Te fundit nga zona

Në vitin 2008, në Orikum nga shpendet e morën 2 milion e 800 mijë kokrra vezë (Statitika të plota)

Blegtoria ka qënë aktiviteti ekonomik më i rëndesishëm i zonës tone, sidomos bagëtitë e imëta, rritja e dhive dhe deleve. Si sektor në zhvillim blegtoria zë vendin kryesor në Njesine Administrative te Orikumit.Në këtë sektor janë punësuar një numër i konsiderueshëm personash. Pozicioni gjeografik, relievi fushor dhe malor ka bërë që numri i krerëve të kafshëve produktive të vijë në rritje. Kjo rritje dhe zhvillim i blegtorisë ka ardhur si rezultat i kërkesave në rritje për produkte blegtorale dhe për konsumin e madh të mishit.

Në këtë zonë rriten gjedhë, lopët për qumësht, dele, dhi, pula, gjela deti, kuaj, bletë, derra. Tufat e deleve kullosin në zonat e Ravenës (zona e Karaburunit), në luginën Tragjas-Orikum-Dukat Fushë, në zonën e Valtos (zonë e mëparshme lagunore) dhe pjesërisht në Radhimë.Tufat e dhive gjatë dimrit kullosin në vargmalin nga Dhërmiu deri në kepin e Gjuhëzës (zona Rrëzë Kanalit-Karaburun). Shumë pak dhi mbahen në fshatra sidomos në Dukatin e Vjetër. Siç shihet edhe nga grafiku më poshtë Dukat Fushë ka numrin më të madh të gjedhëve (lopë) dhe të leshtave (dele), ndërsa Dukat Fshat ka numrin më të madh të dhirtave (dhive) dhe derrave.

Ndërsa, përsa i përket rritjes së shpendëve, Dukat Fusha ka numrin më të madh pulave, të shpendëve të fushës, të ujit dhe të detit.

Disa nga problemet kryesore që sektori i blegtorisë përballon në zonë ka të bëjë me përmirësimin racor në gjedhët e imta, përmirësimin e strukturës së të ushqyerit, krijimin e kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare etj.Zona njihet për prodhim të konsiderueshëm të qumështit. Për vitin 2008 prodhimi i qumështit ka qenë si më poshtë:
Lopë: 3.099.600 l qumësht
Dele: 1.029.000 l qumësht
Dhi: 800.550 l qumësht
Shpendë: 2.860.000 kokrra vezë
Si pasojë e këtij prodhimi në territorin e bashkisë punojnë 4 baxho për përpunimin e qumështit, të cilat sigurojnë prodhime dhjathi shumë cilësor dhe gjalp.
Statistikat jane te vitit 2008

Në vitin 2008, në Orikum nga shpendet e morën 2 milion e 800 mijë kokrra vezë (Statitika të plota) Read More »

Një ngjarje tr onditëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Llogara

Një ngjarje tr onditëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Llogara.

Recepsionisti i një kompleksi turistik është gjendur pa shenja jete.

Sipas policisë, mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është ve tëv arur me litar në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.

Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dh une apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vet ëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/NOA.al

Një ngjarje tr onditëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Llogara Read More »

Këngëtarja e mirënjohur Maya në Dukat: Një ditë me emocione të forta në shtëpinë time! (foto)

Këngëtarja e mirënjohur Maya Alickaj vajza nga Dukati nuk harron asnjëhere orgjinën e saj dhe gjithmonë ndan kujtime nga fshati i saj.
Dhe këtë fundjavë ajo ka zgjedh të rikthehet atje në vendin e saj,në shtëpinë ku u rrit.
Këngëtarja ka ndarë me ndjeksit foto me familjarët dhe djalin e saj të vogël të cilat i shoqëron me një koment në të cilin shpreh emocionet e forta në Dukatin ku u rrit.

‘Nje dite me emocione te forta ne shtepine time, ku u rrita ne Dukat…’/orikuminews

Këngëtarja e mirënjohur Maya në Dukat: Një ditë me emocione të forta në shtëpinë time! (foto) Read More »

Ja cfarë ka ndodhur sot në bregtetin e Radhimës

Një person ku ndërshton zyrtarët e agjencisë së bregdetit dhe arr atiset. Ngj arja është shënuar rreth orës 12:10 të ditës së sotme, në plazhin e Radhimës, në Vlorë.

Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin e plazheve janë ku ndërshtuar nga një person, i cili pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. A, dy shohet se ka ka nosur punonjësit për shkak të detyrës dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e po licisë janë vënë në ndjekje të të dy shuarit dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngj arjes. /noa.al

Ja cfarë ka ndodhur sot në bregtetin e Radhimës Read More »

Ja cilat vajza i pëlqejnë nënë Sades nga Dukati: ‘Kanë marrë dynjanë,i shoh në televizor,ca më…’

Ja si pergjigjet nene Sade Aliçka nga Dukati pyetjes se gazetares se’Ora verore’ per vajzat sot:
– Keto vajzat e sotme si te duken?

Nene Sade Aliçka: Te mira jane, jane te zgjuara,me shkolle,Kane marre dynjane,i shoh ne televizor,ca me pelqejne ca s’me pelqejne nga veshja,duan te vishen mire, ca rrine ketu u duken gjysma e gjoksit, ca vishen mire.
Ato qe vishen mire me pelqejne… Shprehet nene Sadja e cila  tregoi detaje nga jeta e saj ,eshte fejuar qe ne djep dhe thote se burri e ka dashur shume.

Ja cilat vajza i pëlqejnë nënë Sades nga Dukati: ‘Kanë marrë dynjanë,i shoh në televizor,ca më…’ Read More »

Makina bie në kanal në Orikum, ndërron jetë shoferi 65-vjecar

Po licia e Vlorës njofton se një ak sident me pasojë vd ekjen e një 65-vjecari ka ndodhur në Orikum.

Makina me të cilën udhëtonte i moshuari ka rënë në kanal, duke bërë që të ndërrojë jetë në vend.

Ndërkohë, në Sazan një person ka rrezikuar mbytjen, ndërsa riojet bregdetare janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Njofitmi i po licisë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit.

—-

Rreth orës 11:40, në afërsi të ishullit të Sazanit një varkë peshkimi ka konstatuar një person që rrezikohej të mb ytej, i cili po transportohet drejt Portit të Vlorës nga mjeti lundrues i Rojes Bregdetare dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Është njoftuar ambulanca dhe shërbimet e tjera policore të cilat janë nisur drejt portit për marrjen e personit.

Po kryehen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Makina bie në kanal në Orikum, ndërron jetë shoferi 65-vjecar Read More »

U përplas me murin në Dukat duke u kthyer nga plazhi, i riu humbi jetën (foto)

Një ak sident tr agjik u shënua pasditen e sotme në zonën e Dukatit, në Vlorë, në zbritje të Llogarasë.

Një djalë i ri humbi kontrollin e mjetit tip “Seat” me të cilin udhëtonte dhe u përplas me një mur.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 16:00, në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat, ku Renato Shpata, 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin i shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes 25-vjeçari psoi dëmtime të rënda, ku pavarësisht dërgimit në spitalin e Vlorës gjetën vdekjen.

Ndërkohë dy pasagjerët e tjerë ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pak orë para aksidentit që i mori jetën, Renato kishte ndarë në rrjetet sociale një fotografi nga Dhërmiu, nga plazhi i Drimadhës, duke pirë kafe me dy shokët e tij.

Por duket se lodhja e plazhit dhe kthimi gjatë vapës kanë ndikuar që i riu të humbë kontrollin e mjetit, duke u përplasur fatalisht.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse dy personat të cilët ishin pasagjerë me të dhe që mbetën të plagosur, janë personat në fotografi. /noa.al

U përplas me murin në Dukat duke u kthyer nga plazhi, i riu humbi jetën (foto) Read More »

Makina përplaset me murin pranë fshatit Dukat, humb jetën djali i ri

Ndërron jetë një nga tre personat e ak sidentuar në Vlorë, pasditen e sotme.

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat, Renato Shpata, 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25- vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në sp italin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë dy pasagjerët e tjerë ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. /noa.al

Makina përplaset me murin pranë fshatit Dukat, humb jetën djali i ri Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com