ShowBiz

Moderatorja e Top Channel drejt divorcit? Postimi i fundit habit ndjekësit

Foto të përpunuara dhe të krijuara nga Inteligjenca Artificiale janë kthyer së fundmi në një trend në rrjetet sociale.
Perfeksioni me të cilën Inteligjenca Artificiale të kthen në një personazh që se kishe menduar kurrë vetën po çmend edhe yjet e ekranit.

Së fundmi, pre e AI ka rënë edhe moderatorj Erjona Rusi. Por duket se Inteligjenca Artificiale i ka hapur punë me bashkëshortin, pasi sipas saj ai pëlqu më shumë këtë version të saj, thotë me shaka Rusi.

KLIKONI PER ME SHUME
Seks për më shumë se 3 orë dhe pa viagra! Provoje tani!

“Nuk e dija që isha kaq sexy. Denisa Kele ç’na bëre? Burrit po i pëlqen më shumë kjo gruaja e krijuar nga AI (Inteligjenca Artificiale) se sa e vërteta. Ta dish që shpenzimet e divorcit do ti paguash ti”, shkruan Erjona Rusi Krah fotove.

Moderatorja e Top Channel drejt divorcit? Postimi i fundit habit ndjekësit Read More »

E papritur! Arbana Osmani nuk do të prezantojë BBV 3? Emri që përflitet

Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” mund të mos prezantohet nga moderatorja Arbana Osmani.

Burime të ndryshme brenda Top Channel thonë për Anabel se moderimi i BBVA mbetet i paqartë për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar. Sipas burimeve, moderimi i BBVA-3 mbetet ende një çështje e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani moderatorja e sezonit të ardhshëm.

Aktualisht, duke marrë në konsideratë natyrën delikate dhe konfidenciale të negociatave të tilla, nuk dihen më shumë detaje, megjithëse brenda Top Channel kanë nisur të qarkullojnë emra të tjerë. Një emër që mendohet se mund t’i besohet BBVA-3 është Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në Top Channel, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”. Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”.

Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing with the stars”.

E papritur! Arbana Osmani nuk do të prezantojë BBV 3? Emri që përflitet Read More »

‘A ke shtëpi, a ke grua’, Luizi i habiti të gjithë me përgjigjen: Kiarën e kam me kontratë!

Kiara ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet Luizi dhe ajo e ngacmon me pyetje.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka patur projekte të ndryshme muzikore dhe jo vetëm. E menjëherë pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai nisi me koncertet e shumta si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

E duket se për këtë ka pak ankesa partnerja e tij, Kiara Tito. Moderatorja e njohur ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet fituesi i edicionit të dytë të BB VIP dhe ajo e ngacmon.

“A ke shtëpi, a ke grua, a ke katandi, a ke Perëndi?”, e pyet Kiara Luizin, duke iu referuar koncerteve të shumta që bën dhe që i bie të jetë larg shtëpisë.

Këngëtari i dashur për publikun i kthen nga ato përgjigjet epike që vetëm ai di.

“Unë kam vetëm jetë nate. Unë kam vetëm rrugësh. Unë do e shijoj jetën. Unë Kiarën e kam me kontratë dhe Kiara do të rrijë vetëm në shtëpi mbyllur. Pyetje tjetër ke?”, i përgjigjet Luizi duke qeshur.

Kujtojmë se Tito dhe Ejlli krijuan një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Romanca e tyre e dashurisë vazhdon edhe jashtë dhe duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Ata janë mjaft aktiv edhe në rrjetet e tyre sociale, ku herë pas here ndajnë me ndjekësit foto apo video kur janë bashkë. Gjithashtu komentojnë edhe postimet e njëri-tjetrit në “Instagram”.

‘A ke shtëpi, a ke grua’, Luizi i habiti të gjithë me përgjigjen: Kiarën e kam me kontratë! Read More »

Plas keq në Top Channel, Ledion Liço merr vendimin e papritur për Arbana Osmanin

Lajmi i mbrëmjes së djeshme se Arbana Osmani mund të mos prezantojë ‘Big Brother Vip 3’ bëri shumë bujë. Edhe pse nuk ka ende një konfirmimin nga ana e saj, disa prej ndjekësve e pritën mirë këtë ‘ide’.

Ndërsa të tjerë u shprehën kundër, duke thënë se pa Arbanën nuk do të ketë ‘BBV’ e se ajo është e vetmja që mund ta prezantojë më së miri këtë ‘reality show’.

Vërtetësia e këtij lajmi nuk dihet ende, por një veprim i fundit i Ledion Liços, i cili thuhet se do të zëvendësojë Arbanën, ka marrë mjaft vëmendje.

Pas një kërkimi në profilin e tij të Instagram-it, vumë re se ai nuk e ndjek më Arbanën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.

Mos ndoshta, kjo ishte një shenjë konfirmimi për thashethemet që po qarkullojnë në rrjet?

Plas keq në Top Channel, Ledion Liço merr vendimin e papritur për Arbana Osmanin Read More »

‘Vetëm flet, të spiunon është si grua e keqe’

Aktori i humorit Rezart Veleshnja para pak ditësh tregoi se ka ikur nga “Portokalli” dhe Top Channel.

I keqardhur për mënyrën se si u largua,ai tha se në emisionin e humorit duhej të ndryshonin prezantimin.E duket se e paska patur për Salsano Rrapin dhe këtë e zbuluam në një intervistë të tijën për MCN ku u shpreh kishte marrë me vete një zhapik dhe tha:

“Është prezantues në spektakël humori. E ka emrin Sali. Saliu të lëpin gjatë gjithë kohës.

Nuk të bën asgjë. Vetëm flet, të spiunon është si grua e keqe. Nuk të bën asgjë është frikacak. Kam punuar 17 vjet me Salin”

‘Vetëm flet, të spiunon është si grua e keqe’ Read More »

Olta Gixhari në pritje të ëmbël?

Mbrëmjen e së hënës, aktorja e njohur, Olta Gixhari, ndodhej në Tuz të Malit të Zi, për promovimin e premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Jemi mësuar që artisten ta shohim gjithmonë në formë shumë të mirë dhe të kuruar, teksa shpesh është komentuar dhe për format e mira trupore.Por në një videon e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ajo i ka habitur jo pak ndjekësit e saj virtualëm, të cilëve iu është shfaqur me barkun pak të fryrë.

Kjo gjë bëri që menjëherë të nisin aludimet për një shtatzëni të mundshme të aktores.

Olta Gixhari në pritje të ëmbël? Read More »

‘Jemi ndarë’, Sofiela dhe Erato i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja

Pas daljes nga “Love Island Albania”, ish-konkurrentët Sofiela dhe Erato deklaruan hapur marrëdhënien e tyre, por duket se gjithçka është shuar shpejt. Gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan, Sofiela thotë se secili prej tyre ka vendosur të ndjekë rrugën e tij.

Sofiela: Për momentin, kemi vendosur të shkojmë çdonjëri në rrugët e veta.

Rudina Magjistari: Po çfarë ndodhi se kur ishit këtu e kishit ndarë mendjen që do të vazhdonit bashkë, gjenit shumë pika të përbashkëta me njëri-tjetrin…

Dasara Karaiskaj: Më fal që të ndërpres, por këtë do ia ketë thënë gjatë natës se mbrëmë në gjysmëfinale tha “ja një çikë ashtu, nuk e dimë akoma”. Natën do e kenë vendosur që janë ndarë që sot erdhi dhe tha…

Sofiela: Vendosëm që të shohim njëherë jetën tonë dhe do i lëmë gjërat hapur tani.

Dasara Karaiskaj: Po çfarë ndodhi tani?

Sofiela: Jemi ndarë.

Rudina Magjistari: Cila ishte drama juaj, çfarë ndodhi?

Sofiela: Thjesht çdo njeri ka ato, pret diçka nga jeta. Unë pres diçka tjetër, ai diçka tjetër dhe…

Rudina Magjistari: Cila ishte pika që…

Sofiela: Po ngaqë unë kam shumë punë në Gjermani dhe tani nuk e di a bëhet që të jemi aq shumë kohë në Shqipëri bashkë.

Pavarësisht gjithçkaje, Sofiela shton se do vijojë të ketë një raport të afërt me Eraton.Sofiela: Si njeri, do e mbaj afër Eraton ngaqë është shumë njeri i mirë.

‘Jemi ndarë’, Sofiela dhe Erato i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja Read More »

Zamira Kita: Luizi nuk ka vese siç flitet, kurse Olta…

Zamira Kita: Luizi nuk ka vese siç flitet, kurse Olta…

Zamira Kita iu bashkua programit ‘E diela jonë’ me Ermal Peçi në ekranin e RTSH. Aktorja vazhdon turneun e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ teksa shprehet e lumtur për momentin kinematografik ku jemi.

‘Jemi në një moment të mirë të kinemasë shqiptare. Po rikthehet, dhe po bëhen filma shumë të mirë. Kam pasur role e ftesa nga të gjithë, publiku të ketë sa me shumë prodhime’.

Ermali e pyet për diskutimet online rreth personazheve të luajtura nga Luiz Ejlli, Olta Gixhari apo edhe personazhe pa eksperienca në kinema.’Luizi nuk është një djalë I keq nuk ka vese siç flitet. Edhe Oltën e duan. Ne jemi në hijen e tyre nga popullariteti që kanë por kjo nuk më bën të ndihem keq’

Gjatë intervistës Ermali i thotë Zamirës se flitet pjesmarrja e saj në Big Brother, lajm ky që mesa duket e kap në befasi.

‘Po tani, pse e thua publikisht këtë gjë. Ermal, Big Brother është një cop jete. Të gjithë ne, psh kemi bërë Big Brother… në zbor.’

Zamira Kita: Luizi nuk ka vese siç flitet, kurse Olta… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com