Sport

Boksieri shqiptar Florian Marku flet për ëndrrën e tij më të madhe: Shqipërinë dua ta…

Kanë kaluar pak ditë nga shpallja e tij kampion bote në federatën IBF, por Florian Marku thotë se ky është vetëm fillimi në rrëfimin e tij për Top Channel. Rikthimi i tij këtë herë në Shqipëri është krejt i ndryshëm.
Florian Marku: Hera e parë që e përjetoj një mbështetje kaq të madhe. Kur kam ardhur në Shqipëri, kam parë gjëra të reja, njerëzit më ndalojnë nëpër rrugë, më përshëndesin, vrapojnë për të më takuar për të bërë foto, jam shumë i lumtur, Shqiptarët gjithmonë më kanë përkrahur.
Po tifozët në Angli?
Florian Marku: Çmallen kur më shohin mua me flamurin shqiptar, çmallen sado pak. Shumë veta nuk e kanë mundësinë të vijnë në Shqipëri se janë pa letra, por unë mundohem sa më shumë t’ja u sjell Shqipërinë në Angli dhe t’i bëj të gjithë krenar.
Po Shqipëria a ka boksier të nivelit tuaj, a janë kushtet për të rritur një talent të tillë?
Florian Marku: Besoj që me shumë vullnet nga kudo që t’ja nisësh mund t’ja dalësh. Vendi ynë sado i ka disa kushte, ka edhe vende më të këqija se vendi ynë. Shumë njerëz gjejnë justifikime duke thënë nuk e kemi këtë mundësi ne këtu, jo të gjitha mundësitë ekzistojnë. Ja nis që këtu dhe mund të arrish në majën e botës në Las Vegas të boksosh atje. Mendoj që shumicës i mungon vullneti. Ndërsa unë për vullnet jap shpirtin sepse kjo është ëndrra ime më e madhe, të bëhem kampion bote dhe të përfaqësoj Shqipërinë në arenat më të mëdha në botë.

Në rrjetet sociale në disa foto keni treguar që prisni të bëheni baba, nëse do të ishte djalë do ta bënit boksier, një sport kaq i rëndë dhe me kaq shumë dhi mbje?

Florian Marku: Pres një djalë. Por nuk e di, boksi është një sport që nëse nuk e do me gjithë shpirt vetë, nuk mund të të shtyjë askush, nuk është futboll apo një sport tjetër. Është një sport që do shumë zemër dhe vullnet të përballesh me tjetrin. Nuk është vetëm ndeshja, është përgatitja stërvitja çdo ditë. Dhe besoj nëse djali im e do pse jo nuk ja ndaloj dot. Ai do të shohë babën dhe do t’i ngjaj babës.

Shpesh për lushnjarët në zhargon thonë njerëz të butë, po ju si dolët kaq i fortë?

Florian Marku: Ka qenë dikur njëri nga Berati, një shok dhe bëm gr usht bashkë. Më ftoi për të bërë gru sht, erdhi më mori në Lushnje dhe vajtëm në Berat bëm gru sht. Edhe e rr afa, ja nxi va sytë. Kur më ktheu në Lushnje më la dhe po ikte për Berat dhe e ndaloi pol icia rrugës, ma ka thënë vetë, dëgjo tha kam dëgjuar që në Lushnje ka vetëm lepuj, por më doli një lu an rrugës….

Kur do të shohim në Tiranë?

Florian Marku: Së shpejti tani do të më shihni në Shqipëri, shumë shpejt në stadiumin e ri.

Bëhet fjalë për një titull botëror?

Florian Marku: Po patjetër.

Boksieri shqiptar Florian Marku flet për ëndrrën e tij më të madhe: Shqipërinë dua ta… Read More »

Florian Marku i mrekulluar nga pritja që i bënë në Shqipëri: Ju falenderoj nga zemra, ky është vetëm fillimi!

Prej disa ditësh Florian Marku ndodhet në Shqipëri. Ai është ndj erë shumë mirë nga pritja që i kanë bërë këdo që ka takuar. Javën e kaluar u shpall kampion bote në kategorinë IBF duke mpo shtur kundërshtarin ukrainas Maxim Prodan.

Në postimet e tij në rrjetet sociale ai ka treguar se fansat e tij e kanë pritur si kampion pas titullit të madh që fitoi në Angli.

Në një postim të fundit në Instastory, Marku ka treguar se gjatë këtyre ditëve është takuar me shumë të rinj dhe jo vetëm e ndalojnë në rrugë për ta uruar për titullin e madh që ka fituar.

Më tej ai shprehet se mezi pret të kthehet në Angli për të fituar edhe më shumë tituj e për të na bërë krenarë.

Ju falenderoj nga zemra të gjithë për përkrahjen, si në rrjete sociale por ashtu edhe në rrugë me njerëzit që me ndalojnë me makina, por edhe në këmbë për të më uruar fitoren. Jam kënaqur këto ditë në Shqipëri, por ky është vetëm fillimi. Mezi pres që të shkoj në Angli dhe të sjell akoma edhe më shumë tituj. Iu rujt zoti dhe iu uroj një fundjavë të bukur.

Florian Marku i mrekulluar nga pritja që i bënë në Shqipëri: Ju falenderoj nga zemra, ky është vetëm fillimi! Read More »

Feston ditëlindjen kampioni Florian Marku, bashkëshotja i bën urimin e veçantë: Dua të plakemi bashkë!

Florian Marku vetëm pak ditë më parë, ia doli të mpo shtë boksierin ukrainas, Maxim Prodan, duke fituar titullin kampion në kategarinë IBF.
Bosksieri shqiptar sot feston ditëlindjen dhe mbush 29 vjeç. Në këtë ditë të veçant ai ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit. Por padyshim urimi më special i ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Eirini Konomi, e cila është në pritje të ëmbël.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Jam me fat që kam një person si ty në krah. Mezi po pres që të vij në jetë fëmija jonë dhe të plakemi bashkë. Të dua shumë,” shkruan Eirini krahas fotos që shpërndan në Instagram me bashkëshortin e saj, Florian Marku.

Feston ditëlindjen kampioni Florian Marku, bashkëshotja i bën urimin e veçantë: Dua të plakemi bashkë! Read More »

Babai i Markut: Ndihem shumë krenar, sepse e di sa është munduar dhe që ka sakrifikuar shumë gjëra vetëm që të arrijë majat e këtij sporti

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka mposhtur Maxim Prodan të shtunën me vendim unanim për të fituar rripin ndërkombëtar të peshës së mesme të IBF në boks.
Pas një ndeshje shumë interesante, Marku ishte shumë më i rre zikshëm brenda ringut dhe mori fitoren që e bën atë kampion bote, pas rezultateve 97-93 dhe 96-94, ndërsa gjyqtari i tretë shënoi fitore në mënyrë të çuditshme 99-91 për Prodanin.
Për Florian Markun është shumë krenar edhe një person shumë i dashur, babai i tij.
Babai i Florian Markut thotë se është tejet krenar me djalin e tij, pasi po shpërblehet për të gjithë sakrificat që ai ka bërë gjatë jetës.
“Ndihem shumë krenar, sepse e di sa është munduar dhe që ka sakrifikuar shumë gjëra vetëm që të arrijë majat e këtij sporti. Jam gëzuar tej mase, sepse po shikoj që i gjithë mundi që ka bërë po i shpërblehet”, tha fillimisht Sebi Marku, babai i Florian Markut për Gazeta Blic Sport.
Babai i Florian Markut zbulon se si është kampioni i botës në raport me familjen.
Përkrahja e madhe që vjen për Florian Markun e kënaq edhe babain e tij, i cili falënderon të gjithë shqiptarët që e motivojnë para çdo meçi.
“Po, është e vërtetë ka një përkrahje shumë të madhe në çdo ndeshje dhe kjo vihet re nga të gjitha meçet që ka. Faleminderit shqiptarëve edhe kosovarëve për të gjithë perkrahjen që i japin Florianit”, shtoi Marku.
Në fund, ai dha edhe një mesazh për djalin e tij.
“Mesazhi im për Florianin është të vazhdojë të bëjë atë që di dhe një dit Zoti do ja shpërblejë të gjitha! Respekte për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”, përfundoi ai.
Vlen të potencohet se Florian Marku nuk ka asnjë humbje në karrierën e boksit profesionist, pasi ka marrë 9 fitore dhe 1 barazim në 10 ndeshjet që ka zhvilluar.

Babai i Markut: Ndihem shumë krenar, sepse e di sa është munduar dhe që ka sakrifikuar shumë gjëra vetëm që të arrijë majat e këtij sporti Read More »

Ja kush është greku që i hodhi flamurin shqiptar mbi supe Florian Markut

Nga dje Florian Marku është shqiptari më i ndjekur. Ai fitoi titullin kampion për peshat e mesme IBFnë boks.

Fitorja e boksierit shqiptar në ringun e “Tottenham Hotspur” ndaj ukrainasit Maxim Prodan, bëri krenar të gjithë shqiptarët.

Në krah të Markut që në nisje të ndeshjes dhe në fund ishte trajneri i tij grek, Georgios Armagos.

Trajneri grek e ka spikatur që të vogël Florianin duke e mësuar dhe promovuar në shtypin dhe opinionin grek.

Siç shihet në foto, Armagos i hedh mbi supe flamurin shqiptar boksierit shqiptar. Një bashkëpunim që duket se do të vazhdojë gjatë.

Ja kush është greku që i hodhi flamurin shqiptar mbi supe Florian Markut Read More »

Dr amë e vërtetë, pas ndeshjes së Markut boksieri përfundon në oksigjen

Boksieri shqiptar Florian Marku fitoi brezin e titullit IBF duke u shpallur kampion botë në peshën e tij. Por pas duelit të Markut, ishte radha e dy boksierëve Kallum Smith dhe Lenin Kastijo të duel onin në ring.

Në raundin e dytë, Smith lëshoi një go ditje të fortë me të djathtën duke lënë të shtrirë për tokë kundërshtarin e tij. Kastijo hu mbi toruan dhe filloi të dr idhej, teksa gjyqtari i bën me shenjë mjekëve të vijnë menjëherë në ring.

U desh ndërhyrja e oks igjenit që boksieri nga Republika Domenikane të përmendej. Pamjet kanë bërë xhiron e botës pasi janë një dr amë e vërtetë.

Dr amë e vërtetë, pas ndeshjes së Markut boksieri përfundon në oksigjen Read More »

Vlerësimi pas 10 raundeve, ja si votuan gjy qtarët në fitoren e Florian Markut

Boksieri shqiptar, Florian Marku e ka fituar titullin ndërkombëtar IBF në peshat e mesme.
Ai sonte në “Tottenham Hotspur Stadium” u përballë me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, të cilin e mpo shti me vendim të ndarë.
Trajtimi më i mirë i prostatës-100% kënaqësi e garantuar!
Gjy qtari i parë kishte vendosur për pikët 99-91 për Prodan, kurse më pas dy të tjerët ia dhanë pikët Markut, 97-93 dhe 96-94.
Marku boksoi 10 raunde me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, teksa asnjëri nuk arriti të nokautonte tjetrin.

Vlerësimi pas 10 raundeve, ja si votuan gjy qtarët në fitoren e Florian Markut Read More »

Flet Florian Marku pas shpalljes Kampion: Ky titull është për shqiptarët dhe për bebin qe do të vij në jetë

Florian Marku na ka bërë krenarë sërish. Ai fitoi pas 10 raunde në ndeshjen ndaj boksierit ukrainas.

Pas fitores ai ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat angleze ku u shpreh se kjo ishte sakrifica që kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij dhe se ky titull shkon për të gjithë shqiptarët dhe gruan e tij e cila priste një fëmijë.

“Jam shumë i lumtur kjo është sakrifica që kam bërë gjatë gjithë jetës time. Ky titull shkon për të gjitëh shqiptarët që më kanë mbështtur dhe për gruan time që është shtatzënë”– u shpreh Marku i cili sonte fitoi titullin e parë në karrierë.

/noa

Flet Florian Marku pas shpalljes Kampion: Ky titull është për shqiptarët dhe për bebin qe do të vij në jetë Read More »