Te fundit nga zona

Lajm i fundit/Zjarr i madh në Orikum

Një zjarr i madh është regjistruar mbrëmjen e sotme në Orikum.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Portative”, ndërsa nga zjarri janë përfshirë kallamë.

Forcat zjarrfikëse të Vlorës po punojnë për shuarjen e flakëve të cilat rrezikojnë dhe tre banesa aty pranë.

Në njërën prej banesave është neutralizuar zjarri dhe zjarrfikësja po punon për të siguruar dy banesat e tjera.

Era e fortë që fryn në zonë ndihmon në përhapjen e zjarrit.

Lajm i fundit/Zjarr i madh në Orikum Read More »

Një tragjedi Tragjasi !

Nje tragjedi Tragjasi!

Rrepet e Izvorit. Tragjas. Ky lokal administrohet nga nje çift qe eshte kthyer nga Italia. E kane marre si prone te tyren. Ai qe ka qene me pare ne menyre abuzive ju ka lene nje fature disa milionshe energjie per ti paguar.

OSSHE ju ka prere korentin qe te paguajne. Pronaret pretendojne qe nuk eshte e drejte pasi shteti duhet t’ia kerkoje atij qe ishte. Kane fituar edhe gjyqet por OSSHE akoma nuk ja u lidh.

I kane shkruar kryeministrit i cili i ka kerkuar OSSHE qe te veproje. Ka shkuar nje grup pune qe si hyri, doli. Se ka ligj ka dhe Maliq. Ku pjerdh OSSHE e Vlores per ligje. E nderkohe kane 10 vjet pa drita.

Amvisa me nje mund mbinjerezor perpiqet ta mbaje lokalin hapur duke tregetuar vetem produkte qe mund te mbahen te fresketa ne kushte ambienti, djathe, llalle e gjize te dites ose mish vetem nese e porosit.

Eshte e deshperuar pasi i duket vetja ne epoken e gurit, por nuk ka ç’ben pasi eshte e vetmja e ardhur per te mbajtur familjen. E megjithate pastertia eshte shembullore.

Ne kete vend je i mallkuar po te jesh njeri i thjeshte e ca me keq punetor, se te shtypin me kembe/Dritan Hila

Një tragjedi Tragjasi ! Read More »

Këngëtarja e mirënjohur Maja kujton nënën me fjalë prekëse: “Linda me shumë fat,për të patur ty nënë.Asgjë s’është më si atëherë,kur ishe ti”

Këngëtarja e mirënjohur maja fjalë prekëse për nënën e saj.

Nëpërmjet një statusi në facebook këngëtarja kujton nënë me një fotografi,shoqëruar me fjalë malli:

“Linda me shumë fat,për të patur ty nënë.Asgjë s’është më si atëherë,kur ishe ti” – shkruan Maja

Të shumta janë janë dhe ngushëllimet që ka marrë nga fansat e saj këngëtarja.

Statusi:

“3 VITE PA TY MAMA…
Linda me shume fat,per te patur Ty nene ..
Asgje s’eshte me si athere, kur ishe Ti..
Do jeshe per jete,thelle ne zemren time…”

M.A Labëria News

Këngëtarja e mirënjohur Maja kujton nënën me fjalë prekëse: “Linda me shumë fat,për të patur ty nënë.Asgjë s’është më si atëherë,kur ishe ti” Read More »

Orik/ Zbulime të reja arkeologjike në qytetin antik, vizitorët ndjekin punën e arkeologëve

Në parkun arkeologjik të Orikut vijojnë gërmimet arkeologjike të projektit shqiptaro-zviceran të Institutit të Arkeologjisë së Tiranës dhe Universitetit të Gjenevës së Zvicrës, të cilat po kryhen në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë.

Gërmimet e këtij viti janë fokusuar në pjesën veriore të fontanës monumentale, gërmimin dhe gjurmimin e fortifikimit antik, si dhe zbulimin tërësor të kishës mesjetare.

Gjatë muajit shtator vizitorët në parkun arkeologjik të Orikut kanë mundësinë të ndjekin nga afër punën e arkeologëve dhe zbulimet e reja arkeologjike.

Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit të sotëm të Orikumit, themeluar nga Eubeati në shekullin Vl para Krishtit, në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër. Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V para Krishtit, si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Në shekullin Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin Maria. Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnjë), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj.

Sot, qyteti i Orikumit mbetet një destinacion turistik tepër i preferuar për natyrën detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore./atsh

Orik/ Zbulime të reja arkeologjike në qytetin antik, vizitorët ndjekin punën e arkeologëve Read More »

Kuvendi i kafshëve (fabul në vargje) – Nga Marinela Velaj

“Kuvendi i kafshëve”
(fabul në vargje)

U mblodhën kafshët në kuvend,
vendosën të bëjnë drejtësi
kundër qenies kryeneçe
që mban emrin Njeri.

I pari mori fjalën gomari,
filloi të qahej e të ankohej:
– gjithë ditën punoj unë i ziu
por më të ligut gomar i thonë.
Gomar hajduti e dembeli,
më thoni dot: – A jam i tillë?
Gomar i thonë dhe deputetit
që shet e blen vendin e tij!
A ka gjykatë që t’i dënojë
për këto shpifje e mizori,
e për ne të ketë drejtësi?

Pas gomarit, në podium
ngjitet lepuri këmbëshpejti:
– nuk di pse çdo frikacak në këtë botë
emrin tim mban si nofkë?!
Unë jam më i shpejti nga të gjithë
por s’do të thotë se jam frikacak!
Kush mundet vallë të gjejë një zgjidhje
këto qenie kryeneçe ti frenoj?

Zbret nga podiumi këmbëshejti
dhe fjalën merr me një frymë dhia:
– Njeriu është kaq egoist
sa nuk na i di as të mirat.
Unë iu dhuroj mish, qumësht, lesh
por dhi i thonë çdo arroganteje
që s’di të sillet, të komunikojë
a thoni vallë e meritoj?
Aty dhe qengji edhe dashi
në ndihmë i erdhën të shkretës dhi,
nëse kaq negativ ne jemi
përse na zgjedhin për kurban
kur nga Zoti kërkojnë hallallin!!!

Vajtueshëm ankohet dhe lopa:
– ç’të shtoj më shumë unë e mjera,
me qumësht e mish ushqej gjithë botën
por s’kam faj se obez është bërë ky njerëzim!

– Me vezë e mish i ushqej unë,
një zë i mekur u degjua
ish zëri i pulës që ankohej
shfajsohej si të ish e dënuar.

Më pas merr fjalën kukuvajka,
nis të qaj e të vajtoj
ç’faj kam unë e mjera
që për simbol të keq më mbajnë?
Unë nuk ndjell vdekje e fatkeqësi,
çdo gjë është shkruar nga Perëndia;
sapo hap krahët për fluturim,
tmerrohet plaku e fëmija!

Po unë thotë macja turivarur
që ruaj shtëpi e hambare,
me minjtë kam hyrë në hasmëri
e për ogur të keq më mbajnë.
“Thonj e turinj si mace”
nofkë për çdo femër tinëzare!

Me lot në sy merr fjalën qeni:
– ju më njihni miqtë e mi!
Unë jam kafsha më besnike
por fjala e parë për ofendim
është pikërisht emri im.

Të gjithë njëzëri folën kafshët,
e kemi nga një të metë secili
por jo më shumë se vet njeriu
që në gjenezë krijuesin shpërfilli!
I pari mëkatar në Botë
ndaj ka sot fatkeqësi
për shkak të kësaj padrejtësie,
kurban i tyre jemi ne!

Në fund fjalën e merr luani
i përhumbur në mendime:
– keni të drejtë bijtë e mi,
Njeriu çdo rregull e ka thyer.
A mundet vallë mbreti të rrijë
i mbyllur në kafaz të hekurt?
Në këtë botë Njeriu sundon
sikur ne të mos ekzistojmë!
Duhet bërë drejtesi,
të përmbyset kjo hierarki!!!

Marinela Velaj
10/09/2019

Kuvendi i kafshëve (fabul në vargje) – Nga Marinela Velaj Read More »

Zjarr i madh e shtëllunga tymi në Radhimë

Një sipërfaqe e pyllëzuar është përfshirë nga flakët diten e sotme në Radhimë.

Siç shihet edhe nga imazhet e publikuara nga LSA, flakët kanë djegur një sipërfaqe të madhe, ndërsa zona është ‘pushtuar’ nga tymi.

Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni për shuarjen e flakëve si dhe shkaqet e zjarrit.

Zjarrfikësja por dhe banorë të zonës ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po punojnë për lokalizimin e flakëve.

Zjarr i madh e shtëllunga tymi në Radhimë Read More »

Krijuesi nga Tragjasi boton librin e tij të trete. Përurimi bëhet në datë 7 Shtator në Vlorë.

Krijuesi me origjine nga fshati Tragjas lajmeron gjithe miqte dhe dashamiresit se diten e Shtune ne daten 7 Shtator 2019 ne bibloteken “Shefqet Musaraj”, Vlore behet perurimi i librit te tij te trete. Ai fton te gjithe miqte dhe dashamiresit e artit letrat te marrin pjese.

Njoftimi i plote ne profilin e tij ne facebook:https://www.facebook.com/simbad.marinari

NJOFTIM!
KAM NDERIN DHE KËNAQËSINË T’I NJOFTOJ TË GJITHË MIQTË E MI, SE NË DT. 7 SHTATOR, ORA 11 00 , NË SALLËN E BIBLIOTEKËS “SHEFQET MUSARAJ” NË VLORË, BËHET PËRURIMI I LIBRIT TIM TË TRETË ME TITULL: ” ZEMËRIMI I DIELLIT”, LIBËR KY, I CILI VJEN MBAS DY VËLLIMEVE TË PARA “NGJYRAT E KOSOVËS” DHE VËLLIMI TJETËR” LOT MBI ALFABET”.
TË GJITHË MIQTË E DASHAMIRSIT E ARTIT LETRAR, SIPAS MUNDËSIVE REALE JANË TË MIRËPRITUR !

Krijuesi nga Tragjasi boton librin e tij të trete. Përurimi bëhet në datë 7 Shtator në Vlorë. Read More »

Tragjasi i pamposhtur !

Nga Sherif Lushaj

Një fshat i vetëm, por me një histori të madhe. Një fshat që mban mbi vete një histori të lavdishme të shkruar me gjakun e dëshmorëve dhe dijet shekullore, ku shënon një kontribut të vecantë në të gjitha periudhat kur është vendosur fati vendit. Një fshat me shkollë shqipe qysh në vitin 1908 dhe që deri në vitet e çlirimit kishte të arsimuar me shkollë të lartë jashtë vendit, me shumë se sa qyteti i Vlorës. Komiteti i fshatit mblidhte të holla dhe dërgonte me studime në perëndim djemtë e fshatit.

Tragjasi, i vendosur aty karshi Karaburunit, 3 km në lindje të qytetit të Orikumit, si një kështjelle me kokë në shpatullat e malit dhe me këmbë në det flet shumë, flet për një histori që jo të gjiithë e njohin. Jo të gjithë e dinë që 5 km larg Tragjasit të sotëm gjendet një tjetër fshat me të njëjtin emër të vendosur karshi njëri-tjetrit. Eshtë Tragjasi i vjetër, fshati që ka bërë histori përtej historisë të një fshati. I kthyer i tëri në një rrënojë historike në formën e një amfiteatri si një dëshmi e gjallë e historisë të këtij fshati dhe asaj që ndodhi në luftën me pushtuesit. Ne vitin 1943 në periudhën 4-7 gusht, pas disa inspektimeve, fshati u sulmua nga mijëra forca ushtarake italiane, të mbështetur me avionë bombardues, nga kryqëzori në gjirin e Vlorës, me mortaja të vendosura në kodrat përreth dhe me mjete të tjera luftarake. Është ndoshta një shembull i veçantë i kontributit të Tragjasit në Luftën Nacional-Çlirimtare. Kur ka përpara një ngjarje historike të tille, që shënon rezistencën e madhe ndaj pushtuesit. Me 5 gusht 1943, fashistët nisën mijëra ushtarë, artileri dhe mbështetje nga ajri për ta zhdukur këtë fshat “rebel”. Por për 48 orë rresht nuk e mposhtën dot as me artilerinë dhe as me avionët që nuk e pushonin zjarrin për asnjë çast. Rezistenca e fshatit, çetave partizane dhe formacioneve luftarake që e mbeshtetën, ishte historike.

Tragjasi u dogj, por nuk u mposht.

Sot, bukuria e Tragjasit po rritet. Ai do të bëhet edhe më i bukur. Atë e zbukurojnë njerëzit me dije e kulturë, dashuria për njëri-tjetrin, atdhedashuria. Atë e zbukuron natyra, peizazhi, mali dhe fusha, deti dhe monumentet e kultures dhe natyrës. Por edhe Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës duhet ta thonë fjalën e tyre. Nuk mjafton një status që i është dhënë fshatit, po ai status po kufizon iniciativen e njerëzve për të mos e parë vetëm si një monument, por të mbushet me turistë nëse bëhen ca shtigje e lidhje të lagjeve të fshatit të rrënuar, lidhje me qendrat e tjera të trashëgimisë kulturore përreth tij. Kontributi i Tragjasit flet se meriton të vlerësohet më shumë.

Tragjasi i pamposhtur ! Read More »