Te fundit nga zona

Trondit Sehit Beluli: “M.Dedenika ishte i dyshimtë,bisedova dhe me N.Haskocelën para mbledhjes së Kuvendit”.

Ne nje reagim te tij ne faqen e Kuvendit te Dukatit ne facebook Sehit Beluli tregon sipas tij te pa thenat e mbledhjes se Kuvendit te Dukatit:

Nga Sehit Beluli:

Gjysem ore para mbledhies kam shkembyer bisede me Mustafa Dedeniken dhe Neki Haskoçelen. Çeshtja ishte se Mustafai ishte i dyshimte se çfare qendrimi do te mbante. Biseda ishte ne tre veta , Mustafai , Nekiu dhe Une.
Une i thash se duhej te deklarohej Pro.Pra pro protestes per pronat.

Duke ja aresyetuar se kjo inisiative e Djemve te Dukatit eshte shprehur qarte ne program te Saj se fokusi ishin mbrojtja e pronave dhe kryesisht malet , livadhet e kullotat , pasi ato ishin te rrezikuara per momentin dhe se nuk kishte qellim politik e administrativ kunder Kryetarit te Bashkise , Shoqates Dukati dhe Pleqesive te dy Dukateve.

Biles ju perkushtova shume ato minuta qe te shprehej qartazi , prere e me kurajo dhe bindje ne perkrahje te Kuvendit dhe programit. Ashtu ndodhi, Zoti  Mustafa u ngrit dhe foli qarte ne perkrahje. Folen shume te tjere , mbaj mend fola edhe une fjalet e mia.

Aty Une vura re se paralelisht juve djemve kishte nje organizim tjeter dhe ata qe vura re ishin ish spiune te sigurimit te kohes postkomuniste. Gjithsesi Kuvendi u zhvillua qetesisht dhe une e cilesoj nje Kryeveper qe arkitekt ishit Ju.
Dite pas dite po vertetohej se kishte devijim nga Programi. Aty une jam frenuar pasi sigurisht une do te isha nje prej viktimave qe kaq sa kam perjetuar e quaj me mjalte.

Ndarjen perfundimtare e kam ber ne mbledhjen e dyqanit te Balet, te cilen ju e mbani mend mire. Programi nuk ishte me ai i themelimit edhe shume eksponent shpreheshin pa lidhje. Mbaj mend se dikush me ofendoi se meqe mbrojta Kananin(prinderit tane kusherinj te pare) me tha se ma kishte pregatitur ai fjalen qe mbajta.

Sa shume pak qe me njihte Ai person / kusheri imi dhe Ai.
Nejse… Koha verteton gjithshka , eshte ilaçi pa leka durimi 😂😂😂.

Ja tani , vete ju udheheqesi deklaroni 100% I sigurt se u tradhetuat. Une tradhetaret i pash qe ne fillim , kjo ishte aresyeja pse u spostova krejt dhe jo se nuk doja pronen apo se mos mbroja karriget politike te partive ..Mbaj mend ne inagurunin e gurit lapidar ne qafe te Llogorait juve ju ndaluan mikrofonin , mbaj mend se kam ngritur zerin ” lereni more te flase ” dhe mandej ai qe mbante mikrofonin jua ka dhene mikrofonin juve.

Ndersa ju flisnit une shih ja fytyrat e ngryssura , te vrenjtura , te bezdisura , te veshura tashme me pushtet prej protestes tuaj.Para nesh , kur ju flisnit ishin rreshtuar futyre ngrysurit, spiune e tradhetare, me shume te ngrysyra ishkohefytyrat e dhimokrateve poturezhveshur se sa te socialylemase qe veshen poture aso kohe.
Me pas e dini vete si shkuan

Sehit Beluli

Trondit Sehit Beluli: “M.Dedenika ishte i dyshimtë,bisedova dhe me N.Haskocelën para mbledhjes së Kuvendit”. Read More »

Vdekje tradhëtisë të rrojë Dukati. Vdekje pabesisë 80 vjet që zgjati (Kuvendi i Dukatit)

Nga Kuvendi i Dukatit:

19 Qershori
kjo ditë e bekuar
800 burra mblodhi
këmbëkryq e shtruar
mendjen për të ndarë
për të reflektuar
vendim për të marrë
të prerë e të zgjuar.
Lufta u zhvillua
në fushë e në mal
në qytet e zyra
në këmbë e mbi kalë.
Lideri u zgjodh
por u tradhëtua
përsëri lufton
vrulli nuk ju shua.
Mbajti istikamin
deri në flijim
ndaj dhe u sulmua
me aq shumë tërbim
ndaj dhe u urrye
nga shumë zemërzinj
u sha u mallkua
nga tradhëtarët-minj.

Vdekje tradhëtisë
të rrojë Dukati
Vdekje pabesisë
80 vjet që zgjati.

 

Shkeputur nga faqja e facebookut te Kuvendit te Dukatit

https://www.facebook.com/kuvendiimadhidukatit

Vdekje tradhëtisë të rrojë Dukati. Vdekje pabesisë 80 vjet që zgjati (Kuvendi i Dukatit) Read More »

Te Dielën luhet Apollonia U19-Oriku U19. Bregdetarët 19 vjecarë synojnë fitoren.

Te Dielen luhen ndeshjet e Javes se Dyte ne Kategorine e Pare B, U19. Ne Javen e pare ekipi i Orikumit U19 i ka marre fitoren Vlores duke siguruar nje tre pikesh shume te rendesishem.

Kete te Diele Oriku udheton drejt Fierit per te luajtur kunder Apollonise. Ndeshja do luhet ne oren 12:00 ne stadiumin “Loni Papuciu” 

Ekipi i 19 vjecareve renditet ne vendin e dyte me pike te barabarta me Apollonine.

Renditja :

 

Te Dielën luhet Apollonia U19-Oriku U19. Bregdetarët 19 vjecarë synojnë fitoren. Read More »

Luhet sot Oriku Besa. Stafi teknik i kënaqur.Lojtarët me humor ngacmojnë njëri tjetrin me batuta në rjetetet sociale.

Orikumi vijon intensivisht përgatitjet për takimin e javës së pestë, të cilën do ta luajë te Dielen ne date 06 Tettor me Besënnë shtëpi. Stafi teknik  duket i kënaqur duke pasur në dispozicion të gjithë lojtarët. Situata në ekip është e mirë dhe humori nuk mungon mes lojtarëve të Orikumit të cilët here pas here ngacmojn me batuta njëri tjetrin në rjetet socjale .

Në këtë situat optimizmi vetëm traineri i Orikumit Artan Sakaj qëndron i mënjanuar ndërsa ul dozat e euforis të lojtarëve të tij. Trajneri Sakaj ka rezerva për golin kur dihet që Orikumasit pretendojë të qëndrojn mes vendeve të para të renditjes. Numri një i pankinës pret një skuadër shumë më shumë efektive. Deri më tani kanë shënuar 4 herë dhe janë ndëshkuar me 2 gola  por tekniku mendon se skuadra duhet të shënojë më shumë.

“Kemi ende për të riparuar në lojën tonë. Krijojmë raste të shumta për shënim, por realizojmë shumë pak. OK, pozitiv mund të quhet fakti që ne krijojmë mundësi, por edhe duhet të dimë edhe t’i shfrytëzojmë. Në disa ndeshje mund të kishim fituar me 3 ose me më shumë gola, por në fakt jemi kënaqur vetëm nga një e dy gola. 

Përsa i përket ndeshjes të së dielës ndaj Besës, tekniku vlonjat Sakaj shprehet se è respekton si kundërshtar por nuk i trembet.

Nuk  druhem para kësaj ndesheje, po ashtu as lojtarët e mi. Jemi të vetëdijshëm për takimin .Ekipi i Besës është një kundërshtar për tu respektuar si për nga historia dhe e curia  që ka në kampionat. Pavarsisht kesaj për ne kjo ndeshje është e rradhës dhe do përpiqemi të marrim pikët e plota. Ekipit i kërkoj një lojë sa më të ekulibuar, si nga ana taktike dhe teknike me ndihmën e tifozeris tonë besojë se do të arrijmë të gjejm fitoren “përfundoji traineri i Orikumit Artan Sakaj

SKY VLORA

Luhet sot Oriku Besa. Stafi teknik i kënaqur.Lojtarët me humor ngacmojnë njëri tjetrin me batuta në rjetetet sociale. Read More »

Trajneri i Besës: “Shkojmë në Orikum për të marrë fitoren por nuk është fundi i botës dhe po humbëm”.

Besën e pret nje transfert e vështirë këtë fundjav në  ne Orikum, ku do të përballet me ekipin e Orikumit . Skuadra bregdetare edhe pse debutuese në kategorin e parë ka arritur në janët e para të kampionatit të rreshtohet mes skuadrave pretedente në këte kampionat duke ngrumbullar 7 pikë po aq sa edhe Besa .

Për këtë arsye trainer i kavajsave Gentjan Begeja gjatë kësaj jave u ka kujtuar lojtarëve të tijë se luajnë ndaj një rivali krysor të tyre në këtë kampionat. Në një intervist eskluzive për SKY VLORA trainieri i Besës ndër të tjera, ka folur për grupin e lojtarve të të tij .Ndërkoh përsa i përket grupit B ,traineri Begeja e ka percaktuar si grup zjarri

“Normalisht cdo ndeshje ka rëndësin e saj dhe specifikëm e vet. Vijmë pas një fitore ndaj një Bylisi që e konsideroj dhe si një prej rialëve tanë në këtë kampionat. Në atë ndeshje celsi i fitores i atij takimi  ishte zbatimi i përsosur i detyrave taktike nga ana e lojtarëve të mij .

Natyrisht që kjo fitore e ka ngrituar akoma dhe më shumë , moralin e skuadrës dhe duke e konsoliduar akoma dhe më tepër  mënyrën e lojës . Dhe duke e përmisuar lojën dukshëm nga ndeshja e javës së parë ndaj Pogradecit. Përsa i përket ecuris të Besës sic e theksova dhe më lart  skuadra është duke i përmisuar rezultatet e saja .

Një ndihmes për këtë ecuri pozitive na e kanë dhënë dhe vetë drejtuesit e klubit të cilët ,nuk na ushtrojnë trysni për të marrë me cdo kusht fitore në cdo ndeshje. Pavarsisht kesaj unë kam besim te grupi i lojtarëve te mij që kam  në dispozicjon dhe në Janar me disa përforcime të tjera që mund të bëjnë drejtuesit e klubit ,do kemi shance të mëdha për siguruar ngjitjen në Superlige.

Ndeshja e radhës me Orikumin normalisht ,është vlersuar maskimalisht nga ekipi.Megjithatë të gjitha ekipet që bëjën pjesë grupin tonë janë të forta , dhe mund ta konsideroj  grupin B një “grup zjarri”.

Me Orikumin ne do të bëjëm lojën tonë sic kemi bërë në të gjitha sfidat e mëparëshme  me disa ndryshme taktikore, pasi cdo ekip ka specifikën e tij dhe objektivat ndryshojnë nga skuadër në skuadër. Normalisht ne do të shkojmë të marrim një rezultat pozitiv  por nuk është dhe fundi botës dhe po e humbën. Pavarsisht se luajm ndaj një ekipi debutues  Orikumi nuk ndodhet rastësisht në krye të klasifikimit.”përfundoji traineri i Besës Gentian Begeja

SKY VLORA

Trajneri i Besës: “Shkojmë në Orikum për të marrë fitoren por nuk është fundi i botës dhe po humbëm”. Read More »

Orikum/ Ndizet atmosfera. Luhet sot në Orikum dueli i rendësishëm për kreun e renditjes.

Sot luhen ndeshjet e Javes se peste ne Kategorine e Pare B ku Oriku edhe pse luan per here te pare ne kete kategori,  ka suprizuar duke qendruar prej disa javes ne krye te renditjes me duke u klasifikuar si ekip pretendent.

Aktualisht Oriku ndodhet i renditur ne tabele  ne vendin e dyte me pike te barabarta me Besen.

Kete te Diele ne oren 14:00 Oriku pret ne shtepi Besen dhe kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme per ekipin.

Ne javen e kaluar Oriku luajti kunder Tomorrit te cilit i mori nje barazim te rendesishmem me golin e Endri Hoxhaj i cili ishte dhe lojtari i ndeshjes.

 

 

Orikum/ Ndizet atmosfera. Luhet sot në Orikum dueli i rendësishëm për kreun e renditjes. Read More »

DRSH Vlorë, ekzaminime në Dukat dhe Orikum

Ekipi multidisiplinar i Drejtorisë Rajonale Shëndetësore Vlorë vijon ekzaminimet e saj për shtresat në nevojë.

Në bashkëpunim me dr. Laze Bregasin, DRSH ka ofruar shërbime në fshatin Dukat, duke kryer ekzaminimin e organeve abdominale për banorët e këtij fshati.

Gjithashtu shërbime janë ofruar edhe në Qendrën Shëndetësore të Orikumit, ku janë bërë matje të tensionit arterial, matje të glicemisë si dhe matje të frekuencës kardiake.

“Gjithë vëmendja tek pacientët të cilët e kanë të pamundur të marrin shërbim në qendër shëndetësore”, shkruan DRSH Vlorë./atsh

DRSH Vlorë, ekzaminime në Dukat dhe Orikum Read More »

Barazuan me Orikun, ndëshkohen me një rrogë lojtarët e Beratit

Barazimi i fundit me Orikumin ka krijuar një situatë të pashpjegueshme në Berat. Situata nuk duket aspak e qetë. Edhe pse drejtuesit e klubit u kishin vënë kushte lojtarëve të skuadrës për fitoren. “Panorama Sport” raportoi gjatë javës së kaluar se ekipi do të ndëshkohej me një rrogë në rast se nuk do të arrinte triumfin në shtëpi, por, me sa duket, as ky paralajmërim nuk ka dhënë efekt.

Megjithatë duhet parë nëse klubi do të aplikojë në të vërtetë gjobë pas dy barazimeve radhazi (dhe i treti seoznal). Por, sigurisht që nëse ndodh, do të ishte vërtet çudi dhe sidomos kur dihet që janë vetëm 1 pikë larg vendit të parë dhe ende nuk e njohin humbjen. Pas ndeshjes, trajneri Bledar Devolli tha se ky është një “ngërç” psikologjik që lojtarët nuk po e kapërdijnë dot dhe rezultatet në shtëpi janë kthyer në një “tabu” imagjinare. Kujtojmë që beratasit ishin një ndër klubet më aktivë në merkaton verore, duke sjellë 15 “prurje” të reja në mënyrë që të realizojnë objektivin sezonal, ngjitjen në Kategorinë Superiore pas 5 vitesh.

Megjithatë, ky është vetëm fillimi, pasi gjithçka mund të ndryshojë që nga kjo javë. Gazeta është munduar që të marrë deklarata, por diçka e tillë është refuzuar. Lojtarët hapur e kanë thënë se u vjen turp për këto rezultate. Tomori këtë fundjavë do të përballet me Egnatian dhe veç mungesës së sulmuesit Dyca, në dyshim është mbrojtësi Beci.

Fb/ Kategoria e Pare

Barazuan me Orikun, ndëshkohen me një rrogë lojtarët e Beratit Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com