Gjatë kësaj javë banorët e “Big Brother VIP” u vendosën në provë nga vëllai i madh për të gjetur se cilit prej tyre i përkisnin disa sekrete.
Një prej tyre tërhoqi shumë vëmendje mes banorëve, i cili ishte “Kam tentuar të kryej vetëvr asje”. Fillimisht Olta deklaroi se ai sekret i përket Luizit, teksa ky i fundit nisi të bënte shaka duke mos e pranuar.
Megjithatë, sot vëllai i madh vendosi t’u tregonte banorëve se kujt i përkisnin këto sekrete. Teksa Gerti ishte ai që kishte gjetur më shumë, u zbulua se pikërisht sekreti i Luizit ishte që kishte tentuar vetëvr asjen.
Këngëtari nuk tregoi asgjë më shumë teksa, Olta shtoi se e mendoi këtë gjë pasi sipas saj, Luizi di vetëm të vi ktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt.
Qetsori ka bërë një gjest të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ai ka fituar 1000 euro në një lojë, mirëpo këtë shumë ka vendosur t’ua dhurojë familjarëve të të ndjerit Pal Kola, i cili humbi jetën në sulmin ndaj Top Channel.
“1 mijë euron që kam fituar nga loja që kryem kam dëshirë t’i kalojë në formë ndihme familjarëve të të ndjerit Pal Kola”, tha Qetsori.
Vajzat e mbaruan të parat sfidën e lojës Hamleys, për pasojë u shpallën grup fitues. Pas përfundimit të lojës, ata nisën diskutimet për zgjedhjen e lideres. Jori u shpreh se ajo votën e saj do ia japë Deas, duke qenë se ia kishte premtuar më parë. Nita u shpreh se Dea e kërkon votën për Oltën, për pasojë ishte skeptike për të votuar për të.
Banorët e shtëpisë së BBV zgjedhin liderin, ja kush u votua
Dea Mishel i tha Nitës se Olta e kërkoi për vete votën dhe nuk kërkoi ajo votë për Oltën. Zgjedhja e lideres krijoi debat mes banorëve, kjo pasi edhe Dea dhe Nita thanë se ata e kanë kërkuar prej javësh votën për të qenë lidere e shtëpisë.
Teksa po bisedonin në dhomën e ndenjes, vajzat u zhvendosën në dhomën e garderobës për ta diskutuar më mirë. Fotini tha se probabilieti që ajo të bëhet lidere është shumë i vogël, duke qenë se pas 6 javësh përfundon ky format.
Antoneta nga ana tjetër, tha se të gjitha duan të bëhen lidere. Pas diskutimeve të shumta, me shumicë votash, vajzat vendosën që lidere e javës të bëhet Dea Mishel.
Banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP ndezën mbrëmë qirinj dhe shprehën ngu shëllime për familjen e të ndjerit Pal Kola, roja i sigurisë që u vra gjatë su lmit me ar më drejt Top Channel. Teksa të gjithë qëndronin në këmbë, Deamishel zgjodhi të mbante fjalën, por mesa duket nuk e kishte menduar mirë.
Ajo u shpreh gabim pasi në vend që të thoshte ‘shprehim ngushëllim’, tha ‘i urojmë ngushëllime’.
“Jemi mbledhur sot për të nderuar Pal Kolën që hu mbi jetën në krye të detyrës në portën e një prej televizioneve të lira të Shqipërisë. Ishte ngjarje te rroriste. Sot jemi me familjen e zotit Pal. I urojmë ngushëllime. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, tha Deamishel.
Nuk është hera e parë që Deamishel bën gafa të tilla. Në një sfidë, ajo tha se ka dalë me rezultate të shkëlqyera në shkollë por bëri gabimin e rëndë me ditëlindjen e Skënderbeut që sipas saj lindi në 1956 por në fakt, heroi ynë kombëtar ka lindur në 1405.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio me Jonidën dhe Elonën sot ka qenë, Valbona Mema. Një artiste mjaft e njohur nga të gjithë por edhe një ish-banore e shtëpisë së “Big Brother VIP” që të gjithë do ta vlerësojmë për atmosferën dhe energjinë që solli. Pak javë më parë, Valbona la në gjysmë rrugëtimin e saj në “BBV” duke u larguar krejt papritur nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Këngëtarja la në mes këtë eksperiencë pasi motra e saj ishte e shtruar në spital nga një sëmundje e rëndë. Më 9 Mars, Valbona dha lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të motrës së saj. Në “Pardon My French” ajo ka treguar se si ndihet tani.
Valbona Mema: Tani mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikimi përveç atij muaji që ndodhesha në BBV. Ka qenë motra e madhe për mua ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Përgjegjësia ishte akoma dhe më e madhe e imja për t’u kujdesur. Nuk është se ishte shumë e pritshme kaq e shpejtë, nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj.
Valbona tregoi gjithashtu se çfarë i tha motra e saj, pasi ajo vendosi të linte këtë rrugëtim në gjysmë.
Valbona Mema: Ajo donte gjithmonë që unë t’i ndiqja ëndrrat e mija. Në momentin që mu komunikua që gjendja e saj po vështirësohej, unë mora automatikisht një vendim të menjëhershëm dhe duhej se s’bën të isha afër saj. Unë e kisha nënë, baba, shok e kisha gjithçka.
Ajo e dinte kush isha unë, aty isha vetvetja. Unë ashtu jam, nuk mund të shtiresh dot më shumë se një javë. Aty duhet të jesh vetvetja. Unë hyra për atë që jam, guxova sepse isha një artiste me një karrierë shumë të madhe artistike duke e ndërtuar me shumë sakrificë. Guxova për publikun që të më njihte në atë anë që nuk e njihte Valbonën. Unë jam mësuar të jetoj në një bashkësi kaq të madhe sepse jam fëmija i fundit, ne jemi një familje shumë e madhe prej 9 pjestarësh dhe e kam pasur edhe ëndërr që nëse Sokoli do të ishte gjallë unë do të kisha një familje shumë të madhe sepse e dua familjen e madhe.
Luiz Ejlli ka arritur të marrë vëmendje të madhe duke u quajtur edhe si fenomen i lojës së Big Brother VIP Albania. Artisti nga Shkodra po bën bujë të madhe dhe emri i tij është lakuar edhe nga personazhe të njohur si nga politika, muzika dhe arti në përgjithësi.
Në lidhje me Luizin është pyetur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë intervistës së tij të fundit në emisionin “Debat Plus”.
Kurti tha se nuk arrin që ta ndjek Luizin dhe se nuk e ka përcjellë lojën e tij në shtëpinë e famshme të BBVA.
“Për besë nuk e ndjek, ndoshta është keq se nëse ndiqet aq shumë duhet ta di edhe unë se çka po ndjek populli”, u përgjigj Kurti.
Kujtojmë që rreth Luizit më parë është pyetur edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ka lavdëruar këngëtarin shkodran duke e quajtur mjeshtër dhe të talentuar.
“Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij të showbizit. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme”, kishte thënë Berisha për Luizin.
Lorenci dhe Olta kanë diskutuar sot për mënyrën se si ka luajtur Luizi. Olta nuk ka qenë dakord duke thënë se Luizi ka kërcënuar shumë banorë dhe për këtë duhet të ishte jashtë.
Olta: Do zhg arravis njërën, do të shk lyj tjetrës, do të bështyj, kërcë nimet që ai ka bërë këtu duheshe nxjerrë jashtë.
Lorenci: Ça duan njerëzit ne nuk e dimë, unë po vij këtu, kam ardhur këtu kur kanë qenë 2 muaj. Vijmë gati në fund, mund të them unë tërë ditën do dal do bëj, ku e di unë ç’impakt kam jashtë. Njerëzit votojnë. Kur të duan të duan, s’ke ça bën, edhe po i shave ti të gjithë anën tënde do mbajnë se të duan.
Olta: Njerëzit kur rri shumë kohë afeksionohen me personazhin
Lorenci: Mund edhe të lodhen. Po të deshën të duan dhe kur kërcënon e shan.
Kiara ditën e djeshmw ka surprizuar Luizin duke i nisur një dronë.
Në dronë shkruhej: Të kam Zemer, të dua Kiara
Nisur dhe nga bisedat e mëparshme të çiftit, Luizi i tha moderatores se nëse del jashtë dhe sheh që ka shumë fansa pro tij, t’i thoj Luizit Të kam zemer.