Te fundit nga zona

Oriku – Elbasani nuk u luajt sot, shtyhet për javën e ardhshme. Ja arsyeja !

Sot ne oren 15:00 u luajten ndeshjet e javes se pare te Play-Out ne kategorine e pare, grupi B.

Per shkak te motit te perkeqesuar dhe me reshje te dendura shiu ndeshja Oriku – Elbasani nuk u luajt por u shty per diten e Merkure ne daten 11 Mars, ora 14:00.

Ndeshjet e tjera perfunduan me keto rezultate:
Devolli 2-1 Turbina
Iliria 4 – 2 Shenkolli

Oriku – Elbasani nuk u luajt sot, shtyhet për javën e ardhshme. Ja arsyeja ! Read More »

Dukat i Ri – Shes depo dhe tokë truall 230 mijë euro!

Shitet toke ne Dukat i Ri me keto te dhena:

Disa te dhëna funksionale dhe reklamuese për misionin e depos harkore në fshatin, Fushë Dukat.
Depoja ndodhet në tokën tonë origjinale të trashëguar nga gjyshi ynë Isa Bozhani, në breg të lumit në Fushë Dukat.
Lumi rrjedh nga fshati I vjetër Dukat me drejtim rrjedhje Lindje – Veri-Perëndim dhe derdhje në det në Gjirin e Pashalimanit, pranë parkingut të skafeve në qytetin e Orikumit, njëkohësishtë depoja ndodhet në krahun e majtë të rrugës automobilistike, Vlorë – Llogora.
Ose ballëpërballë shkollës 9 – vjecare në Fushë Dukat që ndodhet në krahun e djathtë të rrugës automobilistike Vlorë – Llogora. Depoja është në distancën 5 km nga bashkia e Dukatit me qendër në qytetin e Orikumit, Pashaliman. Depoja ka shërbyer si rezervë grumbullimi drithërash e koperativës dhe shtetit të krahinës Dukat, Tragjas, Radhimë .
Depoja është tip harkore, me gjatësi 40 m, gjerësi 18 m dhe lartësi 8m me sipërfaqe 720 m2 dhe volum 5760 m3 . Është me dokumenta origjinale e hipotekuar në emër të Zenel dhe Qerim Bozhanit. Depoja realizon disa destinacione të ndryshme grumbullimi dhe shpërndarje. Depoja dhe hapësira tokësore rreth saj (trualli 2400 m2), kryesishtë mund të shërbejë si :
Për kultivimin e kërpurdhrave dhe si depo qëndrore krahinore grumbullimi dhe shpërndarje për çdo lloj malli e material ndërtimi dhe nevoja të tjera që mund të ngarkohen e shkrakohen për transport.
Në këtë trrual 2400 m2 mund të ndërtohen edhe objekte të tjera me destinacione të ndryshme si për shembull për ricikiklimin e mbetjeve .
Me destinacion nga kjo depo qëndrore që mbulon zonën kalaja e Vlorës, Radhimë, Tragjas, Orikum, Fshati I vjetër e I ri I Fushe Dukatit për ti transportuar keto mallra në rrugën automobilistike në drejtimin e bregdetit Adriatiko – Jonian.
Dhe transportit në det, përgjat bregdetit Pashaliman, Karaburun, Gram, Vrale, Palas, Dhërmi, Porto Palermo, Himarë, Sarandë, Ksamil dhe në rrugën automobilistike Dukat – Vlorë – Fier etj.
Brënda depos mund të manovrojnë lirishtë për ngarkim e shkarkim makinat e transportit dhe vinçi.
Për menaxhimin e biznesit në këtë hapësirë turistike dhe kështjellë natyrore me shtrirje nga bregdeti ranor në sistemin kodrinor dhe malor me klimë bregdetare – kontinentale ose e thënë ndryshe San Marinoja Shqiptare.
Oferta e shitjes dhe e blerjes të depos së bashku me truallin do te trajtohet e diskutohet gjate takimit. Kush ndikon në shitjen e këtij objekti ka për shpërblim një vlerë të caktuar dhe të kënaqshme.
Nevzat Bozhani
Nr kontakt : 069 27 96 475

Dukat i Ri – Shes depo dhe tokë truall 230 mijë euro! Read More »

Fshatari i urte – Nga Servet Xhelili

FSHATARI I URTE

Nje dite nje fshatari te mjere,
I ngordhi atij edhe gomari,
U be i shkreti helm dhe vrer,
Se i mbeti ne te shkret samari.

Kur e moren vesh kete,ca horra,
I shkuan fshatrit ata ne shtepi,
Nisen te benin te helmuarin gjoja,
Improvizonin si te ishin ne vaki.

S’ja kursyen ngushellimet fshatarit,
Te rroni vete,e tju ket lene uraten,
Dikush tjeter qe mbahej si me i pari,
Bente te dhembshurin,si nje i aferm.

Dhe keshtu te gjithe ata,sa ishin,
S’ja kursyen,fjalet me ngushellime,
Fshatari i pa surretrit qe ata kishin,
Dhe per nje çast ai ra ne mendime.

Mbasi ata mbaruan se theni plot,
E theu heshtjen fshatari i zgjuar,
Qe gomari im u tha,te kish kaq shok,
Kurre ne mendje s’me kishte shkuar

Horrat nuk e prisnin kete batute,
Prandaj po e tallnin mire dhe bukur,
E nenvleftesuan ata fshatarin e urte,
Qe me urtesi e mençuri ua kish futur.

Servet Xhelili

Fshatari i urte – Nga Servet Xhelili Read More »

Sot luhet Shenkolli – Oriku. I urojmë fitore ekipit tonë! (Detajet)

Sot luhen ndeshjet e javes se 17 ne kategorine e pare Grupi B ku ekipi i Orikut mban vendin e gjashte te renditjes me 20 pike . Sot ne oren 14:00 Oriku do perballet me Shenkollin ne fushen e ketij te fundit.

Shenkolli ndodhet ne vendin e parafundit te renditjes (vendi i nente) me 14 pike.

Urojme nje fitore per ekipin tone ne ndeshjen e sotme.

Sot luhet Shenkolli – Oriku. I urojmë fitore ekipit tonë! (Detajet) Read More »

Vlorë – Nis faza e dyte e Lungomares, Rama: Projekt spektakolar

Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur dotën e sotme duke uruar “MIREMENGJESIN” qytetarëve me pamjet projektit të fazës së dytë të Lungomares në Vlorë. Projekti do të nis zbatimin në shtator dhe do të shtrihet deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë.

MIRËMËNGJES 😃

dhe me këto pamje të projektit të fazës së dytë të Lungomares së Vlorës, që nis të zbatohet në shtator dhe do të shtrihet deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, duke krijuar një tjetër hapësirë urbane fantastike buzë detit, ju uroj një ditë të mbarë 😊

Vlorë – Nis faza e dyte e Lungomares, Rama: Projekt spektakolar Read More »

Komentuesi nga Tragjasi: ‘Jemi numri një në shkallë republike, shteti shqiptar na ka shumë borxhe si fshat’ !

Nisur nga nje artikull ne orikuminews.com ne te cilin pasqyrohej numri i larte i studentave te fshatit Tragjas qe kane studiuar jashte shtetit, nje banor i fshatit Tragjas ka reaguar me nje koment ne faqen e facebook te orikuminews facebook ne te cilin ai shprehet se ky fshat mban vendin e pare ne shkalle republike sa i perket numrit te studentave qe kane mbaruar arsimin e larte jashte vendit dhe se shteti shqiptar i ka shume borxhe ketij fshati.

Postimi ne facebook:

Komentuesi nga Tragjasi: ‘Jemi numri një në shkallë republike, shteti shqiptar na ka shumë borxhe si fshat’ ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com