Te fundit nga zona

Oriku prezanton trajnerin e sapozgjedhur

Ashtu siç u njoftua nga Panorama Sport,Oriku ditën e djeshme ka prezantuar trajnerin e sapozgjedhur e është pikërisht tekniku me shumë eksperiencë Eqerem Memushi.

Dje është kryer dhe seanca e parë stërvitore e kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e fundjavës ndaj Turbinës.

Prezantimi është bërë rreth orës 14:00 në Kompleksin Sportiv Oriku në prani të lojtarëve dhe stafit drejtues të ekipit.

Në fjalët e para të teknikut vlonjat shihet qartë dëshira dhe besimi për të rrëmbyer rezultate pozitive e për të renditur skuadrën në ekipet më të mira të Grupit B.

Në një prononcim për Panorama Sport Memushi shprehet:”Jam i lumtur që do të drejtoj skuadrën e Orikut në këtë rrugëtim që është sa i bukur aq edhe i vështirë e sfidues.

Arsyet që zgjodha këtë skuadër janë planet afatgjata që klubi ka,por njëkohësisht dhe korrektësia e serioziteti i presidencës të cilët synojnë që skuadra të eci sa më mirë.Kushtet,infrastruktura e gjithçka tjetër duket shumë mirë.

Do të jem i përqëndruar vetëm tek Oriku,për të cilin duhet të punojmë sa më fort.Si një djalë i këtij qyteti,e ndieja detyrim të jap dhe unë kontributin tim për ekipin,që të gjithë e quajmë “një Flamurtar i vogël”.

Për sa i përket lojtarëve,jane çuna që i njoh të gjithë shumë mirë,i di kapacitetet e tyre dhe çfarë janë në gjendje të arrijnë.

Mendoj se bashkëpunimi ynë do ti sjellë frytet e tij,e presim që gjithçka të shkojë sa më mirë.Sapo kam përfunduar stërvitjen e parë me skuadrën dhe gjithçka shkoi shkëlqyeshëm.

Tani sytë tabë janë drejt takimit të fundjavës ndaj Turbinës,skuadër ndaj së cilës do të kërkojmë rezultat pozitiv.”ka mbyllur deklaratën e tij vlonjati.

Oriku prezanton trajnerin e sapozgjedhur Read More »

Balluku: Ndërtimi i tunelit Dukat-Palasë prioritet i qeverisë

Aksi rrugor, i cili kalon përmes Qafës së Llogorasë i është nënshtruar një rehabilitimi të plotë, duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin e automjeteve, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit. Punimet për hedhjen e shtresës asfaltike kanë përfunduar dhe nuk do të ketë më kufizim për qarkullimin e automjeteve, ndërsa puna do të vijojë me vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Ndërhyrja në këtë segment u bë në kuadër të kontratës së performancës me Bankën Botërore, ndërsa projekti parashikon edhe një fazë të tretë punimesh, që shtrihet deri në zonën e Qafë Gjashtës në Sarandë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho inspektuan punimet e bëra në këtë segment rrugor.

Kreu i ARRSH bëri të ditur se punimet për rehabilitimin e këtij segmenti kanë nisur në muajin maj të këtij viti ku u bë e mundur ndërtimi i bordurave anësore, ndërkohë që punimet u ndërprenë në fund të muajit qershor për të mos penguar qarkullimin përgjatë sezonit turistik.

“Punimet kanë filluar në maj, që ka qenë faza e rehabilitimeve të thella të segmentit të Llogorasë. Janë bërë bordurat anësore deri më 30 qershor. Asfalti këtu është “miks design” për kushtet atmosferike të motit, i cili i reziston ngricave dhe borës. Vijojmë me fazën e tretë, me punime të thella deri në Qafë Gjashtë të Sarandës, si dhe në përfundimin me sinjalistikë horizontale dhe vertikale dhe sigurinë rrugore”, bëri të ditur Verdho.

Ministrja Belinda Balluku theksoi se rritja e sigurisë rrugore është objektivi i realizimit të këtyre ndërhyrjeve, teksa njoftoi se në kuadër të kontratës së performancës me Bankën Botërore do të ndërhyhet edhe për rehabilitimin e disa akseve të tjera rrugore në vend.

“Kjo është një rrugë tjetër, të cilën ne e dorëzojmë në kuadër të kontratës së performancës me Bankën Botërore. Do të vazhdojmë me rrugë të tjera, ashtu siç kemi premtuar dhe me Shijakun dhe me pjesë të tjera, të cilat do t’i identifikojmë. Duke kërkuar edhe bashkëpunimin e Bankës Botërore do të vazhdojmë të kryejmë punime në akse kryesore, të cilat janë rrugë nacionale dhe jo autostrada për të rritur sigurinë rrugore”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se ndërtimi i tunelit Dukat-Palasë është plani madhor që qeveria ka për këtë zonë, si pjesë të strategjisë për zhvillimin e turizmit, me qëllim që të aksesohet më shpejt bregdeti i jugut.

“Plani jonë i ardhshëm është që duke filluar nga Dukati dhe duke dalë në Palasë ne të ndërtojmë një tunel të parametrave europianë për t’ju krijuar të gjithëve mundësinë e aksesit në rivierën jugore dhe së bashku me aeroportin e Vlorës kjo zonë do marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm. Kjo rrugë do të kthehet plotësisht në një rrugë turistike, që të gjithë shoferët dhe pasagjerët që do ta frekuentojnë, do ta frekuentojnë për të shijuar malin, sesa për të aksesuar pjesën e detit në jug. Deti në jug duhet të aksesohet përmes këtij tuneli që është një nga planet tona, një nga projektet tona të së ardhmes”, nënvizoi Balluku.

Krahas ndërhyrjes në aksin e Qafës së Llogorasë, ndërhyrje rehabilituese janë realizuar edhe në segmentin rrugor të Qafë Thanës, ku është bërë e mundur riveshja me asfalt abraziv i pesë kthesave në këtë segment. Këto ndërhyrje bëjnë të mundur lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit të dimrit./atsh

Balluku: Ndërtimi i tunelit Dukat-Palasë prioritet i qeverisë Read More »

Një foto e rralle është publikuar në mediat italiane.Hëna e plotë mbi Malin e Çikës

Një foto e rralle është publikuar në mediat italiane.

Foto eshte shkrepur në mbrëmje në zonën e Otrantos në brigjet e Italisë së Jugut, ku duket hëna e plotë e fshehur pas Malit të Çikës në Vlorë.

Imazhi i publikuar nga Giusy De Santis dhe Luigi Marzo është bërë mbrëmjen e 13 tetorit.

Në njërën krah të fotos, Katedralja e Otrantos në zonën e Salentos, ndërsa mbi të në sfond, pamja e mrekullueshme e hënës së plotë dhe më e skuqur se kurrë nga brigjet shqiptare të jugut të vendit.

Nuk është hera e parë në fakt që malet e Shqipërisë shihen kaq qartë në fotot e shkrepura nga brigjet e Salentos.

Një foto e rralle është publikuar në mediat italiane.Hëna e plotë mbi Malin e Çikës Read More »

Rikonstruksioni i rrugës Orikum – Palasë devijon qakullimin në 8 orët e mbrëmjes

Policia e Vlorës njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e segmentit rrugor Orikum – Palasë, ky segment rrugor do të jetë i kufizuar në të dy krahët, për të gjitha kategoritë e mjeteve duke filluar që sot në orën 21:00 të mbrëmjes deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri në datën 19 tetor.

“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës, ose zgjedhin rrugë të tjera alternative,” shprehet Policia e Vlorës. /atsh

Rikonstruksioni i rrugës Orikum – Palasë devijon qakullimin në 8 orët e mbrëmjes Read More »

“Tetori i Librit” te “Hasan Pulo”

“TETORI I LIBRIT” TE ” HASAN PULO”

Një organizim mbreslënës i DRKK Vlorë, në Shkollën “Hasan Pulo” të Orikumit, në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës nën okeljon ” Tetori i librit”.
Në bashkëpunim me Bibliotekën ” Shevqet Musaraj” të Vlorës dhe si një kontribut i saj, bibliotekës së shkollës së mesme ju dhuruan një numër librash të autorëve të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj.

Në këtë kuadër pata kënaqësinë që përmes mësueses së letërsisë Elmie Bozhani, edhe si specialist i Trashëgimisë Kulturore të DRKK Vlorë, ti dhuroj bibliotekës së shkollës botimin tim më të fundit, vëllimin me poezi, ” Pikoj këngë” .
Ta dhuroj në një shkollë të njësisë Administrative që ka në juridiksion edhe Dukatin e Tragjasin që jo vetëm pikojnë por burojnë këngë e trashëgimi.
Një falenderim për bashkëpunimin shkon për drejtorinë e shkolës, stafin dhe veçanërisht drejtorit të saj, Andon Meçe.
Rrugëtimi i DRKK- Vlorë vazhdon në shkolla e mjedise të ndryshme sociale në përmbushje të programit të institucionit e në zbatim të nismës së MK./Sejmen Gjokoli

“Tetori i Librit” te “Hasan Pulo” Read More »

Si u mbrojt Princesha Rugjine ne Kalane e Gjon Bocarit me 300 luftetaret e saj!

Rugjina ka qene princesha ose sundimtarja e Vilajetit te Kanines. Ajo ishte bije shqiptare nga dera e Balshajve te Shqiperise se Veriut, nga ku mesojme se ne vitin 1372 Vloren dhe Kaninen i zoteronte princi shqiptar Balsha Balshi; njeri nga tre vellezerit e deres se Balshajve. Dokumentat thone se Vloren dhe Kaninen ja kish sjelle si “Paje” bashkeshortja Komnena, e cila ishte vajza e Dhespot Janit te Beratit. Balsha Balshi me 18 Shtator 1385 u vra ne nje perpjekje kunder nje grupi kaloresish turq ne fushen e Frakulles.

Pas kesaj ngjarje Komnena mbeti grua e ve’ dhe per te mbrojtur Kaninen nga kercenimi turk u fut ne bisedime me Venedikun, me ndihmen e te cilit (Republikes se Shen Markut, Venedik) ajo mundi te mbronte ne vitet 1389-1390 vetem nje pjese te dominioneve te saj, si Sazanin, Kullen e Pirgos, Keneten e Solit dhe kishen e Lacenjve afer grykes se Semanit.

Ne kete periudhe Komnena jetonte ne Kalane e Kanines bashku me te bijen Rugjinen, te cilat kishin ne dispozicion nje fuqi te armatosur prej rreth 300-vetash; numer i pamjaftueshem per t’i bere balle ushtrive te shumta turke. Me 1391 Rugjina u martua me Mrksha Zarkovicin, djalin e kreut te Krahines se Zetes ne Mal te Zi (Zharko Mrkshicit), qe ishte fis me mbretin dhe princa serbe si dhe me Perandoreshen e Bizantit.

Pershkrimi thote se burri i Rugjines ishte i pamshem, trim por shume llafazan e mburravec. Pas martese Rugjina me Mrkshan u kthyen te jetonin ne Kanine per te administruar vilajetin e saj Kaninen se bashku me te emen Komnenen, qe ishin te dyja trime e burrnesha. Por me 1396 ajo (Komnena) vdiq dhe u varros ne kishen e Shen Merise e pas saj me 1414 vdiq edhe Mrksha Zarkovici (thuhet se ka vdekur ne Itali). E mbetur keshtu vetem, pricesha Rugjine kerkoi disa here ndihme nga Venediku, por vec se me premtime ajo asnjehere nuk u ndihmua, pasi Rep. e Venedikut ne kete kohe nuk donte t’i prishte marrdheniet me Turqine, qe donte te shtrinte influencen e vet ne kete zone. Ne keto kushte te renda, e deshperuar Rugjina u detyrua te mbyllet ne Kalane e Kanines.

Me 17 Qershor 1417 ushtria turke nen komanden e Hamza bej Evremozit hyri ne lufte dhe pushtoi Vloren e Kaninen. Ne keto rrethana Rugjina doli naten nga kalaja dhe se bashku me sekretarin e saj Nikolla Zhorka mori rrugen nga Shashica, zbriti ne buze te detit e duke kaluar neper Radhime zuri kalane e Gjon Bocarit. Pasi ajo mblodhi rreth 300-luftetare nga krahina jone u mundua te organizonte rezistencen kunder turqeve ne kete kala dhe ne Shkalla ne Radhime. Meqenese kalaja ne fjale ne rastin konkret nuk kishte vlera ushtarake dhe se trupat i kishte te pamjaftueshme per t’u bere qendrese turqve ajo hoqi dore nga vazhdimi i luftes. Keshtu ne nje nga ditet ne vazhdim Rugjina e shoqeruar edhe nga trimat e saj u detyrua te kaloje qafen e Llogorase e nepermjet Himares me anije shkoi ne Korfuz

Si u mbrojt Princesha Rugjine ne Kalane e Gjon Bocarit me 300 luftetaret e saj! Read More »

Tragjasi i pamposhtur nga Sherif Lushaj!

Një fshat i vetëm, por me një histori të madhe.

Një fshat që mban mbi vete një histori të lavdishme të shkruar me gjakun e dëshmorëve dhe dijet shekullore, ku shënon një kontribut të vecantë në të gjitha periudhat kur është vendosur fati vendit.

Një fshat me shkollë shqipe qysh në vitin 1908 dhe që deri në vitet e çlirimit kishte të arsimuar me shkollë të lartë jashtë vendit, me shumë se sa qyteti i Vlorës. Komiteti i fshatit mblidhte të holla dhe dërgonte me studime në perëndim djemtë e fshatit.

Tragjasi, i vendosur aty karshi Karaburunit, 3 km në lindje të qytetit të Orikumit, si një kështjelle me kokë në shpatullat e malit dhe me këmbë në det flet shumë, flet për një histori që jo të gjiithë e njohin. Jo të gjithë e dinë që 5 km larg Tragjasit të sotëm gjendet një tjetër fshat me të njëjtin emër të vendosur karshi njëri-tjetrit.

Eshtë Tragjasi i vjetër, fshati që ka bërë histori përtej historisë të një fshati. I kthyer i tëri në një rrënojë historike në formën e një amfiteatri si një dëshmi e gjallë e historisë të këtij fshati dhe asaj që ndodhi në luftën me pushtuesit.

Ne vitin 1943 në periudhën 4-7 gusht, pas disa inspektimeve, fshati u sulmua nga mijëra forca ushtarake italiane, të mbështetur me avionë bombardues, nga kryqëzori në gjirin e Vlorës, me mortaja të vendosura në kodrat përreth dhe me mjete të tjera luftarake.

Është ndoshta një shembull i veçantë i kontributit të Tragjasit në Luftën Nacional-Çlirimtare. Kur ka përpara një ngjarje historike të tille, që shënon rezistencën e madhe ndaj pushtuesit. Me 5 gusht 1943, fashistët nisën mijëra ushtarë, artileri dhe mbështetje nga ajri për ta zhdukur këtë fshat “rebel”. Por për 48 orë rresht nuk e mposhtën dot as me artilerinë dhe as me avionët që nuk e pushonin zjarrin për asnjë çast. Rezistenca e fshatit, çetave partizane dhe formacioneve luftarake që e mbeshtetën, ishte historike.

Tragjasi u dogj, por nuk u mposht.

Sot, bukuria e Tragjasit po rritet.

Ai do të bëhet edhe më i bukur. Atë e zbukurojnë njerëzit me dije e kulturë, dashuria për njëri-tjetrin, atdhedashuria. Atë e zbukuron natyra, peizazhi, mali dhe fusha, deti dhe monumentet e kultures dhe natyrës.

Por edhe Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës duhet ta thonë fjalën e tyre.

Nuk mjafton një status që i është dhënë fshatit, po ai status po kufizon iniciativen e njerëzve për të mos e parë vetëm si një monument, por të mbushet me turistë nëse bëhen ca shtigje e lidhje të lagjeve të fshatit të rrënuar, lidhje me qendrat e tjera të trashëgimisë kulturore përreth tij. Kontributi i Tragjasit flet se meriton të vlerësohet më shumë.

Tragjasi i pamposhtur nga Sherif Lushaj! Read More »

Hasan Pulo, figura i dekoruar me gjashte urdhera e medalje per merita te luftes ! (detajet)

Ka lindur me 15 Nentor 1893 ne Radhime.

Qysh i ri u radhit ne luften e popullit shqiptar per indipendence e demokraci. Shquhej per zgjuarsine, elokuencen e oratorine e tij dhe shpejt u fut ne lufte e ne udheheqie te saj.

Ne nje kohe qe mosha plakte patriotin e vendosur e perparimtar Ymer Radhimen, ne kete fshat rritet dhe ndjek me tej rrugen e tij, Hasan Pulo, i cili gjithe jeten e tij luftoi per nje demokraci dhe liri te vertete.

Ai kalon etapat e luftes dhe gjithmon eshte bashkuar me krahun me perparimtar te saj. Ne cdo kohe Hasani ka qene perkrahes i te drejtave te popullit dhe vecanerisht per fshatin e tij ka dhene nje ndihme te madhe.

Ai ne te kaluaren njihej si figure nder parine e krahines; per zgjuarsine dhe zotesine e tij njihej e cmohej edhe ne Vlore e Himare, ku kish zgjedhur miqesine e shoqerine e tij. Hasan Pulo me 1913 ka luftuar ne zonen e Leskovikut (Kolonjes) kunder grekeve, zogisteve dhe rebeleve te Esat Pashes deri me 1914 kur u pushtua Vlora nga Italia. Me 1920 ka marre pjese direkt ne luften kunder italianeve dhe ka qene qysh ne fillim anetar i udheheqies se shoqerise “Mbrojtja Shkollore” qe ish dege e org. “Mbrojtja Kombetare” ne Vlore.

Ai eshte shquar per aktivitetin e tij, per mobilizimin e popullit vecanerisht ne Radhime, per luften kunder ushtrise italiane. Pas clirimit te Vlores, ne Janar 1921 eshte emeruar mesues ne Shkollen Fillore te Tragjasit. Me 07.06.1921 kur e permbys “Autonomia” e Niko Milos ne Himare nga forcat clirimtare ku merrte pjese edhe ai vete si vullnetar, eshte emeruar zv/komisar i Policise ne Himare. Me 29.02.1922 me urdher te Ministrit te Brendshem Ahmet Zogu, pushohet si antizogist dhe si anetar i Partise Kushtetonjese. Ka qene anetar i opozites, anetar 71 suplementar i Shoqerise “Bashkimi” dhe ka marre pjese ne luften kunder Zogut ne Qershor 1924.

Me formimin e qeverise demokratike te kryesuar nga Fan Noli me 1924, eshte emeruar zv/komisar i Policise ne nenprefekturen e Pogradecit, ku ka punuar deri ne kthimin e regjimit monarkist te Zogut. Me 27 Dhjetor 1924, se bashku me antizogistet e tjere eshte arratisur ne Greqi, prej andej ne Itali dhe ne Tetor 1926 eshte kthyer ne vendlindjen pa te drejte pune shteterore. Me formimin e Komitetit Nacional Revolucionar (KONARE) ne veren e vitit 1925 ne Itali eshte bere anetar i saj.

Si gjate regjimit zogist ashtu edhe gjate pushtimit italian prej 07 Prillit 1939 nuk ka qene i punesuar, por perkundrazi nuk ka dashur. Me formimin e PKSH dhe dhenien e kushtrimit te Luftes Nac-Cl, Hasan Pulo qysh ne fillim u vu ne dispozicion te luftes kunder pushtuesit dhe veglave te tij me vendosmeri e pa kompromise dhe shtepia e tij u be baze e kesaj lufte. Ai ka qene Kryetari i Pare i Keshillit Nac-Cl i fshatit Radhime, detyre te cilen e mbajti deri ne Gusht 1943, kohe te cilen u zgjodh dhe u dergua delegat i Qarkut te Vlores per te marre pjese ne Konferencen e Labinotit qe u mbajt me 3-8 Shtator 1943. Mbas saj Konferenca e Qarkut Vlore e zgjodhi Kryetar te Keshillit Nac-Cl per Vloren duke qene keshtu kryetari i pare i ketij keshilli. Me 06 Mars 1942 ka marre pjese ne mbledhjen e perfaqesuesve te fshatrave te Vlores, qe u be ne bazen e Komitetit Qarkor ne Vlore per t’u dhene udhezimet e rastit per qellimin, veprimin e organizimin e Demostrates se Bukes, qe u zhvillua ne Vlore po ate date, duke perqafuar organizimin dhe qellimin politik te saj.

Pjesemarrja e tij aktive ne Luften Nac-Cl, qe e udhehoqi PKSH e beri ate me te vendosur deri ne fund, besnik te saj, per vijen e drejte qe kishte ajo lufte dhe per qellimet demokratike popullore per te cilat behej ajo. Me autoritetin dhe elokuencen qe ai propagandonte drejtesine e kesaj lufte si dhe respekti qe gezonte ne vendlindje si person i drejte, i ndershem, popullor e me ide perparimtare, ndikoi ndjeshem ne banoret e Radhimes, qe u 72 radhiten qysh ne fillim ne kete levizje duke mos u percare e lekundur nga perpjekiet e reaksionit.

Per aktivitetin e tij antifashist e antiballist, Hasan Pulo kerkohej per t’u kapur e likujduar. Prandaj edhe me 25 Dhjetor 1943 forca te shumta italiane rrethuan fshatin e ne pamundesi per ta kapur kercenuan per pushkatimin e djalit te tij te vogel e duke i djegur si perfundim shtepine. Me 31 Korrik 1943 mori pjese ne Konferencen e mbajtur ne Terbac per zgjedhjen e shtabit te Zones se I-re operative VloreGjirokaster, duke u zgjedhur nenkryetar i ketij shtabi. Ai ka qene pjesemarres ne shume mbledhje e depate per mbarevajtjen e luftes deri ne Maj 1944 ku u caktua delegat per ne Kongresin e Permetit.

Ne kete kongres Hasan Pulo u zgjodh nenkryetar i Keshillit Antifashist Nac-Cl dhe ne legjislacionin e I-re ne Dhjetor 1945 u zgjodh deputet i rrethit te Fierit, kurse ne parlamentin e pare u zgjodh anetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor. Per merita te luftes dhe te punes eshte dekoruar me 6 urdhera e medalje te ndryshme dhe per te nderuar aktivitetin e tij, ne vitin 1968 Shkolles 8-Vjecare Orikum ju vu emri “Hasan Pulo”. Ne figuren e Hasan Pulos shikojme personin popullor, liridashes, demokrat e revolucionar, i cili gjate gjithe jetes se tij dhe sidomos gjate Luftes Nac-Cl. u vu me mish e shpirt ne dispozicion te saj, pa marre parasysh asgje…

Hasan Pulo, figura i dekoruar me gjashte urdhera e medalje per merita te luftes ! (detajet) Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com