ShowBiz

Olta reagon për herë të parë pas daljes nga ‘BBVA’, poston foton e veçantë

Olta Gixhari la shtëpinë e Big Brother VIP të shtunën në prime, duke shtangur të gjithë publikun për vendimin e saj, pasi ishte një nga banoret më të forta brenda shtëpisë.

Me arsyetimin se nuk mund të qëndronte më larg djalit të saj të vogël, Olta vendosi të hiqte dorë nga gara.

Një takim i shpejtë me djalin e saj në prime-in e kaluar e shtyu Oltën akoma më shumë të dilte, kjo për shkak të qëndrimit disi të distancuar që i mbajti djali.

Megjithatë duket se ajo po shijon ditët më të mira pranë Amarit dhe këtë nuk ka ngurruar ta tregojë as në rrjetet sociale

Në një foto duke luajtur me lodra me djalin ajo shkruan: “Gjithë bota ime në një foto. Dashuria e Amar dhe ajo që kam marrë nga ju në këto ditë ma ka mbushur shpirtin plot dhe më ka bërë të besoj se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës. Ju dua shumë të gjithëve”

Olta reagon për herë të parë pas daljes nga ‘BBVA’, poston foton e veçantë Read More »

Qetsori ‘kë rcënon’ live Bledi Manen: Do t’ju hedh në ushqim lloj-lloj gjërash

Një përplasje e fortë ka ndodhur gjatë spektaklit të sotëm mes Bledi Manes dhe Qetsorit. Ajo që bëri përshtypje ishin fjalët kërcënuese të Qetsorit drejtuar Bledit, ndërkohë që u shpreh se do t’ju hedh lloj- lloj gjërash në ushqim që të mos e hanë.

“Po po do t’ju hedh kripë, do t’ju hedh lloj-lloj gjërash në ushqim.

Pse kush je ti të më tregosh mua se çfarë të bëj?

Do t’ju hedh gjëra që të mos e hani ushqimin dhe të shkoni të lani pjatat.”- tha Qetsori.

Qetsori ‘kë rcënon’ live Bledi Manen: Do t’ju hedh në ushqim lloj-lloj gjërash Read More »

Luizi mbron partneren dhe ‘kërcënon’ ‘miken’: Mos e zgjat, për të mirën tënde…

Pas sqarimit të dyshes Kiara dhe Efi në dhomën e surprizave, duket se debate ka vijuar edhe në dhomën e ndenjes.

Luizi e ‘ka kërcënuar’ Efin të mos e vijoj debatin më me Kiarën sepse nuk është në interesin e saj.

Luiz: Të sugjeroj mos ta zgjasësh këtë bisedë më Kiarën! Unë s’jam as prindi jot, askush por po të them të mos e zgjasësh.

Efi: Meqë ne të dyja e dimë më mirë, do e flasim.

Luiz: Po thotë Kiara pjesën e saj, ti tënden. Më beso nuk do përfundojë si mendon ti.

Nuk ta sugjerojë. Për të mirë të të dyjave ju, nuk ju leverdis ta zgjasni.

Kiara: Nuk e kuptoj as pse u hap.

Luiz: Efi, të dua fort prapë, por kur të dal jashtë dhe është ashtu si thua ti të kërkojë falje.

Efi: Po shoh reagimin tënd, prandaj u hap kjo temë. Më vjen keq që nuk më njohe kurrë.

Luizi mbron partneren dhe ‘kërcënon’ ‘miken’: Mos e zgjat, për të mirën tënde… Read More »

Avokati Spartak Ngjela zbulon banoren e preferuar në BBV Albania

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar një nga produksionet televizive më të ndjekura si është BBV Albania, gjatë një interviste për News 24.

Avokati ka zbuluar dhe të preferuarit e tij, Luizin duke e cilësuar simbol të batutës dhe Kejsin si sibol të bukurisë.

“ Atje ka dy simbole. Luizi i cili është simbol i bisedës dhe batutës dhe Kejsi, vajza e Sabianit e cila është simboli i bukurisë.

Atë moment madje që po e ndiqja unë kamera po e fokusonte shumë, se di pse e donte.

Po dëgjoja që po flitej për martesë, niveli artistik që ndodh është i lartë dhe na përfshin brenda tyre dhe na duket sikur çdo gjë është e vërtetë, aktrimi është i lartë po se kuptojmë dot se jemi përfshirë. Në fund njëri shkon te gruaja, tjetra te burri”, komentoi avokati konkurrentët duke i krahasuar me një film.

Avokati Spartak Ngjela zbulon banoren e preferuar në BBV Albania Read More »

‘Pse e sheh Efin me sy xhelozie?’/ Luizi kapet keq me Jorin: Nuk do e kishe fituar Miss BB VIP…

Rikthimi i 4 ish-banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP2” ka sjellë dinamika të reja. Tani po krijohen aleanca të reja, ku secili nga banorët ka si qëllim eliminimin e njëri-tjetrit.

Por jo vetëm kaq, pasi Luiz Ejlli ngacmon banorët edhe rreth temave të tjera. Së fundmi, këngëtari ka ngacmuar Jori Dellin në lidhje me Efi Dhedhes, duke e pyetur se pse e shikon me xhelozi.

Më pas Luizi i thotë se nëse do të kishte qenë Efi kur u organizua Miss dhe Mister BB VIP, do e kishte fituar Dhedhes çmimin dhe jo ajo.

Luizi: O Jori pse të shikoj që e sheh Efin kështu si me sy xhelozie. Sa nuk ishte Efi këtu e shikoje veten si ajo simpatikja, vajza seksi, dy metra, tani erdhi edhe një tjetër

Jori: Efi është shumë e bukur, 2 metra

Luizi: Ky është pra problemi

Qetsori: Në një moshë

Luizi: Siç e sheh Efi është më e tonifikuar.

Jori: Ça të të them unë ty tani

Jori: Nuk kam ça ti them

Luizi: Nuk ke ça ti thuash se e ka falë i madhi Zot kështu

Jori: Ti më thua jam xheloze, por nuk ka

Luizi: Mënyra se si e sheh tani, se nuk e kisha vënë re. Po të ishte këtu kur u bë Miss dhe Mister BB VIP, nuk do e kishe fituar dot

Jori: Mund të kishte një probabilitet që mos ta fitoja

Luizi: Probabilitet do të ishte të isha unë në garë me ty, me Efin nuk ka shans

‘Pse e sheh Efin me sy xhelozie?’/ Luizi kapet keq me Jorin: Nuk do e kishe fituar Miss BB VIP… Read More »

Efi sqarohet me Luizin: Ça problemi ke, çfarë nuk shkon?

Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, përpara se Efi të eliminohej nga publiku, kishin krijuar një ortakëri dhe deri diku miqësi me njëri-tjetrin.

Madje, pas daljes së saj, këngëtari i njohur herë pas here e përmendte në shtëpi dhe kishte shumë konsideratë për të. Jo vetëm kaq, pasi Luizi i tha se do të merrte hak ndaj Dea Mishel, e cila i nxori në nominim të dy së bashku me Kiara Titon.

Kthimi i Efit të shtunën në shtëpi, nuk u prit edhe aq mirë nga Luizi. Ose të paktën, kështu u duk në sytë e saj. Për këtë arsye, ajo u ballafaqua me Luizin për të sqaruar ftohtësinë e tij.

Sipas Efit, ajo nuk u prit ngrohtë, ashtu siç pritet një mik, sepse sipas saj, Luizi e ka konsideruar të tillë. Ajo e pyeti Luizin që çfarë nuk shkon me marrëdhënien e tyre, që solli këtë ftohje të menjëhershme.

Efi i tha se i mban sytë poshtë sa herë e shikon, duke shmangur shikimin me të.

Luizi u shpreh se ai nuk ka asgjë, por thjesht është shumë i fokusuar te loja, sepse edhe 1 muaj Big Brother mbaron. Ai i tha Efit që nuk ka arsye pse të jetë distant, pasi gjatë gjithë kohës ka qenë brenda në shtëpi dhe se nuk ka përse të ndryshojë qëndrim me të. Pasi u sqaruan, Luizi i dha një përqafim Efit.

Efi sqarohet me Luizin: Ça problemi ke, çfarë nuk shkon? Read More »

Qetsori ‘kapet’ me Luizin: ‘Ta futa me peshqir kokës, nxirri duart…’

Në shtëpinë e “Big Brother VIP2” nuk ka vetëm debate mes banorëve, por ka edhe momente ku mbizotëron e qeshura, batutat, ngacmimet dhe lojërat e ndryshme.

Së fundmi, teksa Kiara Tito po qëndronte e shtrirë në krevat me Luiz Ejllin, moderatorja ka kërkuar ndihmën e Qetsor Ferrunajt që t’i flasë këngëtarit pasi po e guduliste.

Qetsori me shaka i kthehet Luizit dhe i thotë ‘rri urtë se ta futa me peshqir kokës’.

Më pas ai i thotë që ti nxjerrë duart që i mbante poshtë jorganit.

Kiara: Qetsor bërtiti se më gudulis.

Qetsori: Ore Luizi ta futa me peshqir kokës, rri mirë. Nxirri duart, të dyja duart. Mban duart poshtë jorganit ky

Kiara: Më thotë hajde rrimë mbuluar, bërtiti i çik

Qetsori ‘kapet’ me Luizin: ‘Ta futa me peshqir kokës, nxirri duart…’ Read More »

ZARF në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’/ Banorët vendosen para provës së ‘vështirë’

Përmes një zarfi të bardhë, banorët u njoftuan se ato kanë mundësinë që sot të realizojnë spektaklin e Big Brother.

Ata kishin si detyrë të përzgjidhnin disa nga ngjarjet dhe debatet më të bujshme në shtëpi dhe t’i risillnin ato në qendër të vëmendjes.

Me shumicë votash, ata duhet të zgjedhin dy autorë, një producent, moderatoren, dy opinionistë dhe pjesa tjetër do të jenë banorë.

Efi dhe Kristi u votuan për të qenë opinionistët. Deamishel do moderojë programin. Kiara dhe Ronaldo, autorët e Big Brother Vip, ndërsa Luizi do të jetë producent. Ata kanë në dispozicion 60 minuta kohë për të bërë përgatitjet dhe më pas do zhvillohet spektakli në moderimin e Deamishel.

ZARF në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’/ Banorët vendosen para provës së ‘vështirë’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com