Dy opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari surprizuan banorët e shtëpisë me një tortë në dorë.
Ata iu bashkuan shtëpisë për ditëlindjen e Nitës.
Të gjithë banorët e BBVip u njohën me ngjarjen e rëndë që ndodhi në minutat e para të kësaj jave, ku godina e Top Channel u godit me 25 plumba kallashnikovi.
Për fat të keq i vdekur mbeti roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç. Edhe pse kishin dëgjuar të shtënat, banorët nuk dinin se çfarë kishte ndodhur.
Sapo morën vesh mbi lajmin ata mbetën të shtangur dhe në lot. Arbana i komunikoi se të shtunën banorët mund të marrin vendimin nëse do duan ta vazhdojnë garën apo jo.
E gjithashtu ajo i shprehu se sot nuk do të kishte një spektakël normal për shkak të asaj çfarë kishte ndodhur.
Kompania Golden Eagle (Frutex), shpreh keqardhjen e saj lidhur me vendimin e befasishëm të produksionit të Big Brother VIP Albania për ndërprerjen e njëanshme të marrëveshjes së sponsorizimit dhe promovimit të produkteve të Golden Eagle dhe Natural.
Pavarësisht faktit se marrëveshja origjinale ka paraparë sponsorizimin për ciklin e plotë të këtij edicioni të BBVA, para përfundimit të këtij cikli, kompanisë Frutex i janë imponuar kushte të reja të sponsorizimit, në kundërshtim të plotë me marrëveshjen fillestare.
Produksionit të BBVA i është bërë me dije se veprimi i tillë cënon dispozitat kontraktuale dhe rrjedhimisht pamundëson vazhdimin e bashkëpunimit pas imponimit të kushteve të reja. Kompania Frutex/Golden Eagle do të respektojë zotimet e saj për partneritet me protagonistin e këtij edicioni të BBVA, Luiz Ejli, pas daljes së tij nga shtëpia, megjithëse atij dhe protagonistëve të tjerë u është pamundësuar në mënyrë joetike konsumimi i mëtejmë i pijes së preferuar, Golden Eagle.
Një veprim i tillë i produksionit të BBVA është i paprecedentë, joetik dhe aspak profesional, që minon mundësitë e bashkëpunimit korrekt, prandaj kompania Frutex, do të shqyrtojë hapat e mëtejmë për të adresuar këtë shkelje të njëanshme të dispozitave kontraktuale.
Advertisements
Golden Eagle ka vendosur të mbajë Luizin si imazh reklame dhe ta paguaj si ambasador për kompaninë. Kjo do thotë se Luizi do të marre para te majme nga Golden Eagle pasi te dal nga shtepia.

Në ditët para se eleminimit të Kiarës, Luizi dhe moderatorja kanë komunikuar dhe kanë rënë dakord se si do kuptohen, që këngëtari të kuptojë se nëse simpatizohet apo jo nga publiku jashtë.
Ai i ka thënë Kiarës që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e Big Brother.
Luizi: Kur të dalësh jashtë Kiar, në qoftë se jam ashtu siç e mendoj se jam jashtë …kur të jesh në Prime. Kam me pyt unë “Arbana a është Kiara aty”. “Po” thotë, edhe ti ke me fol. Kur të flitsh ke më më thanë “ Të kam zemër”. Nqs thu “të kam zemër” do me thënë se gjërat jashtë janë shumë mirë.
Hyrja e Lorencit në shtëpi, ka trazuar ujërat prej ditësh, e sidomos që nga e shtuna e deri më sot.
Ai deklaroi në “Prime” se ka patur një lidhje jashtë me Keisin. Vetëm kaq iu desh banorëve që të nisnin ngacmimet ndaj dyshes, duke i bërë edhe pyetje që deri diku i kanë vënë në siklet të dy ata.
Ishte Olta ajo që e pyeti Keisin se deri në çfarë faze ka qenë marrëdhënia e tyre jashtë. Kjo e fundit u shpreh se nuk kja dëshirë fare ta komentoi, ndonëse një gjë e tillë u fol gjatë spektaklit.
Në syrin e Oltës, Keisi duket sikur e ka shumë qejf Lorencin dhe fakti që ky i fundit është bërë xheloz për marrëdhënien e krijuar mes saj dhe Kristit, tregon se ai ka ende pëlqim për të.
E pyetur nga Olta nëse ajo mund të krijoi sërish diçka me Lorencin brenda në shtëpi, Keisi nuk tha as po, por as jo.
Ajo tha se nuk e di se çfarë mund të ndodhë, duke lënë të kuptohet që edhe mund të krijohet diçka.
Në shtëpinë e Big Brother, banorët duhet të shkruanin sekretet e tyre dhe ti lexonin perpara të gjithëve e të mundoheshin të gjenin cili sekret i përkiste kujt.
Banorët nuk e gjetën dot ndaj edhe Luizi ka rrëfyer se ai sekret i përkiste atij.
Jo vetëm kaq,por këngëtari ka rrëfyer edhe tre të tjera pra në total 4.
1-“Kam tentu me i marr jetën vetes”
2-“Kam flirtuar me mamanë e një shoku”
3-“Jam dashuruar në Big Brother”
Jo pak herë është aluduar nga ndjekësit për favorizim të Olta Gixharit nga produksioni në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Kjo pasi aktorja nuk është penalizuar për thyerjet e rregullave që ka bërë disa herë e më pas kanë qarkulluar fjalë se ajo ka patur ndikim në eleminimet e banorëve.
Një gjë e tillë ndodhi me Efin e mesa duket ka ndodhur edhe me Kiarën.
Pak më parë në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku padashur produksioni ka hapur audion e dhomës së rrëfimit që ndodhej Olta, ndërsa pamja po shfaqte vajzat në dhomën e rrëfimit.
Në audio dëgjohet dikush nga produksioni tek e pyet Oltën pas largimit të Kiarës nëse është e kënaqur.
Kujtojmë se përsa i përket Efit, Olta e kishte shprehur disa herë nëpër shtëpi se do të donte që ajo të eleminohej, në mënyrë që loja e Luizit të dobësohej.
Dhe kështu ndodhi, Dea nxorri në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin duke u larguar kjo e fundit edhe pse shumica e publikut dëshironin largimin e Kiarës.
Pasi produksioni i shfaqi Kiarës një video Kiarës ku Efi i jepte të drejtë Luizit për situatën e krijuar te lavamani, u duk se miqësia mes vajzave u kris.
Moderatorja u shpreh se nuk priste të lexonte kaq shumë negativitet e sidomos nga Efi, fjalët e së cilës e prekën më shumë.
Kiara u eliminua mbrëmjen e djeshme dhe personi i parë nga ish-banorët me të cilin komunikoi dhe bëri një foto është pikërisht Efi.
E ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, Kiara tha se “nuk ka diçka për të sqaruar” me Efin dhe se marrëdhënia e tyre do vijojë.
“Po flisnim në përgjithësi, folëm shumë pak. Nuk patëm mundësi të flisnim gjatë, por nuk ka gjë për të sqaruar. Sigurisht që marrëdhënia jonë do vazhdojë”, tha Kiara.