ShowBiz

Kiara pranon se e nxorri Luizin dhunues vetëm të fitonte lojën

Rrjeti është ndezur në komente më shumë se kurrë pas debateve të ndodhura mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”.

Gjithçka nisi kur Luizi futi kohë më parë në lavaman Kiarën dhe ajo e bëri dhunues atë para të gjithëve, dhe e vetmja që i doli asokohe në mbrojtje ishte Efi, e cila specifikoi se Kiara e kishte shumë të thjeshtë ta evitonte situatën duke thënë “largohu”, por sipas Efit, për Kiarën ishte më e rëndësishme të fitonte lojën.

Disa fjalë të Efit u përmblodhën në një video dhe iu “servirën” Kiarës, e cila nuk ishte aspak dakort me mikeshën e saj. Kiara u shpreh se asaj nuk i interesonte loja, megjithëse prime-n e ardhshëm e nxorri Luizin dhunues.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme Kiara ka pranuar (pa dashur) me gojën e saj se nuk reagoi gjatë “dhunës” që Luizi i ushtroi tek lavamani pasi donte të fitonte lojën.

Të shohim si do të reagojë Luizi pas daljes nga BBV, i cili asokohe u “kryqëzua” për dicka që nuk e bëri kurrë.

Kiara pranon se e nxorri Luizin dhunues vetëm të fitonte lojën Read More »

Pas debateve të forta, Efi bën deklaratën e fortë ndaj Luizit

Raporti miqësor mes Efit dhe Luizit tashmë është i krisur.

Ky i fundit ka përmendur faktin që Efi vjen nga një program si Përputhen, duke u munduar ta nënvlerësojë.
Pas spektaklit, gjatë një bisede me Dean, ëshët shprehru se ka tendencën t’i ulë njerëzit.

Efi më tej ka thënë se Luizi duket se është nga ata burra që i marrin gratë dhe i mbyllin në shtëpi.

“Është nga këta që marrin gratë dhe i mbyllin në shtëpi”, tha Efi.

Pas debateve të forta, Efi bën deklaratën e fortë ndaj Luizit Read More »

Bëhet virale në rrjet deklarata e Xhoi Jakaj/ Luizi apo Edi Rama kush do fitonte në përballje kokë më kokë?

Big Brother Vip Albania 2 është spektakli më i ndjekur aktualisht në vendin tonë. Luiz Ejlli është personazhi më i pëlqyer në BBV, i cili ka thyer cdo rekord shikueshmërie.

Ai i ka bërë për vete edhe shumë njerëz të famshëm ku kanë dalur hapur ta përkrahin lojën që ai bën duke e cilësuar si lojëtari më i fortë që ka pasur ndonjëherë në historinë e Big Brother në Shqipëri.

Së fundmi në Top Chanel ishte e ftuar intelektualja Xhoi Jakaj e cila është pyetur se nëse do të ishin në përballje kokë më kokë Edi Rama dhe Luiz Ejlli cili do të fitonte, ku ka befasuar me përgjigjen.

”Në këtë pikëpamje mendoj se përvec Luizit Edi Ramën nuk mund ta mund asnjë tjetër Luizi ka mundësi ta sfidoj kështu që nëse do të ketë një përballje kokë më kokë me Edi Ramën i vetmi që mund ta sfidoj Edi Ramën është Luiz Ejlli” ështe shprehur Xhoi ndërsa videoja me përgjigjen e saj ështe bërë virale në TikTok.

Bëhet virale në rrjet deklarata e Xhoi Jakaj/ Luizi apo Edi Rama kush do fitonte në përballje kokë më kokë? Read More »

Nëna e Luiz Ejllit gati për surprizën e madhe për të birin, zbulohen detajet

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të bëjnë gati dasmën e tyre, sapo të mbarojë “Big Brother”. Këngëtari i propozojë për martesë moderatores, duke emocionuar jo vetëm atë, por edhe publikun jashtë.

Por ajo që nuk di këngëtari, është fakti se nëna e tij ka mbërritur nga SHBA në Shqipëri, për t’i bërë një surprizë atij në natën finale. Gjatë “Prime”- t të kaluar, Kiara u eliminua për herë të dytë nga shtëpia. Në një intervistë ekskluzive për “Fan Club” pas eliminimit, ajo tregoi si e përjetoi momentin e propozimit.

“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.

E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara përgjigjet me siguri: “Normal që do ta takoj”.

Mamaja e Luizit ka gati 1 javë që ka mbërritur në vend dhe ajo do të jetë pikërisht surpriza që do ti bëhet këngëtarit në finale e madhe të 6 maji. Por deri kur të shkojmë tek ajo natë, takimi i Kiarës dhe vjehrrës së saj, pritet të ndodhë përpara.

Ndërkohë një mendim pozitiv për nusen ka shprehur edhe motra e këngëtarit. Ina Ejlli pas marrjes së instagramit të vëllait, Luizit ka filluar bashkëbisedimet me ndjekësit. Përmes një bashkëbisedimi “pyetje-përgjigje”, ajo i është përgjigjur disa pyetje rreth Kiarës.

Ajo ka treguar se kanë folur me moderatoren dhe se u duket shumë pozitive e ndryshe nga ajo që shfaqet në ekran. Teksa një ndjekës e ka pyetur sesi e shikon familja e këngëtarit Kiarën, Ina Ejlli është përgjigjur duke thënë se e shohin “me syrin dhe zemrën e Luizit”.

Që në fillim të këtij edicioni marrëdhënia e Luizit me familjarët e tij ka qenë në qendër të vëmendjes. Këngëtari u shpreh se ishte future në lojë pa i treguar familjes dhe se nuk priste që nëna e tij të vinte ta takonte. Vetë Luizi u shpreh se nëse do të vinte, fjala e parë që do ti thoshte do të ishte ‘si u fute pa më thënë’.

Artisti la të kuptohej se ishte bërë pjesë e lojës pa lajmëruar familjarët e tij. Duket se shkak për këtë është bërë pikërisht një debat që ka pasur me familjen e tij kohët e fundit para se të bëhej pjesë e formatit. Zërat për këtë sherr mes familjes erdhi kur Luizi u shpreh javë më parë se ishte me një sëmundje të rëndë.

Teksa të gjithë prisnin që familja të reagonte, nga ana e tyre ishte një heshtje e plotë. Pasi lajmi u publikua në rrjet, menjëherë erdhi edhe një reagim në rrjetin e tij personal, “Instagram”. Janë dashur këto aludime që familjarët e këngëtarit të reagojnë dhe të hedhin poshtë këtë gjë duke e cilësuar si “shpifje”. Ata kanë kërkuar nga portalet dhe ndjekësit që të komentojnë dhe të shkruajnë për atë që Luizi jep aty brenda shtëpisë pa përfshirë njerëz të cilët ndodhen jashtë.

Krisja e marrëdhënieve mes tyre është bërë shkak që Luizi të shkëpusë për disa kohë kontaktet, kohë kjo që përkon edhe me futjen e tij në lojë, në këto kushte pa lajmëruar asnjë nga familja. Por duket se me letrën dhe me mesazhin e dërguar brenda shtëpisë, raportet e tyre janë rivendosur dhe mamaja e këngëtarit, i ka bërë me dije se e mbështet në këtë rrugëtim të tij.

Fill pas surprizës, në studiot televizive është diskutuar shumë rreth raportit të këngëtarit shkodran me familjen e tij. Por duket se këto ditë tashmë i përkasin të shkuarës dhe Luizi me familjen e tij kanë tashmë një marrëdhënie të shëndetshme. I gjithë kurioziteti i ndjekësve do të jetë takimi mes nënës dhe Luizit, duke qenë se atë do të kemi mundësi ta ndjekim, ndryshe nga takimi i Kiarës me vjehrrën e ardhshme.

Nëna e Luiz Ejllit gati për surprizën e madhe për të birin, zbulohen detajet Read More »

Efi dhe Luizi kanë një marrëveshje të fshehtë? Këngëtari ‘trazon’ rrjetin me deklaratat brenda shtëpisë së ‘BBVA’

Sherri mes Efit dhe Luizit ishte vetëm për lojë?

Në një bisedë që është zhvilluar mbrëmjen e kaluar brenda shtëpisë së BBV, Luizi ka hedhur dyshime tek banorët që ndoshta ajo situatë e krijuar nuk ka pasur vërtetësi brenda. Ndërkohë që Dea nuk e ka besuar, Nita e ka cilësuar si naivitet të tyre që e kanë mbështetur Efin.

Luizi: Ku e di ti që nuk jemi ndarë kurrë?

Dea: Sepe keni thënë gjëra shumë të shëmtuara për njëri-tjetrin
Luizi: Ça kam thënë unë?

Dea: Po tani specifikisht unë nuk e mbaj mend

Luizi: Unë nuk kam thënë asgjë, m’i përsërit.

Nita: Ata janë marrë vesh mes tyre për në finale

Luizi: Efi doli e preferuar, është finaliste

Nita: Është naivitet i joni që i kemi besuar Efit

Efi dhe Luizi kanë një marrëveshje të fshehtë? Këngëtari ‘trazon’ rrjetin me deklaratat brenda shtëpisë së ‘BBVA’ Read More »

Flet shoqja e Dea Mishel për situatën në BBV: E kanë lënduar, ja kush është banorja që…

Dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Rexhina Miri, mikesha e ngushtë e Deamishel prej 13 vitesh.

13 vite miqësi, flet shoqja e Dea Mishel për situatën në
jo komentoi lojën e shoqes së saj Brenda shtëpisë së vëllait të madh, duke theksuar se Dea aty ka qenë vetvetja.

“Do e këshilloja Dean që të mos ishte aq e vërtetë, por të luante më tepër”, tha ajo.

E pyetur nga Bieta, Rexhina tha se mes Efit dhe Luizit, Dea është lënduar më shumë nga Efi.

“Mendoj që Efi, sepse Dea është shumë tolerante mes vajzave. Bëhet shumë e fortë kur mund të ketë përballë një mashkull, por Efi e ka prekur sepse nuk ka parë dashamirësi nga ana e saj, por një sulm të mirëmenduar”, u shpreh Rexhina

Flet shoqja e Dea Mishel për situatën në BBV: E kanë lënduar, ja kush është banorja që… Read More »

Propozimi për martesë i Luizit, ja çfarë mendon Olta për çiftin

E ftuar në studion e “Wake Up” ka qenë aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Olta Gixhari. Ajo ka folur pa doreza lidhur me eksperiencën e saj në këtë spektakël, por dhe marrëdhënien e saj me banorët e tjerë, e veçanërisht me Luiz Ejllin.

Për t’u ndalur pak te propozimi për martesë që i bëri Luizi-Kiarës, si e komenton ajo këtë?

Unë e kam thënë aty brenda që ata nuk kanë kimi dhe nuk e kanë shumë të gjatë. Vazhdoj ta mendoj kështu. Unë kam kursyer shumë njerëz, edhe Luizin. Prandaj ka kaq respekt për mua. Përtej lojës ne jemi njerëz. Unë e dija që ta komentoja këtë lidhje atij nuk i vinte mirë dhe prandaj nuk e kam cekur aty. Luizi ka qenë fokusi im dhe unë kam qenë fokusi i tij. Nuk më bëri përshtypje ky moment sepse e ka thënë prej muajsh. Kjo është fjongoja finale që i vuri marrëdhënies së tij brenda shtëpisë. Për mua e papritur ka qenë për Kiarën. Prandaj nuk e kam komentuar.

Nga ana tjetër, Olta e kishte vënë re popullaritetin e Luizit dhe me dronat që i vinin në shtëpi, por nuk i ka ndenjur pranë për të përituar nga kjo si disa nga banorët e tjerë. Pse kjo zgjedhje?

E kisha ndjerë që kishte shumë popullaritet. Unë nuk luaj me emocionet e publikut, nuk shtirem dot. Nuk jam populiste dhe nuk do të jem asnjëherë. E di se çfarë e prek popullin sepse jam dhe aktore, por nuk do ta bëj atë gjë. Unë kam shfaqur veten time me arrogancën, me sinqeritetin… me të gjitha të mirat e të këqijat e mia. E dija që nuk do më kuptonin të gjithë, jo se jam shumë e ndërlikuar por dhe aq e thjeshtë nuk jam.

Kë sheh ajo si finalistët e tjerë tani që zyrtarisht është zgjedhur Luizi dhe Efi?

Uroj që të jetë Dea dhe Qetsori. Do të doja që “Big Brother”-in ta fitonte një femër, me gjithë këtë shoqëri maskiliste që jemi. Brenda shtëpisë unë kam dhënë dhe dy mesazhe të rëndësishme. E para që një grua duhet të jetë e fortë dhe të respektojë veten e saj. Pastaj që familja vjen mbi gjithçka tjetër.

Tani që “Big Brother VIP” mbaroi, çfarë projektesh ka në plan Olta?

Kam disa projekte dhe kontrata shumë të mira. Nuk mund t’i zbuloj tani por do të jetë Top Channel që do t’i zbulojë i pari. Disa janë në bashkëpunim me Top-in por ka dhe të tjera. Do të jem këtu për një farë kohe dhe pastaj do iki të zhdukem se do bëj gocën…

Propozimi për martesë i Luizit, ja çfarë mendon Olta për çiftin Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com