ShowBiz

Alarmohet Olta: ‘Thirrni urgjencën shpejt, jam shumë keq’

Olta dhe Kiara kanë kaluar disa orë së bashku mbrëmjen e djeshme brenda suitës së improvizuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Vajzat u janë përgjigjur dhe disa pyetjeve të përgatitura nga vëllai i madh, teksa një prej tyre ka qenë nëse kanë blerë ndonjëherë lodra seksi. Në këtë moment olta nuk ka dashur të përgjigjet dhe ka thënë se nuk pi dot më tekila, pasi ndihej keq.

“Unë kam thënë gjëra më bombë këtu për këtë ta pi shortin? Nuk kam blerë me të vërtetë, kam hyrë në sexshop.

Nuk pi dot tekila, jam keq. Leje, thirr çik Urgjencën. Po, po thirr Urgjencën. Hë tani thirr Urgjencën se jam keq. Urgjencaaa? Nejse hajde se po e pi nga shishja. Ja tani ta bëjnë video dhe dal unë kështu. Ik ore. Ua po më dridhen duart. Nuk pi dot moj, e urrej tekilën.”- deklaroi Olta.

Alarmohet Olta: ‘Thirrni urgjencën shpejt, jam shumë keq’ Read More »

Ish-banori i ‘Big Brother VIP’ ‘thumbon’ sërish produksionin: Xhirime tjetër nivel…

Vedat Bajrami ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova” deri në finale, duke dalur i dyti. Pas përfundimit të këtij formati ai nuk mori pjesë në “Post BBK”, si shenjë “revolte” ndaj produksionit.

Madje ai pikërisht në atë ditë ka postuar edhe një sondazh sipas të cilit ai del i pari më i votuar e jo Stresi ai i cili edhe mori çmimin e madh. Ai së fundi ka paralajmëruar se ka nisur xhirimet e një seriali të ri, por që nuk mungoi edhe një “thumb”.

Ai shpesh gjatë spektaklit kishte përmendur që ai nuk është nivel i tyre, prandaj edhe nuk po gjen veten nëpër debatet e tyre.

Aktori përmes postimit ku tregoi për nisjen e xhirimeve, “thumboi” duke i cilësuar xhirimet tjetër nivel.

Ish-banori i ‘Big Brother VIP’ ‘thumbon’ sërish produksionin: Xhirime tjetër nivel… Read More »

Si i dallon binjakët Veshaj nga njëri-tjetri? Bora Zemani çudit me përgjigjen

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private dhe lidhjes së saj me Donald Veshaj. Mes shumë pyetjeve ditën e sotme në një ‘Ask’ të postuar nga ajo në Instastory, një nga më interesantet ishte se si arrin Bora që të dallojë Donaldin nga vëllai i tij binjak Romeo dhe Bora nuk ka ngurruar të përgjigjet.

Për mua nuk ngjajnë fare! Si tipa po e po por edhe si pamje kanë qenë shumë të dallueshëm që nga dita 1.

Nuk përmbahet Kokalari, sulmon ashpër Këlliçin: Se di si përfundoi ‘Rithemelimi’ te ky kloun! Mbivlerësova ndershmërinë e Berishës, mbylli sytë dhe veshët me këtë njëri

Padyshim si për çdo vajzë tjetër të showbiz-it, diskutimi më i madh i ditëve të sotme, operacionet plastike! Shpeshherë nga ndjekësit bëhen krahasime para dhe pas, nga fillimet e karrierës e deri ditët e sotme dhe e pyetur së fundmi në një ‘Ask’, Bora është përgjigjur duke rrëfyer të vërtetën për herë të parë.

Si i dallon binjakët Veshaj nga njëri-tjetri? Bora Zemani çudit me përgjigjen Read More »

Ja sa klikime ka arritur deri më tani kënga e Luizit

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Për ditën e Shën Valentinit, Luizi i ka dedikuar një këngë Kiarës, e cila titullohet “Me ty”, ku me ndihmën e produksionit të “BBV2” dhe producentit Elgit Doda kjo këngë u realizua shumë shpejt madje dhe është publikuar në platformën You Tube dhe kudo në rrjete sociale.

Kënga u pëlqye shumë nga të gjithë e tashmë ka kaluar një muaj nga publikimi i saj dhe klikimet në You Tube duket se sa vjen edhe rriten. Deri më tani “Me ty” ka kaluar 10 milionë klikime në You Tube.

Ja sa klikime ka arritur deri më tani kënga e Luizit Read More »

Çfarë i komunikon Olta fshehurazi Luizit? Aktorja fshihet brenda tualetit dhe…

Komunikimi brenda tualetit është i ndaluar brenda ‘Big Brother VIP Albania’.

Për këtë shkelje rregulli, dolën në nominim Luizi, Maestro dhe Kristi, e në fund u eliminua Armaldo Kllogjeri (Maestro).
Luizi është i vetëdijshëm për këtë rregull, pasi ishte ai që planifikoi planin i pari, ndaj nuk ra pre e asaj që Olta i kërkoi të bënte.

Kjo e fundit, kërkoi nga ai që të futej në banjo, pasi do t’i tregonte diçka. Por Luizi nuk bëri kështu.

Ai qëndroi jashtë por gjithsesi dëgjoi atë çka Olta i tha. ‘Super ide’ i tha Olta e cila del më pas nga tualeti duke qeshur, ndërsa Luizi largohet i heshtur.

Olta: Jo të të tregoj diçka… Super ide.

Nuk dihet se cila është ideja që Olta po kërkon të realizojë e nëse Luizi do marrë pjesë. Vlen të kujtohet se Olta është në nominim me Kiarën, e njëra prej tyre do lërë shtëpinë të shtunën.

Çfarë i komunikon Olta fshehurazi Luizit? Aktorja fshihet brenda tualetit dhe… Read More »

Jorit i ndodh incident, vajzat: Ule urgjent fundin

Jori teksa ka qenë duke u relaksuar pranë pishinës i ka ndodhur një incident.

Ajo kishte veshur një fund të gjatë dhe në momentin kur ka qenë e shtrirë, i është ngritur fundi dhe ka treguar pjesët intime.

Olta: Jori, urgjent, dukesh komplet.

Jori: Uuaa

Kejsi: Ule atë Jori se të ngrihet ajo copa.

Lorenci: O Jori, s’ka gjë po hë.

Jori: Dukem?

Lorenci: Komplet fare.

Jori: Po pse s’më thoni ju

Lorenci: Po kush e pa, unë jam anash, ta kisha pa unë do isha aty përball teje.

Jorit i ndodh incident, vajzat: Ule urgjent fundin Read More »

Kiara në nominim me Oltën, Luizi i bën deklaratën e papritur moderatores: Do jem i yti…

Teksa qëndronin të përqafuar së bashku, Luizi i tha Kiarës se ai do t’i nxjerrë të gjithë banorët nga shtëpia një e nga një.

Ai u shpreh se i sheh si pengesë që duhet të kalojë, për të qenë me të.

“E di si i shoh unë këta, i shoh si pengesë për të qenë me ty, kështu që do i kaloj se s’bën. Ti kaloj këta dhe pastaj jam Luizi jot përgjithmonë”, tha Luizi.

Kujtojmë që Kiara dhe Olta janë të dyja në nominim dhe njëra nga ato do të lërë shtëpinë ditën e shtunë.

Kiara në nominim me Oltën, Luizi i bën deklaratën e papritur moderatores: Do jem i yti… Read More »

‘Për kohë të vështira, duhet i dashuri’, motra e Oltës ironizon Kiarën

Teksa Kiara Tito është përballë motrës së saj në nomionim këtë të shtunë, Gerta Gixhari ka gjetur mundësinë të ironizojë hapur moderatoren.

Motra e aktores Olta Gixhari, ka ndarë në Instagramin e saj një foto të Kiarës me Luizin me mshishkirmin: Për kohë të vështira, duhet i dashuri.

Gerta Gixhari i ka mëshuar opinionit të një pjese të madhe të publikut, të cilët mendojnë se Kiara e përdor këngëtarin për lojën e saj në “BBV” ose më saktë për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur në këtë format.

Kujtojmë që të martën u zbulua se çifti më i votuar për të dalë në nominim “kokë më kokë” për këtë të shtunë ishte Kiara dhe Olta. Nëse gjërat nuk ndryshojnë rrugës, njëra nga ato “Prime-n” e ardhshëm lë shtëpinë e “BBV”.

Luizi edhe njëherë deklaroi se po u largua Kiara, do të largohet edhe ai bashkë më të. Ndonëse këto ditë, moderatorja është përpjekur ta bindë duke i thënë se edhe nëse kjo ndodh, ajo do që Luizi t’i shkojë deri në fund kësaj loje.

‘Për kohë të vështira, duhet i dashuri’, motra e Oltës ironizon Kiarën Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com