ShowBiz

Kiara Tito tregon arsyen pse ndryshoi sjelljen pasi u rifut në Big Brother

Kiara Tito ka vendosur që të luaj shumë ndryshe nga hera e parë tani që është rikthyer dhe sjelljet e saj janë komentuar shumë nga banorët. Teksa bisedonte me Efin, Kiara tregoi edhe arsyen pse ka vendosur të ndryshojë.

“Kam vendosur t’i shikoj gjërat më ftohtë. Se kur unë bëhem emocionale kritikoj njeriun që kam afër vetes dhe më vjen keq për të tjerët. Ndërkohë që kjo është gabim, këtë gjë s’duhet ta bëj kurrë. Duhet të mbroj atë gjënë time, të ndjek intuitën time. Mos të fryhem nga njerëzit e tjerë. Prandaj kam vendosur që të jem e ftohtë. Kam këtë njeriun në krah që e dua pafund dhe nuk dua në asnjë moment të ndodhi një situatë dhe unë të ndihem keq për të tjerët. Kush janë të tjerët dhe a ju vjen keq atyre për mua?

Absolutisht asnjë njeriu si intereson hiç për mua. Po unë duke qenë natyrë e mirë e ndjeshme, kështu…, jo nuk është këtu vendi për të qenë ashtu. Atë e tregoj në shtëpi unë, se tregoj më këtu. Të hipin në qafë pastaj. Ngacmonte Luizi një banor, ndihesha keq unë. Pse kush është ai banori në fund të ditës? Një person që nesër nuk do e kem, s’do jetë më fare pjesë e jetës sime.

Unë nuk kam inat me asnjë këtu. Nuk duhet me u përfshi me çdo banorë se kur përfshihesh shumë emocionalisht gabon vetë. Për pjesën e zarfit të zi, ngaqë kishte dhënë Vëllai i Madh shumë paralajmërime që nëse ofendoni e kështu dhe gjithë kohës ja bëja ‘boll ti’ se kisha frikën mos vinte Zarf i Zi dhe i ndodhte ndonjë gjë atij. E kupton sa të komplikuara janë gjërat? Le të bëjë ça të dojë, as nuk e vras më mendjen hiç për asnjë, ta luaj dhe le ta luaj fort”, tha Kiara Tito.

Kiara Tito tregon arsyen pse ndryshoi sjelljen pasi u rifut në Big Brother Read More »

Burri i Olta Gixharit ‘fans’ i Luizit, shpërthen rrjeti pas deklaratës së fundit

Olta Gixhari, apo njohur ndryshe si një nga lojtaret më të mira të Big Brother VIP Albania ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Olta kishte kërkuar prej ditësh largimin nga aty, ndërsa përfundimisht u largua. Padyshim se Oltës do i vërehet mungesa në këtë spektakël e këtë gjë e kanë pohuar edhe shumë prej banorëve.

Por ajo çfarë bie në sy është se në fakt edhe vetë bashkëshorti i Oltës, ishte përkrahës i Luizit.

Madje në një linjë telefonike në një prej programeve të TopChanel, ai kishte thënë se Luizi është perfekt në lojën e tij.

Duhet përkujtuar që Luizi kërkoi disa herë mbrëmë nga Olta që të vazhdojë lojën madje duke thënë se pa të shtëpia s’është e njëjtë dhe se loja më nuk ka sens nëse nuk është ajo.

Burri i Olta Gixharit ‘fans’ i Luizit, shpërthen rrjeti pas deklaratës së fundit Read More »

Xhelozi për Luizin? ‘Pl as’ she rri mes Kiarës dhe Jorit brenda shtëpisë

Katër rikthime në shtëpi pas daljes së Oltës mbrëmë dhe domosdo pasi shtëpia do kthehej në bibliotekë me Luizin që thjesht do numëronte ditët deri më 6 maj.

Kiara për një javë jashtë,ndryshoi jo vetëm estetikisht por edhe emocionalisht.
Pasion dhe shumë dashuri për Luin,sjellje e akullt me Oltën(edhe pse i tha jasht do jemi shoqe),vështrime inatçore me Dean(edhe pse në shtëpi u lidhën shumë),kunja me Bledin(që brenda si pati kurrë) dhe ‘luftë’ të hapur me Jorin.

Po me Jorin ç’pati?

Gjatë darkës,Kiara i thotë:”Ik me Dean ik”

“Ua po Kiara ç’pati?”-Jori

“A votove Dean për lider?Ik pra me Dean si ç’pata?”-ia kthen Kiara duke tymosur të preferurën e saj(cigaren)

Harroi Kiara se ajo vetë zgjodhi Dean në ekip duke lënë Luin e saj jashtë.

Apo si bën më këto gabime tani?

Xhelozi për Luizin? ‘Pl as’ she rri mes Kiarës dhe Jorit brenda shtëpisë Read More »

Zhaklin Lekatari tregon si përndiqet për opinionet që jep në BBV

Nuk i ka munguar asnjëherë vëmendja por padyshim të qënit opinioniste e BBV mund të konsiderohet si kulminacioni i karrierës së saj në televizion.

Por jashtë shkëlqimit të dritave të ekranit kjo situatë nuk duket kaq me ngjyra.

Zhaklin Lekatari e ftuar në “Why Not” tregoi peripecitë në jetën e përditshme nga tifozët e personazheve.

“Makina është bërë copë këto kohë, ndjekje, ndalesa në rrugë, te supermarketi, në dyqane, në punë, kudo që shkoj.

Është shumë e vështirë, jam pothuasje e izoluar. Është një emision, një punë. Ti nuk jeton çdo moment me atë punë. Ka filluar të bëhet e lodhshme dhe e bezdisshme. Unë jap opinion, nuk gdhend të vërteta. Fjalët e mia deformohen shpesh. Ka filluar të bëhet shumë e lodhshme ku çdokush të ndalon në rrugë për të dhënë opinionin e vet.”

Zhaklin Lekatari tregon si përndiqet për opinionet që jep në BBV Read More »

Ronaldo nuk përmbahet dhe ia thotë troç Kiarës: Ndrysho se dukesh keq tek…

Rihyrja e Kirarës në shtëpinë e Big Brother la çuditur jo vetëm banorët që iu bashkuan natën e të shtunës por edhe banorët që gjeti brenda.

Vetëbesimi si ‘gruaja e më të fortit’ ka bërë që të ndryshojë dhe sjellje e të mos jetë ajo Kiara e urtë e cila rrinte vetëm me llullë elektrike gjithë ditën e sturkur në cepat e shtëpisë.

Nga Kiara e urtë, me edukatë dhe që nuk i kthente fjalën askujt, tashmë Kiara ka ndryshuar dhe ky ndryshim ka shtangur më tepër banorët.

Së fundmi Ronaldo e ka marrë veçmas Kiarën dhe i ka thënë që ta ndryshoj këtë mënyrë komunikimi

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Ndrysho mënyrën se si sillesh me banorët.

Kiara: Zemra po nuk po i bëj asgjë more, unë thjesht jam pak më e ftohte.

Ronaldo: Më dëgjo, ti dole jashte dhe pas një jave ti erdhe sërish brenda. Unë mendoj që dhe për publikun dhe për këta dukesh keq. Ti banorët duhet ti respektosh një nga një siç i kë respektuar.

Kiara: I respektoj, ku është mos respekti këtu?

Ronaldo: Jo ky ndryshim radikal, Kristi me Luizin nuk kanë asgjë personale. Është thjesht mënyra si ata kanë zgjedhur të luajnë.

Ronaldo nuk përmbahet dhe ia thotë troç Kiarës: Ndrysho se dukesh keq tek… Read More »

Arbër Hajdari bën veprimin e papritur për Kiarën dhe Efin

Rithimi i 4 ish-banorëve në Big Brother VIP u prit me mjaft bujë e habit. Opinionisti Arbër Hajdari ishte i pari që ironizoi këtë rikthim dhe ia tha ballë për ballë Efit, Kiarës, Ronaldos e Bledit.

Teksa u pyet për dinamikën që mund të sjellin banorët e rikthyer në BBV, Arbëri tha me ironi që mos të harrojnë freskuesen me vete, t’i bëjnë fresk Luizit pasi s’ka asgjë ndryshe që mund të sjellin.

Duket se Arbër Hajdari nuk tërheq mbrapsh asnjë nga fjalët e thëna atë mbrëmje, madje sot i ka përforcuar me një postim në InstaStory.

“Shkodranët e kanë një shprehje të bukur: Të hift vedja n’qef”, shkruan Arbër Hajdari.

Kujtojmë se Kiara dhe Efi po komentohen në masë nga ndjekësit dhe personazhet publikë për arrogancën që po përcjellin pas rikthimit në shtëpi.

Arbër Hajdari bën veprimin e papritur për Kiarën dhe Efin Read More »

Kristi nuk përmbahet më ndaj Kiarës: ‘Ti ke ardhur e korruptuar komplet moj’

Arroganca e Kiarës ka shtangur të gjithë banorët e shtëpisë së BBV, teksa disa prej tyre nuk kanë ngurruar t’ja plasin të vërtetën në fytyrë.

Në një debat që ka patur me Kristin, Kiara e indinjuar është shprehur se të gjithë janë duke përfituar nga mirësia dhe edukata e saj.

Teksa nuk ka ngurruar dhe Kristi, i cili e ka konsideruar futjen e saj si të korruptuar.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Pse përfitoni nga mirësia ime, nga edukata ime, nga të gjitha gjërat e mia të mira.

Kristi: Mirësia jote?

Kiara: Po

Kristi: Ti ke ardhur e korruptuar komplet moj

Kristi nuk përmbahet më ndaj Kiarës: ‘Ti ke ardhur e korruptuar komplet moj’ Read More »

Luizi shokon me deklaratën: ‘Ka ardhur e infiltruar të më ndihmojë mua…’

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ai është një shoë televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, pas një nominimi Antoneta u largua këtë të shtunë, teksa Olta hoqi vetë dorë, pasi i mungonte i biri. Nga ana tjetër, 4 ish-banorë hynë përsëri në “BBV”, ku mes tyre ishte edhe Kiara, për të cilën Luizi është shprehur si më poshtë.

Më ka lehtësuar shumë Kiara. Ka ardhur të më ndihmojë mua të shkoj në finale, e infiltruar.

Luizi shokon me deklaratën: ‘Ka ardhur e infiltruar të më ndihmojë mua…’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com