Sport

Ekipet Oriku U-13 dhe U-15 shpallen Kampion!

Ekipi K.F Oriku U13 dhe U15 janë shpallur në fund të këtij sezoni KAMPION. Talentët e vegjël po rriten dhe po spikatin dita ditës në akademinë e K.F Orikut, fal punës së palodhur të trainerëve, z.Albert Haxhija dhe z.Besmir Shabani.

Falenderojmë të dyja skuadrat për sezonin fantastik dhe sjelljen në shtëpi të titullit KAMPION
Orikuminews.

Ekipet Oriku U-13 dhe U-15 shpallen Kampion! Read More »

Lajm i mirë/ Erkand Qerimaj shpallet kampion Europe

Erkand Qerimaj është shpallur kampion Europe në peshëngritje, stili i shkëputjes.

Kampionati europian po mbahet në Shqipëri dhe Qerimaj na bën kështu krenar pas arritjes së Evangjeli Velit, e cila gjithashtu u shpall kampione në stilin e shkëputjes para dy ditësh.

Të gjitha shpresat ishin te peshëngritësi shqiptar, i cili na ka bërë krenarë dhe më parë.

Tashmë mbetet të gëzojmë suksesin e tij dhe të urojmë sa më shumë medalje në të ardhmen.

Lajm i mirë/ Erkand Qerimaj shpallet kampion Europe Read More »

Rama bën urimin e veçantë për peshëngritësen shqiptare, kampione e Europës në dygarësh

Kryeministri Edi Rama ka uruar peshëngritësen shqiptare, Evangjeli Veli, e cila u shpall kampione e Europës deri në peshën 55 kg për femra, hera e parë që ndodh për një sportiste shqiptare.

Kreu i qeverisë ka postuar në Facebook, momentin e triumfit të shtangistes Veli.

Postimi i Ramës: Kampionati Europian i Peshëngritjes në TIRANË – Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli është shpallur Kampione e Europës për peshën deri në 55 kg #ShqipëriaEArdhmjaJonë

Shtangistja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh (208 kg), kurse në shtytje mori medalje argjendi.

Veli ngriti 95 kg në shkëputje dhe u rendit e para, ndërsa në shytje fillimisht luajti me 108 kg, duke e ngritur të sigurt.

Në fund ajo ngriti 113 kg, po aq sa Konotop Kamila, e cila e ngriti e para këtë peshë dhe përfitoi nga rregullorja për të marrë medaljen e artë. / abcnews.al

Rama bën urimin e veçantë për peshëngritësen shqiptare, kampione e Europës në dygarësh Read More »

Historike, Evangjelia Veli kampione Europe në dygarësh e shkëputje

Evangjelia Veli është kampione e Europës deri në peshën 55 kg për femra, hera e parë që ndodh për një sportiste shqiptare.
Shtangistja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh (208 kg), kurse në shtytje mori medalje argjendi.

Veli ngriti 95 kg në shkëputje dhe u rendit e para, ndërsa në shytje fillimisht luajti me 108 kg, duke e ngritur të sigurt.

Në fund ajo ngriti 113 kg, po aq sa Konotop Kamila, e cila e ngriti e para këtë peshë dhe përfitoi nga rregullorja për të marrë medaljen e artë. / abcnews.al

Historike, Evangjelia Veli kampione Europe në dygarësh e shkëputje Read More »

Lajm i fundit/ UEFA shtyn finalen e Champions League, ja çfarë ka ndodhur

Ndeshja finale e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid është shtyrë për 15 minuta. UEFA ka marrë këtë vendim për shkak se në stadiumin Stade De France ka disa tifozë që akoma nuk kanë hyrë brenda.

Më herët, autobuzi i skuadrës së Liverpool u bllokua gjatë rrugës për në stadium, pasi mbeti në një rradhë të gjatë trafiku.

Lajm i fundit/ UEFA shtyn finalen e Champions League, ja çfarë ka ndodhur Read More »

Po bën xhiron e rrjetit shenja që Abraham i bëri Mourinhos (foto)

Roma fitoi mbëmjen e djeshme 1-0 ndaj Feynordit, finalen e Conference League.
Në momentin vendimtar të ndeshjes, kur Roma po fitonte 1-0, su lmuesi anglez i Romës, Tami Abraham fitoi me përvojë një faull të çmuar pranë pankinës verdhekuqe.
Deri këtu gjithçka në rregull, por kamerat ka pin momentin kur su lmuesi, nga toka i shtrirë, i shkel syrin trajnerit të tij, Jose Mourinhos, si për t’i treguar se nuk ka asgjë serioze dhe se thjesht po vonon lojën.
Pamjet po bëjnë xhiron e mediave.

Po bën xhiron e rrjetit shenja që Abraham i bëri Mourinhos (foto) Read More »

‘Conference League’/ Ja sa miliona dollar pritet të fitohen nga ndeshja dhe kush përfiton

Fitimet përsa i përket aspektit monetar të finales së ndeshjes së Ligës së Konferencës, do të jenë marrmendëse për disa lloje biznesesh kryesisht në Tiranë.

Kjo ndeshjë me siguri do të shënojë një ditë fitimprurëse, pasi fizimet e biznesve përkthehen në të ardhura për Buxhetin e shtetit shqiptar.

Është parashikuar se fitimi në ekonomi do të jetë rreth 150 milionë euro.

Por si do të përdoren këto para nga qeveria dhe kujt do t’i shkojnë?!

Një kategori biznesesh private do të përfitojnë shuma marramendëse nga ky event dhe këtu përfshihen pronarët e hoteleve dhe vendeve të tjera akomoduese.
Një pjesë tjetër do i shkojë atyre që kanë shitur biletat me çmime marramendëse në të zezë.

Reklamat në ambientet e hapura do të jenë të larta, fitime që i shkojnë kryesisht bashkisë dhe kontraktorit privat.

Një tjetër kategori biznesesh është ajo e konsumit të produkteve dhe shërbimeve (supermarketet, marketet, shitësit ambulantë), këtu përfshihen edhe kompanitë prodhuese të birrës.

Pronarët e lokaleve të cilën do e shesin atë me çmime tejet më të larta se normalja duke u siguruar tifozëve edhe organizime të jashtme për eventin.

‘Conference League’/ Ja sa miliona dollar pritet të fitohen nga ndeshja dhe kush përfiton Read More »

Tifozi holandez: ‘Tirana nuk do të jetë e sigurtë nëse fiton Fejnordi’

Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e madhe e Ligës së Konferencës në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku Roma dhe Fejnord do të përballen midis tyre.
Kryeqyteti shqiptar është “pu shtuar” nga tifozë të shumtë nga Italia dhe Holanda, të cilët kanë ardhur për të mbështetur ekipet e tyre.

Një pjesë e tifozëve holandezë janë akomuduar në hotelet në zonën e plazhit në Durrës.

Një tifoz i Fejnordit u shpreh për “Euronews Albania”, se Tirana nuk do të jetë më e sigurtë nëse Fejnordi do të fitojë.

Ai tha se tifozëria do të festojë deri në orët e para të mëngjesit, madje do të kërkojnë që tifozët italianë të Romës të festojnë me ta

“Pasi ne të fitojmë, Tirana nuk do të jetë më e sigurtë. Ne do të festojmë deri në orët e para të mëngjesit. Do të gjejmë tifozët italianë, të festojmë me ta faktin që ne fituam. Të martën do të fluturojmë drejt Roterdamit, do të festojmë edhe atje. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit shumë miqësore. Do të kthehem sërish”, tha tifozi holandez.

Mbrëmjen e së hënës u shënuan përle shjet e para midis tifozërive të Fejnordit dhe Romës me forcat e pol icisë.

Nga inc identet e shkaktuara, kanë mbetur të pla gosur 10 punonjës pol icie si dhe është dë mtuar një automjet i pol icisë.

Ndërsa, 60 shtetas nga grupet e tifozëve të të dyja skuadrave, janë shoqëruar në ambientet e po licisë, nga të cilët 48 italianë dhe 12 holandezë.

Tifozi holandez: ‘Tirana nuk do të jetë e sigurtë nëse fiton Fejnordi’ Read More »