Te fundit nga zona

U kujtohen miq, vitet e rinisë!Kur martohej çifti, skishin cfarë të vish ! Nga Demir Jazoj.

Nga Demir Jazoj

U kujtohen miq
Vitet e rinis
Kur martohej cifti
Skishin cfar te vish
*
Nje vello e bardhe
Qe vello nuk ishte
Ne pres te kercirit
Nusja kure e vishte
*
Dhenderri si gjel
Nje kostum gri
E shikonte nusen
Pak si me habi
*
Ja shikoni foton
Ketu isha une
Per krahu doniken
Djerset me ven lume
*
E kam nga skleti
Skisha vesh kostum
Me shtrengonte shum
Po me ve ne gjum
*
Dhe nje tuf me lule
Me fleta zambaku
Po thuajse u thane
Kur hyri te pragu
*
Keto nuset sot
Duan salltanete
Nje vello per krushq
Tre ti ken per vete
*
Me makin lluksi
Ta nisin dhe vet
Qe ti shoin bota
Cfar zocke ka gjet
*
Koha jon me zisa
Qylimi per paje
Baba blin dyshekun
Burri blin krevane
*
Po ishte e bukur
Aman koha jon
Kishte me byrllek
Shkoje dhe me gjiton<

U kujtohen miq, vitet e rinisë!Kur martohej çifti, skishin cfarë të vish ! Nga Demir Jazoj. Read More »

Njihumi me fshatin ‘Sebep’ që ka patur lidhje me fshatin Dukat ! – Nga Xhelo Petoshati

Solidariteti i Dukatit me fshatin Sebep dhe detarin Haxhi Aliu

Nga Xhelo Petoshati

Fshati Sebep

Emrin e fshatit Sebep e kam dëgjuar qysh i vogël nga gjyshja ime Nxhiko Hasko, kur fliste për ndonjë hasmëri me vëllanë e saj, Isa Haskon. Kur i pyesja se ku binte ky Sebepi, dajua i babait tim Mulla Isai, më thoshte me të qeshur: ‘Matanë detit, ku ha pula gurë.’ Kur unë dola oficer më 1957, më emëruan në Sazan. Gjyshja ime, në atë kohë, ishte gjallë rreth 90 vjeç, më thotë: ‘Djalë për çfarë sebepi të çojnë në Sebep?’ Aty e mora vesh që Sebepi paskësh qenë në Sazan dhe pse kisha dëgjuar shumë biseda për këtë vend, madje edhe nga mësuesi Gaqo Kaporre, me të cilin ishim në një lagje në Thilpat të Dukatit. Kur ne fëmijët bënim ndonjë marrëzi të moshës, ai na qortonte duke na thënë: ‘Djemo, mos i hapni sebepe vetes, se ju, me këto që bëni do përfundoni në Sebep.’ Për fshatin Sebep, kur u ndodha në ishullin e Sazanit, më tregoi dhe nënkoloneli Feti Rugji me detyrë Komandant i ishullit në atë kohë. Ai ishte i mirinformuar për ishullin e Sazanit në përgjithësi dhe të fshatit Sebep në veçanti. Më tha që të mësoja diçka më shumë meqë isha me origjinë nga Dukati, pasi Sebepi kishte pasur shumë lidhje me Dukatin. Furnizimet me ushqimet blegtorale ai fshat i merrte nga Dukati, ndërsa dukatasit merrnin në këmbim kripën dhe mallrat që ata i blinin me anije nëpër tregjet e Europës, madje dhe më gjerë. Ajo, që unë munda të mësoj nga njerëzit e mi të asaj kohe, ishte vetëm një këngë që thotë kështu:

Ku do shkosh o djalë me dhëntë,

Unë do vete në Otrënt

Të të sjell një thes ergjënd.

Kjo flet për shkëmbimet që fola më sipër, por nuk e përjashton dhe faktin që në flotën e madhe të Sebepit të shkonte dhe të punonte dhe ndonjë djalë dukatas. Shumë gjëra për Sazanin i mësova nga patrioti Ibrahim Shyti, me origjinë nga Tragjasi, të cilin e kisha komshi në lagjen Skelë të Vlorës, ku u vendos familja ime pas çlirimit. Ai më foli me hollësi për ishullin, sepse në kohën e Luftës të Vlorës kundër pushtimit italian më 1920, kishte qenë i internuar aty. Ndërsa për fshatin Sebep më foli në mënyrë të përgjithshme, ndaj m’u krijua përshtypja se nënkoloneli Feti Rugji dinte gjëra më shumë se ai, siç duket kishte hulumtuar prej kohësh. Megjithatë, unë bie plotësisht dakord me ato që shkruan Pr. Bardhosh Gaçe, në librin “Rilindasi i Vlorës –Ibrahim Abdullahu”, botimet “Toena” –Tiranë, 2009, faqe 11-12, kur thotë se: “Qysh në regjistrimet osmane 1431  e kohë më parë, në marrëdhëniet tregtare e kancelarike, në ishullin e Sazanit ngre krye një vendbanim i veçantë me emrin Sebep.

Ky vendbanim përmendet edhe nga kronikani turk Abu Ali Evrenozi, rreth vitit 1658, si dhe në kohën e zotërimit të Pashait të Janinës Ali Pashë Tepelena. Fshati Sebep në ishullin e Sazanit, në vitin 1780 zotëronte rreth 47 shtëpi, si dhe Kishën e Shën Kollit. Banorët e këtij fshati ishin detarë të zotë, ata kishin marrëdhënie tregtare me Brindisin, Venezia-n, Tristen, Dubrovnikun, Spanjën, Francën, Egjiptin, Maltën, Ulqinin, Prevezën, Himarën, Vlorën dhe Durrësin. Flota detare e Sebepit, në vitin 1802 përbëhej nga 34 anije. Për riparimin dhe ndërtimin e tyre, në Gjirin e Shën Kollit ishte ngritur dhe një kantier anijesh. Në fshatin Sebep, në kishën e Shën Kollit, në vitet 1765 – 1792 shërbente prifti Dhimitër Nota, ose siç dëshmohet në kronikat e kohës Papa Dhimitri, i cili kishte kryer shkollën fetare në Spanjë…Familja Nota në fshatin Sebep të Sazanit qysh në shek. XVII kishte pasur miqësi të ngushta me familjen Vlora, si dhe me mjaft të tjerë në Dukat, Kaninë, Vlorë, Fier dhe Berat…’

Pra, qartazi, Dukati renditet i pari, si më i afërt me Sebepin, fshat i cili u shkatërrua nga Ali Pashë Tepelena në vitin 1811 dhe banorët u shpërndanë pas një qëndrese që zgjati prej rreth një vit. Banorët e fshatit Sebep, që prodhonin vetëm kripë nga uji i detit, sepse ishin mjeshtra në këtë drejtim, kishin solidaritet me fshatarët e Dukatit dhe në  rast mësymjeje nga piratët e huaj ndihmonin njëri –tjetrin.  Kur shërbeja si ushtarak në Sazan shëtisja herë pas here nëpër ishull me komandant Feti Rugjin, por më shumë me komandantin e grupit bregdetar Adem Xhaka, me origjinë nga Tërbaҫi. Me Ademin, në anën e lindjes së ishullit shikonim për së largu, madje dhe me dylbi, malin e Shashicës dhe grykën e Dukatit.

Kur shkonim mbi kinemanë e ishullit, afërisht 300- 400 metro larg saj, kalonim afër varrezave të ish fshatit Sebep. Ato dalloheshin se ishin lart në një kodër dhe në lindje të tyre ishin rrethuar me një pyll me pisha të larta, ndërsa kinemaja vinte si më në gropë, në krahë të majtë të rrugës që të çonte në ndërtesën e zyrave të komandës së ishullit.  Kur vinte pranvera, ajo varrezë e vogël gjelbëronte e para me disa lule të verdha e të bardha, por dhe me disa zambakë që ngrinin krye mbi gurët e varreve. Shumica e varreve të paktë, që kishim mbetur pa i zënë gjelbërimi, kishin ende në krye kryqe që ishin bërë me gurë të gdhendur. Shkrimi mbi pllaka ishte latin, por kishte dhe ndonjë shkronjë që unë nuk e kuptoja. Madje, mbaj mend që kur shkonim me Ademin atje, të cilin e kisha dhe komshi në Sazan, për shkronjat që nuk i kuptonim i shënonim nëpër  ndonjë bllok për të pyetur ndonjë njeri që ishte kompetent për gjuhën. Mbaj mend gjithashtu, se kur kam ardhur në Zvërnec e në Nartë si oficer kur u transferova në Vlorë, kam takuar disa banorë të kësaj treve që më kanë thënë se kishin ardhur aty nga fshati Sebep në kohë të Ali Pashë Tepelenës.

Dukati dhe detari Haxhi Aliu

Dukatasit, krahas tregtarëve dhe mjeshtrave të fshatit Sebep, kishin rënë në marrëveshje me detarin e famshëm ulqinakas Haxhi Aliu, i cili me pëlqimin e përbashkët të fshatarëve të Dukatit dhe Sebepit, strehonte anijen ku qëndronte dhe vetë në një shpellë të madhe në zonën e Karaburunit. Ai ishte me origjinë nga Ulqini.

Dr. Bahri Brisku me origjinë nga Ulqini, në librin e tij  ‘Deti dhe detarët në letërsinë popullore shqiptare‘, në pjesën ‘Detarët dhe kusarët shqiptarë” për Haxhi Aliun shkruan kështu: ‘Pleqtë tregojnë se Haxhi Aliu ishte një hero deti, ujk i gjallë, që nuk i trembej as kohës së keqe, as përleshjeve me piratët e shumtë, çfarë kishte në kohën e tij nëpër Mediteran. Legjenda e kishe zmadhuar çdo veprim dhe trimëri të tij. ‘Deti ishte shtëpia ime-thotë Haxhi Aliu. Pragu i kësaj shtëpie është toka. Dallgët e detit i kam jastëk për kokë, ato do t`jenë dhe guri i varrit tim’.

Një legjendë tjetër që tregohet për këtë ujk të detit është kjo: “Një pirat turk me origjinë algjeriane nga Afrika i dërgon një letër Haxhi Aliut. “Arrnaut, hiqmu nga sytë, hiqmu nga udhët e detit! Unë jam ma i fortë se ti. Përndryshe, do t`a rrjep lëkurën tënde dhe do ta bëj pergamen për të shkrue në të syret e kuranit. “
Me të marrë letrën Haxhiu ju përgjigj kështu: …’Kafkën tënde unë do ta baj kokë për çibukun tim.’
Dhe u nis Haxhi Aliu, ngriti velat dhe u ndesh me piratin turk, u hodh në anijen e tij dhe ia vrau çdokënd që i duel përpara. Piratin, që ia kërkonte lëkurën e zuri të gjallë, ia preu veshin me gjithë vath; pastaj atë vath ia nguli në hundë dhe ashtu e tërhiqte rrëshanë nëpër kuvertë të anijes.’

Pra, siç shikohet, Haxhi Aliu, ishte që në atë kohë legjendë e gjallë. Por ai nuk ishte pirat deti i rëndomtë. Ai ishte ushtarak, specialist i detarisë me gradën më të lartë, atë të admiralit që osmanët i thonin ‘vezir.’ Ai ishte i zoti edhe të ndërtonte anije me lëndë druri nga pyjet e Dukatit dhe kishte lidhje me familjen Vlora, e cila e kishte pajtuar për të mbrojtur Gjirin e Dukatit, Kanalin e Otrantos dhe Sebepin nga grabitjet e piratëve të huaj.  Ish ushtaraku i lartë i Flotës Luftarake Detare dhe pedagog i Akademisë së Marinës, Seit Jonuzi, në studimin e tij ‘Tradita e detarisë në trevën e Vlorës’ të librit ‘ Konferenca shkencore – Vlora në rrjedhën e kohës faqe 294, na sqaron më mirë për këtë fakt. Ai thotë se: ‘Turqia në Adriatik nuk kishte flotë tjetër, përveç flotës shqiptare (nën flamurin turk), por prestigjin më të madh detarët shqiptarë e rifituan në gjysmën e parë të shek. XVIII.

Kështu për shembull, Haxhi Aliu, me të birin, të dy kapitenë në dy tartane, mbanin nën kontroll ngushticën e Otrantos për të mos lejuar anije të futeshin në Adriatik. Këta strehoheshin në një shpellë të madhe nëpërmjet Kepit të Gjuhëzës dhe Kepit të Gallovecit, në skajin veriperëndimor të Karaburunit. Kjo shpellë edhe sot e kësaj dite quhet Shpella e Haxhi Alisë. Në një përpjekje të rreptë me një ekspeditë angleze, që donte t’i hapte rrugën Anglisë për t’u futur në Adriatik, Haxhiu me gjithë të birin u vranë. Trupat e tyre u nxorën dhe u varrosën në ishullin e Sazanit.” Kjo tregon përkujdesjen dhe mirënjohjen e fshatit Sebep për këtë luftëtar të detit që i pat mbrojtur me vetëmohim. Për veprën e tij heroike nga detarët shqiptarë pas viteve 1950 është ngritur dhe një bust i tij në sheshin e molit të Sazanit. Atë e kam parë vetë kur kam shërbyer atje si ushtarak. Duke kujtuar detarin Haxhi Alia, dua të theksoj faktin se Dukati ka dhënë dhe ka marrë mbrojtje në rast rreziku duke bashkëpunuar me fshatin Sebep, me Haxhi Aliun dhe me familjen Vlora, pinjollët e së cilës në ato kohëra kanë qenë sanxhakbej të Vlorës.

Janar 2017

Njihumi me fshatin ‘Sebep’ që ka patur lidhje me fshatin Dukat ! – Nga Xhelo Petoshati Read More »

10 vjet pa ty. . .! Poezia prekëse e banores së krahinës dedikuar babait të saj !

Dedikim Alma Hasko Xhelili per babain e ndare nga jeta 10 vite me pare.

10 vjet pa ty….

Me fal ti Ba….
Qe tek ty sote.
Nuk derdha dote.
Dy pika lote.
Ne kraharor kam vec nje gure.
Eshte i rende e se mbaj dote.
Me fal ti Ba qe per ty s´qava.
Ti e di qe shume te dua.
Por zemra me eshte bere gure.
Dhe shpirti ska force per ta komanduar.
Fotografia permbi varre dicka kerkon te thote.
Po nusepashken mbi mermer
Ti e dergon nga poshte?
Mos vall ke ndonje lajm per ne?
Valle ENON e ke pare.
Te lutem me petale lulesh.
Ne mermer lajmin ta shkruash.
Sido te jete ai lajme.
I embel a i hidhur.
Te lutem vetem na e thuaj.
Se shpirti na eshte zhuritur.
Me fal o Ba qe ste vi dot.
Tek varri jot me shpeshe.
Por ti e di qe ky maraz
Pak nga pak po me vdese.
I lumtur ike nga kjo bote.
Femijet kishe prane.
Por kjo e shkreta nena jone.
Po vdes te shoh Evlat´ne.
Prandaj mos mbaj meri te lutem.
Tek varri dot ste vi.
Se sdi as vet ne do jem gjalle.
Po nuk solla Enon ne shtepi.
I PAHARRUAR KUJTIMI JOT .TI RRON NE ZEMREN DHE SHPIRTIN TIM.

Alma Hasko Xhelili

10 vjet pa ty. . .! Poezia prekëse e banores së krahinës dedikuar babait të saj ! Read More »

Banorët e krahinës së Dukatit dhe ndjekesit e orikuminews bëjnë diferencën ! Ja pse janë të veçantë!

Edhe pse orikuminews eshte nje portal lokal lajmesh dhe numri i ndjekesve rrjedhimisht eshte jo shume i larte, ajo qe ben diferencen krahasuar me portalet e tjera me te medha jane ndjekesit e orikuminews te cilet kryesisht jane banoret e kesaj krahine!

Ndjekesit e orikuminews dhe banoret e krahines se Dukatit ne teresi jane teper aktiv ne portal duke pelqyer dhe komentuar sipas opinionit te tyre te lire per temat aktuale dhe problemet qe shqetesojne krahinen tone. Kjo gje i ben banoret e krahines tone te vecante ku vihet re angazhimi, pergjegjshmeria, deshira per te ndryshuar gjerat, deshira per te dhene kontribut qofte edhe me nje mendim, opinion sugjerim apo keshille.

Kjo gje ndodh rralle ne portalet me te medha shqiptare nderkohe qe ne orikuminews dhe ne artikujt e publikuar prej tij ka nje lum komentesh dhe diskutimesh nga ndjekesit e faqes. Komentuesit diskutojne me njeri tjetrin, japin opinione, rrahin mendime ne nje ambjent te kendshem virtual si bashkeqytetare te mire.

Tjeter fakt i rendesishem eshte edhe diferenca ne numer qe ka ndermjet komentuesve meshkuj dhe atyre ferma. Sipas statistikave te faqes zyrtare te orikumines ne facebook, numri i femrave te cilat jane aktive ne kete portal eshte shume here me i larte se numri i ndjekesve meshkuj.

Redaksia e orikuminews falenderon gjithe ndjekesit e saj per mbeshtetjen dhe aktivizimin e tyre ne portalin orikuminews.  Ne ndjekim ne menyre te rregullt gjithe angazhimet e miqve te faqes sone dhe patjeter te gjitha keto do te merren ne konsiderate ne vleresimet dhe cmimet qe do jepen nga redaksia jone me rastin e festave te fundvitit.

Ju faleminderit banore te krahines dhe miq te orikuminews !

Banorët e krahinës së Dukatit dhe ndjekesit e orikuminews bëjnë diferencën ! Ja pse janë të veçantë! Read More »

Banorja e krahinës nuk duron më-“Asfaltimi i rrugës së Orikumit, tallje fundshpine, jam me partinë e xhepit tim…” !

Asfaltimi i papritur dhe shume i shpejte i pjeses se rruges se plazhit te Orikumit,  nga fundi i shetitores deri te postoblloku i bazes se Pashalimanit, ka nxitur shume debat midis banoreve te krahines dhe ndjekesve te portalit orikuminews.

Disa banore jane te kenaqur nga asfaltimi i kesaj pjese rruge shume te rendesishme per turizmin, disa prej tyre jane te pakenaqur me cilesine e punimeve dhe disa te tjere jane te pa kenaqur per faktin se nuk eshte shtruar e gjitha rruga e plazhit por vetem nje pjese e saj.

Komente te shumta jane bere nga banoret dhe ndjekesit e portalit orikuminews por edhe ne grupe te ndryshme te zones.

Ja si shprehen disa prej komentuesve per kete ceshtje :

Miranda Jazoj :

Kjo rruge eshte nje tallje fundshpine….avashni kur ta mbarojne nje here..rruga zdo merita se kush u ndie…rruga duhej per te gjith ashtu si shume gjera te tjera qe Orikumit i mungojne e skan per tja dhene..i mungon dinjiteti …sepse qytetaret nuk jane te bashkuar per ta vene politiken ne interesat e veta..gjithsesi pare per kundruall behemi patriot e idealist..po do zoti Salvini i mbledh shqiptaret e i bie kètu e ateher do llafosemi…..e moret vesh faturat e ujit??? U rriten..Ok…po jo vetem per orikumin 330%rritje…me nje Orikum ku mungojne dritat e uji e infrastruktura…ku mushkonja eshte sa tre veta tè bère bashk…Ku çeshtja e tokave te reformes as qe zihet ne goje…ku ska nje jete kulturore ..ku njerzit harrojne hallet e tyrej duke u marre me te botes…hajde punoni e jetoni nè Orikum…e jo per pushime..dite te mbare miqte e mi tè gjithe…une jam pa parti…jam me partin e xhepit tim tè forcave te mia e te shtepis time…e cila nuk bèn para nese ne nuk bèhemi nje e te vème politiken nè sherbim tone

Banorja e krahinës nuk duron më-“Asfaltimi i rrugës së Orikumit, tallje fundshpine, jam me partinë e xhepit tim…” ! Read More »

O artistet nëna – Dedikuar nënave nga Zhaneta Braho

Nga Zhaneta Braho :

Eh moj e uruar…
Sa shume je perdorur
Ne duart e arta
Gjithnje e pa- lodhur
Qe nga ..carapet
Triko….e prokof( qilim)
Mbetet ne memorie

NUK ju johin sot.
NUK ju njeh koha
NUK ju njeh i riu
POR NUK harrojme neve,
Ngricen…e veriun.(era…)

Ju moj nenat tona
Sa shume kini tjerre
Shtrese e mbulese
Gjithnje per te tjere,

Ne fund te shtepise
Fillin- tirr..e hiq
Rreth- rreth oxhakut
Vatra plot me miq..

Te nesermen pa zbardhur
Ngjiteshit ne RAMJE
Shkarpat permbi shpine
Te palodhura fare.
Fillin e druges
Te tjerre…gjate nates.
E benit- shkule
E ngjyhenit ne frasher.( shkurre ngjyruese).

O artistet Nena
Pa shkolle
Pa diplome
Kini rritur neve
QE nuk ju harrojme.
Kini lene mprapa
Plot ..per NE kujtime
Si ne cdo DERE Dukatase
DHE kjo sixhadja ime

O artistet nëna – Dedikuar nënave nga Zhaneta Braho Read More »

Lirim Nezha jep lajmin e keq për krahinën – Rritet me 300 % . . . !

Nga Lirim K Nezha:

Sot,Keshilli Bashkiak i Vlores ka miratuar rritje drastike te cmimit te ujit duke filluar nga 143% per qytetin e deri ne 313 % per Orikumin.
Askush nuk ka ditur asgje per kete qe do te ndodhte krejt ne fshehtesi nga skuthet e bashkise.
Me sa po duket eshte duke u projektuar ndonje PPP per miqte dhe u duhet lene me nje fature te kripur per qytetarin.
Jam shume kurioz te shoh reagimin e qytetareve duke shpresuar te mos pranojne cdo fature absurde qe u serviret.
Te paguash c’te kerkojne eshte skllaveri e une refuzoj te jetoj ne skllaveri.

Lirim Nezha jep lajmin e keq për krahinën – Rritet me 300 % . . . ! Read More »

Më lini të shlodhem pak . . . ! Nga Aishe Musta Alicka

Nga Aishe Musta Alicka

ME LINI TE SHLODHEM PAK

Kam ecur shume, jam lodhur
Kam bere rruge te gjate
Mbi gjemba e driza kam shkelur
Me qiellin mbi koke si sac
Si flutur pa krah kam ngelur
Me hijena jam ndeshur c’do nate
Nga ledhet e lajkat jam velur
Ju lutem, me lini te shlodhem pak
Jeta eshte lufte e tmerrshme thone
Pa tanke e topa, ushtare e ushtri

Pa kuaj e kalores, qe fryjne si veri
Eshte lufte me fatin, ulur ne prag
Ju lutem o njerez, me lini te shlodhem pak

Te shlodhem pak e te ngrihem prape
Ta shqyej naten e hijet e pista
Ta z’bres driten qe larte nga ylli
Ta zbardh agimin e arte te syri
Tua heq pudren maskave te ndyra
Tua nxij me katran fytyrat e nxira
Oh me lodhi kejo lufte e gjate
Me lini o njerez te shlodhem pak

Ku ta gjej pak qetesi shpirti im
Rete shtohen e shtyhen ne qiellin gri
Ne rruge enden gjysem kafka me sy mavi
Qenie te frikshme qe kerkojne fole
Te lutem o zot u lodha, dua te fle………………..

Aishe Musta Alickaj , Athine. 20.7.2017.

Më lini të shlodhem pak . . . ! Nga Aishe Musta Alicka Read More »