Te fundit nga zona

9 fakte per Radhimen qe Dukatit dhe Tragjasit nuk u vjen mire ! Nga A.Ramo

Ky material eshte pergatitur nga Arshi Ramo.

E vërteta e Irë. Në shumë shekuj i do Radhima të ardhurit por edhe ata që vinë e duan
detin, ajrin tonë, dheun tonë, edhe krushqitë tona. E duan Radhimën. Ne duam të ikin por ata
nuk ikin e duan qytetin Radhimë .
“Qyteti. E ndiej e shoh qytetin mbi Nufër dhe ndënë Shënagjergj dhe njerzit e shumtë do
të pinë ujë dëbore i ardhur nga përsipër kurse buka është grur e ardhur nga poshtë nga
fushat e gjëra më tutje.Selvia më atë anë të Xixës po u tha në majë e kalon, po u tha në rrënjë
ripërtrihet por po u godit në mes e mori në zemër dhe njerzit do ti shpëtojnë malet por prapë
do të kthehen te pellgu i Zi që gurgullon ujë dhe në buzë të detit me dallgë shumë.”(Çoban
Babai)

E vërteta e II të.Radhima është një vënd banim shumë i vjetër dhe është më përpara
Trojës, Babilonit dhe Ploçës por hajde mbushi mëndjen Dukatit 1200 vjeçar dhe Tragjasit
600 vjeçar. Sa për Sofën, Erihoin, Gjyratin dhe Shënjanin presëm bisedime.
E vërteta e III të. Eshtë një kufi shpirtëror Radhima. Një i pari ynë Asllan u fali çujet dhe
velënxat jabanxhinjve dhe vetë me fëmijët e tij dimëroi duke u ngrohur në vatër dhe në anë të
zjarrit. Kurse Brahim Sihati dha djalin e tij Qaniun për tu pushkatuar në vënd të një djalit të
vetëm Jaja Pulo. Edhe robërit italianë në vitin 1943 i mbajtim dy dhe tre për dere. Kudo në
çdo mëhallë në çdo derë ka diçka bashkësie,dhëmbshurie, durimi dhe lëshese, diçka e tillë,
një mëndje e ndritur dhe një shpirt i gjërë.

E vërteta e IV-të. Në Radhimë djali merr çupën e bukur dhe të ndershme. Vajza merr
jetesën dhe krahët e fortë. Po kërkoi dhëndërri pjesë tek vjerri i pasur aty fillon evgjitëria dhe
po kërkuan nipërit pjesë sdo kishte më mbiemër mashkullor, rracë dhe mëhallë.
E vërteta e V të. Radhima ngarkesën e mba mbi shpatulla. Gratë fëmijët i ngrenë kaç dhe
bucelat me ujë i ngrenë me tërkuzë. Burrat dashin dhe dyfekun i hedhin mbi supet.Kanë
shumë mushka samarjare por rrotën, rrukullisjen dhe tragën e qerres nuk e njohin.
Radhimjotët nuk e duan shumë baltën, buallin dhe vallton por më shumë duan gurin,
sorkadhen dhe shtigjet. Ata duan shumë shtigjet në male, meandret e lumit dhe dallgët e
egëra në det. I duan të gjithë por më shumë njeri tjetrin. Radhimjotët i duan kthesat dhe
këngën labe, kazmën dhe pushkën dhe ata duan për ti pushtuar lartësinë e mëndjes dhe të
punës dhe kanë dëshirë ta harrijnë gjithë botën si njerës të mirë në mes të njerëzisë. Radhima
ime mba mbi shpatulla të gjitha kalimet dhe të gjithë njerëzinë në botë.

E vërteta e VI të. Radhima ka një kufi verior në një varr të para bërë në Shashicë, varri
Mehmet Halil tek gorricë e tharë. Mandej zbret një përrua më tej Kishës Jonufër. Kurse
kufiri përrua vris është kufi Begotare dhe as një herë musha fshaçe. Mushaja është shumë
tutje në një luftë për disa shekuj me Kaninën. Në jugë Radhima ndahet me Tragjasin tek një
varr i parabërë nga Miftar Musai dhe plus një kërrabë vënd më tutje. Nuk kemi pasur as një
grindje me Tragjasin. Në lindje rjedhja e ujrave malore, maja e Telave dhe maja Asllan
(Mazhar) dhe pa as nje grindje me Mazharin dhe Lapardhanë. Në perëndim ndan deti ose
3001m. në pikat Ramec Zhapovel. Diku përtej derdhjes Izvuar kalon me toka Hasan Imeti dhe
Musa Kolunçi dhe për këto toka Musai ka nxjerrë edhe koburen por edhe tani se kush e
ngatërron atë zonë. Tek ura, Xhezo Ilazi kalon t’hu lumit ,ndoshta pjesë vjerre, por nuk ka
patur ngatërresa. Kurse Sazani është i Dukatit dhe një pjesë e Shashicës është e Radhimës.
Në kufitë kush ka blerë tokë ose kush ka marrë tokë p. sh. Abas Gega quhet i Dukat dhe Dino
Limua quhet nga Radhima.Edhe historikisht kemi pasur shqetësime nga të tjerët për tokën
,nga mendjemadhësia e Kaninës dhe persona të dukatë.

E vërteta e VII të. Radhima është tipik në botë që ka shumë musha..Këto toka të ardhura
nga komuniteti primitiv ose të dhuruara nga njerës të mirë kishës, xhamisë ose bashkëjetesës
është turp dhe gjynah dhe me zakon shumë e ndaluar që të ndahen si toka shteti. Komunizmi
inaçi dhe demokracia borgjeze nuk duhet ti ngacmojë këto toka të shënjta p. sh, Ramecin.
Edhe po u shit lekët i merr fshati për të bërë xhaden, kishën, xhaminë dhe një urë në det. Në
100 shtëpi në Radhimë kam edhe unë pjesë në të përbashkën dhe në nderin e lartë të fshatit
tim. Këtu ka pjesë edhe fëmija në bark të nënës si një ekonomi e ardhur brez pas brezi. Sa
qeveri do të vinë nuk mund të ndajnë mushatë e fshatit se duhet të ishin ndarë që shekuj më
parë. Kjo qeveri nuk është më e mirë nga ato qeveri që kanë kaluar dhe nuk është më e keqe
se ato që do të vinë. Qeveritë venë dhe vinë kurse mushatë e fshatit dhe Radhima mbeten në
vënd.

E vërteta e VIII te. Ku ta gjejmë të popullohet dëndur ky vënd i mbarë. Në vijën Radhimë
– Orikum për pesëdhjet vjet arriti popullata nga 500 në 15.000 vetë. Ky popullim erdhi në
disa dallgë dhe për disa arsye.U krijua një fermë Derri, u krijua Baza Ushtarake, u krijua
një ferme Rinia dhe në 10 vjeçarin e fundit sulm për të mbërthyer Buze Detin. Ne 50 vjet që
do vinë te tjere , shpresohet për një popullim 50.000 – 100.000 banorë si Vend Turistik.
Dhëntë zoti dhe kështu u bëftë.

E vërteta e IX te. Jonufra – Xhon Nufri – De Radhoi – Gjithmonë duhet të administrohen
në Orikum, si pozicion vëndi, si histori e lashtë, si sedër e njerzëve të mirë. Ka efkoli të
zgjërohet rruga, të udhëtohet me skaf dhe me det dhe Jonufra kundrejtimin dhe përparimin e
ka në jugë. Nuk ka punë Kanina me Jonufrën edhe italianët edhe gjermanët edhe rusët postbllokun
e vunë në Kala. Çdo mendim që Radhima ti kalojë Vlorës nuk është i drejtë. Radhima
historikisht, shpirtërisht, ekonomikisht, me krushqi dhe rracë është me Dukatin dhe
Tragjasin. Dhe e ka për turp të shitet nga Orikumi për në Vlorë. Kohët ndryshojnë kurse
Jonufra, Petruna, Sazani dhe Bishti i Gjuhës janë të Krahinës Dukat.

9 fakte per Radhimen qe Dukatit dhe Tragjasit nuk u vjen mire ! Nga A.Ramo Read More »

Rikthehet pas 24 oresh energjia elektrike ne Orikum por problemi qendron . . .!

Qysh prej pasdites se mbremshme  fshatrat e kesaj Njesie Administrative Orikum kane pasur mungese te energjise elektrike. Energjia eshte nderprere gjate nates se mbremshme dhe kjo nderprerje ka vijuar gjate gjithe dites se sotme.

Gjate dites se sotme  energjia eshte rikthyer disa here por ky rikthim ka qene shume i shkurter.

Burime per orikuminews bejne me dije qe kete pasdite energjia eshte rikthyer ne fshatrat e munguara zone por energjia rezulton te jete shume e dobet.

Njesia Administrative Orikum eshte nje prej Njesive qe ka nderprerje te shpeshta te energjise elektrike dhe ky eshte nje problem shume shqetesues per banoret.

Rikthehet pas 24 oresh energjia elektrike ne Orikum por problemi qendron . . .! Read More »

Investimi i munguar ne shkollen ‘Balil Pelari’ Orikum – Nga Marjeta Xhemali

Nga Marieta Xhemali

INVESTIMI I MUNGUAR NE SHKOLLEN “BALIL PELARI”

Edhe pse shkollat ne pergjithesi kane qene ne fokus te shtetit vitet e fundit,duke ndermarre reforma te shumta te cilat kane prekur gjithe sistemin arsimor,perseri ka shume per t’u deshiruar.

Realisht shkolla 9- vjecare “BALIL PELARI”ORIKUM ka nje sere problemesh zgjidhja e te cilave kerkon angazhim maksimal.
Infrastruktura ne kete shkolla mbetet nje nga problemet me te medha,e cila ndikon drejteperdrejte ne cilesine e mesimdhenies.
Duhet pranuar qe ka pasur perpjekje nga drejtoria e kesaj shkolle,stafi i mesuesve,bordi i prinderve dhe komuniteti.
Mungesa e investimeve dhe nderhyrjes ne vite ka shqetesuar drejtorin e kesaj shkolle Baki Mustafai i cili i eshte drejtuar per kete anetarit te bordit te shkolle si dhe dhe keshilltarit te bashkise vlore Z. HAMZA KUTELI, i cili e ka marre me shume seriozitet dhe perkushtim kete kerkese.

Duke vleresuar dhe duke qene i ndergjegjshem per rendesine e cilesise se ambienteve te brendshne dhe te jashtme te shkolles Z.HAMZA KUTELI ka vene ne levizje dhe ka folur nga afer me disa nga bizneset e zones.

Fale ketij bashkepunimi shkolla iu nenshtrua nja rikonstruksioni gjate periudhes nje vjecare 2016-2017 duke perfshire :rregullimin e dyerve dhe dritareve te demtuar,pajisjen e bibliotekes me rafte te reja,ndertimin e kendit sportiv,sigurimin e ujit 24 ore si dhe vendosjen e emrit te madh te shkolles.

Z.HAMZA KUTELI inspektoi nga afer punimet ne shkolle duke shprehur bindjen dhe deshiren se do te inicioje gjithmone e me shume sfida te tilla.

“Nje njeri i pasur nuk eshte domosdo i zgjuar” por lista e biznesmeneve te meposhtem qe kontribuan per shkolle provon te kunderten,sepse ata kane vendosur shume dashuri na ate qe kane dhene.

1-SOFO KUTELI
2-MUHARREM JAZOJ
3-BENDO GABA
4-GEZIM CAPO
5-IRVAN JAZO
6-SHERIF DURMISHI
7-IRVAN JAZO
8-SHERIF DURMISHI
9-LAVDOSH KULLURI
10-PERLAT HASANBASHA
11-CLIRIM MUSARAJ
12-ENGJELLUSH VANGJELI
13-EDMOND PECULI
14-ILIR ALICKA
15-FESTIM BEDINI
16-NEXHIP HYSOLAKOJ
17-KADRI GODAJ

Investimi i munguar ne shkollen ‘Balil Pelari’ Orikum – Nga Marjeta Xhemali Read More »

Me ka ngelur qejfi me tragjasiotet qe nuk . . . ! Komentuesi shpreh indinjaten e tij, ja arsyeja !

Duket se mospjesemarrja masive e banoreve te fshatit Tragjas ne ceremonine e percjelljes per ne banesen e fundit te babait te nje tragjasjoti ka bere qe ai te shprehe indinjaten e tij hapur ne rrjetin social facebook. Ja si shprehet ai :

Komenti i plote: 

Mua me ka ka ngelur qejfi me tragjasiotet qe nuk me nderuan me pjesmarjen e tyre ne vdekjen e babait tim te nderuar DILAVER POLO mendoja se ishte djal i ketij fshati e itelektual i nderuar dhe pse vura nekrollogji ne fshate falenderoj te afertmite pak tragjasiote po tani e tutje nuk dua te di fare per Tragjasin.. me respekt ILDA DILAVER POLO ..

Me ka ngelur qejfi me tragjasiotet qe nuk . . . ! Komentuesi shpreh indinjaten e tij, ja arsyeja ! Read More »

Fshatit tim me histori (Dukatit) – Nga Servet Xhelili. (Poetet e krahines)

FSHATI IM NE HISTORI

Ju te rinj qe ngrihi sot,
Nje gje duhet te mesoni,
Dhe qe te behi te zot,
Ne histori te germoni,

Se ne jemi nga te rrallet,
Qe na kan patur zili,
Pompei me Jul Cezare,
Bizantinet me hordhi.

Emrin Dukat qe ne kemi,
Qe aq shum na ka lezet,
Para Eres,mund te themi,
Viti Dyqin e njezet.

Ne vitin Dyzet e tete,
Gjithnje para eres sone,
Vinte Jul Cezari vete,
Me ushtri e me tabore.

Vin per te thyer Pompein,
Te fiton luften mbi te,
Edhe tha te mos e fshehim,
Dukast,jane me ze,

Ndaj atyre u kerkoi,
Burra me trimeri shume
Me ta luften e fitoi,
Dhe Pompein e pergjujne.

Se ather gjith treva jone,
Sundohej vetem nga Duket,
Apo Dukas siç na thone,
Sot Dukat,po prap nga Duket.

Me von erdhen Bizantinet,
Me arm e ushtri te shumta,
Prap te ne kerkuan ndime,
Prap u perlasne te Duka.

Ndaj ata per nder te tij,
Dukat i thane monedhes,
Perandoret bizantine,
Mirenjohes dhe mirsjelles.

Dhe Dukati si monedhe,
Ather ne argjend dhe ar,
Per emer te Dukes u derdh
Dhe per trimerin e rrall

Ne shekull te njembedhjet,
Ka lindur kejo monedhe,
E be Kostandini vete,
Dhe Mihali menjehere,

Ne nje faqe t’ksaj monedhe,
Ata shkruan emrin Dukas,
Mirpo prap dhe kesaj here,
Filluan dhe Vendedikas.

Dhe ata prene me von,
Dhe e quajten Dukat,
Se atehere Dukas tone,
I kish shkuar nami larg.

Njmij dyqint e tethtekater,
Venedikasit e bene
Monedhen Dukat per hater
Ne vend nderi per ta vene.

Pastaj shum vende te tjera,
Ne Evrop te asaj kohe,
Po e njejt u pre monedha,
Dukat se tjeter nuk njohje.

Gjer ne te katermbedhjet,
Shekull para eres sone,
Dhe tek ne ishte prezent,
Monedha Dukat thone.

Pesedhjet Akçe Osmane,
Ishte vler e tij athere,
Vetem nje kok e Dukate,
Sa per pesdhjet jeniçere.

Pa shikoni çkrenari,
Dhe emer te mir qe kemi,
Pa mendoni o Rini,
Perpiqi veten te gjeni.

Te kthehi ku kemi qene,
Te vlerat dhe te vyrtytet,
Se siç ne e kemi zene,
çdo gje e mire po mbytet.

Fshatit tim me histori (Dukatit) – Nga Servet Xhelili. (Poetet e krahines) Read More »

Jetoi ne kasollet e barinjve te Dukatit. Gjiri Anglezit mori emrin e tij, kush ishte aktori hollivudian!

Gjiri i Anglezit Një nga perlat e plazheve të jugut është edhe Gjiri i Anglezit në Karaburun. Pak kush e di që emri i gjirit u vendos nga banorët për shkak se vendi u përdor nga një Major Britanik për të sjellë armë dhe ndihma për luftëtarët shqiptarë. Ky major britanik ishte një aktor, që pas lufte do të kthehej në një nga ikonat e Hollivudit.

Sir Anthony Quayle njihet pak nga shqiptarët. Ose më saktë ndihet prej ekranit. Në filmin e mirënjohur Lorenci i Arabisë, ai luan rolin e kolegut të protagonistit. Quayle u kthye në një nga aktorët më të njohur në SHBA dhe Europë, si në film ashtu edhe në teatër. Por në rininë e tij, ai vendosi të ishte vullnetar në luftë. Iu bashkua misioneve sekrete të SOE dhe do të urdhërohej të shërbente në Shqipëri. Në vitin 1943, Quayle do të ngrinte shtabin e tij ushtarak në fshatin e Dukatit ku do të kalonte afërsisht 1 vit të jetës së tij, mes jetës në kushte të vështira në kasollet e barinjve dhe i kërcënuar për jetën nga gjermanët.

Puna në Shqipëri i dha mundësinë për karrierë ushtarake në Shqipëri dhe mori gradën Major. Ai kishte me vete edhe disa ndihmësa dhe oficerë të tjerë britanik. Më pas iu bashkua edhe një mision amerikan si dhe mjaft dezertorë italianë, mes tyre edhe një gjeneral, Infante. Majori Britanik ka lënë disa raporte mjaft interesante për jetën e tij në Dukat si dhe shkroi dy libra për eksperiencën e tij shqiptare, “8 orë larg Anglisë” dhe “Koha për të folur”. I pari u botua që në vitin 45 dhe tjetri në 48. Quayle nuk mbajti një qëndrim pozitiv për shqiptarët, madje nga këto libra të botuara, krejt naiv dhe duke dikur që Shqipëria u kthye në dikaturë, ai përmendi emrat e të gjithë shqiptarëve që e ndihmuan si familja Çela apo Meto të Dukatit. Këto familje u persekutuan nga komunistët shqiptarë.

Por përvoja e aktorit britanik në luftën shqiptare në 43 dhe 44 është unike. Ai krijoi një nga misionet më të mëdha ushtarake, dhe vepronte nga Dukati, në Llogara dhe Karaburun. Ai kërkoi që ndihmat nga deti të vinin në një gji të vogël, që u pagëzua më pas Gjiri i Anglezit si dhe në Gjirin e Gramës, vende të cilat ai i ka fotografuar me aparatin personal. Disa herë iu rrezikua jeta nga ndjekja gjermane por shpëtoi edhe falë ndihmës së banorëve të Dukatit.

Dukati ishte një zonë e cila mbështeste në masë të madhe Ballin Kombëtar dhe pavarësisht se Quayle mbështeste me armatime partizanët, ata asnjëherë nuk e penguan, përkundrazi e strehuan dhe e fshehën. Quayle tregon që një ditë pyeti 40 barinj në Dukat, dhe 39 prej tyre i thanë që mbështesin Ballin Kombëtar. Njëherë, në mes të dimrit, parësia e Dukatit i sjell një letër. Majori britanik u habit kur letra i kërkonte që ai të paguante taksën e fshatit, siç e paguanin të gjithë banorët.

Në fakt, pas lufte, përveç dy librave që shkroi në formë romani, aktori britanik nuk preferonte të fliste për eksperiencën në Shqipëri. Gjithsesi, ai ka një kontribut për luftën si dhe ka lënë gjurmë interesante në Shqipëri

Jetoi ne kasollet e barinjve te Dukatit. Gjiri Anglezit mori emrin e tij, kush ishte aktori hollivudian! Read More »

A njihet kafja pezull ne lokalet e Orikumit? Ja kuptimi i saj nga Olsen Llambro.

Ky shkrim interesant eshte bere nga Olsen Llambro !
Sencibilizim

U futëm me një shokun tim në një kafene të vogël dhe dhamë porosinë. Teksa po i afroheshim tavolinës tonë, dy persona u futën dhe shkuan tek kasa:

“Katër kafe të lutem. Dy kafe për ne dhe dy kafe pezull !”

Ata paguan kafetë, morën dy të tyret dhe u larguan. Unë pyeta shokun tim:

“Çfarë janë këto ‘kafe pezull’ mor vlla?!”

“Prit dhe do ta shohësh”, më tha ai.

Erdhën goxha njerëz. Dy vajza kërkuan dy kafe, paguan dhe ikën. U futën katër kolegë, si Gazetar dukeshin dhe porositën gjashtë kafe. Katër për vete dhe dy kafe pezull. Ndërkohë që vazhdimisht pyesja veten se çfarë janë këto kafe pezull, shijova motin me diell dhe pamjen e bukur të sheshit që ndodhej pranë kafenesë.

Në këtë moment, vjen një burrë i veshur keq i cili dukej si një lypës dhe pyeti me zë të ulët, “A ke kafe pezull?”

Është shumë e thjeshtë, njerëzit paguan paraprakisht kafetë për ndonjërin që nuk kishte mundësi ta paguante.

Tradita e kafes pezull nisi në Napoli, por u përhap në të gjithë botën dhe madje në disa vende përveç kafes pezull, mund të porosisësh ndonjë sanduiç apo një drekë të tërë pezull.

Mësimi:
Pavarësisht se nga vijmë apo çfarë traditash kemi, nëse një traditë ia vlen të përvetësohet atëherë mos hezito ta bësh tënden atë. O njeri, porosit një panine pezull për dikë që ka nevojë. Nëse nuk ke aq mundësi, dreqi ta hajë një çaj të ngrohtë pezull mund ta përballojmë pothuaj të gjithë ne. Mendo që dikush i ngrirë jashtë në të ftohtë, futet në kafene dhe shijon çajin pezull që ke porositur ti. A ka ndjesi më të bukur?

A njihet kafja pezull ne lokalet e Orikumit? Ja kuptimi i saj nga Olsen Llambro. Read More »

Ty babi me thon femite, te mbet ora ne Dukat! Te njerzit dhe te shtepite, ne Shata e ne Thilpat! Nga Servet Xhelili.(Poetet e krahines).

Nga Servet Xhelili

SHPIRTI ATY ME KA MBETUR

Me qellon shepesh,e me thone,
Miq e shok te mi te huaj,
Vendi yt a te mungon,
Se ke koh qe je larguar?

Me par se tu kthej pergjigje,
Dhe tu them ate qe ndiej,
Nje lemsh brenda me digjet,
Fjalet sikur i perziej.

E ndjej zemren qe me tkurret,
Sikur ma shtrydhin me dore,
Se jap veten,po kot mburrem,
E ndjej vrerin n’kraharor.

Me mungon,u them,dhe shume,
Shpirti,atje me ka mbetur,
Te vatani yn me vule,
Te varri i Babes se vdekur,

Te te afermit e mi,
Te njerzit qe desha shume,
Se nuk ika çilimi,
Kur u nisa,isha burre.

Atehere isha tridhjet vjeç,
I ri,por i bere burre,
Se dijta keshtu te jesh,
Djegur nga malli,si furre.

Ikme e koka na mbet mbrapa,
Te njerzit dhe Vendi yne,
Nga nuk shkela,e nga s’vajta,
Asnje vend s’ma mbushi syne,

Rri e rri e nganjehere,
Mendoj,per vitet qe shkuan,
Te vetmuar e te mjere,
Ne sofra me ju su shtruam,

Mbeme larg,te pergjeruar,
Larg daveteve,vakive,
Dhe te ndar dhe te harruar,
Te helmuar prej merzive.

Por ta dini e me besoni,
Trupin kemi ktu ku jemi,
Ju ndoshta nuk e kuptoni,
Po shpirtin aty e kemi.

Ty Babi me thon femite,
Te mbet ora ne Dukat,
Te njerzit dhe te shtepit,
Ne Shata e ne Thilpat,

Ma thon e bejne shaka,
Se degjojn kur flas e them,
Sa te jem ne kte dynja,
Shpirtin atje do e kem.

Nje dit beharin qe shkoi,
Poshte ne Qyrakali,
Hyra n’varreza te shoj
Njerzit qe ishin aty.

Lotet mu mblodhen ne mjeker,
Dhe vreri me digj ne shpirt,
O zot po sa shume njerez,
Kishin ik e se kesh dit.

Bere sot Qyrakalia,
Si ndonje qytet me vete,
Ne po ndar nga njerezia,
Harruar neper kurbete.

Ah,e Ah,e Ah,e Ah,
Ah o shpirti kubetlliut,
S’vlejn kapital e para,
Sa vlen malli i njeriut.

çi duam miell dhe brume,
Dhe buken ne vend te huaj,
Kur mendojm si u kepume,
Nga rrenjet dhe trungu juaj.

Ty babi me thon femite, te mbet ora ne Dukat! Te njerzit dhe te shtepite, ne Shata e ne Thilpat! Nga Servet Xhelili.(Poetet e krahines). Read More »