Sport

U qëlluan me shuplakë nga tranjeri, vajzat e ekipit të volejbollit: Është diçka normale!

Ditën e sotme bënë bujë videot e trajnerit të ekipit të Korça Volley, Romeo Xega, i cili në pushimin e sfidës godiste me shuplaka vajzat volejbolliste.

Federata e Volejbollit mori vendimin se trajnerit duhet t’i hiqet licenca teksa ai e ka ankimuar vendimin.

Së fundmi, Xega, bashkë me vajzat e ekipit ka dalë në një intervistë për mediat. Si trajneri, ashtu edhe vajzat shprehen se kjo ngjarje është ekzagjëruar, pasi veprimi është diçka normale.

Sipas një vajze volejbolliste, marrëdhënia me trajnerin është shumë e veçantë dhe ai gjithmonë i ka motivuar dhe një nga mënyrat është edhe kjo.

Ajo është shprehur se edhe prindërit nuk e kanë pritur shumë keq ngjarjen, pasi e njohin se si është marrëdhënia e tyre me trajnerin.

U qëlluan me shuplakë nga tranjeri, vajzat e ekipit të volejbollit: Është diçka normale! Read More »

12 vjeçari shqiptar, Ares Ferhati në çerekfinalen e turneut europian të tenisit!

Pas triumfit në 3 turne radhazi në kampionatin shqiptar të tenisit, Ares Ferhati kalon 3 rounde në turneun europian që po zhvillohet në National Sport Park në Tiranë.

Ares Ferhati, 12 vjeçari shqiptar që po spikat me talentin e tij, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, është paraqitur në formë të shkëlqyer këtë javë në turneun europian të tenisit, që po zhvillohet në National Sport Park në Tiranë për kategorinë Junior U12.

Në këtë turne, ku marrin pjesë mbi 50 fëmijë nga vende të ndryshme të botës, Ares ka arritur të kalojë 3 rounde, duke dominuar me rezultat të thellë ndeshjet me bashkëmoshatarët e tij.
Më konkretisht, në roundin e parë, Ares triumfoi me rezultat 6-1 / 6- 3 me Kiril Kruygluk nga Ukraina, në roundin e dytë ndeshja kundër Italianit Sergio Boccela përfundoi me rezultatin 6 – 1 / 6- 0, ndërsa në roundin e tretë, kundërshtari nga Turqia nuk arriti të merrte asnjë game dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 6-0 / 6-0 ne favor të Ares Ferhati.

Në çerekfinale, Ares do të ndeshet me nr 3 te Gjermanise në kategorinë junior, Richard Chanbour.

Gjatë muajit Shkurt dhe Mars, Ares ka triumfuar në 3 turne radhazi të organizuar Federata Shqiptare e Tenisit, përkatësisht Winter Cup 2023, Albanian Bowl 2023 dhe NSP Open 2023, duke u rankuar kështu nr.1 në Shqipëri për grupmoshen Junior U12.

12 vjeçari shqiptar, Ares Ferhati në çerekfinalen e turneut europian të tenisit! Read More »

Lionel Messi sërish në Barcelonë? Merret vendimi i papritur

Barcelona po shikon rreth mundësisë për ta rikthyer në skuadër Lionel Messin, kontrata e së cilit skadon këtë verë te Paris Saint-Germain, me yllin argjentinas që nuk po tregon shenja se dëshiron të vazhdojë të ardhmen në Francë, raporton “Mundo Deportivo”.

10-shi legjendar i Barcelonës u largua nga “Camp Nou” në vitin 2021, pasi që bisedimet për rinovimin e kontratës së Messit u komplikuan për shkak të krizës financiare që e kishte kapluar klubin, përcjell KosovaPress.

Dhe pas dy vitesh në Paris, Barcelona tani është duke përgatitur një ofertë dhe ta rikthej fituesin e shtatë Topave të Artë.

Klubi beson se Messi është i etur për një rikthim pasi që bisedimet me PSG kanë ngecur, pjesërisht që mendohet se është për shkak të një përpjekjeje për uljen e pagës për të shmangur marrjen e sanksioneve nga Fair Play Financiar (FFP).

36 vjeçari përfiton £740,000 (841,000) në javë te PSG, kontratë kjo e cila skadon më 30 qershor të këtij viti.

Lionel Messi sërish në Barcelonë? Merret vendimi i papritur Read More »

Boksieri shqiptar triumfon në ndeshjen ndaj kundështarit serbit

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj, ka mundur të triumfojë në duelin e luajtur për kategorinë gjysmë të rë ndë, kundrejt boksierit serb Marko Nikoliç.

Ndeshja ishte një dominim i pastër i boksierit shqiptar që nga fillimi deri në fund, madje duke e hedhur në tokë që në raundin e dytë.

Megjithatë boksieri serb u ringrit dhe e vijoi lojën gjatë raundeve të mbetur. Me vendim unanim gjyqtarët e ndeshjes ranë dakord se fitorja i takonte boksierit shqiptar.
Kjo është fitorja e 14-të në radhë e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist. Një rezultat mjaft pozitiv, pasi boksieri nga Kosova nuk ka pësuar ende asnjë hu mbje.

Boksieri shqiptar triumfon në ndeshjen ndaj kundështarit serbit Read More »

Donte të nxirrte të dashurën nga ‘Big Brother’! Lojtari i njohur shpenzon 5 mijë euro në televotim

Jese Rodriguez është lojtari më i ri i Sampdorias. Ish futbollisti i Real Madrid dhe Paris Saint Germain ka zgjedhur të vijojë karrierën në Itali. Edhe pse në karrierën e tij nuk ka qenë në nivelin e pritur, klubi italian i ka besuar për ta pasur në organikë.

Rodriguez do të mbahet mend gjatë në Spanjë për bëmat e tij jashtë fushës së blertë. Të gjithë e kujtojnë veprimin, kur shpenzoi 5 mijë euro në televotim për të eleminuar ish të dashurën nga Big Brother në Spanjë. Ai ia doli ta nxirrte nga shtëpia, ndërsa në fushë nuk ishte kurrë në nivelin e duhur.

Tashmë pritet të shihet se çfarë do të bëjë në kampionatin italian me skuadrën e Sampdorias.

Donte të nxirrte të dashurën nga ‘Big Brother’! Lojtari i njohur shpenzon 5 mijë euro në televotim Read More »

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris

Distria Krasniqi ka shkëlqyer edhe në finalen e Grand Slamit të Parisit duke fituar medaljen e artë teksa ka mposhtur xhudisten nga Hungaria, Reka Pupp.

Kjo është hera e katërt në karrierë që fiton të artën në një garë Grand Slam.

Për herë të parë ajo pikërisht në Paris ishte shpallur kampione, ishte viti 2020, ku të njëjtin vit kapi të artën edhe në Hungari.

Më pas vitin e kaluar, në qershor 2022, e fitoi edhe Grand Sllemin e Tbilisit, kurse tashmë e fiton përsëri në Paris.

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris Read More »

Rama jep lajmin e mirë për infrastrukturën sportive, 3 stadiume të reja nisin brenda 2023

Ky vit duket se do të jetë viti i investimeve të mëdha në infrastrukturën sportive. Lajmin e dha vetë numri një i qeverisë, Edi Rama, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “facebook”. Por ka dhe detaje, pasi bëhet fjalë për impiantet e futbollit në Vlorë, Korçë dhe Durrës, që konsiderohen si stadiume të reja, ndërsa është në projekt për të nisur puna edhe për një tjetër impiant në kryeqytet,

bëhet fjalë për stadiumin “Selman Stërmasi”, për të cilin prej vitesh po ngulmohet të shndërrohet në një qendër të madhe sportive, fillimisht në një stadium modern për kryeqytetin, por edhe me ambiente ndihmëse. Në fakt, “Selman Stërmasi” ka kushte për të pasur dhe një pistë atletike spektakolare me standarde europiane mundësisht me 8 korsi, por me projektin e ri të stadiumit duket se ky element nuk është marrë parasysh.
Qëndrimi i Ramës

Është e shkruar e zeza mbi të bardhë: Kryeministri Edi Rama ndër të tjera thekson se këto 3 stadiume do të nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës. Ndërsa më tej thekson se përveç këtyre tre stadiumeve në plan është edhe “Selman Stërmasi” në Tiranë.

“3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë”, shkruan Rama.

Kosova shumë pak investime në impiantet sportive

Ndërkohë që Shqipëria ka ndërtuar nën qeverinë Rama disa impiante sportive moderne, në Kosovë ende nuk ka stadiume me standarde dhe duket ende larg infrastruktura sportive. Këtë e kanë evidentuar edhe mediat e rëndësishme në Prishtinë, midis të cilave edhe gazeta “Express”, e cila bën krahasimin dhe evidenton faktin e superioritetit të Shqipërisë në infrastrukturën sportive gjatë këtyre viteve.

“Ndërkohë, në Kosovë gjendja e infrastrukturës në futboll është e mjerueshme. Për momentin, veç stadiumi “Fadil Vokrri”, i ndërtuar shumë vite më parë, i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Qe disa vite flitet e përflitet për ndërtimin e stadiumit nacional, por që asgjë konkrete nuk ka ndodhur. Nga ana tjetër, Shqipëria mund të merret si model nga Kosova në këtë drejtim.

Impiantet e reja në dekadën e fundit

Që prej dhjetë vjetësh në pushtet, kryeministri Edi Rama ka ndërtuar e rikonstruktuar disa impiante sportive në vend, midis të cilëve edhe stadiumin e ri kombëtar në Tiranë, në të cilin u zhvillua në maj të vitit të kaluar finalja e Conference League midis Romës e Fejnordit, e para në historinë e këtij aktiviteti. “Air Albania” stadium është impianti më modern i futbollit në Shqipëri e një nga më modernët në Europë, por me një kapacitet të imituar në 22500 vende. Nën qeverisjen e Edi Ramës është rikonstruktuar stadiumi i Shkodrës

“Loro Boriçi”, të cilit iu rrit kapaciteti dhe u bë modern aq sa është i licencuar për ndeshje të nivelit ndërkombëtar. Edhe “Elbasan Arena” u rikonstruktuar dhe është sot me standarde europiane që pret ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare. I ri u bë edhe “Parku Olimpik”, me sallën e re sportive të lojërave me dorë, por ka pasur edhe investime private sikurse kompleksi i Partizanit, një investim privat i presidentit të klubit Gazment Demi. Investim i rëndësishëm shtet-bashki-klub, ishte dhe stadiumi i ri i Kukësit me kapacitet afro 5 mijë vetë.

Rama jep lajmin e mirë për infrastrukturën sportive, 3 stadiume të reja nisin brenda 2023 Read More »

Sylvinho zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Sylvio Mendes Campos Júnior për të marrë drejtimin e ekipit tonë kombëtar.

Silvinjo do të zëvendësojë në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë duke arritur rezultate të rëndësishme dhe duke rinovuar ndjeshëm skuadrën me element të rinj premtues.

Federata Shqiptare e Futbollit e falënderon Edi Rejan për kontributin e tij të çmuar në drejtimin e Kombëtares gjatë këtyre viteve dhe vlerëson maksimalisht përvojën e bashkëpunimin që ka ofruar në rritjen e mëtejshme të Kombëtares shqiptare.

Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur për publikun si Silvinjo, ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior.

Marrëveshja mes FSHF dhe stafit të ri drejtuar nga Silvinjo parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024 dhe aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave.

Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme.

48 vjeҫari Silvinjo, i cili vjen me një CV të pasur si lojtar dhe trajner, ka një eksperiencë të pasur si zëvendës trajner menjëherë pas lënies së futbollit dhe trajner më pas. Gjithçka nis në 2011 kur merr pozicionin e zëvendës trajnerit te Cruzeiro, për të kaluar më pas te Sport Recife, Nautico, Corinthias, Inter, zëvendës trajner i Brazilit për tre vite përpara se të merrte drejtimin e Olimpik Lionit në Francë dhe më pas Korinthiasit në kampionatin brazilian.

Në karrierën e tij të pasur si lojtar, Silvinjo është aktivizuar te Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij

Më datë 9 janar, Silvinjo dhe stafi i tij do të jenë në Tiranë për të hedhur firmat në kontratë dhe më pas për të bërë prezantimin e tyre në ora 11:00 në sallën e stadiumit “Air Albania”.

Sylvinho zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare Read More »