Kristi pati një debat me Jorin, sa i përket shfuqizimit të qeverisë, pasi sfida u keqpërdor. Kristi i tha Jorit se me gjithë respektin që ka për të, kur përfshihet në lojë është kot fare dhe se është më mirë të mos përfshihet në disa gjëra.
Kjo e fundit, tha se edhe ajo me gjithë respektin që ka për Kristin, ai i ka çarë …, duke e lënë muhabetin me kaq.
Bledi i tha Jorit të mos dalë nga vetja, pasi banorët kanë simpati për të për pozitivitetin që përcjell si dhe për tolerancën.
Kjo e fundit u shpreh se në disa raste nuk është fare tolerante. Kristi tha se qeveria goditi atë dhe Dean, duke qenë se i kanë frikë të dy dhe duan t’i nxjerrin ata nga shtëpia.
Ai i tha Jorit se ai fjalor nuk i shkon fare./TCH/
Rikthimi i Efit dhe Kiarës në “Big Brother VIP” është shoqëruar me mjaft zhurmë.
Mes shumë hipotezash nuk ka munguar as ajo se vajzat kanë pranuar të rikthehen kundrejt një pagese nga produksioni,
të cilit pas daljes së Oltës, “ringjallën” programin me rikthimet.
Në një bisedë të qetë me miken e saj, Efi thotë se vendoasi për rikthimin brenda ditës dhe pasi mori pagesën u fut brenda.
Teksa qëndrojnë të ulura në oborr, thonë se nuk kishin mundësi as të përgatisnin valixhet duke qenë se vendimin për t’u futur në shtëpi e morën në moment të fundit.
Por kur Efi shprehet ‘mora pagesën dhe…’, kamerat largohen menjëherë nga vajzat,
duke shtuar dyshimet se produksioni nuk ka dashur që vijimi i bisedës të dëgjohej nga shikuesit.
Edhe më parë, kanë qenë disa biseda që dolën nga faqja e Instagram-it e Jurgenës që menaxhon profilin e Luizit dhe tregonte se Kiara i kishte thënë që kishte marrë një pagesë. Ende nuk dihet sa është shifra e kësaj pagese.
Ronaldo Sharka, i cili u eleminua nga shtëpia e Big Brother Vip ditën e martë ka reaguar përmes një postimi në Instagram. Kjo ishte hera e dytë që Ronaldo u largua nga shtëpia dhe tani paralajmëron se do të marrë pjesë sërish në Big Brother Vip 3.
Ronaldo shkruan: Miq! Kane kaluar me shume se 2 dite nga dalja ime e dyte nga BBVIP. Heren e pare kuptova qe donit qe te qendroja ende ne shtepi, per pozitivitetin, por te jesh pozitiv aty brenda nuk mjafton. Kete here, kuptova dhe po kuptoj qe paskerkam qene kryefjala e javes se fundit te BBVIP. Dhe me besoni, ishte vetem start-i i nje loje qe do trazonte komplet ujerat e BBVIP. Preferova te luaj kete here, por serish pa agresivitet por cdo debat ne fund duke nota humori, sepse cfare ndodh ne Big mbetet ne Big, ose varet. Gjithsesi, edhe pse vetem 10 dite qendrim kete here, jam i lumtur qe kam qene prane jush nepermjet ekranit apo celuarit. Gjithsesi, mund te humbasesh lojen por me me shume rendesi eshte te mos humbasesh fytyren e dinjitetin, ndaj per kete jam shume krenar per veten time.
U futa ne ate shtepi me shpirt te plagosur, per cfare me kishte ndodhur se fundmi dhe vendosa te jem i forte te vazhdoja lojen per pjesen tjeter te familjes time, sepse tani kane nevoje per mua me shume se kurre, dhe nuk preferova kurre te viktimizohesha qe te me mbanit sa me gjate me votat tuaja ne shtepi, por vendosa te luaj. Gjithsesi, edhe pse kisha me pak vota dhe u eleminova, une e them serish:
Jam krenar per Big Brother-in tim! Ju falenderoj pafundesisht nga shpirti, ju te gjithe jeni bere pjese e jetes time tashme me qindra e mijera mesazhe apo cdo ndalese ne cdo cep te shqiperise qe me beni sa here shihni. Na e beni hallall nese ju kemi merzitur ne ndonje moment, por une nuk mundem t’i vendos vetes nje maske, edhe pse ndonjehere, te perdoresh maske perkthehet ne sukses por jeta eshte e gjate. Ronaldo do ju dhuroje te tjera gjera te bukura. Ju dua. Shihemi ne BBVIP 3
Mbrëmjen e djeshme, qeveria e “Big Brother VIP” miratoi disa ligje që duhej t’i zbatonin të gjithë banorët.
Nëse banorët nuk zbatojnë disa rregulla të vendosur nga vetë ata dhe janë dekretuar nga qeveria e BB VIP dhe Presidenti, ata do të dënohen.
Mëngjesin e sotëm, Luizi, Visi dhe Qetsori kanë arrestuar Dean, e cila akuzohet për lëvizje të sendeve personale të dikujt tjetër.
“Në emër të popullit je e arrestuar për dyshim të lëvizjes së sendeve personale të dikujt tjetër. Gjyqi do të mbahet pas pak, deri në atë moment ke të drejtë mos me fol, mos me thënë asgjë se do të përdoret kundër teje për fyerje të trupit gjykues dhe qeverisë. Ke të drejtë të zgjedhësh një avokat, ke dhe avokatin e Popullit dhe popullin. Po do ballafaqohesh para publikut, qeverisë. Pas 5 minutash do jesh në arrest dhe direkt në gjyq. Nëse shpallesh fajtore, direkt në burg”.
Mëngjesin e sotëm, Efi nuk gjeti sendet e saj personale aty ku i lë gjithmonë dhe me ndihmën e të tjerëve i gjeti diku tjetër. Mesa duket e dyshuara e parë është Dea.
Dy prej personazheve më të njohur të këtij Big Brother-i, aktorja Olta Gixhari dhe këngëtari, Armaldo Kllogjeri pavarësisht se kanë disa javë që nuk janë më pjesë e shtëpisë së BBVIP, mbështetja e ndjekësve të tyre nuk u ka munguar.
Edhe gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, Armando dhe Olta kanë qenë gjithmonë afër njëri-tjetrit dhe miqësia e tyre ka vazhduar edhe jashtë. Këtë e ka treguar vetë aktorja e cila ka postuar një foto nën shoqërinë e Maestros, duke falënderuar të gjithë fansat e tyre që i kanë mbështetur dhe vazhdojnë t’i mbështesin edhe jashtë shtëpisë.
“Ju falenderojmë shumë për videot e bukura që na dedikoni mua dhe Maestros! Ju duam shumë!”-shkruan Olta në foton e postuar në instagram.