ShowBiz

Çfarë duhet të bëjnë banorët? Çmimit të madh i shtohen 10 mijë euro nëse…

Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve një mundësi tjetër për të rritur çmimin e madh. Nëse mbarojnë me sukses sfidën e kërcimit, ata arrijnë që të shtojnë 10 mijë euro.

“Yje, Vëllai i Madh ju jep një mundësi për të rritur çmimin e madh. Deri ditën e martë, ju keni për detyrë që sa herë të dëgjoni gongun të shkoni menjëherë në living, për të kuptuar përmes emrave të shfaqur në led, se cilët personat kanë radhën për të kërcyer. Ata do të dalin në oborr për të kërcyer deri kur të ndalojë muzika. Nëse ia dilni deri të martën për ta kryer me sukses, çmimit të madh i shtohen 10 mijë euro”, thuhej në zarfin që Vëllai i Madh u dërgoi dje banorëve.

Pas leximit të zarfit, banorët nisën direkt me sfidën e kërcimit. Çifti i parë që u vendos përballë njëri-tjetrit ishte Krisit dhe Jori.

Jori ishte ajo që “dominoi” në kërcim, duke qenë se kishte rolin kryesor, ndryshe nga Kristi, i cili pjesën më të madhe të kohës ndenji ulur në karrige.

Pas tyre, kërcyen Efi dhe Qetsori, një tjetër dyshe që e shijoi në maksimun muzikën dhe kërcimin.

Luizi ishte çift me Nitën. Ndryshe nga dy çiftet e para, kërcimi i tyre ishte pak më i vakët, pasi Luizi nuk ishte shumë i përfshirë.

Çfarë duhet të bëjnë banorët? Çmimit të madh i shtohen 10 mijë euro nëse… Read More »

Zbulohen detajet e dasmës luksoze në Itali të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj

Arbana Osmani është gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut, dhe jo vetëm prej “Big Brother Vip”.

Moderatorja e njohur është shndërruar në një ndër imazhet më të ndjekura edhe në rrjetet sociale, por edhe nga mediat.

E tashmë që angazhimit të saj po i vjen fundi, duket se lajme të mira vijnë prej saj. Ajo dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, kanë vendosur të martohen. Duket se gjithçka është gati për ceremoninë e dasmës luksoze në Itali.

Dyshja ka zgjedhur si vendin e dasmës pikërisht Toskanën, një zonë që ata shpesh e frekuentojnë e kur flasim për dy emra kaq të famshëm, natyrisht që lista e të ftuarve do të jetë shumë e përzgjedhur.

Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve.

Menuja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një menu vendase. Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të vijë nga Shqipëria.

Fustani, aksesorët, grimieri dhe gjithçka tjetër do të udhëtojnë me Arbanën dhe Eduartin për të realizuar gjithçka deri në perfeksion.

Nga ana tjetër, një sërë artistësh shqiptarë pritet të marrin pjesë në këtë festë, ku edhe do të sjellin një tjetër atmosferë.

Bruno dhe Klajdi do të jenë në skenë, por këtë herë do t’u bashkohet edhe Flor Mumajesi, i cili prej kohësh i ka munguar skenave.

Për të celebruar dashurinë e dyshes, do të jetë edhe Ylli Limani, një nga artistët e preferuar të Arbanës. Dasma pritet të ketë disa nga emrat më të njohur të artit, skenës dhe kulturës të ftuar, por me gjasa nuk do të mungojnë as disa nga yjet e “Big Brother”-it.

Zbulohen detajet e dasmës luksoze në Itali të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj Read More »

Nëse nuk e patë unazën që Luizi i dhuroi Kiarës, iu a tregon Vis Pupa

Pasi e bëri të mendonte që kishte dyshime për lidhjen e tyre që prej dy ditëve, gjatë mbremjes së djeshme Luizi e surprizoi Kiarën duke i propozuar martesë. Mes lotësh moderatorja i tha “PO” këngëtarit.

Luizi u kujdes ti tregojë Kiarës se unaza e saj është me diamente. Por ka qenë Vis Pupa ai i cili ka treguar unazën.

Pas eliminimit të Kiarës mbrëmjen e djeshme, Vis Pupa ka shkrepu foto nga studio, që i ka publikuar pak minuta më parë.

“Sezonin dasmave e deklaroj te hapur. Iku prenotimi i pare per Shkoder Çiftet e ksaj vere, prenotoni ne inboks Jashaaaaaa”, shkruan plot humor aktori.

Nëse nuk e patë unazën që Luizi i dhuroi Kiarës, iu a tregon Vis Pupa Read More »

Ja sa kushtoi unaza me diamante që Luizi ja dhuroj Kiares

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Luizi ka suprizuar Kiarën në mënyrën më të bukur të mundshme mbrëmjen e djeshme. Pasi e bëri të mendonte që kishte dyshime për lidhjen e tyre që prej dy ditëve, gjatë natës së sotme ai e surprizoi duke i propozuar martesë.

Pasi i propozoi Luizi për martesë, Kiara lë shtëpinë e BBV, me të largohet edhe Bledi
Propozimi i Luizit për martesë me Kiarën morri vëmendjen e të gjithëve mbrëmë. Unaza me diamante që Luizi, zgjodhi për Kiarën kushtoi plotë 2500 euro.

Edhe këtë herë, Luizi tha që hyri në borxh për të surprizuar Kiarën. Unaza ka veçori unike dhe është një nga unazat e pakta që gjenden në Shqipëri.

Ja sa kushtoi unaza me diamante që Luizi ja dhuroj Kiares Read More »

Ish-banorët e ‘BBVA’ urojnë Kiarën dhe Luizin për fejesën, Olta habit me postimin e fundit

Të gjithë e komentuan dhe shpërndanë foton e propozimit të Kiarës dhe Luizit përveç ish banores, Olta Gixhari. Po ti hedhësh një sy postimeve të Oltës në Instagram nuk sheh asgjë për këtë lajm.

Madje fotoja e fundit e aktores është në një vend me plazh, pasi mesa duket Olta ka vendosur të largohet totalisht nga realiteti i Big Brother.

Edhe pse me Kiarën (dhe shumë më pak me Luizin) Olta ka patur një raport më normal, përsëri nuk e ka parë të arsyeshme të bëj një urim për fejesën e tyre, e cila u bë në sy të gjithë shqiptarëve.

Nuk po flasim fare për ndonjë urim për Efin pasi dihet qartë raporti mes tyre.

Ish-banorët e ‘BBVA’ urojnë Kiarën dhe Luizin për fejesën, Olta habit me postimin e fundit Read More »

Jori nuk përmbahet: ‘Ti je shumë pise Dea. E kishe komodinën gjithë pluhur’

Pas spektaklit të djeshëm banorët janë ndarë në grupe duke biseduar. Dy prej tyre ishin Jori dhe Dea, të cilat po flisnin për rutinën e tyre ditore dhe pastërtinë. Dea tha se i pëlqen që mëngjeset t’i marrë avash avash, për të shijuar krevatin dhe rehatinë.

Me këtë nuk ka rënë dakord Jori e cila e ka quajtur dembelizëm të gjallë.
Dea: Mua më pëlqen të çohem dhe të dëgjoj nja 20 minuta muzikë, avash avash

Jori: Po ky është dembelizëm, nuk mund të humbësh kohën kot

Dea: Po ti nuk di ta shijosh

Jori: Unë i bëj të gjitha, dhe pastaj ti je shumë pise Dea, e kishe komodinën gjithë pluhur

Dea: Jo nuk jam pise, unë dje ia lashë krevatin Luizit dhe Kiarës

Jori: Pse krevati është gjithmonë i çrregullt dhe i pisët

Dea: I çrregullt po, jo i pisët

Jori: Është i pisët, se ti futesh aty me rroba

Jori nuk përmbahet: ‘Ti je shumë pise Dea. E kishe komodinën gjithë pluhur’ Read More »

‘Edhe një kolpo të fundit duhet t’i jepni…’/ Për çfarë e ka fjalën Luizi

Pas prime-it të djeshëm kanë filluar diskutimet mes banorëve këtë herë për finalen. Pas darkës, Luizi, Qetsori dhe Nita biseduan në oborr mbi atë çka ndodhi.

Në morinë e bisedave, Luizi i këshilloi se dhe “kolpo e fundit i duhet deri të shtunën që ata të mbërrijnë në finale”.

Gjithashtu Qetsori shtoi se “Efi nuk ishte për finale, nuk e meritonte”.

Luizi: Po pse kush e meritonte? Bledi? As Kiara nuk ishte për finale, ajo erdhi për mua, sepse i binte të qëndronim kohë të gjatë larg njëri-tjetrit. Fati që erdhi, po ajo nuk e kishte më mendjen te loja. Ka dashur të dalë disa herë, sidomos pas kësaj lojës që i bëra unë, se s’po e mbaja dot më.

‘Edhe një kolpo të fundit duhet t’i jepni…’/ Për çfarë e ka fjalën Luizi Read More »

Efi finalistja e dytë e ‘BBVA’, do të habiteni me reagimin e Luizit për banoren

Tashmë kemi të konfirmuar dy finalistë të Big Brother dhe ata janë Efi me Luizin. Pas përfundimit të prime, Qetsori ka biseduar me Luizin duke i thënë këtij të fundit se Efi nuk e meritonte finalen. Megjithatë Luizi e ka kundërshtuar duke thënë se ajo e meritonte plotësisht.

”Kush e meritonte Bledi?! Kiara nuk do shkonte në finale, ajo erdhi këtu për mua dhe ka dashur disa herë të dalë”, thotë Luizi.

Por mesa duket Qetsori është mërzitur pasi këtë vend të sigurt në finale ka pretenduar që publiku do t’ja jepte atij.

Efi finalistja e dytë e ‘BBVA’, do të habiteni me reagimin e Luizit për banoren Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com