Sot më duhet të shkruaj për një njeri, që padyshim, fjalët e rreshtat të qëmtuara bukur janë asgjë para asaj se çfarë ky njeri përfaqëson për Labërinë! Ky është Ago Nezha, i cili sot mbush plot 77 vite!
Jeta e Agos është një rrëfim pranë vatrës së pashuar të dijes. Ajo nis në fshatin Dukat të Vlorës aty ku ai lindi, pa u shkëputur asnjëherë nga peisazhi i vyer i vendlindjes, gjithmonë duke kalitur me dashuri traditat, zakonet dhe identitetin e patjetërsueshëm si bir i Labërisë.
Me një karrierë të gjatë akademike dhe me kontribute të larmishme në fushën e kërkimit shkencor, duke mbajtur me përulësi titujt Profesor-Doktor, Ago është padyshim një dijetar kalibri tejet i respektuar brenda dhe jashtë vendit! Krahas shkencës së lëvruar, Ago numëron një sërë veprash letrare të shkruara nga dora e tij mjeshtërore!📚
Prej vitesh, Ago udhëheq me dinjitet dhe me përgjegjësi atërore Shoqatën Atdhetare-Kulturore Labëria, e cila është kthyer në një organ vital i promovimit të vlerave që pasqyron Labëria dhe krijimit të një mjedisi kulturor tepër të nevojshëm për shoqërinë tonë!
Ai është dekoruar nga presidenti i Republikës me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”!
Në rrugëtimin tim si përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë, e ndjej veten me fat që kam nje mik si Agua,i cili kurdoherë me përvojën dhe karakterin e tij të fortë të Labërisë, më ka qëndruar në krah dhe më ka shtruar ide ne te mire te punes!🙏
Agos ne i urojmë sot një jetë të gjatë e të lumtur, të mbushur me mbarësi, shëndet dhe gëzime!💯
Vullnet Sinaj
Të dashur të afërm, miq dhe shokë, në date 15 Maj rreth orës 9:00 deri në orën 10:00 i jap lamtumirën e fundit vëllait tim (Sabri Kalaj) , në dhomën e vde kjes Santa Maria, Reggio Emilia.
Në orën 10:15/10:30 parashikohet nisja për në Shqipëri dhe ditën e Diel var rimi në Dukat të Ri.
Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj dhe uroj veç të mira të gjithëve nga familja.
Me hidherim ju njoftojme ndarjen nga jeta ne moshen 39 vjecare te Bejaze Nana. Bejazja ishte banore e lagjes Kushtrimi ne qytetin e Vlores.
Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit behet ne date 13 Maj 2021 ora 15:00 ne vorr ezat e qytetit te Vlores.
I shprehim ngushellimet tona familjareve
Një 48 vjeçar është arr estuar nga po licia e Vlorës pasi gjatë kontrollit i është gjetur në makinë një sasi lënde na rkotike.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale J. H., 48 vjeç, banues në Orikum.
Ai u ar restua në fla grancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Po licisë gjetën dhe sek uestruan 130 doza me lëndë na rkotike ka nabis si dhe një peshore elektronike.
48 vjeçari do përballet me ak uzën për veprën pe nale “Pr odhimi dhe shitja e nar kotikëve”
Materialet pr ocedurale në ngarkim të tij i kaluan Pr okurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme./NOA.al
Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen para kohe nga jeta te banorit te krahines tone nga fshati Dukat, Sabri Kalaj. Sabriu u nga nga jeta padrejtesisht ne moshen 32 vecare si pasoje e nje infarkti. Ai jetonte ne Itali ne Reggio Emilia.
Per shkak te situates se pandemise dhe procedurave te nevojshme nuk mund tju bejme me dije aktualisht daten e ceremonise se percjelljes per ne banesen e fundit. Per daten do ju infomojme ne ditet ne vazhdim.
I shprehim ngushellime te sinqerta familjareve dhe te afermve!
Aks ident i rëndë në Dhërmi.
Dy makina janë përp lasë me njëra-tjetrën në rrugën që të çon në bregdet.
Nga përpla sja pasagjerja është pla gosur rëndë.
Shkak për aksi dentin është bërë kalimi në anën e gabuar të njërës nga makinat.
Vijon…
/orikuminews
Partia “Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët ABEOK” ka mundur te marre vetem nje vote ne zgjedhjet e 25 Prillit 2021 per Kuvendin ne Njesine Administrative Orikum. Pamvaresisht se ne listen e kesaj partie kane qene 12 kandidate per deputet ne Njesine Administrative Orikum e cila perfshin Orikumin dhe fshatrat Dukat, Tragjas e Radhime, kjo parti ka siguruar vetem nje vote. Kjo do te thote qe minimalisht nga 12 kandidatet e kesaj partie vetem njeri prej tyre e ka votuar Partine “Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”. Nga ana tjeter kuptohet qarte qe kandidatet per deputetet te kesaj liste nuk kane votuar as veten e tyre. Me poshte gjeni listet me 12 kandidate per deputet te partise ABEOK:
Keto jane rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve te 25 Prillit ne Njesine Administrative Orikum.
ZAZ nr 83 (Njesia Administrative Orikum):
Numri total i qendrave te votimit 14
Numri total i zgjedhësve në list 9333
Numri total i zgjedhësve femra në list 4577
Numri i qendrave të votimit të numëruara 14
Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara 3448
Numri i votueseve femra në qendrat e votimit të numëruara 1705
Vota të pavlefshme 170
Perqindja e numrit te votursve : 36.9%
Rezultatet sipas Partive:
1.Partia Socialdemokrate 22 Vota 0.67 %
2.Partia Balli Kombetar 7 Vota 0.21 %
3.Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 8 Vota 0.24 %
4.Partia Bindja Demokratike 304 Vota 9.27 %
5.Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni 1 Vota 0.03 %
6.Levizja Socialiste per Integrim 60 Vota 1.83 %
7.Partia Nisma Thurje 9 Vota 0.27 %
8.Partia Levizja e Re 6 Vota 0.18 %
9.Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim” 920 Vota 28.07 %
10.Partia Aleanca Demokracia e Re 3 Vota 0.09 %
11.Partia Lëvizja Për Ndryshim 59 Vota 1.80 %
12.Partia Socialiste e Shqiperise 1879 Vota 57.32 %
Ne zgjedhjet e 25 Prillit ne Njesine Administrative Orikum ku perfshihen Orikumi dhe fshatrat Dukat, Tragjas e Radhime, Partia Demokratike”Aleanca per Ndryshim” 920 vota, 28.07% te votave. Kandidati me i votuar nga lista e Partise Demokratike ne kete Njesi eshte Arbi Agalliu me 225 vota. I dyti me me shume vota eshte Bujar Leskaj. Depueti me pak i votuar nga lista e PD eshte deputeti Vangjel Anagnosti i cili ka marre vetem nje vote. Kjo eshte renditja sipas numri te votuesve per deputetet e listes se Partise Demokratike “Aleanca per Ndryshim”:
1. Arbi Agalliu 225
2. Bujar Leskaj 152
3. Fation Veizaj 104
4. Nadire Meçorapaj 55
5. Gëzim Ademaj 46
6. Ina Zhupa 21
7. Nada Daullja 19
8. Alta Haluci 18
9. Julian Zoto 9
10. Atird Hoxha 6
11. Jolio Dine 3
12. Vangjel Anagnosti 1
Partia Socialiste fitoi shumicen me 57.32% te votave. Kandidati me i votuar nga lista e Partise Socialiste ne kete Njesi eshte Anduel Tahiraj me 341 vota. I dyti me me shume vota eshte kryetari i Partise Socialise Edi Rama. Depueti me pak i votuar nga lista e PS eshte deputetja Teuta Rama. Kjo eshte renditja sipas numri te votuesve per deputetet e listes se partise Socialoste:
1. Anduel Tahiraj 341
2. Edi Rama 282
3. Anila Denaj 164
4. Leonard Beqiri 147
5. Pranvera Resulaj 105
6. Ilir Metaj 82
7. Vullnet Sinaj 71
8. Damian Gjiknuri 69
9. Laura Ferati 60
10. Ervis Moçka 50
11. Niko Kuri 49
12. Teuta Ramaj 40