ShowBiz

Pas video-s në varreza që u bë virale kudo në rrjet reagon Megi Pojani

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Shpesh postimet e saj marrin sa komente pozitive aq edhe kritika, e ndonjëherë edhe ofendime. Një video e publikuar nga e motra e saj Marsi Pojani disa orë më parë, u bë virale kudo në rrjet dhe padyshim nuk munguan fjalët nga më të ndryshmet. Në video shfaqej Megi teksa qeshte ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj. Lidhur me këtë kanë reaguar jo vetëm komentuesit duke ofenduar rëndë, por nuk munguan dhe deklaratat nga personazhet publikë.

Disa prej tyre e komentuan negativisht, përmendim këtu reperin Noizy, këngëtaren Rozana Radi e së fundmi dhe Dalina Buzin, e cila ndryshe nga ta e justifikoi këtë gjë.

Por vetë Megi zgjodhi të reagojë me një postim të bërë pak mi

Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia tek video që është publikuar sot. Kam qenë te varri i stërgjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule të freskëta, që varri t’i dalë në dritë. Kjo është mënyra ime se si e ndërtoj komunikimin me një stërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort. Është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja. Varret s’lidhen vetëm me kujën e lotët. Atë moment, kur është bërë video (3 vite më parë) e kam të gjallë dhe tani. Çdo herë që vizitojmë të afërmit tanë në varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bëjmë të qeshë me ‘idiotësitë’ tona. Kjo është shumë intime. I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që (me të drejtë), mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur. Jam koshiente se sa mund të lëndojë, sa ç’jam koshiente për qëllimet për se është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për t’u tallur me personin tim të dashur. Uroj që personazhi im në rrjete sociale mos të keqkuptohet dhe mos të interpretohet si karakteri im i vërtetë dhe kam bindje që në aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit kam treguar se kush është Megi e vërtetë. Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mbështetur deri tani, në jetë dhe në rrjete sociale.

Pas video-s në varreza që u bë virale kudo në rrjet reagon Megi Pojani Read More »

Agron Llakaj feston ditëlindjen, stafi e bën të përlotet me surprizën

Vitet në skenë por edhe në jetë kanë ecur pa u ndierë për aktorin Agron Llakaj. Ditën e sotme, aktori feston ditëqlindjen e 63. Ai ka treguar gjithmone marrëdhënien me stafin e Al Pazar dhe sot në ditëlidjen e tij ata e kanë bërë të përlotet nga surpriza.
Djaloshi i cili iku nga Tepelena për të ndjekur studimet e larta në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve në Tiranë, përbën një nga emrat më të njohur dhe të pëlqyer të publikut.

Fillimisht si regjisor në Shtëpinë e Kulturës në vendlindje në Tepelenë, më pas në Estradën Profesionale të Gjirokastrës, rrugëtimin si aktor i lirë, pa qenë nevoja për të qenë pjesë e një trupe shtetërore teatrore e nisi me pjesëmarrjet speciale në programet e viteve 90’.
Kujtojmë “12 në Hollyëood” …“12 Vallëzime pa një të Shtunë”…apo “12 Javë rreth fatit”.
Një nga karakteristikat e tij si aktor është imitimi i personaliteteve të njohura të politikës, veçanërisht portretizimi i politikanit të karrierës, Sali Berisha.

Galeria e personazheve të Agron Llakaj është e pafundme. Ai ka veshur kostumin e shumë karaktereve, të veteranit të luftës, policit, politikanit, kriminelit e deri të grave plaka.

Edhe sot vazhdon të mishërojë fshatarin apo zyrtarin e paaftë, të riun apo plakun mburravec, politikanin e korruptuar dhe gënjeshtar me aq mjeshtëri në të gjithë elementët e një personazhi, si gjestet apo dialekti, gjithnjë në kufijtë e groteskut.

Në vëmendjen dhe misionin e tij, edhe sot si krijues dhe aktor përmes dy emisione “Al Pazar” dhe “Fake Off” në Vizion Plus, mbetet parodizimi i sistemit politik, ekonomik dhe social të vendit.

Misioni i Agron Llakaj është i pandryshueshëm, t’i bëj njerëzit të mendojnë përmes së qeshurës.

Agron Llakaj feston ditëlindjen, stafi e bën të përlotet me surprizën Read More »

Luizi i zbulon Deas arsyen se pse e do fitoren: ‘Të dal e t’i them nanës: S’ke nevojë me punu më’

Teksa janë ndodhur në dhomën e ndenjes, Luizi dhe Deamishel, kanë biseduar në lidhje me finalen, çmimin e madh dhe qëllimin se pse e duan ta fitojnë.

Luizi është shprehur se fitoren e ka jetike, ndryshe nga banorët e tjerë.

Dea: A je krenar për udhëtimin tënd?

Luizi: Po jam, kam lujt fort o Dea, pasha zotin

Unë e kam jetike, ju mund ta keni qëllim, për mu është jetike.

Dea: Pse? Të gjithë ofendime që ke bërë, ti s’ke respekt për lekët?

Luizi: E du për të tjera gjana!

Luizi: Unë du me fitu, e të dal prej këtu, e t’i them nanës teme, s’ke nevojë me punu më.

Luizi i zbulon Deas arsyen se pse e do fitoren: ‘Të dal e t’i them nanës: S’ke nevojë me punu më’ Read More »

E motra normalizon kërcimin dhe të qeshurat e Megi Pojanit mbi varr: Çdo njeri vepron si ta ndjejë

Pas Megit, ka ardhur edhe reagimi i motrës së saj Inës, për videon skandaloze ku talleshin në va rrin e stërgjyshes së tyre.

Në një koment në një nga postimet e mediave Ina justifikon veprimin e motës së saj ku më tej thotë se secili ka mënyrën e tij për t’i shprehur ndjenjat.

Ndër të tjera Ina thekson se dhimbjen e atyre personave që janë prekur e kupton, mirëpo historinë kolektive nuk e toleron.

“Është normale të bësh çfarë të duash dhe ti shprehësh njenjat e tua në mënyrën tënde. Është cilësuar është va rri i strëgjyshes dhe meqë mami ngarkohet ne e bëjmë të qeshë. Çdo njeri reagon si të dojë dhe si ta ndjejë.
Gabimi këtu nuk është veprimi por postimi. Tr ishtimin e njerëzve që kanë dhimbje e kuptoj por askush në video nuk po tallet me dhim bjen e askujt. E ndërsa dhi mbjen e kuptoj histerinë kolektive nuk e toleroj dhe as nuk më tremb sepse e di shumë mirë çfarë zemre ka motra ime dhe e di që në video nuk ka një grimcë dashakeqësie”

E motra normalizon kërcimin dhe të qeshurat e Megi Pojanit mbi varr: Çdo njeri vepron si ta ndjejë Read More »

Çfarë do të bëjë Efi në dasmën e Kiarës dhe Luizit? Miku i ngushtë i banores habit me deklaratën

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Xhoi Bare, miku i ngushtë i Efit.

Ai u shpreh i lumtur që Efi u kualifikua në finale, duke e quajtur totalisht të merituar. Sa i përket marrëdhënes me Kiarën dhe Luizin, sipas tij gjërët do të qetësohen jashtë.

“Unë mendoj që ajo do shkojë në dasmën e tyre dhe do jetë e para që do të marrë vallen. Kur të dalin jashtë çdo gjë do sqarohet”, u shpreh ai.

I pyetur nga Bieta se kë sheh në finale bashkë me Luizin dhe Efin, ai përmendi Dean si finalist të tretë dhe për të katërtin shprehu pëlqim mes Kristit dhe Qetsorit.

Çfarë do të bëjë Efi në dasmën e Kiarës dhe Luizit? Miku i ngushtë i banores habit me deklaratën Read More »

Zbulohet shuma, ja sa paguhet Arbana si moderatore nga Top Channel

Teksa shkojnë drej finales, banorët e BBV janë gjihmonë më të interesuar për çmimin e madh, i cili ka rënë nga 100 mijë euro, si pasojë e thyerjes së rregullave.

Edhe prime-n e kaluar, banorët pyetën se sa ishte çmimi i madh ndërkohë që përgjigja e Arbanës ishte epike.

“Mezi po mbaj lekët e mia, të llogaris tuajat“, u shpreh moderatorja.

Si duket Arbana ka disi të drejtë pasi për moderimin e saj në ” Big Brother VIP”, ajo paguhet të paktën me rrogë mujore mbi 8 mijë e 100 euro.

Të dhënat për pagën e saj u zbuluan disa muaj më parë pas një skandali që plasi në rrjet ku u publikuan të gjitha pagat e shqiptarëve.

Megjithatë, pas suksesit që ka patur dy sezonet e fundit, padiskutim paga e Arbanës është rritur edhe më shumë.

Zbulohet shuma, ja sa paguhet Arbana si moderatore nga Top Channel Read More »

Qetsori shpërthen ndaj Kristit: Servil i Luizit!

Qetsori dhe Kristi kanë pasur debate të ashpra në shtëpinë e Big Brother Vip.

Gjatë diskutimeve, Kristi i është drejtuar Qetsorit me një sërë akuzash duke e cilësuar si një lojtar pa identitet që nuk ka luajtur aspak brenda shtëpisë.

Gjatë debatit madje, Kristi i tha Qetsori se i është servilur edhe Luizit.

Kristi tha se ai ka kopjuar gjatë gjithë kohës personazhe të tjerë brenda shtëpisë njëherë ka bërë si Olta dhe njëherë si Armaldo.

Sipas Kristit, Qetsori është një familjar dhe gatuan shumë mirë, por nuk vlen si lojtar.

Qetsori shpërthen ndaj Kristit: Servil i Luizit! Read More »

Postimi i Kiarës thyen çdo rekord: ‘Harrova çdo lot…’

Kiara Tito ka reaguar për herë të parë pas daljes së djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Teksa ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku thekson unazën me të cilën Luizi i propozoi për martëse gjatë spektaklit, Kiara falenederon publikun për mbështetjen, mesazhet dhe votat që ata i kanë dhënë gjatë rrugëtimit për herë të dytë në BBVIP.

Ajo shprehet se u gëzua aq shumë nga propozimi sa harroi çdo mërzitje dhe dhimbje që mund të kishte kaluar më parë.

Postimi ka shkuar menjëherë në rreth 95 mijë vizitorë. Ndërsa dy postimet e mëparshme të propozimit nga Luizi për martesë kanë kaluar mbi 100 mijë shikime.

Postimi i Kiarës thyen çdo rekord: ‘Harrova çdo lot…’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com