtetit:

Më datë 12.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M.B., vjeç 72, banues në Tiranë, pasi në fshatin Tragjas, po kryente punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Tragjas/ Kryente punime pa leje, referohen materialet në Prokurorine e Vlorës. Read More »

Oriku merr përsëri kreun e renditjes. E.Hoxha heroi i ndeshjes, shënon golin e barazimit ndaj Tomorrit.

U luajten sot ndeshjet e javes se kater te kategorise se pare grupi B. Oriku luajti kunder Tomorrit te cilit arriti ti marre barazimin.

Pjesa e pare perfundoi me rezultain 1-0 per Tomorrin me golin e shenuar nga G. Sharavolli ne minuten 24.

Ka qene E. Hoxha i cili ne minuten e 75 ka shenual golin e barazimit. Nje pikeshi i marre ne kete barazim e rendit Orikun ne krye te renditjes me 7 pike.

Renditja në Grupin B

1.Oriku 7 Pikë
2.Apolonia 7 Pikë
3.Egnatia 7 Pikë
4.Tomori 6 Pikë
5.Lushnja 6 Pikë
6.Pogradeci 6 Pikë
7.Bylis 4 Pikë *
8.Besa 4 Pikë *
9.Turbina 4 Pikë
10.Elbasani 0 Pikë

Rezultatet në Grupin B

Pogradeci 3-1 Egnatia
Tomori 1-1 Oriku
Elbasani 1-2 Apolonia
Lushnja 1-1 Turbina

Oriku merr përsëri kreun e renditjes. E.Hoxha heroi i ndeshjes, shënon golin e barazimit ndaj Tomorrit. Read More »

Godet dukatasja Edlira Gjoni: E përdhunuar, e përbuzur dhe e përdorur

Nga Edlira Gjoni/

E përdhunuar, e përbuzur dhe e përdorur po. Por tani duket drama e madhe e përjashtimit të një vajze nga historia që e ka vuajtur vetëm ajo.

Ka diskriminim masiv nga të gjithë kahët: ca e mohojnë, ca abuzojnë me dramën e saj, ca fshehin kokën në rërë teksa presin të kalojë edhe kjo ngjarje, se iu prishet pozita e qetësia e tyre.

Gratë në këtë histori janë katandisur në një emër të vetëm që edhe kur del në pah, ia zvogëlojnë aq shumë dinjitetin, (secila palë), saqë i vjen turp të mjerës që është vajzë.

Ngjarja me qendër dhunën ndaj një gruaje u kanalizua shpejt në një duel dështakësh politikë, që rastësisht, janë të gjithë meshkuj.

Njëri-tjetrin e trajtojnë politikisht, kurse strumbullarin e gjithë kësaj çështje, të vetmen femër, e trajtojnë në të vetmen mënyrë që dinë: si objekt seksual!

“Në është keqtrajtuar, s’ka gjë, do e gjejë drejtësia” – tbotë gjithë namuze kryemashkulli. “Vetëm burrave të mi mos guxoni të m’u hungërini në surrat. Mos ma ngacmoni Taulantin, se iu piu e zeza”.

Ja kështu tha edhe për Tahirin.

Po kjo është tjetër lloj tragjedie. Përçudnimi i një femre është kthyer në luftë të shëmtuar meshkujsh. Balla, Rraja, Rexhepi, Nuhi, Bushi, Basha, janë hedhur të gjithë gjoja kundër njëri-tjetrit, e qyqja grua kush e si e përjeton dramën e saj të mjerë; dikur si viktimë e një mashkulli, sot viktimë e gjithë meshkujve me pakëz pushtet anadollak.

Viktimë edhe e disa grave të tjera që si shokët e tyre burra, pasi marrin megafonin në emër të asaj që as nuk e dinë ku ndodhet tani, menjëherë pas “protestave” e emisioneve ku do na japin mend për dhunën e mjerimin, do shkojnë në shtëpitë e tyre luksoze, do hanë haviar e salmon nordik, do veshin fustanet 3 minë eurosh e çantat 11 mijë, do marrin të nesërmen me vete makinat që s’kanë dallim nga ato tê Rexhep Rrajes, do lyejnë fort edhe silikonin në buzë e në sy, e do dalin të kërkojnë mbrojtje e protesta për viktimën.

Viktima e të gjithëve! Një vajzë në gojën e ujqve dhe të 4-5 hijenave!

Shqipëria jonë e barazisë gjinore!

Godet dukatasja Edlira Gjoni: E përdhunuar, e përbuzur dhe e përdorur Read More »

Prinderve – Poezi nga Zhaneta Braho

Nga Zhaneta Braho

Prinderve

Me rriti Nena me qumesht gjiri
ushqyer nga dhalla e dymbekut ,
Kerciste arave te korrte misrin
Duke me mbuluar me shparger 
Ne djepin e drujte ” si hekur”
Me syte nga dera veshtroja.. nuk ngopesha se piri…
Qaja… kerkoja..por nuk kishte me qumesht …gjiri.
Ish i vyshkur gjiri i nenes
Para meje…pire kishen dhe plot te tjere
Qaja…por me shume trishtohej e zene ” ne faj “”
Nena e verdhe ..si gjethja e thate ne peme.
U rrita erdha drejte si nje filize….
Por .shpejt iku Nena….
NJE NATE DIMRI PA GDHIRE..
U ZEMEROVA
INATIN E RUAJTA GJATE,
POR SHPIRTIN TIM TE RI ,,
VAZHDOI
TA USHQEJE IM’ ATE.
PUNOI SA PER DY VETA
E MENDOI ME MENDJEN E TIJ TE ARTE.
EDHE KUR KRAHET JU LODHEN
.. SHPIRTI I BUROI .
NE KAFENE ‘ E KLUB
KAFENE TE TJEREVE AFROI .
ME RRITI NENA FIZIKISHT
E SHPIRTIN MA USHQEVE TI
TANI..INATI ME KA SHKUAR.
..E NENES …
NUK I MBAJ MERI.
MERENJOHSE
JU JAM
PER VLERAT QE ME DHATE
Ti Nena ime aq e re
Dhe ti o babai im plak.
Do vij tju gjej
JU premtoj…per nje muaj
Do ulem ne gjunje
Ne nje vjetorin tend
Per tju KUJTUAR….

Prinderve – Poezi nga Zhaneta Braho Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com