Te fundit nga zona

Ndau burrin duke i thene ‘S’plasa per b…. e tua’ dhe ndertoi Shkollen e kuqe ne Tragjas ! Nga Zyba Hysen Hysa !

Përgjatë kërkimeve dhe studimeve të ndryshme, për efekt të shkrimit të një libri për Tragjasin e Vërtetë, më habit fakti, që aty ishte ndërtuar  shkolla e parë shqipe qysh më 6 mars 1890, sepse mësimi i gjuhës shqipe bëhej në këtë fshat qysh në vitin 1870 me abetaren e Hoxha Tasimit, i cili pas « Beslidhjes së Arsimit » të krijuar në 1864 në Filat të Camërisë,  Hoxha Tasim, vendqëndrimin e kishte në Tragjas, në Kullën Ferhati, ku zhvillohej edhe mësimi nga anëtari i kësaj Beslidhje dhe miku i Hoxha Tasimit, Haris Ferhati.
Kjo gjë më nxiti për të mësuar më shumë për historinë e kësaj shkolle dhe pyetja e parë që më lindi ishte, se cili qe ideatori dhe ndërtuesit i shkollës?

Duke qënë vatër e patriotizmit, në Tragjas vinin patriotë dhe mendimtarë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, por edhe nga jashtë, nga Stambolli dhe ideatorët për hapjen e kësaj shkolle ishin Hoxha Tasimi, Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Ismail Qemali, dhe, Abdyl Frashëri, i cili, para se të shkonte në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, la Abetaren e tij në Tragjas.

Bisedat për përhapjen e gjuhës shqipe bëheshin në çdo krahinë, fshat e vatër shqiptare, por epiqendra e pritjeve dhe përcjelljeve të këtyre patriotëve që vinin nga larg, ka qënë KULLA FERHATI dhe s’kish se si Feratajt të mos ishin bindur për rëndësinë dhe domozdoshmërinë e ngritjes së një shkolle në fshat.
Si çdo gjë që kërkon bindje e më pas të bëhet realitet, edhe fshatarët e Tragjasit kishin mbërritur në një pikë, që duhej pa tjetër të ngrihej kjo shkollë, por vërtet, fshati iveston në ngritjen e një çezme, në dërgimin e një nxënësi për studime jashtë shtetit, por të ngrihej një shkollë, kërkonte ivestim të madh.
Haris Ferati, s’kishte djalë. Ai kishte tre vajza, të cilat i martoi të trija dhe para se të vdiste, i lë amanet vajzës së tij të vigël, Sutës, që pasurinë e tij ta shiste dhe të ndërtonte shkollë.

I shoqi i Sutës, ishte kumarxhi dhe kërkon me insistim që këtë pasuri ta merrte ai, por Suta nuk pranoi.
Një ditë u mblodh populli tek dy rrapat, pranë kroit të fshatit dhe varrit të Alem Memetit për të diskutuar për shkollën, por i shoqi i Sutës nuk pranonte dhe në mes kuvendit i hakërrehet Sutës:
– Unë të vë edhe Ty, edhe pasurinë në kumar!
– Ti jo pasurisë i vjen anës, por edhe unë s’plasa për … e tua, ndaj sikterisu e mos të shoh më fytyrën!
Ishte Suta e Hariz Ferhatit, e cila u nda edhe nga burri për të çuar amanetin e babait në vend për ndërtimin e shkollës së parë shqipe në Tragjas, ku në historikun e këtij fshati thuhet: « Rreth viteve 1890, patrioti arsimdashës, Haris Ferhati, nga fshati Tragjasit, me që nuk kishte fëmijë (djem) dhe simbas zakonit, për të mos i humbur emri, ai la amanet ndërtimin e një shkolle.

Për herë të parë del në pah kontributi i një femre tragjasiote në drejtim të ndërtimit dhe çeljes së shkollës së parë shqipe në Tragjas, e cila ishte e para edhe për gjithë jugun e Shqipërisë dhe kjo grua me tipare sorkadhje, por me një shpirt luftarak e mendje të ndritur, si bijë e Ferhatajve, ku në vitin 1808, Jaup Ferhati, gjyshi i saj, ka çliruar Tragjasin nga pushtuesit grekë, dërguar nga Ali Pashë Tepelena, duke çpopulluar Tragjasin, se tragjasiotët i shpërnguli duke i internuar në Lubonjë dhe u shtroi poshtë driza për ta zhdukur këtë rracë atdhetare. Jaup Ferhati i parë, bashkë me të gjithë patriotët e Jugut të Shqipërisë, që më vonë do të themelonin Beslidhjet e Jugut, të vitit 1828 në Berat, ku do të kërkonin zyrtarisht pavarësinë e Shqipërisë.
Në Beslidhjen e Picarit në 1846 si dhe të Mesaplikut 1847, ku ka marrë pjesë gjyshi dhe babai i Ismail Qemalit, Ismail bej Qemali i I dhe Mahmut bej Qemali.
Babai i Sutës është djali i Jaup Ferhratit I, mik i Hoxha Tasimit nga Nihati i Filatit të Çamërisë, anëtar i Beslidhjes së Arsimit në 1846, themeluar në Nihat të Çamërisë.
Në vitin 1870, Haris Ferhati, i biri i Jaupit të I, ishte mësues dhe një dhomë të « Kullës Frehati » e ktheu në shkollë, ku dha mësim shqip me abetaren e Hozha Tasimit dhe të Stambollit në 1869. Ky mësim u dha deri në vitin 1890 në Kullë.
Haris Ferhati, babai i saj (Sutës), vdiq në vitin 1885 dhe me kërkesën e Ismail Qemalit, Hoxha Tasimit, Abdyl e Naim Frashërit, në vitin 1890 më kapitalin e familjes Ferhati, dy kushërinjtë Suta dhe Jaup Ferhati II, ndërtuan shkollën dhe i vunë emrin e mësuesit të parë, « Haris Ferhatit ». Në këtë shkollë bëhej mësimi shqip, ndaj familjes Ferati dhe Tragjasit, pas ndërtimit të shkollës, e cila ishte e « pa ligjshme » u ndërmorën raprezalje kundër Sutës, jo vetëm ushtria turke, por edhe bashkëshorti i saj ishte kundër ndërtimit të shkollës, të cilin ajo e ndau dhe fëmijët (tri vajzat e saj u rritën në Kullën Ferhati.
Menjëherë u nis drejt Tragjasit xhandarmëria turke nën drejtimin e oxhakut « Vlora » (jo familja Qemali e Kaninës) rrethuan Tragjasin bashkë me shkollën. Turqit, sipas zakonit të kohës, nuk luftonin me gratë. Suta u doli përpara dhe u thotë: « Unë e ndërtova shkollën! Ju keni ardhur të luftoni me çitjanet e grave? » Turqit e turpëruar, hoqën rrethimin, arrestuan Jaup Ferhatin e II dhe e burgosën në Janinë.
Shkolla është ndërtuar me gurë specialë, të skalitur, llaçi ka qënë lyer me ngjyrë të kuqe, por kështu edhe suvaja me ngjyrën e kuqe, në krahun e djathtë u gdhend shqiponja dy krenore, sipas flamurit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mermeri është marrë nga mali i Dukatit dhe është ngjyer nga gratë e fshatit me katran, me të cilën është gdhendur shqiponja dhe e mori emrin SHKOLLA E KUQE FLAMUR, “HARIS FERHATI ».

Shkolla kishte një gjatësi 28 m dhe gjerësi 8 m, fat që edhe sot qëndron në këmbë. U ndërtuan dy klasa dhe dhoma e mësuesit, në një dhomë të mësonin vajzat dhe në tjetrën djemtë, se edhe Suta ishte me shkollë. Para shkollës ishte një oborr i madh, toka ku u ndërtua shkolla është blerë nga Ali Islami, nga Tragjasi. Këtë tokë Jaup Ferhati e bleu Ali Islamit dhe për pozicionin që kishte në ballë të fshatin, ajo kushtoi shtrenjtë. Projektin e saj e bëri Ibrahim Abdullahu, i cili ishte pjesë e banorëve të Tragjasit, i biri i Haxhi Abdullahut, gjysmatar në kapitalin e Ferhatajve.
Kjo shkollë, deri në 1912 u financua nga familja Ferhati. Në 1908, Ismail qemali, Luigj Gurakuqi erdhën në Tragjas për fushatën elektorale. Mori një abetare nga kjo shkollë dhe ja dorëzoi djalit të familjes Duka në Vranisht, Xhemil Veli Dukës, që ashtu si në Tragjas dhe në Vranisht të mësohej gjuha shqipe. Kulla e Kuqe “Frehati” dhe Shkolla e Kuqe Flamur “Haris Ferhati”, u bënë qëndra e agjitacionit dhe propagandës atdhetare. Në 1913, Luigj Gurakuqi dërgoi mësues Avni Rustemin, i cili dha mësim 8 muaj dhe  Jaup Ferhati, duke i falur një « bruskë » kuq e zi dhe e nisi për në çetën e Çerciz Topullit, bashkë me Muço Ferhatin.

Me pushtimin Italian, në 1918, Italia kërkonte të fuste gjuhën italiane në këtë shkollë, por tragjasiotët nuk e lejuan. Në vitin 1933, shkolla shtetzohet, ashtu si gjithë shkollat e Shqipërisë nga Qeveria e Ahmet Zogut. Reformatori më i madh i të gjithë kohrave, ministri i Arsimit të asaj kohe, Mirash Ivanaj, gjatë vizitës që bën në Tragjas, mahnitet nga mënyra e ndërtimit, organizimit dhe mësimdhënies dhe në 1934 dekorohet « Si shkolla më e mirë në Shqipëri » duke vendosur dekoratën në ballë të shkollës. Po, Mirash Ivanaj, në tavolinën e tij, kishte vendosur në një shtizë të argjëndë flamurin shqiptar, ku shkruhej poshtë shqiponjës « Shkolla e kuqe flamur, “Haris Ferhati”, Tragjas ».
Me gjithse kemi qënë antizogistë të tërbuar, Ahmet Zogu vlerësoi shkollën dhe Sinan Ferhatin, të birin e Jaupit, i cili u plagos në kufi me serbinë e Malin e Zi, më 1936 dhe mbeti invalid i përjetshëm, derisa vdiq në 2001, e dekoroi « Për veprimtari të lartë patriotike ».

Qëllimi i këtij shkrimi, përpos zbulimit të historisë së përhapjes së gjuhës shqipe në trevat shqiptare, histori e cila është mohuar, është shtrembëruar sipas konjukturave të pushtuesve dhe tradhëtarëve të vendit, ka për qëllim të sensibilizojë opinionin publik dhe institucionet shtetrore për vlerën e pallogaritshme të kësaj shkolle, e cila ishte shkëndia e parë e përhapjes së gjuhës shqipe në Shqipëri, nga kanë dalë kuadro drejtuese për Shpalljen e Pavarësisë, për luftën e 1920 dhe të 1944 – ës, edhe për të përkujtuar veprën dhe kontributin e fisit Ferhati e në veçanti femrave të këtij fisi, përfaqësuar denjësisht nga Hanko Ferhati, bashkëshortje e mësuesit Mahmut Hoxha, i cili ka dhënë mësim shqip në Kullë, jo në shkollë, se kishte vdekur kur u hap shkolla, Suta Ferhati, e cila për hir të shkollës, në mes të fshatit deklaroi divorcin me bashkëshortin, sepse me tokat e Ferhatajve nuk mund të luhej kumarë, të përkujtojmë Kadënë Xhaferr Ferhatin, komandante për mbrojtjen e Tragjasit në luftën e 1920, e cila me gratë e fshatit e mbrojti Tragjasin të mos digjej.

Të kujtojmë Velide Ferhatin, të bijën e Xhaferr Xhuvelit (Xhaferrit të Ismail Qemalit) që dhimbjen e saj për masakrat që ju bënë dy fëmijëve e ktheu në forcë dhe Kulla dhe shkolla Flamur, u kthyen në një kështjellë për mbrojtjen e vlerave dhe mbivlerave kombëtare, Sade Ferhati (Muratin), mbesën e patriotit Alem Tragjasit…
Këto gra luftëtare kanë qënë bashkëshorte të mrekullueshme, luftëtare të lirisë, nëna të rralla dhe mjeke popullore.
Të shkruash për këto, siç thonin pleqtë « duhet një ditë qershori dhe nata më e gjatë e dhjetorit » secila nga këto gra ka një histori të lavdishme që përfundon me tragjedi…
Këto nuk kërkojnë vlerësim dhe shpërblim, por rehabilitim bashkë me fëmijët e tyre!
I paharruar qoftë kujtimi i tyre!

Ndau burrin duke i thene ‘S’plasa per b…. e tua’ dhe ndertoi Shkollen e kuqe ne Tragjas ! Nga Zyba Hysen Hysa ! Read More »

Ja sa eshte kodi postal i Orikumit ! Nje dite do t’ju duhet prandaj mos dilni pa e mesuar !

Kodi postal eshte nje grup / seri numrash apo shifrash, qe jane pjese e nje adrese dhe qe sherben per dergimin e nje poste ! Cdo qytet ka kodin e tij postal.  Shpesh here ne internet per tu rregjistruar ne faqe te ndryshme sociale eshte e domosdoshme vendosja e kodit postal te qytetit ku jeton. Pa kodin postal ju nuk mund te vijoni proceduren qe keni nisur, prandaj eshte e domosdoshme njohja e kodit postal.

Kodi postal i Orikumit eshte 9426 dhe derivon nga kodi postal i qytetit te Vlores i cili eshte 9400.

Ja sa eshte kodi postal i Orikumit ! Nje dite do t’ju duhet prandaj mos dilni pa e mesuar ! Read More »

Dukat fusha ka numrin me te madh te lopeve, Dukat fshati te dhive, Tragjasi . . . !

Blegtoria ka qënë aktiviteti ekonomik më i rëndesishëm i zonës tone, sidomos bagëtitë e imëta, rritja e dhive dhe deleve. Si sektor në zhvillim blegtoria zë vendin kryesor në Njesine Administrative te Orikumit.

Në këtë sektor janë punësuar një numër i konsiderueshëm personash. Pozicioni gjeografik, relievi fushor dhe malor ka bërë që numri i krerëve të kafshëve produktive të vijë në rritje. Kjo rritje dhe zhvillim i blegtorisë ka ardhur si rezultat i kërkesave në rritje për produkte blegtorale dhe për konsumin e madh të mishit.

Në këtë zonë rriten gjedhë, lopët për qumësht, dele, dhi, pula, gjela deti, kuaj, bletë, derra. Tufat e deleve kullosin në zonat e Ravenës (zona e Karaburunit), në luginën Tragjas-Orikum-Dukat Fushë, në zonën e Valtos (zonë e mëparshme lagunore) dhe pjesërisht në Radhimë.

Tufat e dhive gjatë dimrit kullosin në vargmalin nga Dhërmiu deri në kepin e Gjuhëzës (zona Rrëzë Kanalit-Karaburun). Shumë pak dhi mbahen në fshatra sidomos në Dukatin e Vjetër. Siç shihet edhe nga grafiku më poshtë Dukat Fushë ka numrin më të madh të gjedhëve (lopë) dhe të leshtave (dele), ndërsa Dukat Fshat ka numrin më të madh të dhirtave (dhive) dhe derrave.

Ndërsa, përsa i përket rritjes së shpendëve, Dukat Fusha ka numrin më të madh pulave, të shpendëve të fushës, të ujit dhe të detit.

Disa nga problemet kryesore që sektori i blegtorisë përballon në zonë ka të bëjë me përmirësimin racor në gjedhët e imta, përmirësimin e strukturës së të ushqyerit, krijimin e kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare etj.

Zona njihet për prodhim të konsiderueshëm të qumështit. Për vitin 2008 prodhimi i qumështit ka qenë si më poshtë:
Lopë: 3.099.600 l qumësht

Dele: 1.029.000 l qumësht

Dhi: 800.550 l qumësht

Shpendë: 2.860.000 kokrra vezë
Si pasojë e këtij prodhimi në territorin e bashkisë punojnë 4 baxho për përpunimin e qumështit, të cilat sigurojnë prodhime dhjathi shumë cilësor dhe gjalp.

Statistikat jane te vitit 2008

Dukat fusha ka numrin me te madh te lopeve, Dukat fshati te dhive, Tragjasi . . . ! Read More »

Lavdosh Ferruni-Jam nip i Tragjasjot,vellezerit niper te Radhimjot por ja si quhet krahina jone’ !

Zoti Lavdosh Ferruni, biri i krahines tone dhe ambjentalisti i mirenjohur eshte shprehur ne nje rrjet social  ne lidhje me emertesen qe duhetperdoret per krahinen tonea jone. Ai thekson se duhet te perdorim termin ‘Krahina e Dukatit’ sepse kjo eshte ajo qe njeh historia e afert dhe administrimi faktik i para Luftes se Dyte Boterore. Sipas tij kjo eshte menyra per te ruajtur identitetin e krahines.

Komenti i tij i plote :

Me vjen mire qe perdorni fjalen Krahine. Dhe do ishte mire akoma te perdorni ate qe njeh historia e afert dhe administrimi faktik, i para luftes se 2te Botrore, dhe deri vone, krahina e Dukatit. Keshtu ruhet identiteti i krahines. Une jam nip i tragjasjot dhe jam kranar, vellezerit e mij ne Dukat jane niper te Rradhimjot dhe jane krenare. Orikumasit jane pak me konglomerat, por jane mirepritur nga Krahina. Por Orikumi thjesht duhet te jete pjese e krahines. Forca cuna. ta ruajme identitetin.

 

 

 

Lavdosh Ferruni-Jam nip i Tragjasjot,vellezerit niper te Radhimjot por ja si quhet krahina jone’ ! Read More »

Birçe Hasko ka lindur në Dukat të Vlorës. Ja pse krahina krenohet me “Mjeshtrin e Madh’ !

Birçe Hasko ka lindur në Dukat të Vlorës në 15 mars 1942 është aktor i njohur shqiptar. Mbas mbarimit të shkollës së mesme punon si mësues në Memaliaj, ku dhe angazhohet me trupën e Estradës amatore të qytetit. Në vitin 1965 fillon studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).

Mbas diplomimit mbahet pedagog pranë këtij Instituti punë ti cilën e vazhdon edhe sot dhënë lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit. Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor” . Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço. Po ashtu një kontribut të çmuar ka edhe në kinematografinë shqiptare, ku ka interpretuar me dhjetëra role. Roli i tij i parë në kinematografi është në vitin 1971 në rolin e ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”. Më tej do të vazhdonin rolet e tij në shumë filma si ai i Mete Jahos tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979, roli i Syrjait në filmin “Skëterrë 43” në vitin 1980, roli i mesuesit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” në vitin 1985 si dhe shumë role në filma të tjerë për të mbërritur në rolin e tij më të fundit në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009. Në vitin 1995, merr titullin Profesor.

Në vitin 1976, urdhri “Naim Frashëri”, klasi i dytë , në vitin 1988 “Artist i Merituar”. 18 Prill 1987, Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Dajës në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill të vitit 1987. 22 Prill 1989, Çmimi i III-të për interpretimin e rolit të Babait të Danës në filmin “Shkëlqim i përkohshëm” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 prill të vitit 1989. Në vitin 2002 merr titullin “Mjeshtër i Madh” ne vitin 2007 shpallet “Qytetar Nderi” i Orikumit. Birce Hasko është aktor popullor në Shqipëri, ai ka lozur në më shumë se 30 filma. ka mbaruar Institutin e lartë të Arteve dega Dramaturgji dhe sot është petagog në këtë institucion.

Filmografia

  • Kronikë provinciale (2009) Taqo
  • I dashur armik – (2004) Cifuti ore ndreqes
  • Tirana, viti zero – (2001) Babai
  • Parullat – (2001)….Shoku Sabaf
  • Nata – (1998) Sheti
  • Fletë të bardha – (1990) (TV) Xhafa
  • Vetmi – 1990, Teki Maliqi
  • Vitet e pritjes (1989) – Xha Rufeti
  • Kthimi i ushtrisë së vdekur 1989 – Fshatari që sjell arkivolin e ushtarit të vdekur
  • Historiani dhe kameleonët 1989 – Nën Toger Muharremi
  • Shkëlqimi i përkohëshëm (1988) – Babai i Danës
  • Përrallë nga e kaluara – (1987) – Dasmori i urte
  • Zëvendësi i grave – (1987), Shef Mesini
  • Tre ditë nga një jetë – (1986), Kalo Malushi
  • Dhe vjen një ditë – (1986). Daja
  • Të shoh në sy (Film TV) – (1985), Andrea
  • Gurët e shtëpisë sime – (1985) Mesuesi i fshatit
  • Shi në plazh – (1984) Milo, teater-komedi
  • Koha nuk pret – (1984)
  • Kush vdes në këmbë – (1984).Kryetari i gjyqit
  • Dita e parë e emrimit – (1981), Shoferi i zv. Ministrit
  • Në kufi të dy legjendave – (1981) , Xhelua
  • Sketerre 43 – (1980), Syrjai
  • Njeriu me top – (1979),Tosun Baçi
  • Liri a vdekje (film) -(1979), Sotiri
  • Radiostacioni (film) -(1979), Mete Aliu Partizani
  • Koncert në vitin 1936 – (1978). Tellalli
  • Shtigje lufte – (1974)Dulla Partizani * ((Malet me blerim mbuluar))- 1971.Osmani
  • Kur zbardhi një ditë – (1971), Sulo Ballisti

Birçe Hasko ka lindur në Dukat të Vlorës. Ja pse krahina krenohet me “Mjeshtrin e Madh’ ! Read More »

Ja e verteta e kenges se ‘Sherif Hasanit”- Kush e ka dhene tekstin ! Flet marresi i kenges Tartar Avduli dhe stermbesa e Sherif Hasanit.

Diskutime te shumta ka hapur tema e hapur e cila bente fjale per faktin se kujt i kendohej kenga labe ‘ O Sherif Hasan breze vena’. Pas shume rrahje mendimesh dhe disktutime te ndryshme ku jane perfshire shume banore te zones ka nderhyre vete marresi i kenges Tartar Avduli i cili ka spjeguar se kjo kenge i kendohet Sherif Hasan Mucos nga Tragjasi. Ai shprehet se ‘Teksti dhe varjani i kesaj kenge jane marre nga Leonard Muco’. Ne lidhje me dyshimet e disa komentuesve te cilet mendonin se perderisa ne kenge thuhet qe ‘Ne Tragjas vajte renkove’  Sherif Hasani i bie te mos ishte nga Tragjasi, marresi i kenges pergjigjet se ‘ Sherif Hasani ka zbritur nga stani i tij ne mal ne Tragjas per renkim’, dhe te gjitha emrat e vendeve te permendura ne kenge, ndodhen ne Tragjas.

Ne diskutime eshte perfshire dhe nje prej vete stermbesave te Sherif Hasan Mucos,  Dorina Muco e cila ne menyre te qarte, te prere por edhe kercenuese eshte shprehur se ‘Flitet per stergjyshin tim SHERIF HASAN MUÇO….kenga eshte jona dhe nuk dua ta zgjat me muhabetin me spjegime te teperta se nuk jam shume e èmbel ne komentimet’. 

Mbi te gjitha rendesi ka fakti qe u sqarua nje ceshtje  per te cilen kishte mendime te ndryshme.

Degjoni kengen dhe tekstin duke klikuar ketu : Osherif Hasan Brezevena 

 

https://www.youtube.com/watch?v=0JguNJtpN5s

Ja e verteta e kenges se ‘Sherif Hasanit”- Kush e ka dhene tekstin ! Flet marresi i kenges Tartar Avduli dhe stermbesa e Sherif Hasanit. Read More »

Ja c’fare nuk dini per Lagunen e Orikumit, Peshkimin, rritjen artificiale te peshkut dhe problemet e peshkatareve ne Orikum !

 Peshkimi dhe rritja artificiale e peshkut

– Peshkimi ne Orikum dhe shqetesimet e peshkatareve:

Sipërfaqja e lagunës së Orikumit normalisht është 105 Ha, dhe mund të shkojë 115 Ha kur niveli i ujit në lagunë është i lartë e ndikuar nga kushtet klimaterike. Mesatarisht thellësia e  lagunës shkon nga2.8 në  ne 3.0 metër.

Që prej vitit 2003, laguna administrohet nga një shoqëri private e quajtur “Kthesa”, e cila është e liçensuar për shfrytëzimin e saj dhe është përgjegjëse për mirëmbajtjen  e lagunës. Ndërmarrja operon me 2-3 varka të vogla të quajtura “sandale” me përmasat 3.8 – 4.0 ml të gjata.

Numri i peshkatarëve që punojnë në lagunë nën menaxhimin e “Kthesës” është 9 (nëntë) në total. Kjo ndërmarrje ka krijuar rregulla me qëllim mbrojtjen e Lagunës. Bazuar në këto rregulla, përgjatë  periudhës Shkurt – Maj, peshkimi në lagunë është i ndaluar.   Dajlani  dhe kanale të tjera komunikuese të lagunës me detin janë të hapura me qëllim qarkullimin e ujit dhe rifreskimin e ujit të Lagunës së Orikumit. Periudha e peshkimit në lagunë është Shtator – Janar.  Rrjetat  e peshkimit  janë të tipit 32 mm dhe 40 mm (madhësia e nyjeve) dhe ata nuk përdorin rrjetat standarte prej 24 mm, me qëllim që të mos peshkojnë peshq të vegjël. Si rrjedhojë peshkimi nga amatorët apo persona të tjerë, me përjashtim të peshkatarëve të “Kthesës” është i ndaluar. Kjo për shkak të përdorimit të dinamitit nga disa persona, vite më parë. Katër lloje peshqish mund të kapen në lagunë: kocja, qejfulli, ngjala dhe levreku. Molusqet e lagunës janë shumë të rëndësishëm në terma ekonomike dhe ekologjike. Rudipates decussatus dhe Venerupis  aurea janë dy lloje kryesore në këtë zonë.

Prodhimi mesatar vjetor i peshkut në Lagunën Orikum është 100 Kv dhe rreth 15-20 Kv molusqe të cilësisë së lartë dhe shumë të preferuara në treg. Prodhimi vjetor i peshkut është luhatur midis viteve 2003 – 2011. Periudha më e mirë produktive ka qenë në vitet 2003 – 2004, më vonë përgjatë viteve 2005 – 2008, u evidentua një pakësim i prodhimit të peshkut dhe si  rrjedhojë dhe pakësimi i të ardhurave të anëtarëve të shoqërisë. Shoqëria “Kthesa  i rriti investimet për mirëmbajtjen e lagunës në 2008 në shifren rreth 50,000 dollarë, ndërsa në përgjithësi shpenzimet vjetore janë mesatarisht nga 25,000 deri në 35,000 dollare.

Në vitin 2008, shoqëria investoi në bërjen operacionale të kanalit të dytë komunikues ose siç e quanin peshkatarët “kanali i  dytë mbështetës”.  Ata kuptuan se pakësimi i peshkut vinte si rrjedhojë e ujit të lagunës. Precipitimi, avullimi dhe hyrja e ujit të fresket kishte ndikuar në natyrën e lagunës. Një kanal komunikimi nuk ishte i mjaftueshëm për sa kohë laguna kishte ndryshuar parametrat e saj fizike dhe kimike. Si rrjedhojë nevojitej një rifreskim apo qarkullim intensiv i ujit.

Ndërmjet viteve 2008 – 2011, ka patur përmirësime modeste në prodhimtarinë e peshkut dhe për rrjedhojë edhe në të ardhurat e peshkatarëve. Por përgjate 2012, situata në lagunë duket joproduktive.  Bazuar në eksperiencën e peshkatarëve, ata nuk kishin parë një vit kaq jo të mbarë sa ky. Prodhimi i peshkut është i pakët ndërsa prodhimi i karakalecave i konsiderueshem rreth 300 kg. Peshkatarët e lidhin pakësimin e peshkut me motin e thatë në periudhën Janar – Shtator 2012.  Ata dhanë opinione për përmirësimin e situatës si më poshtë:

  • – Laguna ka nevojë për ujë të freskët për shkak të rritjes së nivelit të kripes. Uji i freskët mund të vijë nga uji i pastër i zonës së Karaburunit. Dikur, laguna ushqehej me ujë  përmes infiltrimeve intensive me origjinë nga malet. Ky fenomen është pakësuar. Një tjetër mënyrë është dhe ajo e shkëmbimit të ujit me detin. Përpara 1990, laguna kishte tre kanale komunikimi: kanalin kryesor hyrës të quajtur “Dajlan” dhe dy hyrje të tjera mbështetëse.
  • – Peshkatarët  mendojne se është shumë e nevojshme të përmirësohet hyrja e Dajlanit kryesor , duke ndërtuar një mur mbrojtës prej 60 gradë me bregun dhe midis ekstremit të hyrjes dhe vijës bregdetare të ketë një distancë prej 40m. Gjatësia e murit do të jetë 35-40 metra dhe thellësia rreth 5-6 m. Kjo strukturë sipas peshkatarëve do të bëjë të mundur mbrojtjen e Dajlanit, sepse përgjatë stuhive dhe baticave të mëdha, shkëmbimi i ujit do të jetë i qetë dhe strukturat e Dajlanit do të jenë të mbrojtura, duke reduktuar kështu shpenzimet që duhen për mirëmbajtjen e lagunës.

Nga ana tjetër,  ka një mungesë të rregullsisë të bërjes së analizave fiziko- kimike dhe bakterolologjike të ujit të lagunës. Sipas peshkatarëve,  ujit i bëhen analiza dy herë në vit. Sidoqoftë ata nuk kanë evidenca rreth parametrave të ujit dhe kanë njohuri të kufizuara për treguesit e vlerave. Një nga anëtaret e shoqërisë, që kishte njohuri modeste, u ankua për mënyrën e marrjes së ujit për ta analizuar. Ai shpjegoi se uji nuk merret në thellesitë e ndryshme të lagunës dhe në të gjithë sipërfaqen e saj. Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij,  mund të krijohet një lloj harte me të gjithë treguesit  në thellesitë dhe zonat e ndryshme të lagunës, duke krahasuar kështu ndryshimet kohë pas kohe. Gjithashtu pajisjet nuk janë të duhurat për të bërë analizën e përmbajtjes së gazit në ujë, dhe nëse analizohet vlerat nuk janë reale.

Aktualisht, sipas peshkatarëve, uji në lagunë është i rëndë dhe aspak i freskët (me këtë ata bazoheshin në faktin që uji nuk është i kthjellët,  jo aq transparent sa normalja dhe nuk ka kripësine e duhur). Në një pjesë të lagunës, ka një erë të çuditshme dhe duket qartësisht mungesa e bimësise në lagunë, duke filluar që nga thellësitë.

Kjo gjendje është favorizuar edhe nga mungesa e shiut që prej Qershorit dhe si rrjedhojë nuk ka oksigjen të mjaftueshëm dhe kohët e fundit vërehen edhe peshq të vdekur në lagunë. Kështu që ata po mendojnë se është e domosdoshme që të përmirësojnë ekosistemin duke “rifreskuar ujin e lagunës” nëpërmjet  qarkullimit të ujit.

Ja c’fare nuk dini per Lagunen e Orikumit, Peshkimin, rritjen artificiale te peshkut dhe problemet e peshkatareve ne Orikum ! Read More »

Kush ishte Ymer Ali (Cekodhima), vullkani patriotik qe u dekorua me medaljen ‘Per veprimtari patriotike’

Ymer Radhima ne prag te shperberjes se perandorise turke, punoi e luftoi per nje Shqiperi te pavarur e perparimtare. Ai ishte mbeshtetes i Ismail Qemalit; nga qeveria e te cilit u ngarkua per organizimin e mbrojtjes se Llogorase prej pushtimit grek; gjat periudhes se shpalljes se pavaresise, Isa Bolutini ka banuar ne shtepine e tij ne Lagjen Muradie.

Ai u bashkua me luften e popullit te Vlores kunder Italise me 1920 dhe kunder intrigave per coptimin e Shqiperise si dhe kunder njerezve si Marka Gjoni, qe donte te luante rolin e agjentit jugosllav kunder pavaresise shqiptare. Ne keto vite ate e gjeje ne Vlore ne krye te kesaj lufte dhe si perkrahes i programit te Avni Rustemit, Ymeri ka dhene nje kontribut te shquar ne luften per clirim kombetar. Me 1921 ai ka qene ne krye te udheheqies se keshillit te Federates “Atdheu” ne Vlore, qe perbehej nga pese veta dhe qe kishte si kryetar patriotin Jani Minga; po kete vit ai ka qene kryetar i keshillit “Mbrojtja Kombetare”.

Se bashku me kryeredaktorin e Gazetes “Fjale e Lire” avokat Agjah Libohoven, Ymeri udhetoi me 17 Nentor 1921 me vaprin “LLOJD” Vlore-Shengjin e pastaj drejt Shkodres per t’u takuar me Avni Rustemin, ku prej nga te tre bashke udhetuan drejt Mirdites per t’u takuar e biseduar me Marka Gjonin si dhe per te protesuar ndaj veprimtarise se tij pro jugosllave ne dem te indipendences se Shqiperise. * Ymer Radhima merr pjese me nje grup bashkefshataresh ne festen qe u organizua ne Vlore me rastin e 1-vjetorit te Luftes se Vlores. Ne kete miting eshte perpiluar e derguar nje telegram Keshillit Kombetar te Qeverise ne Tirane, me anen e te cilit
47
kerkohej te beheshin zgjedhje te lira; te miratohej me ligj liria e votimit per te zgjedhur nje asamble kushtetuese, prej se ciles do te dilte qeveria. Ky telegram, qe nenshkruhet nga 80 burra ne emer te popullit te Vlores, u firmos edhe nga 5 (pese) burra nga Radhima qe ishin: Ymer Radhima, Xhafer Asllan Ramosaco, Avokat Mehmet Halil Lameborshi, Elmaz Ali Alikapo dhe Mulla Sali Xhafer Lameborshi. * * Ymer Radhima gjate gjithe jetes se tij ka qene nje figure e paster patriotike, ai ka qene vullkan patriotik dhe si i tille kujtohet me respekt nga gjithe radhimjotet. Ne kujtim te veprimtarise se tij, me 26 Nentor 1962 eshte dekoruar nga Kuvendi Popullor me medaljen “Per Veprimtari Patriotike”.

Kush ishte Ymer Ali (Cekodhima), vullkani patriotik qe u dekorua me medaljen ‘Per veprimtari patriotike’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com