ShowBiz

E mbajtën lidhjen e fshehtë, Luana dhe Krenari shtangin fansat me vendimin e papritur

Prej më shumë se dy vitesh Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë përfolur shumë për lidhjen e tyre të dashurisë, për të cilën vendosën të mos flasin kurrë publikisht.

Ndërsa të shpeshta kanë qenë komente në rrjetet sociale nga Krenari, i cili nuk u rezistonte dot fotove sensuale të partneres së tij, kjo e fundit është treguar më e rezervuar.

Edhe pse hermetikë në këtë raport, pak kohë më parë u fol në mediat rozë se Luana dhe Krenari do të lidheshin në martesë këtë verë, duke e finalizuar dashurinë e tyre.

Por duket se kjo nuk do të ndodhë! Sipas disa lajmeve të botuara sot në portalet vendase, thuhet se mes tyre ka ndodhur një krisje dhe se prej disa ditësh ata nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin.

Megjithatë ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga çifti, të cilët mesa duket se do të flasin për lidhjen vetëm nëse martohen vërtetë…

E mbajtën lidhjen e fshehtë, Luana dhe Krenari shtangin fansat me vendimin e papritur Read More »

Me shami në kokë dhe sipër motorit, deputetja e PS-së magjeps Abu Dabin

E cilësuar si një prej deputeteve më simpatike që Partia Socialiste ka në strukturat e saj, Esmeralda Shkjau duket se lë gjurmë sa herë shfaqet para publikut.


Mesa duket, deputetja ka preferuar t`i ofrojë vetes disa pushime relaksi.

Ajo ka zgjedhur Abu Dabin e Emirateve të Bashkuara Arabe ku shumë pasanik nga gjithë bota preferojnë të zhvillojnë sporte në shkretëtirën e Saharasë.

Kështu ka preferuar dhe Esmeralda, e cila ka zgjedhur një motor për të shijuar shkretëtirën.

Ajo ka postuar disa foto në Instagramin e saj teksa shfaqet e lumtur dhe në të gjithë fotot është vetëm. Mesa duket deputetja nuk ka preferuar që të ndajë me ndjekësit e saj personin që e shoqëron.

Me shami në kokë dhe sipër motorit, deputetja e PS-së magjeps Abu Dabin Read More »

Mimoza Shkodra rrëfen momentet ku u njoh me Seldin, tregon 18 vite të skenës muzikore

Këngëtarja e njohur e muzikës pop-folk, Mimoza Shkodra, njihet si një nga femrat më atraktive të estradës.

Ajo ka filluar karrierën muzikore qysh e vogël me pjesëmarrjen e saj në koncerte të ndryshme, madje tërë jetën i’a ka kushtuar muzikës duke mos pauzuar asnjëherë. Ka 18 vite që na shoqëron në skenën muzikore, me këngë dhe hite të shumta e mjaft të pëlqyera, gjatë kësaj periudhe ka shumëçka të tregoj për karrierën e saj.

“Tani i bëj 18 vite në skenën muzikore dhe kam përjetuar shumë gjëra, muzika për mua është pasion, energji pozitive unë kur performoj në skenë harroj gjithçka ndjehem shumë e lumtur” – tha Mimoza Shkodra.

Përveç profesionit të saj si këngëtare, Mimoza tashmë njihet edhe si një farmaciste tejet e zonja por që muzikën e ka më për zemër dhe nuk do ndalet asnjëherë së punuari për të. Megjithatë, këngëtarja Shkodra ka një karrierë të bujshme profesionale, bashkëpunime të shumta dhe raportet i ka mjaft të mira me të gjithë kolegët, por për çka komentohet më së shumti është edhe lidhja e saj me këngëtarin Qalliu.

Kohë më parë ishte zbuluar nga mediat se është në lidhje me Seldi Qalliun, edhe pse dyshja nuk ishin prononcuar lidhur me këtë çështje. Ata preferuan të shijonin lidhjen larg syrit të mediave por që në fund e konfirmuan përmes rrjeteve sociale. Në tetor të vitit që lamë pas kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë, me ç’rast qarkulluan edhe fotografitë.

“Lidhja jonë ka filluar verës, njihemi moti që nga bashkëpunimi ‘pare pare’, kemi qenë miq të mirë dhe ka qenë e shkruar që të përfundojmë si çift këtë vit. Seldi nuk është xheloz, më mbështet në maksimun në muzikë, deri më tani nuk i pengon asgjë tek unë ndjehemi të lumtur të dy.”- tha Shkodra ekskluzivisht për Gazeta Blic.

Kujtojmë se së fundmi kanë publikuar edhe projektin e tyre ‘Dashni’, këngë kjo që vazhdon të pëlqehet dhe të dëgjohet akoma, ku padyshim që në të ardhmen priten edhe projekte të tjera nga dyshja në fjalë.

Mimoza Shkodra rrëfen momentet ku u njoh me Seldin, tregon 18 vite të skenës muzikore Read More »

Melissa Satta dhe një stërvitje ‘zikaltër’ në palestër

Aktive si gjithmonë në rrjetet sociale, ajo ka zgjedhur këtë herë mundësinë që të ofron Instagrami përmes “Stories”, për t’iu rikthyer edhe njëherë ndjekësve të saj disa prej fotove më pikante.

Bashkëshortja e ish-futbollistit të Milanit, Kevin-Prince Boateng, ka publikuar disa foto që janë shkrepur vite më parë, gjatë seteve të realizuara për projektet e ndryshme për të cilat ka ofruar linjat e saj “sexy”.

Albumi i hapur do të jetë aktiv vetëm për 24 orë, siç ndodh zakonisht me “Stories”.

Ndërkohë, përmes një video të publikuar po në rrjetet sociale, bukuroshja italiane Melissa Satta, e cila është njëkohësisht e ftuara e përhershme e emisionit “Tiki Taka” të ditëve të hëna, ajo zbulon edhe diçka që ndoshta nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Milanit.

Stërvitje në palestër për djegien e kalorive të tepërta, me “uniformë” zikaltër.

Melissa Satta dhe një stërvitje ‘zikaltër’ në palestër Read More »

E veshi gjithë Shqiperia pas këngës “Bon Bon”, por sa ka kushtuar në të vërtetë xhupi i Erës?

Pas daljes së Era Istrefit me klipin “Bon Bon”, xhupi i saj u bë i famshëm dhe të gjithë dëshironin ta kishin.
Nuk kaloi shumë kohë kur kompanitë e dorës së dytë nxorën mijëra si ai xhup dhe Tirana u mbush plot me vajza që e vishnin.

Por ndërsa vlera e tij ra tepër dhe mund ta gjeje në dyqanet e kryeqytetit për 100 mijë lekë të vjetra, çmimi i xhupit që kishte veshur Era është pak i kripur.

Pikërisht këtë fakt na e ka treguar faqja e Instagramit Whattheywearing e cila ka postuar një foto ku në njërën anë tregon Erën dhe në anën tjetër xhupin me çmimin prej 5500 Euro.

Në komentet e faqes shkruhet madje se këtë xhup e ble me 20-25 euro në Kosovë.

Ky xhup u pëlqye më tepër sepse ishte veshur nga Era në këngën që mori famë botërore, dhe kopje të përafërta me të vazhdojnë të shiten edhe sot.

E veshi gjithë Shqiperia pas këngës “Bon Bon”, por sa ka kushtuar në të vërtetë xhupi i Erës? Read More »

“Të dua më shumë se…”, Bes Kallaku tipik romantik katundit, si do reagojë Xhensila kur ta shikojë

Pas largimit nga spektakli i humorit “Portokalli”, aktori Bes Kallaku nuk ka ditë që të mungojë me batutat e tij në rrjete sociale.

Ato janë nga më të ndryshmet, ama fiksimi i Besit për domatet është shndërruar hit prej kohësh tashmë dhe një burim të qeshurash pafund.

Mbrëmë Besi mesa duket ka zgjedhur t’ja shprehë krejt ndryshe dashurinë bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj.

Ai ka publikuar këtë foto gazmore në Instagram duke bërë edhe këtë deklaratë “të fortë” dashurie.

“Te dua me shum se domatet”, shkruhet në dixhiturën e kësaj fotoje gazmore.

Padyshim që fotoja ka shkaktuar humor dhe është bërë virale në rrjet. Po Xhensilës a t’i ketë pëlqyer vallë?!

“Të dua më shumë se…”, Bes Kallaku tipik romantik katundit, si do reagojë Xhensila kur ta shikojë Read More »

Gazetarja që po çmend rrjetet sociale me ‘format’ e saj

Istriva Gava është gazetarja më seksi e momentit.

Ajo nuk është shumë e njohur në mediat shqiptare, por së fundmi ajo po tërheq shumë vëmendje me format e saj trupore.

Punon në fushën e medias dhe njihet si “gazetarja seksi” nga Elbasani që po çmend meshkujt me format e saj.

“Shumicën e fotove e bëj vetë”, tregon Istriva, e cila nuk ka pse të ketë zili as vetë Kim Kardashianin.

Gazetarja që po çmend rrjetet sociale me ‘format’ e saj Read More »

Ergys Mërtiri znulon skandalin: MInistria e Brendshme i ka dhënë leje Noizyt dhe Çiljetës për të ‘vrarë’ policët

Në emisioni ‘Opinion’ mbrëmjen e sotme është duke u folu për modelet që ndjekim në jetë dhe personazhet nga të cilët inspirohemi.

Ergy Mërtiri ka thumbuar pikërisht Noizy dhe Çiljetën për këngën e tyre duke thënë se ata nxisin modele të gabuara me videoklipet që sjellin, dhe u ndal pikërisht tek bashkëpunimi i tyre. Madje ai për këtë ka akuzuar edhe Ministrin e Brendshme se ka bashkëpunuar për të realizuar videoklipin, një model që sipas tij nuk është i duhuri.

‘Ministria e Brendshme ka ndihmuar në klipe ku në qendër të vëmendjes janë trafikant droge që vrasin policë, Çiljeta me Noizyn kanë një klip ku shpërndajnë drogë, futet Noizy në burg, Çiljeta shpërthen burgun del Noizy dhe jetojnë të lumtur në Hauai. Dhe në fund thoshte falënderoj Ministrin e Brendshme që na ndihmoi për videoklipin’, u shpreh sociologu Ergys Mërtiri.

Ergys Mërtiri znulon skandalin: MInistria e Brendshme i ka dhënë leje Noizyt dhe Çiljetës për të ‘vrarë’ policët Read More »