ShowBiz

Ka qenë në një lidhje me Luiz Ejllin? Këngëtarja shumë e njohur shqiptare rrëfen të vërtetën

Një nga këngëtaret më të mira të skenës shqiptare, Mariza Ikonomi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderators Ester Bylyku, ku i dha përjigje shumë pyetjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Disa javë më parë u bënë virale fotot e saj me fenomenin e momentit Luiz Ejlli. Dyshja e këngëtarëve u përfol për një lidhje. Por sa e vërtetë është kjo?

Mariza shuan kuriozitetin e publikut, ekskluzivisht për ‘Glamour Zone’.

Ester Bylyku: Janë bërë virale disa foto te tuat me Luiz Ejllin, madje jeni përfolur në media për më tepër se miqësi. Është e vërtetë që keni qenë dikur në një lidhje?

Mariza Ikonomi: Tani që po më thua ti po shoh se cfarë ka ndodhur, sepse sinqerisht nuk ia kisha idenë për këto thashetheme që janë përhapur. Fotot tona janë shkrepur në prapaskenën e Festivalit. Nëse s’gabohem ka qenë hera e parë dhe e fundit që ne kemi bërë foto.

Ester Bylyku: A ka patur lidhje mes jush?

Mariza Ikonomi: Jo, asnjëherë. Luizi është një djalë shume i mire, karizmatik dhe një koleg që e vlerësoj shumë.

Ka qenë në një lidhje me Luiz Ejllin? Këngëtarja shumë e njohur shqiptare rrëfen të vërtetën Read More »

Stresi tregon si është raporti i tij me Kejsin pas BBV

I ftuar sot në “Ditë pas Dite” ishte reperi Stresi njëkohësisht fitues i “Big Brother Vip Kosova”. Por vec fitores ai ka folur ndër të tjera edhe për raportin që ka tani me ish partneren e tij Kejsin, duke zbuluar se kanë komunikuar edhe privatisht pas fitores së tij.

Ai rrëfeu se ajo e ka telefonuar dhe ka komunikuar me të, por nuk preferoi që të tregonte më shumë detaje, duke e quajtur marrëdhënien me të si dicka personale e që preferon ta mbajë të tillë.

Po ashtu ai foli edhe për arsyet se përse nuk zgjodhi të krijonte dicka me vajzat e shtëpisë, duke u shprehur se nuk kishte hyrën në “BBVK” për të gjetur dashurinë dhe kishte mbajtur një pozicion të qartë që në fillim.

Stresi tha ndër të tjera që së shpejti do të vijë me dy këngë të forta, njëra prej të cilave është bashkëpunim dhe tjera solo. Por nga ana tjetër theksoi se falë Big Brother do të realizojë edhe një dokumentar për karrierën e tij.

Stresi tregon si është raporti i tij me Kejsin pas BBV Read More »

Arjan Konomi tregon arsyen e fortë: Ja pse Luizi nuk ka përmendur emrin e Kiarës në këngë

Opinionisti Arjan Konomi e sheh me dyshim këngën “Me ty” të Luiz Ejllit dedikuar Kiarës, pasi në tekst nuk është përmendur emri i moderatores.

I ftuar në “Më lër të flas”, Konomi tha se i ka bërë përshtypje që një këngë dedikuar të dashurës, nuk përmend emrin e saj dhe mbase këngëtari ka menduar ndarjen.

Me nota humori, Arjani solli në vëmendje konkurrentin e ‘Përputhen’, Mevlanin, i cili pas ndarjes fshiu këngën në Youtube ku kishte përmendur emrin e vajzës që donte.

“Më bëri përshtypje se e dëgjova me vëmendje kur doli kënga. Mund të ketë vërejtje por kuptohet si është regjistruar e realizuar, nuk janë kushtet optimale. Por prisja një këngë kushtuar dashurisë dhe të dashurës nuk përmendte emrin e Kiarës. Mendova mos e shikon si të mundshme një ndarje të afërt sapo të dalë, pastaj si Mevlani që iu desh ta fshinte pastaj nga Youtube. Ai e do, por për një arsye apo një tjetër nuk ka nevojë ta fshijë nga Youtubve edhe nëse ndahen dhe kënga mbetet”- tha opinionisti Arjan Konomi.

Luizi i ka dedikuar një këngë Kiarës, e cila titullohet “Me ty”, ku me ndihmën e produksionit të “BBV2” dhe producentit Elgit Doda kjo këngë u realizua shumë shpejt madje dhe është publikuar në platformën You Tube dhe kudo në rrjete sociale. Kënga u pëlqye shumë nga të gjithë dhe më tani “Me ty” ka kaluar 11 milionë klikime në You Tube.

Arjan Konomi tregon arsyen e fortë: Ja pse Luizi nuk ka përmendur emrin e Kiarës në këngë Read More »

Dea, Qetsori dhe Olta harrojnë Luizin, nisin misionin për një tjetër banor të ‘BBVA’: Hajde t’i biem

Që kur Kristi u distancua nga Olta dhe përkrahu Luizin, kësaj të fundit nuk i del e keqja dhe shpesh herë përsërit faktin që Kristi nuk e meriton të shkojë në finale.

Sipas saj, deri në një farë rrugë e solli ajo, pastaj e ndihmoi Luizi e më pas e ndihmoi Keisi me lidhjen që ata krijuan së bashku.

Duke qenë se është fiksuar me idenë për të nxjerrë Kristin nga shtëpia, Olta i kërkoi Deas dhe Qetsorit që ata të dy t’i “bien” Kristit, duke përsëritur sërish shprehjen, “Ai nuk e meriton finalen”.

Deamishel duke folur me të qeshur i tha Oltës se pasi të mbarojnë me Kristin, ata do fillojnë t’i bien njëri-tjetrit, derisa të shkojnë në finale.

Dea, Qetsori dhe Olta harrojnë Luizin, nisin misionin për një tjetër banor të ‘BBVA’: Hajde t’i biem Read More »

Ota i lutet për takim pasi diçka të rëndësishme do t’i thotë të dielën Luizit, do t’ju çudis përgjigjia e këngëtarit

Që prej daljes së Kiara Titos nga shtëpia e Big Brother, gjërat kanë pësur vetëm lëkundje mes rivalëve të përbetuar, Olta-Luiz. Ishte pikërisht ky i fundit që i ka kërkuar të mos i flas më fare, por nuk ka mbetur vetëm më kaq ky muhabet.

Edhe pse aktorja përpiqet që të gjejë një mënyrë komunikimi me të, këngëtari vijon duke e injoruar.

Madje mbrëmjen e djeshme Olta i ka kërkuar Luizit një takim të dielën.

Pjesë nga biseda:

Olta: Luiz ça do bësh të dielën? Do lëmë një takim bashkë? E kam shumë të rëndësishëm

Luizi: Do presësh radhën

Olta: Deri të dielën nuk më bie radha mua?

Luizi: Janë të gjithë në radhë

Olta: Më shih pak

Luizi: Janë të gjithë në radhë moj

Olta: 1 sekondë

Luizi: Ja ku ke liderin

Olta: 1 sekondë mos ik se e kam të rëndësishme

Luizi: Thuaje

Olta: Ta them tani apo të dielën? Kështu ta them? Po më lë një takim të dielën. Dua ta përpunoj pak

Luizi: Muhabet kot, unë i them fol, kjo thotë të dielën

Ota i lutet për takim pasi diçka të rëndësishme do t’i thotë të dielën Luizit, do t’ju çudis përgjigjia e këngëtarit Read More »

Befason Bledi Mane: Unë e kam dashur Kiara Tito, i kam bërë dhe një këngë që s’u këndua kurrë

Bledi Mane që prej daljes nga “Big Brother VIP” nuk i ka kursyer sulmet ndaj moderatoreas Kiara Tito.

Megjithatë, i ftuar ditën e sotme në “Më Lër të Flas”, ai deklaro ise para se të hynte në BBVIP, ai e ka adhuruar dhe dashur. Madje, ai zbuloi se në dhomën e rrëfimit i ka shkruar dhe një këngë, të cilën kishte planifikuar ta këndonte bashkë me Nitën dhe Maestron.

Unë para se të hyja e adhuroja Kiarën. Kur hyra, doja ta ndihmoja, t’i jepja një dorë. I kam bërë një këngë Kiarës, do e këndoja unë, Nita Meastro por ajo kunëgë nuk u këndua kurë. Unë e kam dashur atë vajzë. Do e këndoj në këtë studio. Kur të dalë Nita do e këndojmë.”- tha Bledi.

Befason Bledi Mane: Unë e kam dashur Kiara Tito, i kam bërë dhe një këngë që s’u këndua kurrë Read More »

Fotoja e Efit me të dashurin u bë virale në rrjet, ish-banorja e ‘BBVA’ flet për herë të parë për partnerin

Efi festoi pak ditë më parë ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe, ku të ftuar ishin njerëzit e saj të dashur, miq e ish-banorë të Big Brother.

Por, nga kjo festë u publikuan disa foto ku Efi përqafonte një djalë, për të cilin u tha se është partneri i saj.

“Ky është një miku im shumë i ngushtë. Unë kam folur për partnerin sa doja të flisja.

Për ta nxjerrë s’keni arsye. Po të doja e kisha nxjerrë vetë”, tha Efi.

Fotoja e Efit me të dashurin u bë virale në rrjet, ish-banorja e ‘BBVA’ flet për herë të parë për partnerin Read More »

Kush e krijoi tingullin që na ndal zemrën kur Arbana thotë të eliminuarin

Një nga tingujt që të gjithëve na ka mbetur në mendje nga spektaklet e Big Brother në Top Channel është padyshim tingulli i gongut kur Arbana pret të thotë emrin e të eliminuarit.

Suspanca që kur Arbana merr zarfin me emrin e të eliminuarit apo qoftë dhe të fituesit në fund, bën që të gjithëve të na ndalë fryma.

Por shpesh mund ta kemi pyetur veten se kush fshihet pas krijimit të këtij tingulli. Ai është Besnik Gaçe. Ky i fundit ka treguar historikun e krijimit të kësaj baze muzikore:

“Ne vijmë nga Top Fest, dhe atëherë na mungonte një tingull kur nominohej një këngë. Kishte një mungesë. Futeshim në internet për të kërkuar diçka, po nuk na ngjiste asnjëra. Ai u bë sebep sapo filloi Big-u na erdhën folder-at me xhingëllat, por nuk po gjenim diçka. E kuptuam që duhej diçka, më thanë jepi provo bëj diçka. Shkoj në studio në atë kohë dhe për 15 minute e bëra këtë, e bëra shumë shpejt. Kur bëj diçka dua ta kaloj sipërfaqësoren. Që atëherë ngjiti, dhe nuk ndryshoi kurrë,” tregoi Gaçe.

Kush e krijoi tingullin që na ndal zemrën kur Arbana thotë të eliminuarin Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com