Te fundit nga zona

Tragjasi i pamposhtur! Pas 18 operacioneve të mëparshme, forcat italiane ndërmorën operacionin më të ashpër e më të madh për… – Nga Sherif Lushaj

Nga Sherif Lushaj

Tragjasi i pamposhtur

4-7 Gusht 1943 ( pas 18 operacioneve të mëparshme)forcat fashiste italiane ndërmorën operacionin më të ashpër e më të madh për zhdukjen e fshatit ” rebel” Tragjasit, me 5000 ushtarë, tanke, bombarduan nga ajri, me mortaja dhe armatime të tjera. Ushtria fashiste ndeshi në rezistencën popullore e te çetave territoriale të krahinës dhe batalionet partizane.
Pas 48 orësh luftime të ashpra në 280 shtëpitë e shkatërruara nga bombardimet , ushtarët i dogjën edhe me zjarr njëra pas tjetrës. Pas luftës fshati i ndërtua aty ku është sot dhe i vjtri një rrënojë historike
Tragjasi në luftën për clirimin r vendit nuk kurseu as pronën dhe as jetën e 42 dëshmorëve te Atdheut, nga të cilët 4 heronj të popullit dhe 12 gra e vajza. Ata ishin të rinj që vinin nga fshati, shkollat vecanërisht nga shkolla tregëtare ku deri në 1944 u diplomua 89 nxënës, emigracioni..(vetëm në Amerikë.59 emigrantë ekonomikë) shumë prej të cilëve ua kthyen dhe kontribuon.
Tragjasi u zgjodh nga fashistët, sepse kishte 200 partizanë në luftë, nuk kishte pranuar asnjë pushtues, ishte fshat arsimdashës, mbështeti qeverinë e Vlorës, mori pjesë aktive kudo ku vendosej fati i vendit:në luftën e vlorës 1920, 1939 dhe LAÇ. Le të kujtojmë me respekt sakrificat dhe qëndresën historike fshatit tonë

Tragjasi sytë nga e ardhmja :zhvillim ekonomi, turizëm, bujqësi etj

Tragjasi i pamposhtur! Pas 18 operacioneve të mëparshme, forcat italiane ndërmorën operacionin më të ashpër e më të madh për… – Nga Sherif Lushaj Read More »

Ja për çfarë ka shërbyer Radhima pas vdekjes së Skënderbeut, sipas historianëve..

Zbulimi i parë arkeologjik datohet qysh gjat’ luftës së parë botërore në punimet që kryheshin për ndërtimin e një moli në zonën e mavreneroit ,mbeturina të ndëritmit të mevonshëm kanë ekzistuar deri në ditet tona ,kështu shpesh me daljen ujrave mbi shtratin e perroit te Kroit ,gjat reshjeve intensive, në faqen e krahut verior, zbuloheshin hera herës qeramika me dimensione të mëdha si dhe çfaqeshin konfigurime të një muri të mbuluar nga prurjet e dheut që ishte i ndërtuar prej këtyre qeramikave. Për herë të parë në një hartë emri Radhime gjëndet i hedhur në vitin 1118. Të dhëna më të detajuara mund të gjënden në librin “Bota Radhimjote” shkruar nga Neki Lameborshi ,në muzeunarkeologjik të qytetit të Vlores apo dhe atë kombëtar në Tiranë ku janë dorezuar objektet e zbuluara.

Sipas historianëve , si edhe në gjithë jugun e Shqipërise pas vdekjes së Skënderbeut, Radhima ka shërbyer si vënd vendosje për shqipëtaret që kanë emigruar në jugun e Italisë , për një pjesë të tyre, u kthye në vënd banim.shumë emërtime vëndesh fisesh rrugësh etj ruhen edhe sot dhe përbëjnë një dëshmi të këtij fakti. emërtime si Sokaku i Gjikniket ,Baçat e Gjinet, maja e Nikgjonmitrit etj vijojnë të përdoren edhe në ditët tona. Deri para pushtimit osman Radhima ka qënë e banuar kryesisht nga Katolikë dhe Ortodoksë. Po t’i referohesh listës emërore të kryefamiljarëve , vërehen kryesisht emra katolikë dhe të krishterë(“Historiku i fshatit Radhimë” 1973 Zenell Hamiti dhe “Bota Radhimjote” Neki Lameborshi 2007). Gjat lëvizjes për pavarësi si dhe për çlirimin e vëndit gjat luftës së dytë botërore Radhima ka dhë kontributin e vet nëpërmjet bijve dhe bijave të saj.

Në vitin 1956 u formua koperativa bujqësore dhe pas disa vitesh u bë bashkimi me Tragjasin e më vonë edhe me Dukatin që formuan koperativëën e bashkuar. Duke filluar nga vitet 1968 deri 1970 u realizua ç’pyllëëzimi dhe teracimi i kodrave nga Jonufra deri në Nisi dhe në vitet 1973 deri 1974 Radhima kaloi gradualisht me ndërmarrjen bujqësore”Rinia” Gjat kësaj periudhë dhe deri në ditët e sotme ,në Radhimen filluan ta popullojnë në masë familje të reja, sidomos të grykës së Mesaplikut të cilat filluan të punonin në N.B.”Rinia” dhe të ndërtonin jetën në kushte të reja në fshat. Deri në vitet 1975 Radhima ka qënë e banuar me rreth 80 familje pas kësaj kohe u rrit numuri i familjeve dhe filloi zgjerimi i kontureve të banimit në jug të fshatit dhe paksa në lindje e veri lindje në teritore të kufizuara për shkak të terrenit.

Radhima ndodhet në Jug të qytetit të Vlorës ,tashmë gati e bashkuar me periferinë e qytetit .Në kufirin e hershëm të Radhimës ,në vëndin e quajtur Ura e Vrizit , sot ndahen kufijtë administrativë midis bashkisë së Vlorës dhe bashkisë Orikum.

Fshati ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Lungarës. Dëshmohet si vendbanim i lashtë i shekullit te III-II p.e.r. Përmendet për rritjen e derrave, prodhimin e verës dhe të shajakut. Ka drejtim kryesor prodhimin e agrumeve, ullirit, vreshtarinesi dhe turizmin. Ka shkollë 9-vjecare, qendër shëndetsore, njësi tregëtare dhe komunale.

Sipërfaqja që përfshin kufijtë tradicionalë të fshatit është afërsisht 2000 hektarë.Fshati është i vendosur në një kuotë 150 deri 180 m mbi nivelin e detit , distanca maksimale veri Jugë është rreth 7.5 km ndërsa lindje perëndim ( deri tek buza e detit )është 4.5 km, distanca në vijë ajrore nga qëndra e fshatit deri në buzën e detit është rreth 1100 m.

Radhima ka një bregdet që përfshihet nga Ura e Vrizit deri tek derdhja e lumit të Izvorit dhe kap nje gjatësi prej 7450 ml ,ndërsa perimetri i kufirit tokësor është 15 700 ml. Kufiri verior tokësor fillon tek Ura e Vrizit dhe ndjek në lindje,veri-lindje aksin e përroit të Vrizit ( versioni aktual ) por shih shënimin më poshtë *!, duke lënë në veri teritorin e bashkisë Vlorë deri në lindje e veri lindje ,pasi kalon Bregun e Lëmënjëve ,del në Rrethin e Xhelit ,zbret në përroin e Kroit më në veri të vëndin ku ai bashkohet me përroin e Pallaramës ,pastaj vijon në aksin e këtij të fundit duke lënë teritore të Kaninës në veri në majen e Shturos vijon në kufirin e sipërm verior të faqes së përroit të Pallaramës(zona e Shashicës), deri në ngjitje në krye të përroit te Pallaramës vijon në drejtim të majës së malit duke lënë në veri çesmën e Zonjës .

Radhima ka një kufi verior Jonufër-Shashicë tek një varr i para bërë i Mehmet Halilit dhe një kufi Jugor tek një varr tjeter i para bërë i Miftar Musait. me tej kisha në veri Jonufër. (sipas Vendim gjyqi te vitit 1933 dhe miratuar mbreti Ahmet Zogu ” Konflikti me Kaninen i zgjidhur gjyqesisht” )

Pasi ngjitet në kulmin e malit të Radhimës (Lungara) vijon në drejtim të Jugut dhe Juglindjes duke lënë në lindje teritoret e fshatrave te Mazharit dhe te Lapardhase deri ne kufirin me maline Tragjasit perbri sheshit te Llustres ne krahun lindor te ketij sheshi ,zbret duke perfshire ish trojet e vatherave te Ramosaçuet ne krye te Bulgerit deri ne drejtim te vend ndodhjes se varrit te Zanko Manes , ngitet perseri ne kodrat e Lugut te Gegeve duke lene ne jug konaket e Stepet dhe Hoxhet deri ne Qafen e Sheges e ne vijim ne kodrat e Petrit Radhimes ( shitur Yzeir dhe Ismail Llakatundit deri tek konaket e Xhezo Iliazit duke u hedhur edhe ne perendim te derdhjes se lumit te Izvorit. (ky percaktim i kufirit eshte vetem orientues dhe nuk mund te merret per reference juridike)

Në Radhimë mbizotëron një klimë tipike mesdhetare me dimër të butë dhe verë të freskët e me plot diell. Brënda këtij teritori ka pas qënë i zhvilluar gjith aktiviteti i fshatit , kjo zonë është quajtur pjese e Labërisë nën administrimin e Vilajetit te Kaninës dhe të ish Sanxhakut të Vlorës. Nga të dhënat që arrijnë deri edhe në ditët tona, disa emërtime vëndesh jo të pakta në numër, (Gjiknikaj ,Gjonhila,Gjikhila, Nik Gjon Bitri ,Shënkoll,Baçat e Gjinet etj) ,si dhe gjetje arkeologjike në varret e zbuluar në majën e Bregut dhe tek shtëpitë e Beqir Mjaltit e Brahim Begotare, si edhe disa gjetje në Mavrenerua dhe Virua tregojnë se Radhima ka qënë një vend-banim i hershëm që datohet minimalisht prej shekujve të III dhe II para erës sonë.

Ja për çfarë ka shërbyer Radhima pas vdekjes së Skënderbeut, sipas historianëve.. Read More »

Historia e vërtetë e Sadikut nga krahina jonë. Si u largua dhe përfundoi ekonomist i NATO-s!

Sadik Ramo Begotaraj,si u arratis radhimjoti dhe perfundoi ekonomist i NATO-s!

U lind në Radhimë në vitin 1906. Qysh fëmijë mbetet jetim, prandaj edukimin dhe rritjen e tij së bashku me tre motrat e merr përsipër e ëma, nën kujdesin edhe të xhaxhait të tij Sefer Sadiku. Pas mbarimit të shkollës fillore në fshat, Sadiku vazhdon më tej në Vlorë, dëri sa përfundon shkollën tregëtare.

Mbas shkolle fillon punë si nëpunës në bankën e shtetit në Vlorë, deri në vitin 1942, duke mos i shkëputur asnjë herë marrdhëniet me fshatin, pasi në Radhimë kishte nënën dhe fëmijët.

Qysh në fillim ai aktivizohet me lëvizjen antifashiste, duke u zgjedhur edhe anëtar i këshillit të parë antifashist Nac-Çl të fshatit. Por më vonë, për arsye personale shkëputet nga kjo lëvizje, duke u larguar nga fshati dhe fillon punë si sekretar pranë prefektit të Vlorës. Në këtë kohë i ndikuar edhe nga i kunati, Bego Gjonzeneli, simpatizon Ballin Kombëtar.

Në gusht 1944, rreshtohet në radhët partizane në zonën e Pogradecit, ku
pranohet edhe në radhët e PK. Pas ndjekies se gjermaneve deri ne zonen e
Shkodres, mbas çlirimit në dhjetor 1944 i inkuadruar ne forcat partizane
kthehet ne zonen e Bilishtit, Korce. …
Mbasi njihet rastesisht me urdherin qe kishte ardhur per arrestimin e tij; ndofta per te kaluaren, se bashku me dy shoke te tjere largohet drej Greqise.

Mbas disa muajve burg, përfundon në Frankfurt, RFGJ, ku fillon punë si
ekonomist në forcat e NATO-s, duke shkëputur çdo lloj lidhje me familjen…
Ne fillim te viteve 50-te si shume shqiptare te tjere te arratisur, mobilizohet dhe dergohet ne Bari, Itali per t’u pergatitur dhe hedhur ne momentin e mundshem ne Shqiperi, per te permbysur Pushtetin Popullor; por pa aktivitet…

Kështu, dy vajzat e tij, të ngelura në Shqipëri dhe të afërm të tjerë, vuajtën gjatë gjithë jetës së tyre përndjekien politike si rezultat i largimit të Sadikut…

I plakur, në vetmi, vdes në spital në Frankfurt, në moshën 83-vjeçare,
ndersa ne Maj 2010, me interesimin e vajzave te tij, eshtrat u rivarrosen ne Vorrezat e Radhimes !

Historia e vërtetë e Sadikut nga krahina jonë. Si u largua dhe përfundoi ekonomist i NATO-s! Read More »

Çu zunë nusja dhe plaka, desh arritën në shuplaka – nga Andrea Vangjeli

Çu zunë nusja dhe plaka
Desh arritën në shuplaka
Unë u ndodha në shtepi
Për pak u bë gjullurdi

I thosh plaka nuses time
E sho sot u hoqe trime
Po sedi e ke gabim
Se ai është djali im

I them plakës me të qet
Ç”ke mama përse bërtet
Edhe plaka mu këthye
Dhe mua mu hakërrye

Foli asaj e jo mua
Po deshe vure në shtrua
Shikon veç telenovela
S”pyet për punët e tjera

Gjithë ditën në facebok
Si si pélcet ajo kok
Unë dhe drekën përgatis
Me fshes vij vërdall avllis

Laj e fshij me jasht e brenda
Nuk e she që u çémenda
S”dija kujt ti jipja hakën
Keq për gruan keq për plakën

Uli nervat o mama
Se gruan sonte de rra
Dhe ra paqja në shtëpi
Çdo ndodh nesër nuk e di

Çu zunë nusja dhe plaka, desh arritën në shuplaka – nga Andrea Vangjeli Read More »

Mos thuaj që isha në Vlorë nëse nuk shkon në Llogora

Të shkosh në plazhet e gjirit të Vlorës nga Uji i ftohtë e deri në Orikum dhe të mos lësh një pjesë nga koha jote për në Llogara, mos thuaj që isha në Vlorë. Një vakt në Llogara, mëngjes apo drekë, është një kënaqësi mbresëlënëse. Ushqimet blegtorale bio këtu janë fantastike, ose, ndoshta kështu të duket mes freskisë së pishave, që nga mishi i pjekur në hell, nga djathi, gjiza, salca e lëkurës e deri te arapashi, gatim tradicional i zonës me të përbrendshmet e qengjit, miell misri dhe gjalpë.

Kënaqësia tjetër më e madhe, është rruga që mbi Dukat e deri në qafë sipër, ku duket Riviera, fshatrat e Himarës, Korfuzi dhe brigjet e Jonit.

E shijon këtë mrekulli me makinë, natyrisht duke ecur ngadalë, por edhe duke zbritur here pas here nga makina për të marrë një dorë çaj apo rigon mali, apo për të soditur pishat, që për shkak të erës, i ngjajnë një flamuri të shpalosur, dhe bash për këtë ato quhen pisha flamur.

Në qoftë se je i ngeshëm dhe kurioz mund të hysh thellë në pyll dhe të relaksohesh me pamjet e mrekullueshme dhe bimësinë që gjen atje.

Llogaraja është shfrytëzuar si vend pushimi që në periudhën komuniste. Këtu ishin ndërtuar kampe pushimi për punonjësit dhe për fëmijët.

Tani aty është krijuar një fshat i bukur turistik me hotele, motele, restorante dhe mjedise argëtuese çlodhëse dhe argëtuese. Vegjetacioni i dendur dhe klima e freskët në verë dhe e ashpër në dimër, me mundësi shfrytëzimi për lojëra dimërore, shto këtu edhe rrugën që shkon nga Tirana për në Sarandë e bëjnë këtë vend nga më të vizitueshmit në Shqipëri.

Fshati turistik

Fshati Turistik Llogora ndodhet në zemër të Parkut Kombëtar Llogora. Ajo ka një sipërfaqe prej 1.2 ha. Në brendësi të saj ndodhen 16 vila druri, hotel 4 katësh me pishinë të brendshme, Beer Club, Tavernë, Restorant, Bar, fushë basketbolli, sallë konferencash dhe dy salla të vogla të cilat mund të përdoren për festa të vogla familjare ose mbledhje.

Në stinën e verës kur temperaturat janë të larta në qytetet e tjera të Shqipërisë, në Llogora temperatura gjatë ditës është 10 gradë Celcius më e ulët, ndërsa gjatë natës arrin 10-12 gradë Celcius. Kjo ju jep një freski gjatë gjithë ditës dhe një gjumë te ëmbël gjatë natës. Ndërsa në periudhën e dimrit Fshati Turistik Llogora mbulohet nga dëbora. Në brendësi të territorit shëtisin të lirë drerë dhe sorkadhe të cilët i bëjnë pushimet në këtë vend akoma më magjike.

Në raste festash, Fshati Turistik Llogora organizon mbrëmje argëtuese me muzike live, darka speciale dhe surpriza te tjera.

Fshati Turistik Llogora ofron mundësi argëtimi për të gjitha moshat, duke filluar që nga pishina, që ndodhet në brendësi të hotelit dhe është funksionale gjatë gjithë vitit, një fushe basketbolli, bilardo, ping-pong, table-soccer, mjetet e nevojshme për trecking (ecje në mal) etj.

Gjithashtu, sipas dëshirës, në dispozicionin të turistëve ka udhërrëfyes që shoqërojnë në zonat më të bukura të parkut kombëtar Llogora si: Pllaja e Jul Cezarit, Pisha Flamur, shpella të zonës, në Dukat etj.

Në Fshatin Turistik Llogora ndodhen tri salla konferencash me kapacitete përkatësisht 160, 30 dhe 20 persona, të cilat mund të përdoren për konferenca, seminare, trajnime, mbledhje biznesi, etj. Këto salla janë të pajisura me të gjitha sistemet bashkëkohore audio dhe vizive.

Llogara-Dukat, Orikum-Karaburun: një zonë, dy ekosisteme

Një nga qendrat më të mëdha në këtë zonë ka qenë dhe është Orikumi, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë lidhte lagunën me detin. Orikumi ka qenë qytet antik i disa periudhave, që nga ato greke, romake dhe deri në mesjetën e hershme. Sot ai është kthyer në një qytet modern, që merr më shumë rëndësi dhe gjallëri në nerv me vërshimin e turistëve të shumtë vendës dhe të huaj. Orikumi ka akoma mundësi dhe resurse të tjera turistike të pashfrytëzuara. Ende një pjesë e tij, më e bukura, mbahet nga repartet ushtarake në një vijë të gjatë bregdetare.

Por Orikumin nuk duhet ta marrësh të shkëputur nga e gjithë zona për rreth që fillon nga Lugina e Llogarasë deri në Pashaliman (tek Gjiri i Bristanit) duke u kufizuar me Gadishullin e Karaburunit, me luginën e Llogarasë dhe Dukatit fushë duke përfunduar me lagunën e Orikumit. E vendosur midis Parkut Kombëtar Llogara dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Karaburun kjo zonë shërben si një urë lidhëse midis dy ekosistemeve natyrore, dhe është pjesë e pandarë natyrale e tyre.

Çuditë natyrore të portës së Rivierës Shqiptare

Parku Kombëtar i Llogarasë gjendet në juglindje të qytetit të Orikumit dhe 37 km larg qytetit të Vlorës. Ai përmbledh një sipërfaqe prej 1,010 ha. Ajri i freskët e i shëndetshëm, pamja e mrekullueshme e drurëve halorë,fshati turistik dhe ujët e ftohtë që burojnë nga brendësia e maleve i japin këtij parku vlera turistike e kombëtare. Nga të huaj e vendas cilësohet si një nga vendet më të bukura të Rivierës Shqiptare. Parku i Llogarasë përbëhet nga dru halore, pisha e zezë, bredhi, lisi, mëllenja e butë e robulli. Ështe shpallur monument natyror dhe kulturor në vitin 1966, po në atë vit ka marrë dhe statusin e parkut kombëtar. Prej disa vitesh në park funksionojnë një sërë objektesh turistike si hotele të vegjël, restorante, bare të hapura në natyre, etj., të cilët kënaqin kërkesat e turistëve dhe udhëtarëve.

Tri gjëra që nuk duhet të lësh pa parë dhe pa shijuar në Llogara

Pisha flamur

col3Te kilometri 31 i rrugës Sarandë-Vlorë, në dalje të Parkut, në të djathtë të rrugës kryesore, ndodhet Pisha Flamur, që është shpallur Monument Natyre dhe që është lehtësisht e dallueshme.

Ajo ndodhet në lartësinë 910 m mbi nivelin e detit, ka një moshë mbi 100 vjeçare dhe mbart vlera unikale, si vepër artistike e erërave të Jugut. Pisha i përket llojit Pinus nigera. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Është e gjatë 20 m, ka perimetër 3.30 m, diametri maksimal 75 cm, ka moshë rreth 100 vjeçare. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë.

Pisha flamur vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj dhe është botuar në guida të ndryshme turistike dhe botime shkencore. Natyrisht këtu nuk mund të rrish pa bërë një foto, me të cilën mund t’u mburresh miqve në Facebook, duke u thënë: “A e shihni ku kam qenë unë”?!

Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat – Llogora deri pra se të dalësh në Qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik. Por edhe po nuk patë Pishën Flamur të evidentuar si të tillë, në Llogara ka plot pisha të tilla, që për shkak të erërave, në një anë janë të zhveshura dhe në anën tjetër kanë plotë degë, si një flamur i shpalosur.

Kullat e Dervish Aliut në Dukat

Kullat e Dervish Aliut ndodhen në afërsi të fshatit Dukat i Vjetër, 4 km nga rruga nacionale Vlorë-Sarandë. I ndërtuar në fillim të shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshatare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848. Banesa është e tipit Kullë, që i ngjan një keshtjellëze të fortifikuar.

Kullat e Dervish Aliut u ndërtua në vitin 1828 nga specialistë janinas, për të siguruar mbrojtjen e fshatit, si dhe për të shërbyer si strehim në kohë të vështira sulmesh a luftërash.

Tri kullat e Dervish Aliut kanë rreth 40 frëngji dhe prej andej mund të luftonin mbi 200 luftëtarë.

Në dhjetor 1977 Kullat e Dervish Aliut u shpallën shtëpi-muze dhe u morën nën kujdes nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Edhe sot ato gëzojnë statusin e Monumentit të Kulturës, por fatkeqësisht, me gjithë rikonstruksioneve që i janë bërë, po shkojnë drejt degradimit.

Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në qendër të Dukatit të Vjetër. Pasi arrihet në qendër të fshatit merr rrugën që të çon në lagjen “Mazo”. Rruga që të çon deri në qendër të fshatit përshkohet nga makina, më tej rreth 1 km ecet në këmbë.

Specialitete të kuzhinës labe

Sipas dëshirave dhe shijeve këtu gjen të gjitha llojet e kuzhinave, që nga ato evropiane, por edhe të krahinave të tjera shqiptare. Por ajo që është e veçantë në artin kulinar të restoranteve të Llogarasë, është kuzhina tradicionale labe, mishi i pjekur në hell, kukurecët, arapashi dhe kosi me arra.

Të shkosh në Llogara dhe të thuash nuk kam ngrënë arapash, më mirë mos trego se ke qenë atje. Arapashi është specialiteti më tipik i kuzhinës së staneve të Labërisë. Bëhet në formë qulli me miell misri, gjalpë dhe të brendshmet e kecit dhe të qengjit. Se çfarë shije dhe sa i këndshëm është, nuk përshkruhet dot. Po të doni, shkoni dhe e shijoni!

Llogara-Dukat, Orikum-Karaburun: një zonë, dy ekosisteme

Një nga qendrat më të mëdha në këtë zonë ka qenë dhe është Orikumi, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë lidhte lagunën me detin. Orikumi ka qenë qytet antik i disa periudhave, që nga ato greke, romake dhe deri në mesjetën e hershme. Sot ai është kthyer në një qytet modern, që merr më shumë rëndësi dhe gjallëri në nerv me vërshimin e turistëve të shumtë vendës dhe të huaj. Orikumi ka akoma mundësi dhe resurse të tjera turistike të pashfrytëzuara. Ende një pjesë e tij, më e bukura, mbahet nga repartet ushtarake në një vijë të gjatë bregdetare.

Por Orikumin nuk duhet ta marrësh të shkëputur nga e gjithë zona për rreth që fillon nga Lugina e Llogarasë deri në Pashaliman (tek Gjiri i Bristanit) duke u kufizuar me Gadishullin e Karaburunit, me luginën e Llogarasë dhe Dukatit fushë duke përfunduar me lagunën e Orikumit. E vendosur midis Parkut Kombëtar Llogara dhe Rezervatit Natyror t ë Menaxhuar Karaburun kjo zonë shërben si një urë lidhëse midis dy ekosistemeve natyrore, dhe është pjesë e pandarë natyrale e tyre.

Mos thuaj që isha në Vlorë nëse nuk shkon në Llogora Read More »

Mëngjes plot ngjyra në Grand Hotel Tragjasi (foto)

Mengjes plot ngjyra .
Petulla te shoqeruara me mjalt Dragobie dhe Recel kumbulle te bere vet .

Pjeper dhe Dardhe nga bahcja e Fatmir Dano-s Tragjas .

Veze fshati me prodhime te punishtes se qumshtit “ATA” Tragjas , gjize me fara te zeza , djath dhie dhe kackavall .

Pas ketij mengjezi te bollshem dhe kalorik i nje kafe Ama dhe nje gote uje te ftohte!
Ju mirepresim 🤗

Mëngjes plot ngjyra në Grand Hotel Tragjasi (foto) Read More »

Rrepet shekullore-Flet profesori nga Tragjasi – “E kam adresuar para nje muaji, Urojmë që të mos jetë…

Profesor Doktor Sherif Lushaj nga Tragjasi ka reaguar nepermjet nje statusi ne facebook ne lidhje me rrezikun qe i kanoset rrepeve shekullore te Tragjasit. Ja cfare deklaron ai :

Nga Sherif Lushaj:

Sa për informacion për rrepet e Izvorit meqenëse pashë një diskutim
Para një muaj e kam adresuar për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA ( përgjegjëse për Monumentet e Natyrës në strukturën e kësaj Ministrie) ka organizuar një vëzhgim. Në muajin Gusht do të bëhet një vëzhgim tjetër për të krahasuar ndryshimet që kanë ndodhur.
Urojmë që të mos jetë sëmundja e tmerrshme e pa shërueshme kërpurdhore e përhapur në Evropë ku ka tharje të rrepeve ose të tharjes të ndodhura në pellgun e lumit Vjosë dhe Drino në Gjirokastër.
Ditë të mbarë

Rrepet shekullore-Flet profesori nga Tragjasi – “E kam adresuar para nje muaji, Urojmë që të mos jetë… Read More »

I lënduar – Demir Jazo (Dedikuar djalit)

I lënduar – Demir Jazo
================
Kalo ditë e kalo kohë
Po kalojnë vitet me radhë
Zemra ime sduron dotë
Doja të të kisha prane
====================
Te me qeshje si gjitmon
Me ate qeshjen e embel
Te mi thoshje disa fjale
Dhe un të te thosha zëmër
======================
Te gezonim qe te tere
Neper festa e sebepe
Po te ishe afer mua
Do hidhje vallen si deshe
====================
O djalo qe ste kam prane
Te të shikoja ne sy
Te te martoja nje dite
Po nuk paska qën për ty
====================
Te gezoja si te gjithe
Ta kendoja kengen labe
Te kerceje bashk me shoke
Ti bashke me nje sorkadhe
====================
Te vishje kostum per dhenderr
Me nje nuse si selvi
Mamin qe ta kishe prane
Te puthte me dashuri
=====================
Kam shum gjera te ti them
Por po me lotojne syte
Dhe pena që kam ne dorë
Po vajton per keta te rijtë
====================
O djale na ke helmuar
Aq sa ti nuk e kupton
Atje te prehesh ne paqe
Posht dheut si qendron
====================
==dj===29====2020==respekte

I lënduar – Demir Jazo (Dedikuar djalit) Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com