Te fundit nga zona

Prefekti Mamaj: Në aksin Dukat-Llogora ka filluar hedhja e kripës

Llogoraja prej mbrëmjes së djeshme është mbuluar nga dëbora, ndërsa reshjet nuk kanë krijuar asnjë problem në qarkullimin e automjeteve në segmentin rrugor që përshkon këtë rrugë, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë. Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha sot për ATSH-në se “situata ka qenë në kontroll që në momentet e para të uljes së temperaturave dhe reshjeve të dëborës”.
Sipas tij, kontraktori ka marrë masa për të përballuar reshjet e borës dhe ngricat. “Në aksin Dukat-Llogora ka filluar hedhja e kripës, gjë që krijon parametrat e duhur për lëvizjen e mjeteve dhe shmangien e rrez ikut të rr ëshqitjes”, theksoi Mamaj.

“P olicia po monitoron trafikun në këtë aks rrugor për të shmangur aksiendetet e mundshme duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në qarkullim e të përdorin mjetet e nevojshme”, – shtoi Mamaj.

Prania e borës në mjediset e Parkut Kombëtar të Llogorasë, e bën më tërheqës këtë mjedis pyjor malor edhe për të apasionuarit pas turizmit të bardhë. Qafa e Llogorasë ka rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

Prefekti Mamaj: Në aksin Dukat-Llogora ka filluar hedhja e kripës Read More »

Debati për huan e rrugës Vlorë-Orikum, Denaj i përgjigjet Metës

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një konferencë për mediat i është përgjigjur sot presidentit Ilir Meta në lidhje me marrëveshjen e Huasë me Fondit Saudit të Zhvillimit për projektin e rrugës Vlorë-Orikum.

Ministrja pohoi se nuk ka pasur negociata për marrëveshjen pasi nuk bëhej fjalë për hua të re, por për një hua të negociuar më parë. Ajo tha ndër të tjera se një pjesë e huasë është rialokuar nga një objekt në tjetër, brenda të njëjtës zonë gjeografike, ndërsa shtoi se janë respektuar të gjitha proceduat dhe nuk ka shkelje të Kushtetutës.
“Ky aks do të sjellë përfitime për qytetarët. Presidenti i Republikës është informuar me dy shkresa për huan, në lidhje me termin ‘negocim’ dhe arsyet e ndryshimit. Nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi financiar të ri jashtë parashikimeve buxhetore dhe termave financiare të rialokuara më parë. Ky është rialokim i siguruar më parë pas një marrëveshje. Ajo që kërkohet të arrihet është që me të një fond të negociuar sipas parashikimeve kushtetuese, të realizohet një projekt infrastrukturor në të njëjtën vend. Nuk do të ndryshojë as shuma, as afati. Kjo dakordësi me kompaninë, i hapi rrugë punës. Ku qëndron kundërshtia me Kushtetutën?! Në germë? Në qëllim apo frymë? Ai është lehtësisht i lexueshëm, pasi është nevojë për të rritur investim instrastrukturor. Procedura është ligjore. Sqarojmë zyrën e presidentit se vetëm për kushtet e projektmarrëveshjes, nuk janë dakord me kushtet bazë të një marrëveshje të tillë, vetëm në këtë raste ngrihet grupet negociatore.”, tha Denaj.

Denaj tha se meta intepreton në mënyrë të gabuar. “Presidenti për të mbështetur arsyet e refuzimit të kërkesës së autorizimit të plotfuqishmërisë interpreton në mënyrë të gabuar. Ngre akuza për mashtrim, kundërshtim me Kushtetutën, akuza të panevojshme sepse nuk është ky qëllimi i qeverisë dhe ministrisë së Financave. Në këtë moment kërkoj të sqaroj publikisht se cila është nevoja e ndryshimit të objektit infrastrukturor. Analiza e vlerësimit të projektit të parë të lotit të 4 të lumit të Vlorës, nxori një vlerë më të lartë se vlera e huas dhe vetë projektin e parë jo ekonomik. U vendos kalimi i fondeve në një tjetër projekt. Projekti i ri ekonomik është gati dhe FSHZH është në fazat finale për të rakorduar financimin e tij. Kujtoj të gjithë banorët e zonave malore se prej gati 30 vitesh po shohin të bëhet realitet një ndërlidhje mes zonave që ishte ëndërr. Lidhja e Tepelenës me bregdetin e Jugut po realizohet nëpërmjet rrugës Gusmar-Kuç.”, pohoi ministrja.

Debati për huan e rrugës Vlorë-Orikum, Denaj i përgjigjet Metës Read More »

Video – Dedikim për Bako Bratin “Bako djalë, o rrën jëdali, si të doli ai xha në..!”

Nje kenge labe prekese eshte kenduar nga kengetari i kenges polifonike labe, Nazif Cela, nje dedikim ky i bere nga familjaret per djalin nga Tragjasi Bako Brati i cili u nda nga jeta ne 5 Korrik 2019 ne shtetin fqinj, Itali, ne nje moshe te re. Ndarja e tij nga jeta ishte e papritur dhe tro nditi jo vetem familaret dhe te afermit por gjithe krahinen.

Teksti i kenges:

Lajmi i re nde tra zoi detin, S’qe haber por qe ma ndate. Mo rti është te Dervish Brati, hapi va jin atë natë. Rru fe lajmi mori dhenë, u përhap si vetë timë, Për Bakon djalin levendë, 5 Korrik e mbylli synë. Xha Dervishi burrë dra gua, ra si shkëmbë në rrukullimë. Për djalin shumë u he lmua, shpejtoi për ti vajt në brinjë. Pesë ditë priti vardharin, miq e shokë nga çdo anë
Një ditë e la duh anin dhe i vajti Bakos pranë,  Velide nënë e hel muar, që me natë zë e vaj tonë. Foton e Bakos në duar, e zë va jin e s’pushonë. Djalë si ma pate hallin, ty o djalë kush tu ndodh pranë. Bako djalë, o rrën jëdali, si të doli ai xha në. Vde kja jote më he lmoi, veç një Zot atë ma di, 5 Korrik ditë e mall kuar, ajo ditë që mbylle synë. Dy fëmijë që na ke lënë, i ke lënë me kokë mënjanë. Joridën si një copë Hënë, dhe Mateon djalë asganë. O Bako Brati o djalë, dheut krahët ja ke shtruar. Pranë e pranë o me babanë qa ni hal let babë e birë

Video – Dedikim për Bako Bratin “Bako djalë, o rrën jëdali, si të doli ai xha në..!” Read More »

Tragjas – Shiten kaposha deti BIO! Kontaktoni ne numrin… (Foto&Video)

Njoftim:
Kush eshte i interesuar per te blere kaposha deti bio dhe te shijshem mund te kontaktoje ne numrin e telefonit : 0698889726.
Kaposhat jane te rritur ne fshatin Tragjas me ushqim natyral dhe ne natyre.

Telefononi : 0698889726

Kush deshiron te beje njoftime te ndryshme te na kontaktoje ne facebook ne faqen e orikuminews. 

Tragjas – Shiten kaposha deti BIO! Kontaktoni ne numrin… (Foto&Video) Read More »

Këngëtarja e njohur Maya fjale prekëse për vëllain e saj: ‘Ne të kishim kryefjalën e cdo fjalie, të kishim refrenin e jetës, tani je bërë dhimbja jonë’

Kengetarja e njohur Maya fjale prekese, te ndjera per vellain e saj i cili u nda nga jeta para tre vitesh.
‘Nuk kemi mundesi te shpresojme Se do na kaloje ndonjehere kjo dhimbje, por kemi force dhe shprese, te mesohemi te jetojme me kete dhimbje’- shkruan Maya

U bene 3 vite pa Ty vellai jone I shtrenjti , I vetmi jone MITAT..🥲🥲🥲
Ne te kishim kryefjalen e cdo fjalie, te kishim refrenin e jetes, tani je bere dhimbja jone, here e mposhtim, here n’a mopsht…Nuk kemi mundesi te shpresojme Se do na kaloje ndonjehere kjo dh imbje, por kemi force dhe shprese, te mesohemi te jetojme me kete dhimbje…,Ne gezuam dhe u lumturuam me njeri tjetrin per shume vite me radhe,dhe per kete themi prape faleminderit,drita e syve te tu ,nuk shuhet kurre per ne …😥😥😥😥
Ti je ne zemren tone, ne shpirtin tone, ne gjakun tone , ne mendjen tone ..
Zoti te deshi prane vetes,..
Pusho I qete o drita jone🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼❤️❤️❤️❤️❤️
/orikuminews/

Këngëtarja e njohur Maya fjale prekëse për vëllain e saj: ‘Ne të kishim kryefjalën e cdo fjalie, të kishim refrenin e jetës, tani je bërë dhimbja jonë’ Read More »

Përmbledhje me 30 toponime të fshatit Tragjas

Kjo eshte nje permbledhje e disa toponimeve te fshatit Tragjas.

Toponime kryesore të fshatit janë vendosur me kuptimin apo prejardhjen e emërtimit përkatës. Në përzgjedhjen e zbërthimin e këtyre toponimeve është treguar kujdes për të mbuluar gjithë hapësirën që zë territori i fshatit Tragjas, por toponimet në Tragjas janë të shumta:

Stravoi – emër me prejardhje sllave, por edhe nga greqishtja, që do të thotë kryq.
Përroi i Bubuligës – emër nga fjalët “bubu e liga”.
Maja e Zhurës – nga rërë e trashë, me përmbajtje shtufi dhe zhavorri të imët.
Hauzi – nga gropë që ngjan me një kazan gjigant, me mure prej shkëmbinjsh të thepisur, por që ka hyrje dhe dalje të ujërave, kanione
Vali i Qesarit – emër që ka lidhje me Çezarin e Madh të Romës së lashtë.
Udha e italianëve – me që është ndërtuar prej okupatorëve gjatë Luftës së Parë për qëllime ushtarake në vitet 1915-1919.
Maja e Qivurit – mendohet se ka pasur shumë qivurë.
Qafa e Varreve – ndodhen disa varre të vjetër.
Maja e Viçanit – emër, me prejardhje nga fjala vit, çan rrethimin.
Fushën e Kadiut – ka mundësi të jetë quajtur e Kadiut, sepse ka qenë pronë e tij.
Sofa – prejardhjen nga fjala sofër, por mund ta ketë edhe nga emri Sofi i ndonjë gruaje, qytezë e lashtë.
Maja e Konxhules – lnga ëkundëse, kolovajs.
Erihua – emër që ka lidhje me emrin e Orikumit, që ndodhet në buzë të detit.
Tragjas – Dragjat, Tragiatas, Tragasei, që mund ta kenë prejardhjen nga fjala ilire treg Tregasi – Tragiasi – Tragjasi.
Tragasi – krahinë e Epirit
Kripa e Tragjasit – Poseidoni bërë kripore.
Tregesht – fjala ilire Treg=Tragas.
Gropa e Aliut – Alliret, kanë ikur nga Tragjasi herët.
Gropa e Sulit – E suljotëve të larguar shekuj më parë.
Qafa e Kalisë – Emër i vjetër ilir.
Mali i Qorres – Mendohet se aty janë qorruar njerëz nga vetëtimat.
Bregu i Gomares – Mundet nga Gjon Mara (njeri).
Gropa e Fikut – Ka patu mjaft fiq në këtë gropë.
Lëmi i Llukës – Dikur pa pasur një lëm, që e kish ndërtuar Lluka, por edhe vend që rritet lluka (lloj druri).
Maja e Zezë – Gjatë gjithë kohë ka qenë e zëzë, e frikshme.
Sheshet – Vend i sheshtë, ku ngriheshin stanet gjatë beharit.
Maja e Qytezës – Dikur në lashtësi ka qenë qytezë.
Përroi i Vilave – Mendohet se dikur ka pasur vila (shtëpi), por edhe hardhi rrushi.
Lugu i Drizës – Vend që ka shumë driza.
Gjiniva – Vend që dikur, para lindjes së Krishtit, ka qenë fshat me shumë shtëpi, por edhe Gjin Ivani

Historia e Tragjasit/

Përmbledhje me 30 toponime të fshatit Tragjas Read More »