Sport

Kjo është përralla e një babai, një djali dhe një premtimi të bërë.Përralla se si u bë futbollist i madh Elseid Hysaj!

[sgmb id=”1″]

Kjo është përralla e një babai, një djali dhe një premtimi të bërë. Përralla se si një emigrant shqiptar do të ndihmonte të birin e talentuar të udhëhiqte entuziazmin e një vendi të tërë në Kampionatin Europian.

Duhet shumë për tu bërë një lojtar i rëndësishëm në ditët e sotme. Kërkohet talent, dëshirë, sakrificë, punë e vështirë dhe një fije fati sigurisht. Por duhet edhe besimi i palëkundur i një babai që kishte bërë një premtim me zemër të thyer se talenti në futboll i djalit të tij nuk do të kalonte pa u bënë re. Kjo është historia e Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë i Napolit dhe Shqipërisë.

Një sezon i shkëlqyer ai 2015-2016 në klubin e Serie A e bëri 22-vjeçarin një nga premtuesit më emocionues në futbollin evropian. Flitet se së fundmi e kërkojnë Bayern Munich, Atletico Madrid, Chelsea, dhe madje edhe Barcelona. Asgjë nga këto nuk do të ishte bërë e mundur nëse babai i Hysajt, Gëzimi, një emigrant shqiptar në Itali nuk do të besonte verbërisht në mundësitë e Elseidit që njihet si Elsi që kur goditi topin e parë të futbollit.

Si shumë shqiptarë gjatë viteve “90, Gëzimi rrezikoi jetën e tij duke udhëtuar me skaf dhe gomone për të punuar në Itali si një ilegal, për të bërë të gjitha llojet e punëve në mënyrë që në fund të garantonte të mirat për familjen e tij. E kishte bërë atë udhëtim të rrezikshëm disa herë përmes detit Adriatik në mënyrë që të dërgonte para në Shqipëri ku i vogli Elsi ishte duke u rritur nga e ëma. Duke u përpjekur në një nga shoqëritë diletante të futbollit në qytetin e tij Shkodrën, Hysaj nisi të tregojë talentin e tij në futboll që në moshë të re. I ati e kuptoi dhe një shaka e fatit e ndihmoi që t’i garantonte jetën të birit për mirë.

Një nga punët që emigranti shqiptar kishte bërë shpesh në Itali gjatë viteve të qëndrimit të tij ishte punëtor ndërtimi. Në verën e vitit 2004, Gëzimi nisi të punojë në shtëpinë e një farë Marco Piccioli, agjent i FIFA i regjistruar në Itali që kishte arritur të zbulonte disa futbollistë goxha të njohur. “Im bir është një futbollist. A mund t’i gjesh atij një skuadër? – i kërkoi një ditë Gëzimi agjentit megjithëse Elseid ishte vetëm 10 vjeç. Ai duke qeshur i tha: “Është i vogël. Sille këtu pas 4 ose 5 vitesh”.

Përgjigjja nuk e shkurajoi Gëzimin që kishte arritur të vendoste një kontakt me Piccioli. Ndërkohë i vogli Hysaj vazhdonte të luante për një nga skuadrat amatore në Shkodër, megjithëse ishte tërhequr nga një zbulues i Akademisë së skuadrës kryesore të qytetit Vllaznia. Futbollisti i krahut të djathtë u evidentua si një mbrojtës i mirë në kampionatet e fëmijëve duke treguar kapacitet në çdo takim të luajtur dhe duke mbrojtur me lehtësi detyrë që i jepej. Këtë vlerë vazhdon ta ruajë edhe sot.

Kur Elseid u bë 14-vjeç, Gëzimi vendosi se kishte ardhur koha që t’i kujtonte agjentit italian atë gjysmë-shaka dhe gjysme-deklaratë që kishte bërë disa vite më parë. Ai e takoi Piscoli dhe i kërkoi nëse mund t’i rregullonte një takim për të birin në një nga akademitë italiane. Agjenti i ktheu një përgjigje pozitive duke vendosur kontakte te Fiorentina dhe duke i siguruar një provim. Hysaj udhëtoi drejt Italisë dhe goditi që në herën e parë te klubi italian që kërkoi të firmosë për ta. Por për çështje dokumentesh dhe procedurash burokratike pasi ai ishte djali i një emigranti dhe një ekstrakomunitari në Itali. Kështu, ndërsa Fiorentina po mendohej nëse duhet të firmoste apo jo me të riun Empoli tregoi vullnet që ta mbyllte ai kontratën dhe duke i ndjekur ato hap pas hapi.

Kështu Hysan nisi të luante në Akademinë e Empolit në vitin 2009 dhe tregoi menjëherë se ishte një hap përpara shokëve të tij në skuadër me të njëjtën moshë. Luante rregullisht për skuadrën e 16 vjeçarëve dhe me kalimin e kohës u thirr nga skuadra kombëtare e Shqipërisë për tu përfaqësuar me ta në kampionatin Europian U17 në 2010-ën. Në nëntor 2011 bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të Empolit duke luajtur 90 minuta në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër klubit që e kishte lënë ti ikte, Fiorentina. Një vit më pas u bë një lojtar i rregullt i Empolit nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri dhe duke marrë thirrjen e tij të parë në skuadrën kombëtare të Shqipërisë duke u bërë lojtari i tretë më i ri që kishte veshur ngjyrat kuqezi në ndeshjen kundër Gjeorgjisë në moshën 18-vjeçare. Më pas do të vinte një sezon brilant me Empolin dhe me Shqipërinë duke e bërë Hysajn një emër të njohur në Itali dhe në vendin e tij të lindjes. Forma që kaloi e çoi drejt një kontrate me Napolin në verën e vitit 2015 dhe duke i garantuar një vend në skuadrën që shkoi në “Euro 2016” si krenari e një kombi dhe një prej qyteteve që nxjerr talente.

Ndërsa pjesa më e madhe e futbollistëve i shpenzojnë paratë e tyre me veshje apo makina, një nga gjërat e para që bëri Hysaj ishte garantimi i sakrificës që kishte bërë i ati të mos kalonte e pa vënë re. Në fillim të vitit 2014 në Firence në “Via della Casella”, “Bar Elsi” u hap për klientët dhe Gëzim Hysaj tani është drejtor i përgjithshëm i biznesit të tij të parë. Bari është bërë një pikë takimi për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali, por edhe për tifozët e futbollit që herë pas here u rastis të takojnë një yll të Seria A. 

Kjo është përralla e një babai, një djali dhe një premtimi të bërë.Përralla se si u bë futbollist i madh Elseid Hysaj! Read More »

Mesazhi i banorit te krahines 5 dite para ndeshjes vendimtare per Orikumin ! ‘Behuni ..

[sgmb id=”1″]Artikull i derguar nga Astrit Nelaj 

Ekipi i Orikumit  do te luaje shume shpejt dy nga ndeshjet me te rendesishme, pra gjitcka qe ka bere ekipi i Orikut deri me sot vendoset ne harkun e pese diteve. Te dielen me Naftetarin ne Orikum dhe te Enjeten ne plei-of me 99% me terbunin e Pukes.

Djemte e Orikut duan mbeshtetje dhe le te behen dhe krahinasit tane pak sportedashes. Te shkosh ne stadium nje te diel eshte luks per te hequr stresin e vendi te zymte. Peshendetjet e mia une jam kudo ku shkojne keta cuna.

Orikum Orikum duam kategorine e pare !

Mesazhi i banorit te krahines 5 dite para ndeshjes vendimtare per Orikumin ! ‘Behuni .. Read More »

Sot në orën 17 starton kampionati i boksit për moshat 15-16 vjecar.

[sgmb id=”1″]

Në  orën 17  starton kampionati i boksit për moshat 15-16 vjecar. Pjesmarrës janë 11 ekipe nga qytete të ndryshme.

Ku favorit për titullin kampion mbetet Flamurtari, Vllaznia, Teuta dhe Tirana. Flamurtari garon per 10 pesha.

Të gjithë të interesuarit për të parë nga afër këtë  kampionat të jenë në Pallatin e Sportit, ora 17.

Forca Flamurtari

Sot në orën 17 starton kampionati i boksit për moshat 15-16 vjecar. Read More »

SKANDAL NË FUTBOLLIN SHQIPTAR:Zbardhet biseda per trukimin e ndeshjes Partizani-Kuksi!

[sgmb id=”1″]

“Fiks Fare” denoncon një videoskandal për trukimin e ndeshjeve në kampionatin shqiptar, ku një menaxher futbollistësh ofron parà në këmbim të tolerimit në fushën e lojës.

Biseda korruptive zhvillohet ndërmjet menaxherit, Drini Çaushi, i cili njihet për raportin e afërt me klubin verior të Kukësit, si dhe Emiliano Vilës, futbollist i Partizanit, pikërisht për ndeshjen mes këtyre dy ekipeve që përfundoi 1-1 në “Selman Stërmasi”.

Çaushi ka qenë edhe pjesë e stafit të Federatës në grumbullimet e talenteve shqiptarë në Greqi, për kombëtaren U-21.

Gjatë bisedës të transmetuar në “Fiks Fare” doli qartë se menaxheri ka telefonuar mesfushorin Emiliano Vila, duke i ofruar parà në këmbim të tolerimit në fushën e lojës, teksa i kërkon futbollistit të Partizanit në mënyrë të drejtpërdrejtë që të jetë tolerues në fushë, pikërisht në ndeshjen e rëndësishme për titullin kampion. Madje i ofron edhe parà, duke i përmendur emrat e drejtuesve të ekipit të Kukësit, menaxherit të përgjithshëm Naim Halili dhe presidentit Safet Gjici.

Menaxheri, që prezantohet në bisedën telefonike me futbollistin e Partizanit me emrin Drini, këmbëngul disa herë që biseda e tyre të kryhet nëpërmjet një programi që nuk mund të regjistrohet dhe përgjohet

SKANDAL NË FUTBOLLIN SHQIPTAR:Zbardhet biseda per trukimin e ndeshjes Partizani-Kuksi! Read More »

4 poza, 4 minuta dhe vithet tua do t’iu falendërojnë!

[sgmb id=”1″]

Nëse do të keni ndonjëherë punë në zyre  dhe duhet të qëndroni tërë kohën ulur për 8 orë ne ditë, mund të ngarkoni kurrizin dhe shpindën, që mund të pasoj në ndonjë lëndim të paparë të shpindës, sidomos pjesës së poshtme të saj. Shumë zgjatje për vithet tuaja mund në të njejtën kohë të ndihmojnë edhe në zgjatjet e pjesës së poshtme të shpindës, ashtu që këto poza më poshtë naj sikur dy në një. Këto ushtrimezgjasin vetëm 4 minuta, që është kohë e mjaftueshme të çliroheni nga tensioni.

 Poza Flutur

Uluni në dysheme, përkulni dy gjunjët, dhe afroni këmbët. Me ndihmën e duarve, hapni këmbët anash ashtu siç mund t’a shihni në fotografi, në formë të librit, duke i shtyer me bërryla këmbët kah dyshemeja . Nëse dëshironi më shumë zgjatje, zgjëroni krahët. Qëndroni në këtë pozitë, duke marr frymë 5 herë (rreth 30 sekonda).

Pozita e shtrirë

Shtrijuni në shpindë . Theni gjurin e këmbës së majtë kah ana e jashtme dhe mbajeni këtë këmbë me dorën e majtë. Mbani krahun e majtë jasht këmbës. Në mënyrë të ngadalshme me pjesën e sipërme të trupit tuaj mundohuni të prekni me gjurin e majtë në dysheme përfundi sqetullës. Provoni mos të ngarkoni shumë shpatullat apo gjoksin, por bëjini këto lëvizje në mënyrë të relaksuar.Qëndroni në këtë pozitë dukë marrë frymë 5 herë, dhe pastaj ndërroni këmbët.(Përcjellni fotografinë). Pastaj bëni të njejtën lëvizje me të dyja këmbët, duke marrë frymë thellë 5 herë.

Pozita pëllumb

Uluni si në fotografi, dhe këmbën tuaj të djathtë thejeni kurse këmbën e majtë shtrijeni prapa. Nëse mund ti lëvizni vithet, atëherë përpak lëvizini larg jush. Sigurohuni që ana e majtë e vitheve tuaja është e mbështetur mirë në qilimin e gomës.Pushoni duart tuaja në vithe ose vendosni duart mbi ju, duke lejuar që baraspesha juaj të përqendrohet në gjurin e djathtë. Kështu qëndroni duke marrë frymë për 5 herë, dhe pastaj përsëriteni ushtrimin në pozitën Pëllumb në anën e majtë.

Pozita pëllumb i dyfishtë

Uluni në dysheme me këmbë të kryqëzuara. Theni këmbën e djathtë dhe vendoseni përfundi këmbës tjetër. Kur të keni ardhë në pozitë si në fotografi , dhe kur të mund të lëshoheni poshtë, atëherë jeni duke bërë mirë këtë ushtrim. Si dhe kur të formoni një llojë forme trekëndëshi, do të dini edhe më mirë se jeni duke bërë në mënyrën më të mirë këtë ushtrim. Për t’a bërë më intenzive këtë ushtrim, vendosni duart përball para këmbëve dhe shtyjini posht sa më shumë që mundeni, duke mbajtur gjoksin larg këmbëve. Bëni këtë ushtrim duke marrë frymë 5 herë, dhe lëshuar ngadalë frymën, dhe pastaj ndërroni këmbët ashtu që tani këmba juaj e djathtë të jetë përmbi.

4 poza, 4 minuta dhe vithet tua do t’iu falendërojnë! Read More »

Prezantuesja e Champions League, që po çmend shqiptarët !

[sgmb id=”1″]

Champions League është një nga evenimentet më të ndjekura në Shqipëri.

Por duket se përveç ndjekjeve të ndeshjeve, shqiptarët ndjekin në veçanti analizat me moderatoren Eva Murati.

Kjo e fundit ka arritur që të “gozhdojë” pas ekranit shikuesit, saqë dhe në rrjetet sociale ka zënë një vend.

Eva Murati është gjithashtu nusja e djalit të Jozefina Topallit dhe ndoshta kjo është dhe arsyeja që ajo tërheq një vëmendje të madhe.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga udhëtimet e saja, ku me të vërtetë duket shumë joshëse.

Prezantuesja e Champions League, që po çmend shqiptarët ! Read More »

Largohet De Biazi? Gazetari i “SKY”: De Biazi trajneri i duhur për Interin!

[sgmb id=”1″]

Largimi i Stefano Piolit nga Interi, ndonëse erdhi gjatë darkës në mënyre të papritur, parashikohej prej kohësh, aq sa në mediat italiane prej rreth një muaji ka filluar diskutimi se cili është personi që mund të kthejë përsëri zikaltërit në rrugën e duhur.
Pikërisht sot, në ditën që trajneri u shkarkua, ish-futbollisti i Juventusit në vitet ’80, Masimo Mauro, aktualisht gazetar sportiv në rrjetin “Sky” në Itali, u ka propozuar zikaltërve që t’i besojnë një trajneri ekspert italian, duke i sugjeruar Xhani De Biazin.

Në editorialin e tij për gazetën “La Repubblica”, Mauro thekson se Interi ka nevojë për një njeri që duhet të rikrijojë skuadrën nga e para. “Pioli na dha iluzionin se kishte rregulluar gjërat pas dështimit të De Byr, por puna që bëri rezultoi sipërfaqësore. Ka shumë probleme, skuadra duhet bërë nga e para. Ka nevojë për investime të mëdha por edhe për ndërgjegjësim nga lojtarët në nivel ndërkombëtar për të mos gabuar blerjet.

Analiza nuk duhet bërë vetëm në aspektin teknik, por edhe në atë njerëzor. Për rindërtimin duhet absolutisht një trajner italian, De Biazi për mua do të ishte njeriu i duhur”, shkruhet në editorialin e tij.

Largohet De Biazi? Gazetari i “SKY”: De Biazi trajneri i duhur për Interin! Read More »

Çmenduri nuk ndalet Juventus, Dani Alves shënon golin më të bukur në Champions League !

[sgmb id=”1″]

Juventus sapo ka dyfishuar rezultatin me një gol spektakolar të mbrojtësit Dani Alves në minutën e 44′.

Një goditje potente nga jashtë zone ka bombarduar portën e Monacos. Ishte dani Alves ai që dha pasën për golin e parë dhe përsëri nuk u mjaftua dhe për këtë arsye ai ka shënuar një nga golat që mund të konsiderohet si një nga më të bukurit në Champions League.

E gjithë pjesa e parë ka qënë në favorin e juventusit, skuadra ka dhënë maksimumin duke shënuar dy gola të bukur. Mesa duket kjo ndeshje u vulos që në pjesë të parë duke i sigurar kështu zonjës së vjetër biletën për në finalen e Champions Leagues. Pjesa e dytë do të na servirë të tjera supriza të mëdha.

Çmenduri nuk ndalet Juventus, Dani Alves shënon golin më të bukur në Champions League ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com