Te fundit nga zona

Irri tohet banori i krahinës:-“Kur u thua disa shqiptarëve vur maskë se shpëton jetë, u duket sikur u zë nënën..!”

Nje nga banoret e zones ka dhene opinionin e tij ne lidhje me vendimin e fundit te qeverise per mbajtjen e detyrueshme te mas kave. Ja si shprehet ai nepermjet nje statusi ne facebook:

Tomorr Kutelaj:
NJE PJESE E MIRE E SHQIPTAREVE ,KURE U THUA : VURE MASKE ,SE SHPETON JETE …JU DUKET ,SE JU KE ZENE NENEN …MOSE VALLE JETEN E KANE PER QEVERINE ?? JU THUA …VURE RRIPIN KURE HIPEN NE MAKINE ;;.JU DUKET SI KURE , U KE VRA RE BABEN ,, A MENDOJNE ,SE VENDOSJA E RRIPIT ,NE SHPEJTESI , MBRON KOKEN TENDE ….CUDI ?? …ME KUJTOHET ,KURE ISHNIN GJEMBAT PIRAMIDALE ; KISHTE PERSONA DHE GAZETA ,BILES DHE NGA KRYEHORRAT …QE THOSHNIN.: MOSE I SHISNI SHTEPITE ,BAGETITE ,TOKEN ….PO KENI NDONJE LEKE ,QE JU TEPRON O LEKE DRO GE E TJERA ….HIDHENI ….KURE TE SHIJE …U ZHYTEN TE GJITHE ….O ZOTE ..
.PERSE KAQE TE SHTREMBER ,KETA ROPE ….DHE KURE MIRATOJME ME KOKE ; GJITHE BOTA ,E TUNDE POSHTE E LARTE …NE NE TE KUNDERT ….MAJTAS & DJATHTAS …
PERSE KESHTU ???

Irri tohet banori i krahinës:-“Kur u thua disa shqiptarëve vur maskë se shpëton jetë, u duket sikur u zë nënën..!” Read More »

Lajm i mirë nga Shoqata “Tragjasi”

Kryesia e Sh.A.K.Trsgjasi ,Kryesia e fshatit Tragjas, kryesia e organizates VETERANËVE te L.A. N.Cl.Tragjas , njoftojnë publikisht me Kenaqesi ,e Krenari, pas shumë përpjekjesh , Shpalljen e Vendimit Te Komisionit Qendror te Statutit te Deshmorit te Atdheut Ne Ministrinë e Mbrojtjes, per dhenien e Titullit “Deshmor i Atdheut’ Xhemil Azem Cakerri,(pas vdekjes). Per realizimin e dhenien e ketij titulli te Deshmorit te Atdheut ne ndjehemi krenar se ju shtua edhe nje Deshmor i Luftes A.N.Cl. TRAGJASIT, VLORËS,dhe, SHQIPERISE .

Ne emer te KRYESISE Sh.A.K.Tragjasi, te KRYESISE te fshatit TRAGJAS, Te KRYESISE te organiz.veter. te l.a.n.cl. TRAGJAS, falenderojmë me respektin me te LARTË te GJITHA organizmat qe ndikuan pozitivisht per realizimin e ketij titulli te LARTË qe i jepet Xhemil Azem Cakerri Deshmor i Atdheut ,(pas vdekjes). Falenderojme Komitetin e VETERANËVE te L.A.N.Cl.Vlore, Falenderojmë Organizaten e Dëshmorëve te Atdheut Vlore , Falenderojmë , komisionin e prefekturës ,dhe Prefektin VLORE , Falenderojmë, Komisionin Qendror te Statutit te Deshmorit te Atdheut, ne MINISTRINE E MBROJJES Tiranë, të cilet e mbeshteten , propozimin e bere nga ana jonë dhe moren vendimin Përfundimtar per dhenien e Xhemil Azem Cakerri Titullin e LARTË “Deshmor i Atdheut” . JU FALEMINDERIT TE GJITHEVE , MIRNJOHJE DHE RESPEKT NE PA FUNDESI NGA TRAGJASI DHE GJITHË KOMUNITETI I TRAGJASIT. ..

Per zhvillimin e cermonise dhe veprimtarisë per dhenien e Ketij titulli te deshmorit te Atdheut , Familjes se Xhemil Azem Cakerri, do ju japim njoftimin , ne kohen e duhur…….. Kryesia e Sh A. K.Tragjas, Kryesia e fshatit Tragjas, Kryesia e organizates veteraneve te l.a.n.cl.Tragjas, familjaret e Deshmorit Xhemil Azem Cakerri… .. VLORE dt.10/10/ 2020.

Lajm i mirë nga Shoqata “Tragjasi” Read More »

Për pasojë të motit të keq, mbeten pa energji zonat ‘Tragjas, Dukat fushë, Dukat fshate dhe Llogara’

Era e fortë ka përfshirë mbrëmjen e djeshme disa zonat të vendit, ndërsa një pemë e rrëzuar në Vlorë ka dëmtuar fiderin R1 N/st Radhime.

Kjo ka bërë që zonat e Tragjasit, Dukatit dhe Llogarasë të mbeten pa energji elektrike.

Lajmi bëhet i ditur nga OSSHE, në një njoftim në rrjetet sociale.

“Njoftim per abonentet Vlore Per pasoje te motit te keq dhe eres se paqendrueshme eshte rrezuar nje peme duke demtuar linjen 10Kv duke demtuar fideri R1 N/st Radhime. Pa energji mbeten zonat ‘Tragjas, Dukat fushe, Dukat fshate dhe Llogara. Urgjenca e OSSHE VLORE ka ngritur grupin e punes dhe po punon per te riparuar difektin Shpresojme ne mirkuptimin tuaj .”

Për pasojë të motit të keq, mbeten pa energji zonat ‘Tragjas, Dukat fushë, Dukat fshate dhe Llogara’ Read More »

Ak sident i rëndë në aksin rrugor Orikum-Llogara/ Humb jetën një person

Një ak sident i rëndë rrugor me pasojë v dekjen ka ndodhur në Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara.
Një automjet tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, dyshohet se ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ak sident i rëndë në aksin rrugor Orikum-Llogara/ Humb jetën një person Read More »

Ak sident i rëndë në aksin rrugor Orikum-Llogara/ Humb jetën një person

Një ak sident i rëndë rrugor me pasojë v dekjen ka ndodhur në Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara.

Një automjet tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, dyshohet se ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ak sident i rëndë në aksin rrugor Orikum-Llogara/ Humb jetën një person Read More »

Mi steri i Lumit të Tragjasit (Izvori) !

Nga Ramen Bitraj !

Një legjendë ,gojëdhanë ,që vjen deri në ditët tona : Bëhet fjalë për origjinën e ujit të Tragjasit ,Izvorit !
Dikur në mal te vendi i quajtur Vidhat e meshkës (mushkonjës ) egzistonte një pus eruptiv i cili nxirrte ujë për disa minuta e më andej humbiste përsëri në thellësi e këjo ndodhte perjodikisht . Këtu merrnin ujë për të pirë dhe bagëtinë .
Një ditë në mal bëhej qethja e dhënëve të Çoban Babait . Njëri prej çobanëve të tij shkon për të mbushur ujë ,nga mbas i shkon dhe Djali i Çoban Babait . Duke mbushur ujë i shket këmba e ujët që ishte duke u tërhequr e merr me vehte ! Djali nuk dolli më ,u mb yt !
Çoban Babai urdhëroi të prit eshin gorrica dhe të sillnin dhe leshin e qethjeve .
Kështu u bë hidh dega gorrice e hidh lesh duhe i thënë mallë kimin ujit : Atje ku plasësh Hairi mos tu paftë !
Uji doli në rrëzë të malit ku buron edhe sot !
Ai çan nëpër fusha duke i përmbytur ato duke krijuar toka të përmbytura dikur ,ku rriteshin shelgje ,verrishte e frashër dhe kashtë ( sheshi i kashtës ) ,toka nuk punohej !
Fshati i Ri i Tragjasit u ngrit afër burimeve të izvorit ,i cili rrjedh i qetë derisa derdhet në det ,në gjirin e Vlores !
Për të siguruar ujë për të pirë përdoreshin kafshët në të cilat ngarkoheshin bucjelat ose kasat e ujit ,shkohesh 1 ose 2 herë në ditë.
Për larjen e teshave rrobave çdo të Diel gratë ndeznin zjarre afër burimeve ku vendosnin mbi tre gurë kazanët e finjës . Rrobat ndereshin mbi gëmusha sa thaheshin ,bëhej një garë e pa shpallur : kujt i zbardhonin më shumë çarçafët ose linjat që vishnin gratë !
Kishte një mirë kuptim dhe shpesh ndihmonin njëra tjetrën ,e shpesh ja merrnin edhe këngës kur fshati nuk kishte vakira .
Këjo punë vazhdonte me një stërmundim.
Pemët e mbjella kërkonin ujë dhe me tre katër lafshë bëhej aksion për të mbartur ujë .
Këjo punë vazhdoi deri në vitin 1972 .
Burra të fshatit shtruan për zgjidhje për funizimin me ujë të tij ,jo vetëm ata që banonin në Tragjas ,po edhe të tjerë që banonin në qytete të tjera .
Një Burrë me kurajo dhe inisiativë të madhe ishte e dhe Sehit Daut Alisinani bashkë me Myftar Lulo Haxhiraj të dy banues në Fier (Ju ndrihtë shpirti ) morën kontakt me autoritete të Naftës Patos ( baza e tubove ) ,ku u siguruan tubot ( të përdorura ) në të vërtetë u morën të reja ,në shkresë nuk ishte theksuar .
U hodhën tubot në bylyko dhe drejt e në Tagjas ( magazinjeri e kish me frikë ,po ne i thamë që nuk të lëmë në baltë ,në shkresë nuk thuhet gjë e vjetër e re )!
Hapi i parë u hodh ,po kështu u gjet pompa një pompë e fuqishme që e ngrinte ujin në lartësi të mëdha !
U bë stacjoni i pompimit atje ku është edhe sot dhe një depo 200 tonëshe .Kontribut për këtë ka dhënë Beqir Alimerko ,ajo u izolua me lëng xhami brenda dhe jashtë ,perfekte !
Erdhi problemi i saldimit të tubove ,kërkohej specjalist shumë i mirë e me përvojë.
Këtë e mori përsipër Mjeshtëri ,me patentë Memisha Gjozeneli ,i cili fluturimthi thotë shtroni tubot se ka kush i bën ato punë !
Te Rystem Rexhepi morën saldatriçen dhe Memua filloi ! Saldimi kurris peshku s’ishte problem për Të ,Ai kish punuar në sa e sa vepra të rëndësidhe ,të cilat nuk po i përmënd se i ka shkruar në Kujtimet e tij !Çekani i tij bëri jehonë në breg të gurrës te harca plakë ,duke marrë përpjetë lartë ,në lëmë të llukës më tej ,lart më lart në kavasall ,majë vejave në mal !
Dritë ,Dritë cixëllonja skidhin parë anët tona .
Memos se çi vinte pas buzagazi Teki, do izolon me ziftin e zi ,tubat do duroni ndryshkun edhe korrozionin !
Këto punë u bitisën ,tubat nëpër fshat u nisën Duar Artët nuk përtuan edhe pse shpesh su drekuan ,nuk duhet ti përmënd ,se të dhëmb edhe më dhëmb ,ndaj dhe në fillim e shrova ,kështu shkrimin Titullova !
Kështu që në fshat të Ri shkoi uji në çdo shtëpi ,u thye edhe LEGJEBDA ,shumë emra nuk i përmenda ! Po hedh ca foto radhe sepse malli Ju ka marrë ,harcën plakë e kavasallë lëmin e llukës e vejën ,Izvorin e ftohët , të rrojnë në Jetë e mot !
Nuk jam poet ,po desha të shkruaj për jetë e vuajtjet e saj ,shumë Djem e Vajza nga fshati im i lindjes për një Jetë më të mirë lanë Prindër e Shtëpinë ,Unë nga ZEMRA SHPREH URIMIN shokë të pa ndarë e paçin GËZIMIN !
Me Respekt Rramën Bitraj 21 shtator 2020

Mi steri i Lumit të Tragjasit (Izvori) ! Read More »

Porti i jahteve në Vlorë/ Mundësi për ankorimin e anijeve turistike dhe rritjen e të ardhurave

Në qytetin bregdetar të Vlorës do të ndërtohen porti i jahteve dhe ai peshkatarëve.

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit të ndërtimit të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, tha se “ideja për ndërtimin e portit të jahteve nuk është e re, është e kahershme. E kemi diskutuar dhe komunikuar disa herë këtu në Vlorë për ta spostuar portin e mallrave dhe për të pasur faktikisht dy porte funksionalë”.

“Një port turistik, i cili sjell me vete shumë punësim, ekonomi, pasi nuk bëhet fjalë thjesht për t’i krijuar mundësi anijeve turistike që të ankorohen, por bëhet fjalë për të pasur në mënyrë të vazhdueshme këtu ekuipazhet e tyre për të marrë të ardhura nga ankorimi gjatë periudhës së qëndrimit. Për të pasur gjithë infrastrukturën e shërbimeve, e cila do t’i shtohet në sasi dhe cilësi infrastrukturës së shërbimeve në zonën e Lungomares, ku ju e mbani mend shumë mirë ku vetëm pak vite më parë kishte shumë pak pika shërbimi dhe ku mund të qëndrohej dhe pjesa tjetër ishte gropa, makina, errësirë”, – nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “është me rëndësi që paralelisht ne të sistemojmë portin e peshkatarëve, të kemi një port që bën shërbimin e mallrave me standarde në mënyrë dinjitoze dhe të kemi një terminal për tragetet, në rast se porti turistik do të marrë jetë”. /atsh

Porti i jahteve në Vlorë/ Mundësi për ankorimin e anijeve turistike dhe rritjen e të ardhurave Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com