ShowBiz

Lajmi i ëmbël i Besit dhe Xhensilës, çifti do të bëhen prindër për herë të dytë

9 Prilli, për këngëtaren Xhensila Myrtezaj ka qenë një ditë mjaft e veçantë. Ajo festoi ditëlindjes e saj të 30-të mes njerëzve të saj më të dashur. Mirëpo, përpos suprizave që familjarët, miqtë dhe kolegët kishin rezervuar për këngëtaren, një suprizë akoma dhe më të madhe paska pasur vetë Xhensila, të cilën ndonëse po përpiqet që ta mbajë sekret, njerëzit afër saj e kanë zbuluar.

Artistja është në pritje të ëmbël, sipas Kryefjala, madje edhe nga fotot dhe videot e kapura nga festa e mbrëmshme, barku i Xhensilës dukej paksa më i rrumbullakosur se zakonisht.

Gjithashtu, gjatë festës ndryshe nga të ftuarit e tjerë, këngëtarja nuk piu pije alkoolik, epo dhe ky është një fakt i fortë i cili vërteton se, po, Xhensila është vertet shtatzënë.

Por, derisa ajo vetë apo partneri ta aprovojnë, nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim.

Lajmi i ëmbël i Besit dhe Xhensilës, çifti do të bëhen prindër për herë të dytë Read More »

Ja 4 finalistët e ‘Big Brother VIP’ sipas Luizit

Ditën e djeshme banorët e “Big Brother Vip Albani” kanë realizuar emisionin në “Top Albania Radio”. Mes të tjerash ata kanë diskutuar ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së “BBV”.

Gjatë diskutimit Luizi ka treguar edhe se kush do të jenë finalistët sipas tij.

“Me sa kanë dhënë e duke marrë parasysh çfarë do publiku, ata do të jenë Luizi, Nita, Kristi dhe Dea. Të tre që përmenda për këtë arsye i dua jashtë, tani i shoh edhe si lojtar e si publik. Nita përfaqëson Kosovën, pati fat, por fati pjesë e lojës është. Por, edhe ka mbajtur qëndrim, e meriton.

Dea, vajza që ishte inekzistente, por pastaj përdori mënyrat e veta… Por, vajzë qytetare, simpatike, familje artistësh, shumë e ndjeshme, i shkojnë lotët direkt dhe kjo godet te publiku.

Kristi i veçantë, nuk marrim vesh si hyri e si vazhdon… Ky djalë i veçantë në modelin po a për mirë e për keq…

Luizi luajti fort. Pra, katër personazhe me mënyra të ndryshme loje dhe secili ka rrugën e vet e nuk do të kenë pas komentet e publikut për rrugëtimin deri në finale”, ka përfunduar Luizi duke lënë jashtë kësaj liste Kiarën.

Ja 4 finalistët e ‘Big Brother VIP’ sipas Luizit Read More »

Do qeshni me lot me mënyrën si Dagzi i ndërron pelenat të voglit të tij

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira janë prindër të një djali me emrin Trev.

Siç e ka shpjeguar çifti në “Zemër Luana” emri rrjedh nga fjala Trevë – Trevat Shqiptare.

Dj i njohur duket të jetë një baba i përkushtuar ndaj të birit, të cilit i ndërron edhe pelenat.

Ka qenë Einxhel që ka zbuluar një pamje teksa Dagzi duket një baba i përkushtuar.

Epike është mënyra se si ai mbyll hundët me bluzën e tij gjatë procesit.

Do qeshni me lot me mënyrën si Dagzi i ndërron pelenat të voglit të tij Read More »

Çfarë ndodhi, zarf i zi në Big Brother VIP Albania?

Teksa banorët e rikthyer janë të gjithë në nominim, duket se Luizi nuk po i ndal lojërat, veçanërisht me Ronaldon.

Ai mbrëmjne e djeshme ka përgatitur një zarf të zi për Ronaldon, si rreng. Teksa reagimi i moderatorit ishte epik.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Duhet të çohen banorët prej gjumit dhe do iu them do hapet në Prime. Po mos qeshni ju.

(Pasi banorët mblidhen dhe Ronaldo vjen në dhomën e ndenjes)

Ronaldo: Vetë e bërë mo

Luizi:Nuk luhet me të Ronaldo, thjesht komunikohet

Kjo situatë ka krijuar shumë të qeshura mbrenda shtëpise.

Çfarë ndodhi, zarf i zi në Big Brother VIP Albania? Read More »

Arjan Konomi ‘shp ërthen’ ndaj Arbërit dhe Zhaklinës!

Debati i së shtunës mes dy opinionistëve të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari dhe Zhaklina Lekatari ndaj banorëve të reality shoë-t, u diskutua mjaft në rrjet.

Sjellja e opinionistëve u konsiderua jo e denjë nga një pjesë e banorëve, duke përmendur këtu Kiara Titon e cila u shpreh se është ndjerë gjithë kohës nën presion nga fjalët e Zhaklinës.

Pikërisht për debatin mes opinionistëve dhe banorëve, një koment e ka dhënë edhe Arjan Konomi, i cili ka mbajtur në disa spektakle të ndryshme rolin e opinionistit.

Ai postoi një video në rrjetin social Instagram, ku teksa argumentonte mendimin e tij, shtoi se Zhaklina dhe Arbri debatojnë në mënyrë vulgare dhe nuk janë aspak të denjë për të qenë opinionistë të BBV.

“Pashë spektaklin e BBV sot në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund ti rezistoja dot tundimit për të bërë një koment.

Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj rradhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm.

Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur.

Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, ne një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, tha Konomi.

Arjan Konomi ‘shp ërthen’ ndaj Arbërit dhe Zhaklinës! Read More »

Lajmi që ‘theu’ rrjetin/ Paracaktohen finalistët e BBV?

Edhe rreth 1 muaj na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Tashmë brenda lojës banorët po bëjnë llogaritë e tyre. Duke u përpjekur që të kenë të paktën një vend në finale.

Por teksa loja vijon me strategjitë e tyre, jashtë kanë nisur teoritë e konspiracionit. Ditët e fundit në rrjet po qarkullon një video. Në të thuhet se katër finalistët do të jenë Luizi, Bledi, Dea dhe Kristi. Sipas videos, lajmi është nxjerrë nga burimet të sigurt nga brenda “Top Channel”.
Vetëm pak ditë më parë, me largimin e Oltës, rrjeti shpërtheu me komente se në fakt dalja e saj ishte bërë me kërkesë të bashkëshortit.

Sipas videove të shpërndara në “Tik-Tok”, ka qenë bashkëshorti ai që ka kërkuar largimin e aktores nga loja, teksa e ka parë se jashtë figura më e dashur është Luizi. Megjithatë, vetë aktorja ka konfirmuar edhe pas daljes së saj se vendimi për të lënë lojën ishte pikërisht për shkak të djalit të saj.

Krahas Luizit dhe Oltës, shumë e diskutuar ka qenë edhe Jori. Modelja e famshme në Itali është diskutuar shpesh herë për një histori që mund të ketë pasur me Luizin. Në “Tik-Tok” kanë qarkulluar video të ndryshme, ku flitet se dyshja ka pasur një histori dashurie vite më parë.

Pak ditë më parë, Luiz Ejlli hodhi hipotezën se njihet që nga jashtë me Jori Dellin. Kjo e fundit nuk e mohoi një gjë të tillë dhe si pasojë banorët dhe publiku nisën të bëhen kuriozë se çfarë ka pasur mes tyre.

Ndërkohë që hipoteza me emrat e finalistëve deri më tani është shpërndarë, duke mos hasur në përgënjeshtrime. Ajo që vihet re në listën me 4 personazhe, është mungesa e emrit të Qetsorit, një ndër personazhet më të folur dhe më të komentuar.

Lajmi që ‘theu’ rrjetin/ Paracaktohen finalistët e BBV? Read More »

Ronaldos ‘nuk i del e keqja’ me Nitën: Ha bukë kot, bën sikur ka luftu me kalin e Trojës!

I mllefosur me daljen në nominim, kur vetëm pak ditë më parë rihyri sërish në shtëpi, Ronaldo nuk i ndali “sulmet” kundejt disa prej banorëve.

Ai i tha Luizit që të marrë Kiarën e të shijojë kohën me të dhe se nuk ka të drejtë të flasë deri të martën, duke qenë se tani ka hyrë vetë në lojë.

Ronaldos nuk i del e keqja edhe me Dean, ku herë pas herë e pyet atë se si i kaloi më shumë se 100 ditë në shtëpi.

Ai madje, ngacmoi edhe Keisin dhe i tha asaj se do i japë një arush ta mbajë në krah si Dea. Sa për Bledin, ai e cilësoi atë burracak, pasi gjithë javën ofendoi Dean, ndërsa në spektakël i kërkoi falje asaj.

Nita zgjodhi të dërgojë në televotim banorët e rinj dhe zgjedhja e saj ndezi debat mes banorëve, pas spektaklit. Ishte Ronaldo ai i cili u shpreh se është i mllefosur nga formula e lojës dhe nga fakti që avantazhe u jepen banorëve që rrijnë kot në shtëpi.

Ai tha se Nita, Keisi dhe Dea hanë bukë kot në shtëpi dhe se kanë mbërritur deri në këtë pikë të lojës kot. Sa për Nitën dhe Dean, Ronaldo tha se e kanë shtyrë deri këtu me zarfe, e nominime.

“I ra zarfi e bën sikur ka luftu me kalin e Trojës”, shprehet Ronaldo per Niten.

Gjatë kohës që Ronaldo fliste me seriozitet, banorët u shkrinë së qeshuri dhe asnjëri prej tyre nuk e mori seriozisht.

Madje Luizi e mbështeti, duke i thënë se po bën lojë të fortë.

Ronaldos ‘nuk i del e keqja’ me Nitën: Ha bukë kot, bën sikur ka luftu me kalin e Trojës! Read More »