Te fundit nga zona

Lista e spiuneve antidukatas ne qarkullim ! Deklarate e forte nga Kuvendi i Dukatit.

Nje liste ka dale ne qarkullim para nje muaji ne rrjetet sociale ne te cilen kane qene te listuar emrat e disa personave te etiketuar si spiuna. Para disa ditesh ka dale nje tjeter liste me disa emra te tjere te etiketuar si spiuna. Ne lidhje me kete ceshtje ka ardhe nje deklarate nga Kuvendi i Dukatit nepermjet faqes zyrtare ne facebook.

Statusi i plote i Kuvendit te dukatit

Ka dalë një listë spiunësh në qarkullim para 1 muaji. Lista ka emra qe thjesht kane firmosur por skane bere dëme, ka edhe emra spiunësh te vertete antidukatas e antishqiptare qe i kane sherbyer e vazhdojne t’i sherbejne atij rregjimi te shkuar dhe ketij rregjimi te sotem 27 vjecar. Krahina i ndan vete. Sot morem vesh qe keta spiunet e vertete kane pergatitur nje liste te re ku kane futur dhe emrat tane qe kemi qene kunder atij rregjimi dhe kunder rregjimit te sotem te mavropartive. Kete e kane bere qe te na barazojne me veten, por lista e tyre eshte e shtypur keto dite, ndersa ajo qe ka dale ne qarkullim para nje muaji eshte liste mbi 15 vjecare dhe kjo duket nga vjetersia e letres. Poshte spiunet! Poshte mavropartite dhe Byroja enveriste qe i ngriti. Vdekje armiqve te Dukatit dhe te Kombit Shqiptar!

Kuvendi i Dukatit

Lista e spiuneve antidukatas ne qarkullim ! Deklarate e forte nga Kuvendi i Dukatit. Read More »

Orikum:Ja cfare ben mjeku ne orarin e punes.Pacientet presin

Fiks Fare ka denoncuar mbrëmjen e së hënës sesi një mjek i Qendrës Shëndetësore në Orikum, gjatë orarit zyrtar të punës, rri në lokal, duke mbajtur pranë edhe ambulancën.

Për mjekun Enrik Haxhiraj u ankuan në Fiks Fare disa qytetarë, të cilët shpjegonin që ai rri në lokal gjatë orarit zyrtar të punës, duke lozur tavëll dhe nuk shërben për pacientët, duke i lënë të presin pas dere. Madje, qytetarët thanë se ka raste që ai lëshon recetat nga lokali.

Pas këtyre ankesave, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Orikum për të verifikuar rastin. Fiks Fare e vëzhgoi për dy ditë mjekun Haxhiraj, ku ditën e parë shkoi në qendrën shëndetësore, ku gjeti mjekun që po dilte. Ai u mbajt në ruajtje gjatë gjithë ditës, por qëndroi në një kafe, duke mos u kthyer më në punë.

Edhe në ditën e dytë, mjeku doli që paradite, madje, këtë e konfirmojnë edhe disa qytetarë. Për këtë arsye, gazetarët e Fiksit e kërkuan mjekun dhe e gjetën teksa rrinte me persona të tjerë në lokal. Fillimisht, ai shkon te një gomisteri gjatë orarit të punës, më pas shkon në një lokal, ku ka me vete edhe shoferin e ambulancën.

Më pas, ai shkon një tavernë (piceri), ndërsa gazetarët e Fiks Fare shkojnë dhe e kërkojnë në qendrën shëndetësore.

Pasi njoftohet nga kolegët, mjeku shkon në qendrën shëndetësore, duke u justifikuar se ishte në një vizitë në familje, por nga pamjet e realizuara nga Fiks Fare rezulton që ai del nga taverna, shkon në makinën e tij, merr çantën e tij dhe më pas hip në ambulancë, duke u shtirur sikur kishte qenë për vizitë.

Mjeku Enrik Haxhiraj pretendon për Fiksin se ka qenë në vizitë në familje. Ai thotë se shkon në kafe rreth 20 minuta në ditë, ose për të ngrënë. I pyetur se ku ishte para se të vinte, ai gënjen duke thënë se ishte te një pacient.

Më pas, ai pranon se luan ndonjëherë tavëll, por kur është në gatishmëri, nuk është e thënë se ai duhet të qëndrojë në qendër shëndetësore, por loz me shokët, tavëll, bilardo dhe po i ra telefoni paraqitet në punë.

Sa i përket recetave, ai thotë se lëshon receta të parimbursueshme jashtë spitalit, por kryesisht për pacientë që nuk lëvizin dot dhe i viziton në shtëpi.

Drejtoresha e qendrës shëndetësore, Gjinovefa Hasko, thotë se ditën që gazetarët e Fiksit shkuan aty, nuk e ka vënë re këtë mungesë, por në ndonjë rast mund të ketë qenë pak tolerante me oraret, kur ai ka dalë të pijë ndonjë kafe.

Po ashtu, ajo deklaron se është e kundërligjshme të jepen receta në lokal dhe që ndonjëherë është toleruar mjeku për zgjatjen e orareve të kafesë, por që gjatë orarit zyrtar të punës duhet të respektohet nga çdo mjek.

Ajo thotë se aty janë vetëm tre mjekë pensionistë dhe i riu Haxhiraj.

Orikum:Ja cfare ben mjeku ne orarin e punes.Pacientet presin Read More »

Ne jete me ka pelqyer te lexoj. Nga Zhaneta Braho. (Poetet e krahines)

Ne jete me ka pelqyer te lexoj
E jam betonuar Edhe ne te shkruar
Por libri im i jetes
eshte ai qe me ka emozionuar
me kapitujte e tij te veshtire
Por Dhe ata te bukur
Ne ditar e kam permbledhur ne shpirt,
Me emozionet jeten me ka mbushur!!!
Me ka ndihmuar te mos” humbas”
Me ka thene mos enderro pasuri!!!
Por ” te rritesha,e te jetoja e denje
Ne familje e ne shoqeri;!!
Per librat ne femini kam patur etje
Pergjegjisi” i bibliotekes”…i nderuari Nase Ramohito ne Dukat
Stemen miku i Vogel i librit” …me jepte!!!
Kete ditar e kam me vete edhe pse vitet ikin nje nga nje,
Mjaft te mbyll syte nje moment,
” E jam aty’….ajo… ,me te gjithe,…per gjithnje“!!!!!!
Ne ditarin e jetes…kerkoj te ruaj flaken e Jo hirin e saj,
Ta quaj muzeun e” Cfare ka qene”
E kam pare si nje orientim per te ecur,
Por Jo te mbeshtes Aty forcen te tere.!!

Ne jete me ka pelqyer te lexoj. Nga Zhaneta Braho. (Poetet e krahines) Read More »

Gjethet dhe rrenjet. Nga Guri Shyti.( Poetet e krahines)

I.A. KRRILLOV (1769-1844)

GJETHET DHE RRËNJËT

Një ditë të bukur verore,
Gjethet i thanë puhizës mëngjesore:
“Ne pemës i japim bukurinë
dhe hije i bëjmë bariut në vapë,
Nga ne hijeshohet gjithë lugina,
Prej nesh edhe pema duket më e lartë.
Nën hijen tonë kafshët mblidhen,
Këtu edhe fëmijët valle hidhen.
Mbi ne bilbili këngës ia thotë,
Pa ne dhe ti erë s’bën dot,
Prandaj dhe nderimet neve na takojnë.”
Në këtë kohë një zë si jehonë
Doli nga rrënjët dhe u ngjit përpjetë”
“Si guxoni të mburreni ju fletë?
Ne e thithim ushqimin nga toka,
Që ju atje lart bleroni.
Prandaj sado të jeni ju të forta,
Po të thahemi ne, edhe ju mbaroni”.
P. G.SH.

Gjethet dhe rrenjet. Nga Guri Shyti.( Poetet e krahines) Read More »

Te kam dhjere diplomen qe ke nga Oksfordi. Nga Andrea Vangjeli. (Poetet e krahines)

Tè kam dhjer diplomèn
Qè ke nga Oksfordi
Ti s”do ta besosh
Unè mba titull “lordi”

Ti mè hiqesh rèndè
Se je ekselenc
Unè s”tè peshoj fare
Se kam edhe benc

Ti mè tregon notat
I ke tè gjithè dhjeta
Unè s”tè pyes fare
Mè rèndon kuleta

Kjo diploma jote
Marrè nè Angli
Mua vet ma sollèn
Direkt nè shtèpi

S”di a ke dègjuar
Atje pèr “Kristalin”
Ne ja dimè pèr nder
Me tè hodhèm hallin

Nè tè gjitha fushat
Jemi lauruar
Ç”kèrkoni qè vini
Ju kemi harruar

Kemi zènè poste
Nèpèr dikastere
Kemi shokè e miqè
There e qe bjere

Kemi kapur majat
Sipèr nè pushtet
Kjo diploma jonè
Nuk mohoet let

Kemi kriju klane
Porsi bij baroni
Kot khehi kètu
Ikni nga tè doni

Kètu s”puqni pun
Ju rruat Oksfordi
Se ne jemi shumè
Dot nuk çahet bordi

I bèni korniza
Ti varni mbi mur
Se nè Shqipèri
S”do pin ujè kurr

Dhe nèse kèthehi
Ju merr koka er
Pèr ju kemi punè
Vetèm kamarjer

Dhe kush de mbaj veten
Sikur èshtè elita
De nisim çobanè
Tudje nga Selita

Kemi eksperienc
Sot drejton peneli
Dhe pa diplom fare
Drejtoj dhe Enveri

Dikush shanè dhe Salèn
Qè ish kar diolok
Dhe su vu nè provè
Se punoj nè bllok

Te kam dhjere diplomen qe ke nga Oksfordi. Nga Andrea Vangjeli. (Poetet e krahines) Read More »

Gjermanet donin ti rrembenin djalin e vetem ne Radhime ! Nuk do ta besoni cfare beri bashkefshatari i tij, ai dha . . .!

Ne Radhime ka mjaft raste te cilat kane lene gjurme te pa shlyeshme ne kujtesen e njerezve
dhe jo vetem ne Radhime ,por edhe me gjere .

Gjat periudhes se luftes nacional çlirimtare ,ne nje nga bastisjet e bera nga pushtuesit
gjermane ne fshat ,kerkohej te merrej peng i biri i Hasan Pulos (Jahja Pulo ) i cili ishte gjiton me
Brahim Ramon ,ne te njejten kohe Jahjai ishte edhe afersisht ne nje moshe me te birin e Brahim
Ramos (Qani Ramo )

Brahim Ramo nuk lejoi qe te merrej djali i Hasan Pulos ,meqene se Hasani ka vetem ate djale
tha ai ,une po i jap gjermaneve tim bir Qaniun sepse une kam edhe te tjere. dhe siç tha ashtu edhe
beri ,gjermanet e moren te birin e tij ne vend te Jahjait dhe pas disa oresh e liruan ,kur moren vesh
se nuk ishte ai qe duhej.

Gjermanet donin ti rrembenin djalin e vetem ne Radhime ! Nuk do ta besoni cfare beri bashkefshatari i tij, ai dha . . .! Read More »

Ahmet Mustafa Xhelili – Deshmori qe shpetoi nga rrethimi 13 partizane. Si u vra ne Qafen e Perrallit Xha Ahmeti !

Kur nuk e hoqi pushken nga supet e tij duke e pasur si shoqe te vertet ne te gjitha ngjarjet e kohes. Lindi ne Dukat me 1885 dhe e kaloi gjithe jeten e tij si blektor, por dashurine per atdheun dhe urrejtjen per armikun e kishte ne zemer, ne gjak, trashegim nga te paret e tij.

Ne luften e Vlores me 1920 Ahmeti ishte pjesetar i çetes se Dukatit dhe mori pjese ne luften e Llogorase kunder garnizonit te pushtuesve Italiane ne qershorin e atij viti.

Me shume bashkefshatare te tij me 6 Prill 1939 ai rrembeu armen e shkoi ne Vlore per te luftuar kunder fashizmit italian qe pushtoi vendin. Edhe pse i moshuar e perkrahu luften Nacional Clirimtare dhe shtepia e tij u be baze e strehimit te partizaneve.

I dogjen shtepine ne 05.081943. Sehit  Sinani partizan nga tragjasi dhe Axhem Xhelili, djali i tij partizan ne kujtimet e tyre kane shkruar se si Ahmet Xhelili ne Shkurt te vitit 1944 ne stanin e tij, me zgjuarsi e gjakftohtesi shpetoi 13 partizane qe u rrethuan nga armiku. Por Ahmet Xhelili ose Xha Ahmeti siç i thoshnin, donte te bente edhe me shume prandaj ne Gusht te vitit 1944 ai rrembeu pushken e doli partizan duke u rreshtuar ne Brigaden e dymbedhjete, ne batalionin e dyte , kompania e dyte.

Kur Brigada e dymbedhjete po ndiqte kemba kembes pushtuesin gjerman nje njesit partizan i kompanise se dyte ku ishte dhe xha Ahmeti shkuan ne Qafen e perralit ne zonen e Dukatit dhe aty duke kaluar telat e garnizonit gjerman shpertheu nje mine ku xha ahmeti u vra. Ne lufte edhe do vriten thoshte ai. Ahmet Xhelili u vra per lirine e Shqiperise dhe ata qe vriten per atdhe nuk vdesin kurre.

Lindur ne  1885 , ra deshmor me 1944.

Eshte shpallur deshmor me vendim nr 97 date 22.09.1972.

Ahmet Mustafa Xhelili – Deshmori qe shpetoi nga rrethimi 13 partizane. Si u vra ne Qafen e Perrallit Xha Ahmeti ! Read More »