Te fundit nga zona

Njoftim: Ndahet nga jeta 63 vjecari nga Tragjasi.

Njoftim per ndarje nga jeta:

Eshte ndare nga  jeta pak dite me pare banori i fshatit Tragjas Xhevdet Kapo Puloj.  Xhevdeti vuante nga nje semundje e rende i cila i preu jeten ne mes ne moshen 63 vjecare.

Xhevdeti ishte nje baba dhe bashkeshort i perkushtuar. Ai ishte babai i tre femijeve, nje djali dhe dy vajzave.

Ngushellime familjes dhe te afermve.

I paharruar kujtimi i tij.

Njoftim: Ndahet nga jeta 63 vjecari nga Tragjasi. Read More »

Vallë kush u vu në ballë? Qamil Muhamet Gjonzeneli! Nga Tragjasi kishte ardhë, n’Amerikë u sos e ngeli. Nga Luan Çipi

Nga Luan Çipi

INXHINIER QAMIL GJONZENELI

Vallë kush u vu në ballë?
-Qamil Muhamet Gjonzeneli!
Nga Tragjasi kishte ardhë,
N’Amerikë u sos e ngeli.

Çau me not nga Saranda,
Nuk e duroi robërinë,
Komunizmin e la mbrapa,
Kërkoi e gjeti lirinë.

Atdhe, ju bë Amerika,
Ku studioi me pasion.
E dehu elektronika,
Me meritë u shpall kampion.

Shpejt fiton Master Degrei,
Tituj, grada për shkencëtarë.
Kush ka fatin ta rrëmbejë,
Ta ketë krye, mbi të parë!?

Ky talent i ri nga Vlora,
Del në krye të “MOTORELËS”,
Njëqind inxhinier nga bota,
Presin urdhër prapa derës.

Dyqind produkte të reja,
Shiten lehtas me milion,
Emri, shfaqet si rrufeja,
Dollarët, mbushin vagon.

Thërritet nga Japonezë,
E gjithë bota pret mendim;
Koreanë edhe Kinezë
E kërkojnë pa tundim.

Në “SAMSUNG”, fitoi i riu
Si drejtor në “Santa Klara”,
Postet, ngjit e zbrit gjeniu,
Pa i lenë vendet e para.

Dhe kudo shënon sukses,
Po një kulm s’harrohet kurrë:
“Olimpiada e Koresë”,
Piedestal, për atë burrë:

E drejtoi me mjeshtëri
Gjithçka ish elektronike,
Pse në krye ish Ai:
Birri i Vlorës Heroike!

E kujtojmë, se na nderon,
Yll Polar, në Amerikë,
Botën mbarë, kudo ndriçon,
Ky kolos elektronik!

Tiranë, më 4.10.2018

Vallë kush u vu në ballë? Qamil Muhamet Gjonzeneli! Nga Tragjasi kishte ardhë, n’Amerikë u sos e ngeli. Nga Luan Çipi Read More »

Mit’hat Havari shpjegon kuptimin e vargjeve: “S’jam fashist por i Dukat,as ti Rus , por i Tërbaç

Nga Mit’hat Havari

“S’jam fashist por i Dukat
As ti Rus , por i Terbaç
Ky qe njê taksirat
Që vjen e të gjen në prag”!.

Janê vargjet brilante të poetit të kohês Azem Vangjeli i cili përshkruan luftën vëlla vrasëse që komunistët e malit sulmuan pabesisht fshatin e Dukatit ne 30 dhjetor 1943 .

Ndaj thote poeti , “nuk jam fashist por i Dukat , as ti Rus por i Terbaç”.
Sepse slogani i komunisteve ishte : ” vdekje fashizmit liri popullit” , pra populli i Dukatit nuk ishte fashizmi qe te vdiste , por populli dhe populli kerkonte lirin dhe jo pushtimin .

Kujtojme qe fashizmi Italian kishte kapitulluar ne 26 shtator 1943 , ndersa pushtimi i Dukatit u ben ne dhjetor.

Ana tjeter “as ti Rus por i terbaç medemek je vellai im kufitar nga Terbaçi dhe jo Rus , jo i huaj.

Ne ate lufte te pergjakeshme komunistet humben shume fshatare qe i quanin rendom “partizane” dhe ne mengjezin e 31 dhjetorit te atij viti terhoqen trupat e pa jete dhe u larguan me bisht nder shale te turperuar .

Per kete humbje te rende te tyren dhe qe beri jehone ne ate kohe , poeti inteligjent shkroi vargjet ironike per “Besnikun” psedonimi i Hysni kapos , ja ç’thote poeti :”

“Ku je Hysni Kapo nuri se kish zot palo hauri”merr kuptimin ( streh per bagetit), dmth tu duk e lehte te neneshtroje “haurin” , por burra e gra Dukatas rrembyen armet dhe gjith naten luftuan per te mbrojtur nderin dhe dinjitetin e tyre nga bolshevizmi i kuq .

Pas ardhjes ne pushtet te pushtuesve te kuq ne vitin 1945 filloi ironia drame e hakmarrjes se felliqur te tyre .

Pushtuesit komuniste Shqiptare te vrare nga dora e popullit liridashes te Dukatit naten e 31 dhjetorit 1943 u shpallen “heronj” dhe per 46 vjet familjet e tyre moren beneficet me te mira te kohes perfshi ketu dhe pensionet e luftes .

Ndersa trimat e fshatit heroik te vrare nga dora e pa bese dhe kriminale e rrockobareve te malit qe vete quheshin komuniste , u shpallen armiq te popullit dhe familjet e tyre per 46 vjet vuajten dhunen me ekstreme te diktatures se eger Enveriane , luften e klasave rrjedhimisht privacione te se drejtave qe merrnin shtetasit e zakonshem , si arsimimi etj , shto ketu qindra vite burg per politike te pasardhesve deri ne fundin e asaj kalbesire .

Nder dhe respekt per ata burra qe u flijuan per nje kauz te madhe , ate te rrezimit te barbaris se kuqe !.

Mit’hat Havari shpjegon kuptimin e vargjeve: “S’jam fashist por i Dukat,as ti Rus , por i Tërbaç Read More »

Oriku, zbulime të reja në qytetin antik

Në qytetin antik të Orikut, të ndodhur pranë qytetit të sotëm të Orikumit, në Vlorë, i themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r, janë zbuluar gjatë vitit 2018 një sërë të dhënash të reja arkeologjike.

Këto zbulime u nxorën në dritë në sajë të gërmimeve arkeologjike të kryera gjatë 2018 në kuadër të projektit shqiptaro-zviceran (Instituti i Arkeologjisë së Tiranës dhe Universiteti i Gjenevës në Zvicër) nga fushata e gërmimeve për vitin 2018.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë ka publikuar një video ku arkeologët shqiptarë dhe të huaj tregojnë për këto gjetje në qytetin e Orikut.

Arekologu Gionata Consaga shprehet se “gjendemi në sektorin e jugut në qytetin antik të Orikut , ku rinisëm gërmimet pas një sondazhi të kryer në vitin 2012. Kemi gjetur këndin e një fortifikimi të ndërtuar shumë mirë, këndin e një muri 1,5 metra të gjerë”.

“Pikërisht në këtë pikë ka elementë që fiksojnë blloqet në kënd të cilat krijojnë një strukturë shumë solide. Periudhat e këtyre strukturave ende nuk i dimë, por mendojmë që i përkasin periudhës antike midis shekujve II, III dhe IV Para Krishtit. Datimi i këtyre strukturave është një objektiv për vitin e ardhshëm”, nënvizoi Consaga.

Sipas tij, diçka tjetër interesante në këtë sektor është edhe gjetja e disa objekteve qeramike të cilat datojnë në shek II dhe III Pas Krishtit, pra të periudhës Imperiale Romane nga e cila nuk kishim gjurmë në Orik deri më sot.

Saimir Shpuza nga Instituti Arkeologjik i Tiranës shprehet se këtu jemi në gërmimet në fontanën monumentale të Orikut. Këtë vit volumi i gërmimeve ka qenë shumë më i madh .Kemi arritur të zbulojmë një sipërfaqe të madhe të sheshit që ndodhet para fontanës, kemi arritur të kuptojmë gjithashtu edhe limitin jugor të këtij monumenti”.

“Kjo na jep mundësinë që vitin tjetër të programojmë gërmime në shkallë më të gjerë në pjesën veriore të fontanës. Gjithashtu janë shumë të rëndësishme gjetjet që vijnë nga ky sektor për kët vit, të cilat janë shumë të pasura dhe përfshijnë një kuadër kohor shumë të gjerë që fillon nga shekulli i V para erës sonë dhe vazhdon deri në shekullin e X të erës sonë”, thekson Shpuza.

Ndërsa Jean Terrier , bashkëdrejtor i projektit thekson se “këtu kemi një gërmim të madh sepse kemi zbuluar kisha të ndryshme nga shekulli XII deri në mesjetën e vonë. Është shumë interesante, pasi kjo periudhë është shumë e rëndësishme për Orikun pra fundi i shekujve VIII dhe IX. Kemi gjetur banesa të ndryshme në pjesën e poshtme të kodrës dhe në majë të saj gjetëm këto kisha, të cilat janë shumë të rëndësishme për historinë e Orikut. Kemi gjetur varre të ndryshëm me shumë material”.

“Tani po mendojmë si ta konservojmë këtë sit. Dhe po shikojmë se çfarë mund të bëjmë në dy vitet e e ardhshme për vizitorët që duan të vijnë dhe të kuptojnë historinë e Orikut”, tha ai.

Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit të sotëm të Orikumit, themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r., në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër. Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r., si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Në shekullin Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin Maria. Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj.

Sot, qyteti i Orikumit mbetet një destinacion turistik tepër i preferuar për natyrën detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore./atsh

Oriku, zbulime të reja në qytetin antik Read More »

Dukat – parajsa mbi Tokë (Marinela Velaj)

Dukat – parajsa mbi Tokë

Dukat – parajsa mbi Tokë
ku Duka u ul të shplodhet,
në gji të Pashalimanit,
ti legjendë natyrore.

Rrëzë Paliskes e Qorres
shtrihesh gjithë nur e lezet,
kështjellë e pathyeshme,
natyra të krijoi vet.

Bukuritë janë të pashterrshme,
historia e lavdishme,
me djem trima e vasha burrnesha,
legjendë emri yt në hartë.

Mjalt kullojnë krojet e tua,
male e fusha lulëzojnë,
ajër i pastër veç freski,
ku shpirti gjen qetësi.

Dielli si gjerdan floriri
të shkëlqen përmbi krye,
aromë shtogu e sherebeli
shpërndan juga ngado fryn.

Mrekullitë e krejt botës,
Zoti të ka bërë dhuratë,
nder, besë edhe mikpritje,
vlera që kullojnë ar.

Dukat – parajsa mbi Tokë,
prej nga kam origjinën,
aty prehet Ati im,
gjysh, stërgjysh e farë e fis.

Vijë tek ti gjithë nostalgji
për ditët e fëmijërisë,
veç aty gjej qetësi,
mrekulli prej Perëndisë!

Marinela Velaj

Dukat – parajsa mbi Tokë (Marinela Velaj) Read More »

DUAR ARTI NGA DUKATI!/Nga Sejmen Gjokoli

Sejmen Gjokoli
Nga cikli : “Mjeshtrat tanë”

DUAR ARTI NGA DUKATI!

– me Mete Koshenën, gdhëndësin e drurit e gurit –

Me punimet në dru të objekteve baritore u njoh qysh në vegjëli, atëhere kur pa mbushur pesëmbëdhjetë vjeç do të shkonte me bagëti, pas të jatit.
Laze Koshena, i jati, mbahej si një nga gdhëndësit e drurit më të njohur në krahinë, sidomos për ca pori të çobanërisë e staneve.
Aty, pas dhënve edhe i biri, Metja, e nisi zanatin e gdhëndjes në dru si trashëgimi nga i jati.
Dhe kështu po vazhdon, një jetë e tërë, gati gjysëm shekulli pa u lodhur, duke bërë sende e objekte të ndryshme, kryesisht me subjekte nga jeta blegtorale. Të gjitha në mënyrë artizanale, një për një të gdhendura vetëm me dorë.
Kërraba çobani, lugë e cyla dyjare, furka për tjerrje leshi, qafore për zile e këmborë, çibuqe e tavlla duhani, vedra bulmeti e dybeqe, po edhe çdo gjë që ja sheh syri, këtij burri duket se ja bën dora.
Shumë prej këtyre objekteve do zinin vend edhe në muzeun- shtëpi, në Kullën e Dervish Aliut aty ndanë qendrës së fshatit, një vlerë e jashtëzakonshme e trashëgimisë kulturore, dikur plot shkëlqim ndërsa tani i rrënuar dhimbshëm…
Punimet e gurta janë një tjetër dimension i pasionit dhe talentit të këtij dukatasi me shpirt artisti e ku shtëpinë brenda e jashtë me duart e tij e ka shndërruar në një objekt të këndshëm trashëgimie.
Nga do që kam shkuar, brenda e jashtë vendit, më ka qëlluar të shikoj lloj-lloj gjerdhesh, me shufëra, drunjër e mbase edhe tubo të metalta por, prej guri, askund e asnjëherë më parë s’kam parë.
Vetëm te Mete Koshena, aty në shtëpinë e tij në Dukatin e vjetër, në pllajën rrëzë Golashit mund t’a shikosh këtë “shpikje” të rrallë.
Nuk është një garth butaforik, as thjesht për të treguar një punim artistik, është krejt funksional, në rrethim të oborrit, kopshtit e bahçes aty pranë shtëpisë.
Kur nis e futesh brenda oborrit e shikon se kjo nuk është një rastësi, përkundrazi aty mëson se kjo mënyrë pune artizanale është baza e punës së këtij njeriu, krahas drurit.
Gjithandej punë artistike të gurta, punë murale e objektesh të ndryshme që t’i zë syri gjithandej, deri te inicialet e emrit të tij, “M K”, të vendosura lart, mbi çati.
Vazo lulesh të gurta, vedëra, kusi, sylinjarë uji për burime e çezma guri, oxheqe e modelimi me lloj-lloj imazhesh.
Gurin, ashtu copa-copa, gati të çakëlluar e bie që nga Maja e Thanasit e Barçallaja, si të binte çaj e trëndelinë.
Është një gur krejt i veçantë, gjithandej me pore e i gripuar nga erozioni shekullor aty ku përzihen erërat e detit e të malit.
Përpunimi e dhënia e formave një shkollë më vehte, me durim të jashtëzakonshëm por edhe shpirt të pa diskutueshëm artisti.
Të bësh bashkë e mos t’i kuptosh se dikur kanë qenë të ndara në mijëra e mijëra copa të vogla gurësh.
Vlera të qarta e të padiskutueshme të fuqisë së artit popullor që në ditët tona na vijnë si trashëgimi e kulturës tonë materiale e shpirtërore.

https://www.facebook.com/sejmen.gjokoli/videos/10211976377705550/?t=0

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

DUAR ARTI NGA DUKATI!/Nga Sejmen Gjokoli Read More »

Oriku U-19 mundet nga Apollonia me rezultatin 3-1.

U luajten sot ndeshjet e Javes se Dyte ne U-19 e Pare B. Oriku udhetoi drejt Fierit per te luajtur me Apollonine. Ndeshja perfundoi 3-1 ne favor te Apollonise. Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 1-0 per Apollonine. ka qene Sina i cili ne minuten e 56  shenoi golin e barazimit por 6 minuta me vone ka qene A. hebeja i cili ka shenuar duke e kaluar perseri Apollonine ne Avantazh.

Ne minuten e 90 ka qene Kardhashi i cili ka vulosur fitoren e Apollonise duke shenuar golin e trete. Golat per Apollonine u shenuan nga  Kananaj (37″),  A. Hebeja (62″) dhe  Kardhashi (90″). 

Ekipi i Orikumit ka bere nje loje te mire dhe ka patur pretendime nga lojtaret e Orikut te cilet jane shprehur per padrejtesi nga ana e gjyqtareve.

Ne Javen e pare Oriku ka mundur Vloren me rezultatin 2-1, nje fitore kjo shume e rendesishme.

Rezultatet e Javes 2

Renditja ne Javen e Dyte :

Oriku U-19 mundet nga Apollonia me rezultatin 3-1. Read More »

Mbyllet me barazim Oriku-Besa. Elbasani rrezikon rikthimin në Kategorinë e dytë.

Jane mbyllur sot ndeshjet e Javes se peste ne Kategorine e Pare grupi B. Orikumi priti ne shtepi Besen por nuk mundi te marre me shume se barazim duke siguruar vetem nje pike ne kete ndeshje.

Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 0-0 dhe asnje nga ekipet nuk e ka prekur  porten e kundershtarit. Ne minuten e 56′ te pjeses se dyte ka qene A.Cekici i cili ka shenuar per Besen duke e kaluar ekipin e tij ne avantazh.

Ne minuten e 68′ ka qene A.Caushaj i cili ka shenuar golin e barazimit per Orikumin.

Me kete barazim Oriku zbret ne vendin e katert te renditjes me pike te barabarta me Besen dhe Apollonine nderkohe qe Elbasani ne pese ndeshje ka pese humbje dhe rrezikon tashme rikthimin andej nga ka ardhur pra rikthimin ne Kategorine e Dyte.

Keto jane rezultatet e ndeshjeve ne Kategorine e Pare grupi B :

 

Renditja ne perfundim te Javes se Peste:

Mbyllet me barazim Oriku-Besa. Elbasani rrezikon rikthimin në Kategorinë e dytë. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com