Te fundit nga zona

La emigrimin për vendlindjen, i riu prodhon mjaltë në Dukat

50 bletërritësve të zonës së fshatit Dukat të Vlorës iu shtua dhe një 28 vjeçar, i cili la emigrimin në Itali për të punuar pranë familjarëve të tij.

“Nuk mund të jetoja në Itali pasi jetesa atje ishte shumë e vështirë. Emigrimi është shumë i vështirë, pasi mungojnë miqtë, familjarët mungojnë shumë gjëra. Ndërsa këtu je afër me familjen dhe punon së bashku me ta”, shprehet bletërritësi, Edison Qesargjoni.

Qesargjoni ndodhet në zonën poshtë malit të Karaburunit, aty ku kujdesej për kosheret e bletëve me tymuesen në dorë.

“Unë këtu primare kam bletarinë që e kam trashëguar nga babai dhe shkoj çdo ditë në zonën ku ndodhen kosheret, po ashtu dhe punë të tjera që ka familja me bujqësinë. Kemi rreth 240 koshere me bletë si familje, në Karaburun dhe në zonën e fshatit të Dhërmiut, por kemi dhe probleme”, shprehet 28-vjeçari, “mungesën e tregut të shitjes së mjaltit apo dhe prodhimeve të tjera bujqësore, po ashtu mungesa e subvecioneve”, thotë ai.

Edisoni ka nisur dhe universitetin. Ai u bën thirrje dhe bashkëmoshatarëve të tij që nëse u jepet mundësia të kthehen në vendlindje.

La emigrimin për vendlindjen, i riu prodhon mjaltë në Dukat Read More »

Kamioni pëson defekt në Llogora, bllokohet qarkullimi

Është bllokuar ditën e sotme (29 gusht) aksi rrugor Vlorë-Llogara, në vendin e quajtur “Çesma”.

Mësohet se një kamion ka bllokuar rrugën për shkak se ka pësuar defekt.

“Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Vlorë-Llogara”, në vendin e quajtur “Çesma”, ka mbetur në rrugë një kamion, për shkak se ka pësuar defekt. Për këtë arsye është bllokuar ky aks rrugor. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës”, njofton policia.

Kamioni pëson defekt në Llogora, bllokohet qarkullimi Read More »

Në aksin Vlorë – Orikum/ ‘Natën si kusarë hedhin mbeturinat jashtë kazanëve, turp e faqja e zezë’

Hedhja e mbetjeve jashtë zonave të përcaktuara apo koshave përbën krim mjedisor. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka publikuar sot një video në rrjetet e saj sociale, ku denoncon rastin e dy automjeteve në aksin Vlorë – Orikum të cilat në mbrëmje hedhin mbetjet jashtë koshave.

“Ja ç’ndodhi në aksin nacional Vlorë-Orikum, ku dy makina private njëra pas tjetrës shkojnë natën si kusarë dhe hedhin mbeturinat jashtë kazanëve pavarësisht se kazanët janë bosh! Me të tilla raste përballen ekipet e pastrimit çdo ditë, nga individë e biznese, që publiken e shohin si tokë pa Zot dhe i hedhin kuturu plehrat, jashtë pragut të tyre”, shkruan Kumbaro, duke njoftuar angazhimin e Policisë së Shtetit për ndalimin e autorit dhe Policisë Bashkiake të Vlorës, e cila i ka vendosur gjobë qytetarit. Sic shihet nga fleta e gjobës, personi që hodhi mbetjet urbane është shtetasi Astrit Bilbili. Pas ndalimit nga policia ndaj tij është vendosur gjobë 50 mijë lekë të vjetra.

Në aksin Vlorë – Orikum/ ‘Natën si kusarë hedhin mbeturinat jashtë kazanëve, turp e faqja e zezë’ Read More »

Zjarr midis fshatit Radhimë dhe Tragjas

I nxehti përvëlues ka shkaktuar zjarret e para në vendin tonë.

Një zjarr ka përfshirë sot kodrat midis fshatit Radhimë dhe Tragjas në Vlorë.
Flakët të ndihmuara dhe nga era janë duke djegur kryesisht shkurre, por duke rrezikuar dhe stanet apo dhe vreshtat që ndodhen përgjatë baypassit mbi fshatin Radhimë.
Zjarrfikësit e Vlorës janë duke punuar për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Zjarr midis fshatit Radhimë dhe Tragjas Read More »

Telefonata e pushuesve të Orikumit alarmon policinë: ‘Kemi parë një peshkaqen’

Një telefonatë nga pushuesit në plazhin e Orikumit ka alarmuar policinë e Vlorës.

Ata kanë raportuar se kanë parë një peshkaqen në det. Blutë, pas telefonatës kanë monitoruar të gjithë zonën mesditën e sotme.

Pushuesit kanë njoftuar se e kanë parë peshkaqenin afër bazës së Pashalimanit.

Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet e rendit të policisë Orikum po kontrollojnë me mjete lundruese në det. Gjithashtu ka patrulla të shtuara nga toka për monitorimin dhe krijimin e një perimetri të sigurisë për notarët.

Drejtori i zonave të mbrojtura në Vlorë Nexhip Hysolakaj sqaron se zakonisht peshkaqenët që janë shfaqur në ujërat tonë nuk janë të rrezikshëm megjithatë nuk mund të neglizhohen këto raste./albeu.com/

Telefonata e pushuesve të Orikumit alarmon policinë: ‘Kemi parë një peshkaqen’ Read More »

‘Jatagan me trëndelinë’, vepra e rapsodit Hamdi pulo nga Tragjasi

Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj u trajtua këtë të dielë figura e rapsodit nga Tragjasi Hamdi Pulo

Ndërmjet vargmaleve Akrokeraune dhe vargmaleve të longarës që fillon me grykën e Sazanit, malin e karaburunit, qafën e Llogorasë dhe malin e Çikës, shtrihet në formën e një trekëndëshi sipas emërit të lashtë që vjen nga Ilirishtja gryka e ERIHOIT, në mesin e sëcilës ngrihet fshati i vjetër i Tragjasit. Aktualisht sot kjo grykë banohet nga fshatrat Tragjas, Dukat, Radhimë dhe qyteti i Orikumit. Udhëtimi nisi nga fshati i ri i Tragjasit.

Vetëm 5 km larg por me një infrastrukturë të vështirë arritëm në kodër të fshatit te vjetër të Tragjasit. Një bukuri magjepsëse e këtij peisazhi fantastik që mbledh rreth vetes jo vetëm bukurinë natyrore por edhe historinë tragjike të këtij vëndi, që në formën e një kështjelle madhështore mbart në vetvete dhimbje dhe trimëri.

Fshati ka nje histori shekullore.Tragjasi shtrihet në jug të Vlorës, rrëze Lungarës, mbi burimin e İzvorit.
Gjurmët e vendbanimit të lashtë janë shfaqur në qytezen e Sofes, ku jane dukur edhe tuma ilire. Akoma dhe sot aty pranë Tragjasit të vjetër gjendet një vend i qujtur maja e qytetës. Arkeologët kane datuar rrenojat e disa ndertimeve qysh nga shekulli i IV-VII para Krishtit. Ky fshat ka qene i njohur me disa emra si: Tregas, Dragjat, Tregasaj, Dragjiates. Në antikitet ky vendbanim bënte pjesë në qëndrat e fortifikuara të gjirit të Vlorës dhe lidhej me Orikumin. U shkatërrua disa here nga pushtuesit Osmane e u rindërtua ne shekullin XVI,ku përmendet edhe kalaja e Gjon Boçarit. Kjo kala mesjetare përforcohet nga dy kulla gjashtëkëndore.Lartësia e mureve shkon ne 5,5 metra e gjerësia 1,25 metra.Ndërtimi i saj eshte i lidhur me fisin e Boçarëve. Themelues i hershëm përmendet Gjon Boçari, bashkëkohës i Skënderbeut.

Banorët e ketij fshati kane marre pjese aktive ne jeten politike dhe ushtarake te periudhes se mesjetes, ne kryengritjet antiosmane me 1432,1443, 1581,1833,1847 , dhe me pas gjate rilindjes kombetare, në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në ditët e shpalljes së pavarsisë në 1912 Tragjasi ka qenë një bazë dhe një mbështetje e rëndësishme për Ismail Qemalin në betejat e brendëshme politike që zhvilloheshin në Vlorë në ato ditë të vështira si dhe në mbështetje të Qeverisë të Vlorës më pas.
Ky fshat ka nxjerre burra te shquar te perjetesuar ne këngë si Kamber Delua, Mahmud Hoxha, Ali Zeneli, Ali İslami, Hasan Skendua, Numan Bala, e shumë të tjerë.

Fshati i moçëm i Tragjasit është një vendbanim shumë më i hershëm nga qyteti i Orikumit, ku ky i fundit u ndërtua nga kolonët grek që u përhapën gjatë bregdetit të fiseve Ilire.Përreth fshatit Tragjas kanë ekzistuar edhe qëndra të tjera të një banimi të lashtë, si qyteza e Sofes që ndodhet 500 m në vijë ajërore në perëndim të fshatit. Këtu ekzistojnë gjurmët e një kështjelle të ngritur mbi një kodër shkëmbore, një sipërfaqe prej 4 hektar. Këtu ruhen muret dhe shenjat e një kishe që tregon kohën e hapjes së krishtërimit. Nga të gjitha faktet dhe gojëdhënat rezulton se Tragjasi i mocëm ka pasë qënë ngritur në vendin ku ndodhet sot Tragjasi i vjetër, 25 metra në jug të Vlorës. Tragjasi ngrihet si një amfiteatër në faqen e një kodre të rrethuar me përrenj e gremina .Ndërtimi i tij është me mure guri të trashë, me shtëpi dy katëshe, me dritare me pamje nga deti me sitem tualetesh Brenda dhomave i shtruar me kalldrëm, me havlli, sofa dhe porta me harqe me gurë të latuar. Tragjasi kishte dy kroje një që banorët e përdornin për të pirë ujë banorët dhe tjetri për bagëtit.

Hamdi Dervish Pulo erdhi në jetë në vitin 1941 në Tragjas në një familje me baza atdhetare dhe patëriotike. Ai u rrit në një vatër ku dashuria për vëndin dhe për njerëzit ishte ushqim i përditshëm. Nëna e tij Rabo dhe babai Dervish, dy prindër me shumë mundime dhe sakrificë që lindën dhe rritën 5 fëmijë, 4 djem dhe një vajzë. Numan Bala kacaku I dëgjuar I atyre anëve ka qënë paraardhës i tij. Hamdiu një pjesë të fëmijërisë e kaloi në fshatin Tragjas në atë shtëpinë dy katëshe prej guri, me shkallë prej guri dhe me një avlli ku para të shfaqet peisazhi i një parajse. Hamdiu u largua nga kjo shtëpi në moshën 5 vjeçare për tu shkolluar në Tiranë ku xhaxhai e strehon dhe kujdeset për të. Fillimisht Hamdiu futet në kopshtin ditor të shkollës së “Kuqe” dhe më vonë në shtëpinë e fëmijës në Laprakë. Pas mbarimit të klasës së katërt trasferohet në Vlorë e më vonë pranë familjes në fshat ku mbaron aty shkollën 7 vjeçare. Më vonë Hamdiu me bursë të shtetit shkon në shkollën ushtarake “Skënderbej’ një vit në shkollën e bashkuar “Enver Hoxha” dhe një vit tjetër në shkollën e oficerave ku edhe u emërua puntor operativ në Sarandë. Në vitin 1969 diplomohet jurist dhe emnërohet hetues në Gjirokastër ku punoi deri në vitin 1975, pasi u lirua dhe u vendos ne Vlorë. Kjo ishte një goditje e forte shpirtërore për Hamdiun, e cila e ligështoi jashtëzakonisht dhe po këtë vit trasferohet në Vlorë, duke punuar po në të njëjtin profesion në disa ndërrmarje dhe institucione të këtij rrethi deri në vitin 1991, ku duke qënë jurist në arbitrazhin e rrethit doli si i papërshtatshëm me nenin famëkeq 24/1.

Por Hamdiu nuk e ndau kurr shpirtin nga vendëlindja e tij, ai në kujtimet e tij thotë:

Një pjesë e fëmijërisë ka kaluar në fshatin tim të lindjes Tragjas dhe shpesh pas babait tim I cili ka qenë coban. Që në fëmijëri mësova shumë për fshatin, traditat , historinë dhe zakonet e një jete të thjeshtë dhe intime të njerëzve fisnik. Kjo njohëje dhe kujtimet mbresëlënëse mbi botën e fisit dhe atë të çobanit, të këtij guri antikiteti, zotit të vetëm të bukurisë dhe shijes së vetëm të natyrës. Pikërisht këto kujtime kanë qënë shkrepjet e para që ndezën dhe shpërthyen muzën poetike tek unë.

Në dellin poetik të Hamdi Puloj ka ndikuar edhe geni i trashëgimisë. Gjyshi nga nëna i Hamdiut ka qenë bejtexhi, e ndërsa babai i tij Dervishi ka qenë një këngëtar i mirë dhe një korife i valles.

Hamdiu përpos profesionit dhe jetës së tij përkrahë kishte edhe penën dhe polifoninë, nga e cila nuk hoqi dorë kurr deri në frymën e fundit. Hamdiu u martua dhe krijoi familje me një vajzë që rrithte nga një familje fisnike me vlera të mëdha. Negimja një vajzë e rritur me dy prindër shembull u njohë me Hamdiun në një moshë fare të re dhe ndërtuan kështu një jetë bashkëshortore duke mbështetur dhe pritur njëri tjetrin në çdo hap dhe çdo rrugëtim jetësor….Çifti Puloj solli në jetë dy fëmijë një vajzë dhe një djal dhe sakrificat dhe vështirësit e kohës i harruan nga lumturia e prindërimit.

Poezia e Hamdiut qëndron në mesin e artë pasi ajo dallohet shumë nga të gjitha drejtimet me krijimtarinë e bejtexhinjëve dhe rapsodëve, por nga ana tjetër ajo afrohet shumë me poezinë moderne që ruan dhe reflekton vargëzimin me rimë. Krijimtaria e Hamdiut është një rrymë e veçantë e cila lidhë hallkat e antikitetit me modernen. Faktori kryesor për ruajtjen e kësaj linje ka qenë mbretëresha e artit siç e quante vetë ai, polifonia. Dëshira këmbëngulëse e grupit polifonik pas vdekjes së Beqir Laçes ishte shtysa e Hamdiut për të krijuar dhe mbajtur gjallë këtë grup për ti bërë ballë konkurencës së hekurt të atyre viteve 1970, 1988.

Ishin vitet më të zjarrta të polifonisë, vite të një krijimtarie kulmore dhe shpërthimi, vitet e etheve të konkurencës, ku përplaseshin dhe ndesheshin për jetë a vdekje mallet e polifonisë labe. Ishin vitet 1970 Hamdiu ndodhej me punë në Gjirokastër. Një këngë e dëgjuar në radio nga grupi i Picarit i cili i këndonte çobanit nuk i pati tingëlluar mirë pasi vargjet nuk kishin mundur të spikatnin këtë figurë ashtu siç e njihte Hamdiu. Hamdiu ndërton një tekst dhe ja jep për ta lexuar muzikantit Roland Çene i cili ja dha poetit Agim Shehu, I cili shprehu pëlqimin e tij dhe vlerësimin për këtë talent. Pikërisht ky ishte momenti që Hamdiu nuk e ndali penën për artin.

Agim Shehu ishte redaktori i parë i poezive të para ..

Poezia “Çobanët lënë Vërrinë” poezia e cila u këndua dhe incizua në 1977 nga grupi i Tragjasit, i cili në atë kohë përfaqësohej nga një plejadë me moshë të re i gërshetuar me elementin autokton pak më të vjetër dhe atë femër. Një grup i aftë për të ekzekutuar varjantet dhe gjinitë që pasqyronte folklori i zonës.

Kështu nisi bashkëpunimi dhe vazhdimi me grupin, po atë vjeshtë u realizua një gurrë popullore me këngët “Çobanët lënë vërrinë” Thëllëzë e bukur e fushës” Shqipëri kala mbi male” “Shqipëri moj pallë zhveshur”

Këtë këngë e merrte Lefteri Alimerko dhe ja kthente Hasko Xhuveli. Të dy këta personazhe por edhe shumë të tjerë që i dhanë zë dhe hov këngës dhe personifikuan grupin e Tragjasit, si Aranit Daupi apo Tartar Avduli e shumë të tjerë që edhe sot mbajnë gjallë këto kryevepra. Grupi mori pjesë në festivalin kombëtar të vitit 1978. Kënga ishte tekst i Hamdi Pulo dhe ishte kenga me titull “Sot ka ardhur komisari” merita e suksesit të kësaj kënge i takonte marrësit Aranit Daupi emblema e polifonisë së Tragjasit dhe një nga korifenjt më të mëdhenj të këngës labe.

Në këngën labe Hamdiu zë një vend të veçantë qe ngrohu shpirtin popullor të Labërisë.

Muza e poetit Hamdi Pulo është përmbledhur në vëllimin poetik “Jatagan dhe trendelinë” , duke shfaqur qartë prirjen e theksuar të vizionit të tij poetik. Në vargjet e tij shfaqen dukshëm shprehjet figurative, sintaksa poetike, fjalori poetik, e mbi të gjitha atë që poeti ravijëzon në pasurimin e këngës labe, në kohët e sotme me epikën dhe lirikën e saj. Në tërësi në krijimtarinë e këtij poeti ndihet një ritëm ekspresiv e funksional, në spektrin e të cilit rezatohet një pasion kërkues, me shqetësim e vrojtim artistik, me preokupime të një dimensioni historik e aktual që shprehin shqetësimet e poetit për jetën shqiptare, luftrat e tij për liri dhe pavarësi kombëtare, por edhe shpirtin e tij të ndjeshëm e lirik, herë-herë befasues.

‘Jatagan me trëndelinë’, vepra e rapsodit Hamdi pulo nga Tragjasi Read More »

Arrestohet 46-vjeçari në Orikum

Vlorë/ Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, në Radhimë, vihet në pranga 46-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, veçanërisht të atyre në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë goditur një tjetër rast të paligjshmërive në këtë fushë.

Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi B. K. kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.

Arrestohet 46-vjeçari në Orikum Read More »

‘C’ja kèpute zemrèn Nènès’/ Nga Demir Jazo

C’ja kèpute zemrèn Nènès!!!
……………………………………….
Ç”zi pllakosi nè krahinè
Qe kèshtu i shkruar fati
Shum puntorè buza e qeshur
Djalè i mirè. Arbèr Ferati
…………………………………………
O pèllumb me krahè hapur
Çja kèpute zemrèn Nènès
Vajza do tè presè te pragu
Duartè lartè ti luten Hènès
…………………………………………
Kam shumè gjèra per ti thènè
Porè pena mè kullon lotè
Me tè zi …veshe ktè Nènè
Pèr ty Arbèr sduronè dotè
…………………………………………..
Ishe djalè me ca premtime
Kishe shumè ide nè kokè
Por zoti ……..stè la tè hecje
Tè merrè””dhe tè bèka shok
……………………………………………
Pse kèshtu zotè”pa mèshirè
Qè lèshonè dorèn mbi dhe
Ja le vajzèn ………pa Babain
Do qajè” do thotè “Babè ku Je
…………………………………………….
22.6.2023dxhj respekte dhe ngushèllime familjes Ferati per kète humbje tè madhe te qofte dheu i letè Arbèr!! Nga Demir Jazo

‘C’ja kèpute zemrèn Nènès’/ Nga Demir Jazo Read More »