ShowBiz

‘Ore mos më bëj pordhë mua, çohu tani’/ Efi i kërkon sqarim me Luizi

Mbrëmja e kaluar e spaktaklit të madh të BBV duket se nuk ka qenë aspak e favorshme për Efin.

Ajo është zhgënjyer për herë të dytë nga miku i saj Luizi, i cili zgjodhi ta linte në një moment të vështirë për të.

Pa spektaklit, Efi i ka kërkuar Luizit të bisedojnë së bashku por ky i fundit e ka refuzuar.

Efi: Kisha një muhabet me ty Luiz.

Luizi: Nesër se kam frikë

Efi: Ore mos më bëj pordhë mua ti, se je mësuar me këta të tjerët

Luizi: Nesër se jam në gjum tani.

‘Ore mos më bëj pordhë mua, çohu tani’/ Efi i kërkon sqarim me Luizi Read More »

Ermal Mamaqi ka dy fjalë për çiftin Luiz-Kiara: Pas mbarimit të BBV…

Artisti Ermal Mamaqi i ftuar në “Më lër të flas” me Donald dhe Romeo Veshaj, u përball me lojën me personazhe ku shpesh iu bëhet të ftuarve.

Dy ndër ta ishin edhe çifti më i diskutuar i momentit, konkurrentë të Big Brother Vip, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Ermali dha sugjerimin e tij mbi dy konkurrentët se çfarë ata të dy duhet të bënin kur të dilnin jashtë shtëpisë së Big Brother, nëse ata do të ishin pjesë e trajnimeve të tij.

“Kiarës i duhet një plan për të ardhmen”. tha Ermali duke qeshur.

Ndërsa për Luizin tha: “Këtij i duhet një këshilltar i mirë për të zgjedhur se pasi të përfundojë Big-u do e kuptojë çfarë ka ndodhur. Është si ajo bëj ç’të duash pastaj mendo se çfarë ke bërë.”

Ermal Mamaqi ka dy fjalë për çiftin Luiz-Kiara: Pas mbarimit të BBV… Read More »

E papritur! Tjetër zarf në shtëpi, kjo banore dërgohet automatikisht në nominim

Luiz Ejlli u votua dje nga banorët që të jetë lideri i shtëpisë për këtë javë. Si pasojë ai fitoi edhe një avantazh në lojë që Vëllai i Madh ia njoftoi që mbrëmë.

Këngëtari i njohur kishte për të zgjedhur dy banorë që t’i vendoste përballë njëri-tjetrit dhe më pas ata do të zhvillonin një lojë.
Në zarfin ku ishte avantazhi i Luizit, thuhej se dy të përzgjedhurit duhet të pasonin një top nga njëri te tjetri, pa e mbajtur atë në dorë, jo më shumë se 5 sekonda.

Banorit i cili i bie topi nga dora, do pezullohej dhe shkonte automatikisht në nominim, ndërsa tjetri që fiton, shpallet imun.

Dy banorët, duhet ta pasonin topin edhe kur ata shkonin në tualet, në dhomë të rrëfimit, si dhe në çdo ambient tjetër të shtëpisë.

Pasi lexoi zarfin, Luizi tha se nuk mund të vendoste përballë dy banorë të gjinive të ndryshme, pasi nuk mund të shkonin bashkë në tualet.

E menjëherë pas kësaj, ai tha emrat e Efi Dhedhes dhe Dea Mishel.

Vajzat e nisën menjëherë lojën, e cila mbaroi shumë shpejt, pasi topi i ra Deas, duke shkuar kështu automatikisht në nominim.

Ende nuk dihet se si do të zhvillohet nominimi i saj, por pritet që gjatë prime-t të mbrëmjes së sotme të mësohet se si do të funksionojë.

E papritur! Tjetër zarf në shtëpi, kjo banore dërgohet automatikisht në nominim Read More »

P las keq në emision, Donaldi merr Ilir Shaqirin dhe e fut në ‘sherr’ me Ermal Mamaqin

Në emisionin e sotëm “Më lër të flas” në Top Channel ishte i ftuar Ermal Mamaqi. Donaldi dhe Romeo i kërkuan këtij të fundit të merrte në videocall Ilir Shaqirin duke ditur shoqërinë mes tyre.

Ermali e mori, por Iliri nuk po ia hapte. Ndërkohë menjëherë më pas i telefonoi Donaldi, me të cilin ishin dy konkurrentët që u përballën kokë më kokë për fitoren e edicionit të parë të Big Brother Vip.

Donaldit, balerini ia hapi menjëherë dhe kjo shkaktoi të qeshura të mëdha në studio me Ermalin që shprehej i indinjuar që nuk ia hapi atij.

P las keq në emision, Donaldi merr Ilir Shaqirin dhe e fut në ‘sherr’ me Ermal Mamaqin Read More »

Ermal Mamaqi flet për problemet gjatë jetës: Ja cili ka qenë momenti më i vështirë

Aktori Ermal Mamaqi në “Më lër të flas” erdhi me disa rrëfime personale, të cilat janë momentet më të errëta në jetën e tij. Ai tregoi se ka pasur momente që kur është zgjuar nuk ka pasur dëshirën dhe vullnetin për tu ngritur nga krevati.

Sipas tij këto ndodhin kur dëshirat janë shumë të mëdha, ndërsa aftësitë për ndryshimin janë të vogla. Ndër të tjera Mamaqi shtoi se një miku i tij e ka ndihmuar të ringrihet sërish.

“Pjesa e trajnimeve të motivimit ka qenë një moment në jetën time, janë këto momente të errëta kur ti nuk çohesh dot nga krevati sepse disa gjëra po ndodhin. Në këto momente kur dëshirat janë shumë të mëdhaja, ti do të bëhesh i famshëm do të bësh para, kur dëshirat janë shumë të mëdhaja dhe aftësitë janë të vogla.

Ishte një moment shumë i vështirë në jetën time kur ti je gati për të kaluar, por nuk kam arritur deri në atë pikë, por jam këshilluar me disa psikologë”, tha komediani.

Ermal Mamaqi flet për problemet gjatë jetës: Ja cili ka qenë momenti më i vështirë Read More »

Çfarë ndodhi? Motra e Luiz Ejllit mbyll përfundimisht Instagramin e këngëtarit

Që prej hyrjes në Big BrotherVIP, Luiz Ejlli është një ndër emrat më të komentuar në publik.

Dashuria dhe simpatia e madhe që publiku kapër këngëtarin u reflektua dhe në rrjetet sociale ku Instagrami i tij i cili në shumë pak koh arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës.

Mirëpo profili i tij duket se shkaktoi përplasje mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “BBVIP”.

Ata i kërkuan të drejtën e menaxhimit të Instagramit të tij por familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së Luzit duke fshirë kështu çdo postim të tij.

Por ditën e sotme është vënë re se profili është zhdukur dhe nuk figuron më me asnjë emër.Nuk dihet ende se cila është arsyeja që motra e këngëtarit mori një vendim të tillë.

Kujtojmë se kunati i Luizit njoftoi aso kohe se produksioni ka tentuar të marrë instagramin e Luizit me pretendimin se ka të drejtat për emrin dhe llogarinë e tij. Tahiri u shpre se nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që e fakton këtë gjë.

Çfarë ndodhi? Motra e Luiz Ejllit mbyll përfundimisht Instagramin e këngëtarit Read More »

‘Luftërat tuaja bëjini vetë’/ Luizi i kthehet keq Efit: Ti po merresh me portale…

Efi ka dhënë sqarime ditën e sotme në lidhje me përplasjen e fortë që pati gjatë prime-it të kaluar me Dean.

Ajo ka thënë se ajo di diçka, të cilën nëse e thotë, do acarojë marrëdhënien e Deas me Luizin. Ajo tha se nëse këngëtarri e merr vesh do merret vetëm me të.
“Ka ca ditë që e dëgjoj të flasë me Krsitin për bullizim. Kam qenë e ngarkuar, por kur e dëgjoj këtë nga Dea.

Nuk e di dhe çfarë mund të them. Është një gjë që këtu nuk e them dot, bëra gabim, në nerva e sipër.

Do them një gjë që ajo ka thënë brenda shtëpisë, e di vetëm ajo dhe Amos. Unë nuk e kam parë kur kam qenë këtu, por kur dola dhe se di nëse duhet ta them. Nëse e merr vesh Luizi, do merret vetëm me të.”- tha Efi.

‘Luftërat tuaja bëjini vetë’/ Luizi i kthehet keq Efit: Ti po merresh me portale… Read More »

Kiara dhe Efi nxjerrin zbuluar produksionin, regjia largon menjëherë kamerat 

Efi dhe Kiara ishin dy prej banoreve që u rikthyen në shtëpinë e Big Brother, pas një televotimi të hapur, por vendimi ishte i paracaktuar më herët.

Këtë e kanë konfirmuar vajzat përmes bisedave të ndryshme spontane që kanë bërë në shtëpi, ndërsa është përfolur se ato janë paguar nga produksioni për këtë rikthim.

Fillimisht kanë qenë disa biseda të supozuara të Kiarës me Jurgenën që menaxhon faqen e Luizit ato që kanë hedhur dyshime se banoret kanë firmosur kontratë me pagesë për rikthimin në shtëpi, ndërsa së fundi është shkëputur një moment interesant brenda shtëpisë.

Efi dhe Kiara të ulura të dyja në oborr, diskutojnë se si nuk kanë pasur mundësi që të bëjnë valixhet gati sepse vendimi iu është dhënë brenda ditës, që do të futeshin në shtëpi.

Në momentin që Efi shprehet ‘mora pagesën dhe…’, kamerat largohen menjëherë nga vajzat, duke shtuar dyshimet se produksioni nuk ka dashur që vijimi i bisedës të dëgjohej nga të gjithë shikuesit

Kiara dhe Efi nxjerrin zbuluar produksionin, regjia largon menjëherë kamerat  Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com