Te fundit nga zona

Rruga Orikum-Dukat, impuls turizmit në jug

Ndërtimi i rrugës Orikum-Dukat, njëri prej projekteve strategjike që do të financohet në kuadër të paketës së investimeve “1 miliard”, do t’i japë një tjetër impuls zhvillimit të turizmit në këtë rajon.

Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë, Ervis Moçka vlerëson impaktin që do të ketë ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor në zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

“Është një investim i nevojshëm, pasi zëvendëson rrugën aktuale prej 16 km, e cila është e amortizuar dhe në të cilën lëvizja bllokohet shumë herë për shkak të rrëshqitjeve të terrenit që bllokon dhe rrugën”, tha Moçka.

Rruga e re do të ketë një gjatësi prej 14.7 km dhe do të jetë e kategorisë C2. Kjo, sipas Moçkës, “do të thotë se ky aks do të ketë të gjitha parametrat e sigurisë, me korsi të gjera 3.5 metra etj”.

Rruga Orikum-Dukat, sipas kryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë, do të lehtësojë shumë lëvizjen nga Vlora drejt Llogorasë dhe plazheve turistike që gjenden përtej qafës së Llogorasë.

Orikum-Dukat është projekti i katërt i paketës “1 miliard”, dhe forma e investimit do të jetë përmes formulës Partneritet Publik Privat, ku paratë do t’i japë fillimisht kompania që do të dalë fituese në tender, e do të shlyhen në vite nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë Këshilli i Ministrave ka miratuar bonusin prej 6% të pikëve, që i jepet shoqërisë “Gjikuria”, sh.p.k. për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pa kërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/Partneritet Publik Privat për projektin e rrugës “Porti i jahteve – bay-pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)”.

Vitet e fundit, zona e bregdetit jugor ka qenë pjesë e një plani për rinovimin e përgjithshëm të infrastrukturës për të nxitur zhvillimin e turizmit bregdetar në këto zona.

Rruga nga Orikumi në Dukat aktualisht ka një gjatësi prej 16 km dhe paraqet shumë problematika, ndërsa shpejtësia mesatare në këtë aks nuk i kalon 40 km/orë. Aksi ka shumë pika rreziku që janë burim aksidentesh, sidomos zona që kalon përmes fshatrave, çka do të thotë se gjatë sezonit turistik pushuesit bllokohen vazhdimisht./atsh

Rruga Orikum-Dukat, impuls turizmit në jug Read More »

Llogaridhënia për buxhetin, 20 km kanale kulluese u pastruan në Orikum

Në Orikum dhe Dukat të Vlorës u organizua llogaridhënia për zbatimin e buxhetit për vitin 2018, si dhe vazhdimi i buxhetimit me pjesëmarrje të komunitetit për vitin 2019.

Në këtë takim të organizuar nga kryetari i bashkisë, Dritan Leli, së bashku me përfaqësues të bashkisë Vlorë morën pjesë banorët e Orikumit dhe Dukatit, si dhe zonave përreth.

Në takim u diskutua rreth ecurisë së investimeve të kryera gjata vitit 2018, si dhe problematikave në këtë zonë.

U trajtuan disa nga investimet që janë duke u zbatuar në këtë zonë si, rikonstruksioni i shkollës “Balil Pelari”, ndërtimi i një sistemi të ri për furnizimin me ujë për fshatrat brenda njësisë administrative Orikum, përkatësisht Dukat, Tragjas, Jonufer dhe Radhimë, Kullimi dhe Ujitja ku janë pastruar rreth 20 km kanale dhe janë spostuar më shumë se 20 mijë metra kub inerte, ndriçimi etj.

Banorët paraqitën kërkesat e tyre për buxhetin e vitit 2019. Të gjitha këto kërkesa do të prioritizohen dhe do të merren parashikohen ne hartimin e buxhetit 2019.

Në këtë dëgjesë ishte i pranishëm edhe drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili, i cili foli edhe për projektin madhorë për ujësjellësin dhe kanalizimet për këtë zonë./atsh

Llogaridhënia për buxhetin, 20 km kanale kulluese u pastruan në Orikum Read More »

Orikumi “mbytet” nga plehrat. 9 mijë ton mbetje grumbullohen pranë detit.

Mbetjet urbane dhe të ngurta të qytetit të Orikumit janë prej vitesh një shqetësim për banorët dhe ambientalistët e kësaj zone, raporton Top Channel

Rreth 9 mijë ton mbetje grumbullohen në vit në Orikum, rreth 300 metra larg rrugës nacionale, pranë detit si dhe në bregun e Lumit të Dukatit.

Që nga gomat e automjeteve deri te kafshët e ngordhura, të gjitha përfundojnë në det me rrjedhen e lumit të Dukatit. Banorë dhe ambientalistë janë të shqetësuar.

“Bashkia na ka thënë që do të rregullohet kjo punë, por ende nuk kanë bërë gjë”, thonë banorët.

Zgjidhja përfundimtare duket e largët, pasi deri në ndërtimin e landfillit të Sherishtës, Orikumi turistik do të vuajë pasojat e mbetjeve të papërpunuara.

v.l/ Dita

Orikumi “mbytet” nga plehrat. 9 mijë ton mbetje grumbullohen pranë detit. Read More »

Orikum/Suprizojnë nxënësit e shkollës “Balil Pelari”. Ja akti human që ata kanë bërë këtë herë.

Ditet e festave jane ato kur njerezit behen me te ndjeshem te dhurojne,por nxenesit e klasave te nenta te shkolles “Balil Pelari “Orikum trokiten sot ne Shtepine e Femijes ne nje dite fare te zakonte. Ne nje kohe kur shumicen e te rinjve i shohim te dhene pas telefonave te shtrenjte, makinave te shtrenjta e jetes luksoze, keta nxenes u munduan sot qe gezimin ta ndajne me ata qe kane nevoje.

Sigurisht kenaqesia eshte e madhe kur troket ne shtepi te tilla dhe i mbush banoret me vetebesim, dashuri, shprese e dhurata. Ndoshta vlera e sendeve te dhuruara nuk ishte teper e madhe por perfshirja e tyre ne nisma te tilla humanitare, do t’i beje ata neser te ndermarrin me madhore.


Sigurisht qe rrenjet e kesaj ndjenje te ngrohte qe ata kane ndodhen tek prinderit qe i kane rritur dhe edukuar me frymen e te qenit i dobishem pa menduar per shperblime.

Orikum/Suprizojnë nxënësit e shkollës “Balil Pelari”. Ja akti human që ata kanë bërë këtë herë. Read More »

Banori i krahinës “trondit” me “lajmërimin” e tij: “Njoftoj fundin tragjik të shokut tim më të ngushtë”.

Nje banor i krahines ka bere nje njoftim te titulluar “Lajmerim ndarje” te cilin e vazhdon duke dhene detajet e ketij rasti pikellues per ate. Por realiteti ne fakt eshte krejt ndryshe.

Postimi i plote :

Lajmerim ndarje :

Me hidherim te madh njoftoj fundin tragjik te shokut tim me te afert. Kishim 6.5 vjete qe ishim te pandare. Me qendroi afer ne cdo cast, gezimi dhe hidherimi.

Lamtumire i shtrenjti telefoni im Samsung. Do te kujtoj perhere.

Kush merr mundimin per te me ngushelluar per kete tragjedi, pranoj ata me 10 Euro e lart per emigrantet dhe 10 mije leke e lart per ata qe jane brenda vendit.

Per cdo sqarim ne msn .

Andrea Vangjeli 🙂

 

 

Banori i krahinës “trondit” me “lajmërimin” e tij: “Njoftoj fundin tragjik të shokut tim më të ngushtë”. Read More »

Ndihem mirë këtu në tokën time – Nga Ylli Mece

Nga Ylli Mece

NDIHEM MË MIRË KËTU – NË TOKËN TIME !
—–
Unë ngela bujk i lidhur fort,mbas tokës time i tillë dhe jam,
Ashtu sikurse lidh fort e mpreh dy qetë e mi në parmëndë .
Si poetët s’ shkruaj dot ,mbase dhe shpirt të tillë nuk kam
Një gjë e di mirë,në tokën time, jam ndjerë njeri i rëndë !
—–
Më ndodh kur plugoj, ulem në ugar dhe e dredh një cigare
Nga tymi i saj, shtëllunga e duhanit rrugën e vet nis përpjetë
Si dreqin këta muzikantët për mua, nuk bënë dot një valle ?!!…
Për nder !I marrosur do çohesha e plisin do ngrija ,gjer te retë !
—-
Rastis, që nën hijen e një shelgu, shtrihem gjatë e gjërë
Lidh fort krahët në tokë e sipër tyre, vendos kokën time
Me kapelen nën sy, shaj këtë botë të pistë e të pëgërë
Të kisha një” hu”,do ta godisja për vdekje copë e thërrime!
—-
Kohët moderne, këtu në fshat, na i morën gjithë djemtë
Kush e merr vesh, se ku pudrosin rrudhat e rruspisë Evropë?!..
Trishtueshëm më shohin në sy e kushedi, ç’mendojnë dhe qetë
Ata s’dinë politikë,vec qëllojnë mizat me bisht lartë e poshtë !
—-
Na erdhi një ditë deputeti dhe shastisur nga fjala e tij , ngela
Kur më pa me shajake e qylaf, më qeshi keq e përdori ironinë
Nuk e kuptonte se ne të lidhurit me tokën, e opingat me tela
Me dyfek në krah e me parmëndën e arës kemi shkruar historinë
—-
Kohë moderne ! Në ardhshi kështu,….. po ju them :” Qofshi mallkuar”!
Njëmijë herë më modern se ju jam unë këtu,në tokën time të bekuar !

Ndihem mirë këtu në tokën time – Nga Ylli Mece Read More »

Organizohet aktivitet në Orikun e vjetër. Konsullata italiane bashkëpunim me shkollën “Balil Pelari”.

Ne kuadrin e muajit Tetor si muaji i poezise italiane, konsullata Italiane ne bashkepunim me mesuesen e gjuhes italiane prane shkolles 9 vjecare “Balil Pelari” Almeta Shehaj organizoi nje aktivitet letraro-artistik ne Orikun e Vjeter.

Te ftuar ishin nxenes dhe mesues te kesaj shkolle, perfaqesues te konsullates italiane te cilet ndoqen nga afer programin artistik ne qendren e vjeter arkeologjike.

Organizohet aktivitet në Orikun e vjetër. Konsullata italiane bashkëpunim me shkollën “Balil Pelari”. Read More »

Bidoversiteti në lagunën e Orikumit, zbulohet një specie e re mjaft e rrallë në Europë/Foto

Një “banor” i ri është shtuar në lagunën e Orikumit. I quajtur nga shkencëtarët, Fishkëllyesi i murrmë, kjo specie e re, e pavrojtuar asnjëherë më parë në vendin tonë, është mjaft e rrallë në Europë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi shprehet se “ky lajm i bukur që vjen nga studiuesit e AOS dhe studiuesit hungarezë, mbështetur nga stafi i zonave të mbrojtura në Vlorë, dëshmon biodiversitetin e pasur të kësaj lagune”.

Po ashtu, tha ai, “kjo dëshmon edhe efektet e padiskutueshme pozitive të moratoriumit të gjuetisë, në shtimin e shpendëve edhe në këtë zonë”.

Rezultatet e një ekspedite në fund të muajit gusht treguan se në këtë lagunë,në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në Gadishullin e Karaburunit dhe brigjet detare të zonës ka më shumë se 225 specie shpendësh./atsh

Bidoversiteti në lagunën e Orikumit, zbulohet një specie e re mjaft e rrallë në Europë/Foto Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com