Jim Carrey ka njoftuar përmes llogarisë personale në Twitter se do mbyllë llogarinë e tij në Facebook.
Aktori hollivudian më tej ka deklaruar se do t’i shesë aksionet që ka në këtë rrjet sociale, pasi ka marr një mësim prej ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.
“Rusia ndërhyri në zgjedhjet tona, por ende nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta ndaluar atë. I inkurajuar investitorët e tjerë, të cilët kujdesen për të ardhmen e këtij vendi, ta bëjnë të njëjtën #unfriendfacebook”, shkroi aktori.
Carrey shoqëroi portretin e Mark Zuckenbergut, pranë të cilit është butoni “Unlike” me mbishkrimin “Fakebook”.
I njëjti tekst u shfaq edhe në Facebook, përpara se të hiqet mbrëmjen e së martës. Në tetor, kompania dëshmoi para Kongresit amerikan se lajme me origjinë nga Rusia, arritën shifrat deri në 126 milionë gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-së. Konkretisht u zbulua se një grup rusësh kanë investuar më shumë se 100 mijë dollarë në blerjen e tremijë reklamave në favor të fitores së Donald Trump.
“Ne duhet të mbështesim një kontroll më të mirë të rrjeteve sociale, qasja e lehtë në media kërkon më shumë përgjegjësi kur bëhet fjalë për menaxhimin e tyre”, tha ndër të tjera aktori.
I’m dumping my @facebook stock and deleting my page because @facebook profited from Russian interference in our elections and they’re still not doing enough to stop it. I encourage all other investors who care about our future to do the same. #unfriendfacebook
Aktori i famshëm amerikan, Brad Pitt është përfshirë në një aksident në Los Angeles.
54 vjeçari ishte aksidentuar me dy makina të tjerë në një aksident trafiku, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Nga pozat e postuara shihet se nuk bëhet fjalë për ndonjë të lënduar, teksa Brad Pitt është parë duke fotografuar makinën e tij sikurse vozitësit e tjerë.
Në studion e “Top Show Magazine”, Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, nuk i përmbajti dot lotët.
Arsyeja ishte tatuazhi që Lekë Dobruna, ish-luftëtar i UÇK-së, ka bërë në këmbën e tij. Vizatimi tregon momentin kur Lorik Cana mbërtheu poshtë tifozin serb që hyri në fushë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
“Ishte akt spontan ndaj një tifozi që nuk kishte çfarë kërkonte në fushë. Leka ka qenë krenar me aktin tim, ndërsa unë jam krenar me atë që përfaqëson ky njeri. Kur më ftuat në emision, isha i sigurtë që do më ndodhte kjo”, tha Cana duke shpjeguar lotët e tij.
Në lidhje me jetën si “pensionist”, Cana tregoi: “Po merrem me disa shokë në SHBA për të pasur një biznes që do të ndihmojë edhe Kosovën, ndërkohë që po ndihmoj edhe babanë tim që sapo është bërë Presidenti i Vllaznimit të Gjakovës”.
Ka pasur një përplasje në rrjetet sociale mes Ermal Mamaqit dhe Skerdi Farias, doktorit të Vip-ave.
Faria kishte postuar në profilin e tij në Instagram një video, ku gazetarja pyeste një të re në lidhje me dhurimin e gjakut. Po Ermali edhe në këtë rast gjente vend të bënte humor me mbajtjen e mikrofonit.
Kjo nuk i ka ardhur aspak mirë Farisë, i cili thumbon se në rast se do të rrisë faqen të shkojë dhe të dhurojë gjak fillimisht.
PJESË NGA DEBATI:
Ermal Mamaqi: Kur mer ne intervist duet me majt mikrofonin nga vetja pastaj nga qytetari o shpirti vogel
Skerdi Faria: O çun me humor te holle e te rafinuar. Or çun qe verdallosesh duke bere komente tek faqja ime qe te kapesh ndonje folloëer. Nuk po bej shaka une ketu, behet fjale per dhurim gjaku. Do t’kapesh folloëers ti? Eja e dhuro gjak, merr edhe ca shoke e shoqe e te ndihmoj une ta besh faqen e madhe, ok?
Ermal Mamaqi: Kush tha qe un nuk kam dhon gjak un jam cdo her po jo tek klinika jote gjithesi un dhash mendimin tim qe mikrofoni nuk mahet ashtu si gazetare amatore ma mir e mban zogu i tiranes 😘
Skerdi Faria: a ma jep emer e mbiemer ne DM te kontrolloj tek qendra trasfuzionale nese dhuron? Nese po, te ndihmoj te rritesh faqen.
E gjithë vëmendja mediatike është tek ajo. Pasi duke qenë një nga personazhet më të dashura të ekranit dhe muzikës shqiptare, gjithçka ndodh edhe në jetën e saj private ngjall kërshëri.
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Eneda Tarifa, pas 18 vitesh bashkë, ka mbyllur një histori të gjatë dashurie me muzikantin Erjon Zaloshnja.
Eneda akoma nuk ka folur për median lidhur me ndarjen, ama herë pas here ajo poston mesazhe që na lënë vend për të interpretuar.
Është hamendësuar shumë për shkaqet e ndarjes së çiftit dhe konfliktet mes tyre, ama mbrëmë Eneda ka publikuar në InstaStory një mesazh të shkurtër, por domëthënës: “Por…”.
Çka nënkupton që Eneda e ka një “por…” dhe urojmë që shumë shpejt të shërohet zemra e saj dhe të ndajë me fansat që e mbështesin aq fort gjithçka ndjen për të ndarë me ta lidhur me këtë histori kaq të rëndësishme.
Me ish-partnerin e saj Eneda ka një vajzë, Arian.
Tarifa dhe Zaloshnja ishin një ndër çiftet më jetëgjatë mes personazheve shqiptarë.
Në intervistat e mëparshme Eneda e kishte komentuar marrëdhënien e tyre, dashuri të vërtetë. Kurse Zaloshnja dikur e shihte Enedën si muzën e tij.
E guximshme nga ana e saj! Ajo shkruan për tematika që në shoqërinë shqiptare vështirë të thuhen me zë të lartë nëpër biseda tavolinash, apo ca më tepër në emisione dhe formate televizive. Gazetarja Zhaklin Lekatari, i thotë të gjitha në bloggun e saj tabu.al, pa doreza e frenime. Tematikat që sjell janë tejet të larmishme dhe aspak klishe.
Pikëpyetjet në lidhje me seksin, kënaqësitë, frikërat, etj ajo i trajton më së miri në bloggun ku gjithsecili prej nesh mund të marrë një përgjigje haptazi, pa pasur frikën a drojën që këtë pyetje t’ja bëj prindërve, partnerit, shoqes, kolegëve, etj. Intervista e mëposhtme zbulon shumëçka!
Zhaklin, ti njihesh ndryshe si bloggerja e parë shqiptare e seksit. Çdo të thotë kjo për ty?
Unë në fakt jam gazetare, por padyshim dhe termi bloggere seksi më përshtatet, të paktën për momentin, ndonëse do preferoja të thoja “person që promovon vlera seksuale pozitive”. Të flasësh për seksin në Shqipëri është e vështirë sepse pjesa më e madhe e atyre që e dëgjojnë mendojnë që promovon antivlera, lakuriqësi apo imoralitet o amoralitet. Ndërkohë ajo që unë bëj është padyshim e kundërta, promovimi i respektit dhe dashurisë ndaj vetes. Edukimi seksual dhe barazia gjinore, janë element që ecin së bashku dhe objektivi apo rruga që ndjek blogu Tabu. Pra, si përfundim kjo për mua do të thotë shumë, është e rëndësishme sidomos sepse nëpërmjet Tabu, shkrimeve, dhe eksperiencave që ndaj, unë fuqizohem dhe vetëdijësohem, dita ditës. Kjo shpresoj që të ndodhi më të gjithë ndjekësit e mi.
Mendon se ke thyer sadopak tabutë, në një shoqëri si e jona që priret të paragjykojë shpesh herë?
Në fakt më duket sikur gjthë jetën kam thyer tabu. Që në gjimnaz, me natyrën ekstravagante dhe moskokëçarëse që më karakterizonte, më pas në të gjithë njëzetat e mia, kur isha duke kërkuar rrugën dhe duke gjetur veten, dhe tani që jam grua me Tabu. Ndonëse Tabu nuk ka patur si qëllim fillestar thyerjen e tabuve, por krijimin e një platforme të sigurtë me informacion të filtruar mbi edukimin seksual. Por, normal që seksi është një çështje për të cilën pjesa më e madhe kanë turp apo siklet të flasin. Nga ana tjetër, të gjithë kemi lindur nga një marrëdhënie seksuale dhe duhet ta celebrojmë këtë jo paragjykojmë.
Ka pasur më shumë komente negative apo pozitive lidhur me këtë nismë tënden?
Tabu është një projekt mbi të cilin punoj, ose tentoj të jetësoj prej vitesh, që në kohën që jetoja në Kosovë. Është një projekt tek i cili besoja dhe një projekt shumë i rëndësishëm sepse ka nisur nga disa ngjarje apo situate personale. Duke qënë dhe vetë pak paragjykuese kam menduar që komente apo etiketimet negative do të ishin të shumta, por në fakt rezultoi e kundërta. Këshillat, vlerësimet, komentet pozitive, përkrahja ishin aq të mëdha, sa lanë në hijë totale të gjitha të tjerat. Nisma ka përkrahje të madhe dhe nga mosha më të mëdha apo më të pjekura. Kjo është më e rëndësishmja për mua. Vlerësimi i tyre është maksimumi.
Pse vendose të krijosh një blog të tillë, ndërkohë që shumë informacione në lidhje me seksin, pozicionet, partnerin/en mund të gjehen lehtësisht në internet, gazeta, revista, etj.
Tabu nuk është një blog ku ka informacione banale, ose këshilla cliché, “se si të na pëlqejë partneri”, apo “ pesë ushqimet që ndikojnë në aktin seksual”. Tabu është një platformë që promovon edukimin seksual, që promovon barazinë gjinore, që do të thotë të rinj që përdorin prezervativë, të rinj që nuk ballafaqohen me shtatzëni të padëshiruara apo të rinj që nuk angazhohen në marrëdhënie obsesive, pra një shoqëri më të shëndoshë. Në Tabu ka shumë shkrime personale, analiza, shkrime me informacione mjekësore të cilat rishikohen nga një gjinekologe apo ekspertë të tjerë më të cilët bashkëpunoj.Tabu nuk ka tituj banal që tërheqin vëmendje. Përkundrazi aty promovohet dashuria dhe respekti ndaj vetes, ndaj partnerit, aty promovohet sjellja dhe marrëdhënia e shëndoshë, me veten dhe të tjerët, familjen, miqtë apo shoqërinë.
Cili ka qenë shkrimi më i komentuar?
Blogu është goxha i klikuar dhe kjo gjë rritet dita ditës. Tabu ka një numër ndjekësish të konsoliduar nga shumë shtete, por kryesojnë Shqipëria, Kosova, Amerika dhe Italia. Shkrimet më të komentuara janë ato personale, ku ka pak humor, pak informacion pak analizë. “ Ata që nuk ta lëpijnë’, “Tradhtia”, ‘Trilogjia e seksit anal’ etj
Kujt i shërben blogu juaj?
Tabu i shërben të gjithëve pa dallim moshe apo krahine. Edukimi seksual apo njohja e vetes është një proçes që zgjat gjithë jetën, kështu që dhe blogu i dedikohet adoleshentëve, të rinjve, grave, burrave, të rriturve, të gjithëve. Këto janë informacione që të gjithë duhet të dimë. Ajo vajza e re, e cila ka turp dh nuk pranon trupin e saj, ai djali që mendoj që për të patur të dashur duhet të jesh plot muskuj dhe tërheqës, ai djali që ka turp të blejë prezervativë, e kështu më rradhë. Njeriu është gjithmonë në kërkim apo në përmirësim të vazhdueshëm të vetes, prandaj lexoni Tabu.
Mund të zbulojmë tematikën e radhës për të cilën je duke punuar?
Po tematika e rradhës ka të bëjë me personat intersex, ose në gjuhën mjekësore hermafroditët. Pra, të gjithë ata që në dukje kanë tiparet e një seksi por kromozome të seksit tjetër. Kjo është një temë që përpos anës biologjike prek shumë dhe identitetin gjinor dhe seksual. Është një temë delikate në të cilat duhet patur shumë kujdes dhe në përdorimin e terminologjisë. Për këtë post do të bashkëpunoj me komunitetin LGBT, në mënyrë që informacionet të jenë sa më të sakta dhe korrekte.
Grimeri i njohur shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanoviç, ka qenë i ftuar i radhës në emisionin ‘Xing me Ermalin’.
Ai ka rrëfyer shumëçka nga karriera e tij, duke treguar edhe për raportet që ka me Kimin.
Një nga momentet më qesharake të emisionit, është ai kur Mamaqi e pyet se për çfarë është më shumë krenar i ati i tij.
Dhe Mario përgjigjet dhe thënë se babai i tij është krenar që Mario i ka lyer Kimit pjesën e pasme të trupit me vaj.
Menjëherë pas kësaj ai është pyetur, se çfarë do të bënte po të jetonte këtu në Shqipëri dhe ai dha një përgjigje mjaft interesante, duke thënë se do po të ishte në Shqipëri, do i futej politikës.
“Po të isha këtu, do kandidoja për president “, ka thënë ndër të tjerash, Mario Dedivanovc.
Ndërkohë, publiku e ka shoqëruar me ovacione dhe të qeshura deklaratën e tij, që mund ta ndiqni nga minuta 11:40.
Në një koncert privat, këngëtarja Elvana Gjata bëri bashkë 100 emra të njohur të artit dhe ekranit në mbrëmjen e 3 shkurtit.
Deri më tani këngëtarja nuk kishte treguar thuajse asnjë detaj nga ajo mbrëmje festive.
Elvana ka ndarë në Instagram disa sete fotografike ku duket krah emrave më të rëndësishëm të asja feste.
Në këtë festë nuk mund të mungonte ‘vellai’ i saj Ermal Mamaqi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Amarda toska.
Gjithashtu në foto duken dhe femrat e familjes Hoxha, për të cilat Elvana nuk fsheh aspak entuziasmin që janë të pranishme në mbrëmjen e saj të rëndësishme.
Blogerja Armina Mevlani në shoqërinë e Shkëlzen Berishës, ishin gjithashtu në koncertin me dyer të mbyllura të Elvanës.
Në foto e publikuara nga këngëtarja duket dhe bashkëshortja e kryeministrit të vendit Linda Rama krah aktorit Toma Flloko.
Nuk mund të mungonte në këtë festë dhe krijuesi i këngëve të saj më të reja kantautori Pirro Çako. /CNA