ShowBiz

Elsa Lila rrëfen arrestimin: Shkaku ishte vetëm sepse njihja 2 prej grupit

Këngëtarja Elsa Lila që prej më shumë se dy dekadash jeton në Itali, e cilëson si ngjarjen më të rëndë në jetën e saj arrestimin e para disa muajve në shtetin italian, e dyshuar si pjesë e një grupi të trafikut të drogës.

Elsa Lila qëndroi dy muaj në paraburgim në Itali dhe më pas u provua pafajësia e saj dhe u la e lirë.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Elsa Lila tregoi se shkaku i arrestimit të saj ka qenë njohja me 2 prej shqiptarëve që ishin pjesë e rrjetit të drogës, me të cilët ishte takuar në disa raste

“Për mua mbetet kjo mbetet pikëpyetje shumë e madhe nga momenti që jam e pafajshme dhe nuk kam asnjë lidhje. Sistemi i drejtësisë italiane sidomos në rastin e grupazheve është një sistem i mbrapshtë.

Ata në filim bllokojnë grupin i cili dyshohet për diçka dhe më pas ky grup krasitet deri kur mbetet bërthama kryesore dhe ata që nuk kanë lidhje lirohen. Në këtë lloj sistemi grupazhi që mori brenda shumë njerëz qëllova edhe unë.

Unë duke qenë personazh publik në Romë, dy prej shqiptarëve që unë njihja, mesa duket merreshin me aktivitet për të cilat unë nuk isha në dijeni. Telefoni im ka qenë i vetmi objekt i sekuestruar, nga apartamenti im procesverbali ka qenë shumë i varfër.

Më pas pas disa muajsh këto objekte më janë rikthyer pasi nuk përbënin asnjë provë kundër meje pasi ishin pa asnjë lloj lidhje me këtë lloj grupazhi.

Pasi unë gjatë gjithë këtyre 2 muajve në të cilat vuajta jolirinë time dhe zhdukjen nga shoqëria… Hallka që më lidhte ishte njohja.

Për mua është mister i jashtëzakonshëm. Unë isha parë duke ngrënë darka apo dreka me këta persona, isha parë duke i frekuentuar. Këto ishin provat kryesore.

Nëpërmjet avokatit im, i cili u gjet pas arrestimit tim, më është dhënë nga shteti italian, më shpjegoi dhe më tregoi më vonë që ndërkohë atë natë në shtëpitë e gjithë këtyre personazheve të tjerë, në procesverbalet e sekuestrimeve ishin shumë të pasura me elementë të jashtëligjshëm, janë gjetur para, armë, lëndë narkotike. Ndërkohë që në shtëpinë time nuk është gjetur asgjë.

Celulari im nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie telefonike as me këtë grupazh as me këta persona.

Ishte ngjarja më e rëndë që më ka ndodhur më jetën time dhe që nuk ja uroj askujt sepse ja që ndodhka që të jesh i pafajshëm dhe të përfundosh në një histori absurde. Kush më njeh nga afër e di shumë mirë se si jetoj, i njeh shumë mirë principet e mia, vlerat e mia. Ishte thjesht një absurditet”, tha ajo.

Të shumta kanë qenë edhe pyetjet e publikut në momentin e arrestimit të Elsa Lilës, se me çfarë jetonte këngëtarja shqiptare pasi prej vitesh nuk ishte aktive në muzikë.

Edhe këtyre dyshimeve, Elsa Lila u ka dhënë përgjigje.

“Në atë periudhë kisha AIR BNB timin personal, i cili është një aktivitet që në Romë më lejonte mua që të kisha një jetesë shumë të mirë krahas punëve të tjera artistike që bëja, sepse kam punuar shumë në studio”, u shpreh Lila.

“Pjesëmarrja në grevën e urisë së PS”, Elsa Lila: Nuk e bëra për politikë

Elsa Lila ka treguar më shumë edhe mbi marrëdhënien e saj me politikën në Shqipëri dhe pjesëmarrjen e saj në grevën e urisë nga Partia Socialiste ne vitin 2010. Ajo tha se nuk e bëri për politikë dhe se ajo ka qenë një nga eksperiencat e saj më të mrekullueshme

Në vitin 2010 ju u përfshitë në grevën e urisë së Partisë Socialiste për çështjen e zgjedhjeve të 2009. Cne kjo lidhje dhe çfarë raporti keni sot më Ramën dhe Partinë Socialiste?

Elsa Lila: Pjesëmarrja ime në atë grevë urie ka qenë spontane. Kthehesha nga Vlora nuk dija çfarë ndodhte në Tiranë atëherë. Shoh tendat, informohem çfarë po ndodhte dhe më tregojnë që po ndodhte ky lloj aksioni i PS. Pyes nëse kishte gra më thanë që kishte 6 gra dhe pyes nëse kishte artistë dhe më thanë që jo. Disa artistë kishin fimros një peticion kundra grevës së urisë, dhe unë si një shpirt i lirë mendova që të jap kontributin tim si artiste duke e menduar të drejtë atë kauzë dhe kërkova që të futem dhe u gjenda aty me 204 pjesmarës të tjerë. Ka qenë një nga eksperiencat më të mrekullueshme.

Po ju e dinit çfarë kishte ndodhur me votat apo thjesht patë protestën dhe ju bashkuat?

Elsa Lila: Unë besova atë version informacioni.

Keni raporte me politikën?

Elsa Lila: Dhe në atë kohë nuk e bëra për politikë, nuk jam marrë ndonjëherë me politik edhe këtë e kam demonstruar pas asaj greve urie.

Gjithashtu këngëtarja foli edhe për marrëdhënien me vajzën e saj dhe bashkëshortin ku u shpreh se kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Ndër të tjera lidhur me situatat e vështira në jetën e saj Elsa Lila shprehet:

“Po t’i përmbledhim nga ky këndvështrim duket më keq se familja Kenedi, por unë nuk e shoh kështu sepse e shoh jetën time nga brenda pasi në këtë miks ka pasur momente brilante të cilat balancojnë momentet e vështira. Jeta ime ka qenë e vështirë, por ka qenë edhe e bukur. Unë besoj se të gjitha këto vështirësi që unë kam përjetuar, reflektohen shumë qartë në muzikën time dhe kjo është një nga armët e mia më të forta. Ka qenë terapia ime kjo”.

Elsa Lila rrëfen arrestimin: Shkaku ishte vetëm sepse njihja 2 prej grupit Read More »

Pajtohen motrat Libohova, shfaqen bashkë pas 5 vitesh

Rreth 2 vite më parë, AlbEu.com ju bëri të ditur se dy ikonat e ekranit shqiptar, motrat Libohova nuk flasin prej vitesh. Pas këtij lajmi u vu re nga ndjekësit se vazhdimisht motrat shmangnin njëra-tjetrën në gëzime familjare, emisione apo edhe në Festivalin e Këngës.

Por më në fund vjen lajmi i mirë.

MOTRAT LIBOHOVA JANË PAJTUAR.

Disa orë më parë, Irma dhe Eranda kanë ndarë në InstaStory pas shumë vitesh një video bashkë, në shoqërinë e njëra-tjetrës e gjthashtu familjarëve të tjerë./albeu.com/

Pajtohen motrat Libohova, shfaqen bashkë pas 5 vitesh Read More »

Luiz Ejlli përfundon në spital

Fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli duket se pas kthimit nga Kosova në Shqipëri nuk ka qenë mirë me shëndet. Ai është shfaqur i shtrirë në spital ku ka filmuar edhe një mesazh për ndjekësit e tij.

Ai shihet i shtrirë në krevatin e spitalit, me vigonin në krahun e tij, duke marrë serum teksa ka falënderuar infermierët që i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës. “Nuk më kanë lënë vetëm asnjë sekond”, thotë Luizi.

Luiz Ejlli përfundon në spital Read More »

‘Nuk na ka përgatitur njeri për të ndenjur në Shqipëri’/ Big Basta rrëfehet për rikthimin e tij, projektet e reja muzikore dhe jo vetëm

“Unë u riktheva dhe së bashku me Vesën kemi vendosur të rrisim pasionin tonë sa i përket muzikës”

Këngëtari i njohur, Big Basta, ishte sot i ftuar në emisionin “Live from Tirana”. Në kulmin e karrierës së tij këngëtari vendosi të largohej në Zelandën e Re së bashku me familjen e tij, këngëtaren Vesa Luma dhe djalin e tyre. Përse kjo zgjedhje e këngëtarit?

“Doja të isha aty ku fillon bota. Ne që të vegjël jemi përpunuar për t’u larguar nga Shqipëria, që kur mësojmë gjuhët e huaja. Nuk na ka përgatitur njeri për të ndenjur në Shqipëri. E kuptova duke qëndruar andej se sa e rëndësishme ishte Shqipëria. Në Zelandën e Re kanë një politikë të jashtëzakonshme, të thonë që do ta duash shumë vendlindjen tënde. Ne si popull kemi të mirat dhe të këqijat tona si çdo popull tjetër. Unë u riktheva dhe së bashku me Vesën kemi vendosur të rrisim pasionin tonë sa i përket muzikës si dhe duam që djali të perfeksionojë gjuhën shqipe. Të rrijë me gjyshërit dhe njerëzit e tij të afërm”, tha Big Basta.

Advertisements

Pjesë nga intervista:

Rikthimi në Shqipëri, a ka ndryshuar diçka në vend për Big Basta-n?

Advertisements

Jemi viti 2023, Shqipëria është vend i bukur. Unë jam repist dhe repistat duhet të jenë opozitar të përhershëm. Shqipëria i përshtatet çdolloj brezi.

Big Basta ka sjellë një këngë me Renis Gjokën të titulluar “Një hap përpara” e cila bëri bujë me fjalët emocionuese të reperit në këngë ku “dënonte” politikën e ashpër në Shqipëri. A identifikohet Big Basta si një reper që i këndon ‘halleve’ të shqiptarëve?

Mendoj se edhe në dekadat në vazhdim prapë do të ketë vlerë çdo germë e këngëve të mia. Shpesh kam bërë edhe këngë që janë komerciale, nuk i kam shijuar në maksimum, shijoj kur bëj vargje të vërteta. E shoh veten shumë mirë të pozicionuar në këtë zhaner, më jep jetëgjatësi. Sa më e vjetër bëhet vera aq më e shijshme bëhet, të njëjtën gjë dua edhe unë me këngët e mia.

Si ka ndryshuar tregu muzikor në Shqipëri sipas artistit?

Në tërësi ka ndryshuar shumë. Tani ka rrallë artiste të zhanrit rrok. Hip Hopi ka fituar si kulturë, është e përhapur në Shqipëri. Ka artistë të mirë por ka edhe kalimtarë. Nga ana cilësore është shumë lartë. Një nga të preferuarit e mi është Lyrical Son. Ka edhe të tjerë, ka artistë të rinj që janë shumë të mirë. Po ecin me hapat e duhur.

‘Nuk na ka përgatitur njeri për të ndenjur në Shqipëri’/ Big Basta rrëfehet për rikthimin e tij, projektet e reja muzikore dhe jo vetëm Read More »

I zbuluan se ka qenë e martuar, konkurrentja e Përputhen shpërthen në lot

Një takim mes Vedatit dhe Albës ka ndodhur në programin e dashurisë Pëputhen.

Takimi në fillim nis i qetë, por më pas konkurrenti ka plasur bombën duke dëshmuar se ishte në dijeni që vajza e cila ishte në takim me të kish patur një martesë më parë.

‘Unë e di që Alba është nga Struga me origjinë dhe unë atje kam njerëzit e mi, i dhash emër mbiemër dhe e pyeta personin se a kishte informacione rreth kësaj familje.

Personi më tregoi se Alba se ka patur një martesë më para gjë që nuk e kishte deklaruar më parë në emision, është shprehur Vedati’.

Menjëherë Alba ka shpërthyer në lot.

I zbuluan se ka qenë e martuar, konkurrentja e Përputhen shpërthen në lot Read More »

Kush është personazhi që po çmend shqiptarët

Big Brother Vip Kosova’, edicioni i dytë ka vetëm 4 ditë që ka nisur dhe ndjekësit e këtij ‘reality-shoë’ e kanë tashmë një emër të preferuar për të fituar çmimin e madh

Bëhet fjalë për Gani Gërmian, i cili sipas ndjekësve po ‘sfidon’ në lojë edhe fituesin e ‘Big Brother Vip Albania’ edicioni i dytë, Luiz Ejlli

Energjia, humori dhe vetëbesimi janë tre tiparet që i bëjnë dy personazhet e ngjashëm, po a do të ketë edhe Ganiu të njëjtin fat si Luizi?

Emri i tij i vërtetë është Visar Dërmaku, por njihet se Gani Gërmia. Ai është i njohur si njëri prej gazetarëve më provokativ në Kosovë por edhe si humorist dhe aktor.

Në këto 4 ditë lojë, Gërmia ka tërhequr vëmendjen e shikuesve me humorin dhe energjinë e tij, ndërsa nuk kanë munguar as strategjitë.

Mendoni se aktori do të jetë pretendent për të fituar çmimin e madh të ‘Big Brother Vip Kosova’ edicioni i dytë?

Kush është personazhi që po çmend shqiptarët Read More »

Grida Duma zbulon sekretin e saj profesional në emision

Një veprim që e identifikon atë është padyshim gjesti i njërës dorë në xhep teksa është duke prezantuar dhe Grida Duma ka një arsye të veçantë për të shpjeguar këtë detaj.

E ftuar sot në një emision televiziv ajo ka shpjeguar se është një gjestikulacion për të krijuar fizionominë e imazhit të vetë.

Ajo tregoi se emisioni që ajo drejton, nuk zhvillohet më ulur apo në tavolinë dhe se kishte nevojë për një element të vetin mbështetës mendor që i jep sportivitet në sjellje.

“Besoj se në gjestikulacionin e kujtdo për të krijuar fizionominë e imazhit të vetë, secili ka nevojë për një tik. Pra dikush ka nevojë për një stilolaps, dikush ka nevojë të mbajë telefonin në dorë, dikush të mbajë një letër në dorë. Një njeri i cili duhet të rrijë, ju e shikoni që “Top Story” tani nuk zhvillohet më ulur, apo në tavolinë. Unë kam qenë pro kësaj sepse mendoj që gjuha e trupit flet e gjitha kur komunikon sidomos një politikan.

Politikani nuk bën show, flet vetëm me lirshmërinë që ka në gjestet e veta, me vetëbesimin që ka tek imazhi i vetë, qoftë edhe me stilin që ka, mënyrën si vishet dhe sa udated është ky që të prodhojë të ardhmen. Është e ardhmja? Pretendon që do të të japë të ardhmen? Po, në qoftë se ky një njeri në imazhin e vetë nuk e reflekton fare këtë, do të thotë që nuk lidhet me kohën.

Në këtë kuptim, në qoftë se unë e zhvilloj të gjithën “Top Story-n” në këmbë, secili ka nevojë për elementin e vetë mbështetës mendor që t’i japë një sportivitet në sjellje. Sepse po të jetë komplet statike, atëherë asnjë element nuk të ndihmon të rrish dy orë në atë pozicion. Duhet një tik i caktuar i cili të çlirojë ngarkesën dhe të komportohet mirë me veten. Unë nuk dua të bëj atë kthimin e përgjigjes që do të ishte shumë klishe që ma thonë miq që thoi që jam duke futur dorën në xhepin tim, në fund të ditës”, shprehet Grida Duma

Grida Duma zbulon sekretin e saj profesional në emision Read More »

Plas keq mes dy balerinëve/ E krahasoi me dhelprën, Ilir Shaqiri i kthehet ‘flakë për flakë’ Albi Nakos: Kush jam unë, kush është ai

Një debat i ri duket se ka nisur mes dy personazhëve të medsias rozë. Po flasim për balerinët, Ilir Shaqiri dhe Albi Nako.

Ky i fundit bëri disa komente një javë më parë për Ilir Shaqirin si kryetar jurie i DëTS. Madje në përplasjen me Token, Albi Nako e krahasoi Ilir Shaqirin me dhelprën.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Ilirit i cili në një intervistë për DëTS Fan Club është shprehur:

“Unë atë që them, kritikë ose vlerësim atë pikë jap. I them Albit që duhet të ulet dhe të rishikoj momentet si profesionist. Dhe ta analizoj me ftohtësi. Të gjeneralizosh është kollaj, të specifikosh është vështirë. Krahasimi me dhelprën e kam si shiu mbi mushama, nuk më bëjën përshtypje. Ai e di shumë mirë kush jam unë, kush është ai”, përfundoi Ilir Shaqiri.

Pas kësaj deklarate Albi Nako tha se e respekton shumë dhe është profesionist. Madje ai i dha notën 10 si juri.

“Unë me ilirin kam një të shkuar të hershme që në Itali. Kemi shumë situata të mira bashkë. Por kemi një shkëputje në vite. Në botën e artit çudtiërisht me ka ndodhë të kem patur shumë miq dhe koleg. Kemi patur një marrëdhënie të shëndetshme, por koha vërtetoi të kundërtën. Nuk e di pse njërzit pasi pozicionohen në punë, automatikisht kthejnë baterit kundër njëri tjetrit. Për mua është një luftë e ftohtë, por e panevojshme. Nuk kemi pse ta personalizojmë këtë situtë. Me Ilirin nuk kam asgjë përonale dhe e vlerësoj dhe e respektoj shumë”, replikon Albi Nako.

Plas keq mes dy balerinëve/ E krahasoi me dhelprën, Ilir Shaqiri i kthehet ‘flakë për flakë’ Albi Nakos: Kush jam unë, kush është ai Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com