Sport

Lajm i mirë/ Shpallet futbollisti shqiptar i vitit, ja për kë bëhet fjalë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shpall laureatët e vitit 2021 përmes një manifestimi ku kanë marr pjesë vetëm fituesit, por jo edhe mysafirë të tjerë, shkaku i masave në fuqi për mbrojtje nga Covid-19.

Çmimin kryesor, futbollist i vitit, e ka fituar ylli i Kombëtares së Kosovës, kapiteni Amir Rrahmani, i cili po kalon formë fantastike në kampionatin italian me Napolin, ndërkohë te ekipi i “Dardanëve” është bërë lider skuadre.

Rrahmani i ka zhvilluar 20 ndeshje këtë sezon, respektivisht 1.598 minuta të luajtur. Ndër të tjera, i ka realizuar edhe dy gola në fanellën e Napolit.

Amiri ishte transferuar në Napoli pas eksperiencave pozitive në Dinamo Zagreb dhe në Verona.

Ai është bërë njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm te Napoli, skuadër kjo që po lufton për titull të kampionit në Serie A, ku aktualisht është e dyta me 39 pikë, vetëm katër pikë prapa kryesuesit, Interit, shkruan Gazeta Express.

Vetëm pas tri-katër xhirosh në kampionatin italian, Rrahmani shpejt kishte filluar të zë vend në skuadër, duke e arsyetuar çdo minutë loje dhe kështu është bërë shtyllë e fortë e Napolit, duke ia zënë vendin në formacionin kryesor Kostas Manolas, i cili u detyrua të kthehet në Greqi, pasi vendin në Napoli ia zuri ylli kosovar.

Rrahmani është pjesë tejet e rëndësishme edhe në Kombëtaren e Kosovës, mbrojtja e së cilës varet jashtëzakonisht prej tij.

Lajm i mirë/ Shpallet futbollisti shqiptar i vitit, ja për kë bëhet fjalë Read More »

Lajm i mirë/ Trajneri shqiptar shpallet më i miri në botë për vitin 2021

Trajneri shqiptar, Driton Kuka e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos.

Në ceremoninë që u mbajt këtë të shtunë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos i njoftoi atij çmimin prestigjoz. Pasi e fitoi këtë çmim, Kuka shkroi në Facebook.

“IJF na nominoi! Dhe sonte edhe zyrtarisht fituam titujt e më të mirëve në Botë për 2021! U votuam nga mbarë Bota por populli shqiptar ishte me ne më shumë se krejt! Sa shumë jam sonte i gëzuar jo për veten time, ose nxënësen time, por për çdo shqiptar që ishte me ne këto ditë. Sonte do doja të falenderoj me qindra njerëz për ardhjen tonë në këto nivele. Sylen që më mori si fëmijë nga rruga e më dërgoi në tatamin e judos, gjenerata të tëra të xhudos që s’patën rastin të dëshmohen! Majlindes, Disit e Norës që arritën kulmin! Agronit e Fatosit që çdo ditë me orë të tëra flasim për të ecur tutje! Ekipit tonë që frymon si familje tash e shumë dekada. Të gjithë komunitetit sportiv, mediave që edhe në zhgënjimet në arena sportive ishin me ne! Dhe në fund …o sa mirë me qenë Shqiptar…”, shkroi Kuka.

Kuka trajnoi Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për t’u shpallur kampione olimpike. Përveç Lojërave Olimpike, Kuka ka qenë trajner dhe ndihmuar edhe atletë të tjerë nga Kosova në këtë sport që të marrin rezultate pozitive edhe në aktivitete të tjera.

Lajm i mirë/ Trajneri shqiptar shpallet më i miri në botë për vitin 2021 Read More »

Hidhet shorti i Champions Leagues, ja 8 përballjet në fazën me eliminim direkt

Shorti i Champions League për fazën me eliminim direkt për 1/16 prodhoi çifte të forta, ku spikasin përballjet mes Atletico Madrid dhe Bayern Munchen, Interit dhe Ajax dhe Paris SG me Manchester United.

Sfidat e vajtjes do të mbahen në datat 15/16-22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datat 8/9-15/16 mars. Të gjitha takimet do të luhen në orën 21:00. Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales do të mbahet të premten më 18 mars.

Nuk do të vlejë më avantazhi i golave të shënuar në fushën kundërshtare. Shembull: Nëse një ekip humbet 3-1 në transfertë dhe fiton 2-0 në shtëpi, shkohet në shtesë dhe më pas penallti. Finalja do të zhvillohet më 28 maj në “Gazprom Arena” të Shën Pjetërburgut.

Hidhet shorti i Champions Leagues, ja 8 përballjet në fazën me eliminim direkt Read More »

Lajm i fundit/ Briken Çalja shpallet kampion bote

Briken Çalja është shpallur kampion bote në stilin e shkeputjes ne peshën 73 kg. Atleti shqiptar arriti te ngrinte 156 kg. Nderkohe atleti tjeter shqiptar Erkand Qerimaj zuri vendin e katert.

Calja garonte bashkë me Erkand Qerimajn në këtë peshë dhe të dy janë qene në garë për të fituar medalje që në stilin e shkëputjes.

Qerimaj realizoi provën e parë, 150 kg e më pas nuk çoi dot të dytën me peshën 153 kilogram. Ai realizoi të tretën, por u rendit pas rusit Petrov, në vendin e katërt vetëm për shkak të peshës trupore më të vogël të kundërshtarit Ndërkaq, Calja realizoi me sukses provën e parë 152 kilogramë si dhe të dytën 154 kilogramë, duke qenë në garë për medaljen e artë me tajlandezin Jeram.

Por ky i fundit gaboi provën e fundit dhe i dha mundësinë Caljes i cili nuk gaboi në peshën 156 kilogram duke u shpallur kampion bote në shkëputje.

Lajm i fundit/ Briken Çalja shpallet kampion bote Read More »

Lionel Messi merr “Topin e Artë”, i shtati për

Lionel Messi edhe njëherë tjetër fiton “Topin e Artë”, duke shkuar në shtatë trofe, si askush tjetër, duke lënë pas Cristiano Ronaldon me 5 të tillë. Në finale Messi mposhti konkurrencën e Lewandowskit.

E kujt do t’ia merrte mendja se një djalosh i lindur në Rosario 24 qershor 1987 do të pushtonte Botën dhe do të fitonte shtatë Topa të Artë në karrierën e tij, përveç se të gjithë trofetë e mundshëm me përjashtim të Kupës së Botës me Argjentinën!

Po flasim për Leo Messin, fituesin e Topit të Artë, i zgjedhur si më i miri për sezonin 2020-2021, duke mundur kështu kandidatin tjetër të fortë, Robert Lewandoëwki. Leo Messi, sezonin e shkuar, fitoi Copa del Rey me Barcelona dhe Copa America me Argjentinën, ku u shpall gjithashtu edhe golashënuesi më i mirë i turneut, njeriu i finales. Gjithashtu, edhe golashënuesi më i mirë i La Liga.

Lionel Messi merr “Topin e Artë”, i shtati për Read More »

Taulant Xhaka tërhiqet zyrtarisht nga kombëtarja, Letra emocionuese për tifozët dhe mesazhi për FSHF-në

Taulant Xhaka i ka dhënë fund karrierës me Kombëtaren. Në një postim në rrjetin social ‘Instagram’ mefsushori ka falënderuar të gjithë tifozët për këtë eksperiencë.
Në postimin e tij, Xhaka thotë se ky ishte vendimi më i vështirë për të, por është koha që t’i japë mundësi brezit të ri.

Ai u shpreh shumë krenar që veshi fanellën kuqezi dhe se ishte një ëndërr e bërë realitet.

Xhaka falënderon të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar, FSHF-në si dhe të gjithë dashamirësit e futbollit.

Mesfushori e konsideron si moment të paharrueshëm kualifikimin e Shqipërisë në Europian.
Letra e plotë e Taulant Xhakës

Të nderuar tifozë, futbollistë, dashamirës të futbollit, e nderuara Kombëtare shqiptare, krenari e gjakut tim. Dita që u vesha kuqezi ka qenë dhe mbetet dita dhe kujtimi im më i bukur i jetës time. Kam qenë dhe jam shumë krenar që u bë e mundur , që unë të vishesha kuqezi.

Ishte një ëndërr për të gjithë familien XHAKA e cila tashmë e bërë realitet. Do jemi gjithmonë krenar dhe Mirnjohës. Nuk përshkruhen dot me fjalë emocionet dhe çastet e bukura që kam kaluar në gjirin e kombëtares kuqezi.

Të paharrueshme do mbetet kualifikimi që arritëm sëbashku në europian, apo dhe ndeshja që kaluam në Serbi. Mbi të gjitha entuziazmi dhe krenaria e përfaqësimit të kombëtares kuqezi, është një luftë për të treguar dashurinë ndaj vendit tënd të origjinës. Si unë dhe vëllai im Graniti, jemi rritur me atdhedashuri për Shqipërinë dhe Kosovën.

E gjithë familja ime na ka rritur si mua, ashtu dhe Granitin me flamurin kuqezi në zemër, me një respekt dhe krenari të veçantë për vendin tonë. Gjithmonë fillimet janë të bukura dhe askush nuk e mendon se sa shpejt ikin vitet dhe stafeta duhet dorzuar brezit të ri.
Kohët e fundit kam munguar në kombëtaren kuqezi për shkak të lëndimeve të shumta, që akoma vazhdojnë të më ndjekin. Për këtë arsye dhe shumë arsye të tjera private, kam vendosur të jap lamtumirën nga Kombëtarja kuqezi si lojtar i saj, por me zemër do jem në çdo moment pranë jush deri në frymën e fundit. Do jem përjetë KUQEZI.

Më besoni, që ky vendim është ndër vendimet më të vështira dhe emocionuese të marra ndonjëherë në jetën time. Nuk e kam pas aspakt të lehtë ta marr një vendim të tillë, sepse pranë kombëtares jam ndjerë shumë shumë mirë dhe krenar. Jam mbështetur shumë nga stafi i FSHF-it, nga bashkë lojtarët e mi, si dhe nga tifozat e mrekullueshëm kuqezi.

Por, në kushtet dhe rrethanat që unë ndodhem, mendova që është më e mira t´i them në këtë moment lamutumirë kombëtares së futbollit, për t´i dhënë edhe brezit të ri mundësinë të afirmohen, që të jenë e ardhmja e kombëtares sonë të përbashket. Dua të falënderoj përzemërsisht trajnerët me të cilët kam punuar, lojtarët, presidenin e FSHF-it z. Armando Duka, si dhe gjithë dashamirët e futbollit, për gjithë mbështetjen që më kanë dhënë gjatë angazhimit tim në gjirin kuqezi.

Një falenderim i veçantë dhe special shkon për tifozat kuqezi, ata jane lojtari i 12-të dhe na kanë mbështetur në çdo kohë dhe moment. Tifozat na kanë dhënë mbështetje edhe në ditët tona më të vështira. Ata kanë qenë frymëzim i madh për mua. Tifozat e kombëtares kuqezi janë më të mirët në botë. Tani edhe unë do jem një tifoz i flaktë i kombëtares kuqezi, pra një si JU . Krenari dhe respekt për tifozat.

Nder dhe krenari e madhe për gjithë familien XHAKA, që unë isha për disa vite pjesë e kuqezinjve. Ishte një ënderr e shumë brezave që falë zotit tashmë e bërë realitet. Faleminderit për besimin dhe gjithçka që më dhatë! Për kombëtaren kam dhënë maximumin dhe jam shumë krenar që isha pjes e saj. Një falenderim edhe për familjen time që më ka mbështet në ç`do hap të karrierës time.

Taulant Xhaka tërhiqet zyrtarisht nga kombëtarja, Letra emocionuese për tifozët dhe mesazhi për FSHF-në Read More »

Shqipëria fiton ndaj Andorrës

Një penallti e Endri Çekiçit në minutën e 73-të ndaj Andorrës i ka siguruar Shqipërisë bilancin më të mirë në historinë e kualifikueseve të Botërorit.

Fitorja 1-0 ndaj Andorrës, në një ndeshje me shumë vuajtje për shkak të gabimeve të shumta para portës të kuqezinjve, bëri që Shqipëria të mbyllë në kuotën e 18 pikëve, si asnjëherë më parë, kualifikueset e Botërorit dhe në vendin e tretë, duke lënë pas 3 skuadra.

Ky takim u luajt pa praninë e tifozëve, pasi Shqipëria ishte e dënuar nga UEFA për shkak të incidenteve në humbjen me Poloninë.

Me mjaft ndryshime në formacion, të besuarit e Edi Rejës fituan me vështirësi 1-0.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në të dytën kuqezinjtë fitojnë një penallti, pas një pengimi brenda zone të Myrto Uzunit.

Në minutën e 73-të nga pika e bardhë Çekiçi gjuan saktë, duke kaluar Shqipërinë në avantazh.

Kombëtarja zbriti në fushë me mjaft mungesa, si pasojë e dëmtimeve, dhe pas një humbje turpëruese 5-0, siç ishte ajo me Anglinë.

Shqipëria fiton ndaj Andorrës Read More »

E pabesueshme/ 105-vjeçarja vendos rekord botëror në vrap në garën 100 metra

105-vjeçarja Julia Hawkins vendosi një rekord botëror në vrap në garën 100 metra, por për fat të keq nuk është e lumtur.

E konsideruar si “Uragani Hawkins”, Hawkins mori pjesë nëgarat Louisana Senior Games, gara të ndara në kategori duke filluar nga mosha 50-vjeçare e sipër në SHBA dhe vendosi një rekord botëror. Koha e saj shënoi 1:02:95, një rekord për gratë në kategorinë e saj.

Megjithatë, kur dikush e pyeti nëse ishte e lumtur, ajo u përgjigj shkurt me “Jo”. Arsyeja ishte sepse donte ta mbyllte garën në më pak se 1 minutë. Mësuesja në pension nuk është e panjohur për atletikën. Ajo filloi të garonte në National Senior Games kur ishte 80 vjeç për çiklizëm dhe fitoi disa medalje ari, por më pas u tërhoq sepse nuk kishte asnjë njeri në moshën e saj për të konkurruar.

Ajo thotë se i pëlqen të vrapojë dhe të jem frymëzim për të tjerët. E moshuara shtoi se do të vazhdojë të vrapoj për aq kohë sa të mundet dhe mesazhi i saj për të tjerët është që duhet të qëndrojnë aktivë nëse duan të jenë të lumtur me kalimin e moshës.

E pabesueshme/ 105-vjeçarja vendos rekord botëror në vrap në garën 100 metra Read More »