ShowBiz

Ka leke plot, por makinën e lë zhul fare, fansat tallen keq me këngëtaren shqiptare: Laje o…

E bukur dhe me shumë stil, gjithmonë në hap me brendet më të njohura botërore. Shumica e këngëtareve fitojnë shumë nga profesioni i tyre, mirëpo asnjëra nga to, nuk ka arritur që të spikas në çdo paraqitje si Morena Taraku. Ajo është Miss Kosova e vitit 2010, dhe prej atëherë është shfaqur gjithmonë si një nga femrat më të pasura të shoëbizz-it shqiptar, e kjo është vënë re nga jeta e saj luksoze. Edhe makinat i ndërron si “mbreti gratë”, ama harron t’i lajë.

Fansat këtë herë i kanë shkruar këngëtares në xhamin e makinës së saj luksoze të mbuluar nga pluhuri: “Laje Morena”.

“Ehhh di”, shkruan Morena dhe një emoji të mërzitur për këtë fakt.

Ka leke plot, por makinën e lë zhul fare, fansat tallen keq me këngëtaren shqiptare: Laje o… Read More »

Rita Ora vjen në Kosovë për 10 vjetorin e pavaresisë, nëna e këngëtares mesazh prekës

10 vjetori i pavarësisë së Kosovës pritet të sjellë festime madhështore ditën e nesërme, si në Prishtinë ashtu edhe në një sërë qytetesh të tjera.

Evenimentet për dekadën e parë të shtetit shqiptar do të finalizohen me një koncert qendror që mbahet në sheshin “Skënderbej”.

E ftuara speciale do të jetë këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila ka vendosur të performojë falas për të gjithë shqiptarët.

Përmes një video-mesazhi ku në prapavijë dëgjohet “Shota”, ajo ka emocionuar gjithë shqiptarët dhe ka paralajmëruar performancën e saj si dhe shumë befasi.

Por më e emocionuar se Rita duket se është nëna e saj, Vera e cila ka publikuar edhe një tjetër video nga videoklipi i Ritës realizuar në Kosovë.

Nëpërmjet një mesazhi prekës, ajo shkruan se:

Rita po vjen, Rita po vjen !
Rita Ora do të performojë në një koncert falas për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës!”

Thesojmë se video-mesazhi i yllit botëror ka marrë miliona shikime dhe ka emocionuar të gjithë shqiptarët.

Rita Ora vjen në Kosovë për 10 vjetorin e pavaresisë, nëna e këngëtares mesazh prekës Read More »

Fejohet pronarja bukuroshe e Top Channel? Shikoni unazën magjike që i dhuruan për Shën Valentin

Prej më shumë se 5 vitesh, një nga trashëgimtaret e Top Medias, Lori Hoxha është në një lidhje dashurie të lumtur me partnerin e saj Vis Bajraktari.

Ama një natë pas Shën Valentinit, Lori ka vendosur t’i hedhë benzinë thashethemeve që qarkullojnë prej kohësh për një fejesë të shpejtë të saj.

Mbrëmë e bukura Lori ka publikuar në InstaStory një imazh ku tregon unazën e saj të re, të marrë për Shën Valentin.

Unaza duket shumë luksoze dhe menjëherë fansat kanë pyetur nëse Visi e ka propozuar për martesë?!

Deri në përgjigjen e Lorit, ajo që është e sigurtë është që rrjeti ka “shpërthyer” për të mësuar diçka më shumë.

Fejohet pronarja bukuroshe e Top Channel? Shikoni unazën magjike që i dhuruan për Shën Valentin Read More »

Ditë zie për këngëtarin shqiptar, humb njeriun më të dashur

Një ditë e zezë kjo e enjte për këngëtarin shqiptar Stine. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram” ai ka njoftuar me keqardhje se babai i tij ka ndërruar jetë.

Në këto momente zije, me një foto të trishtë, Stine shpreh dhimbjen e paimagjinueshme për vdekjen e të atit ku shkruan: “pse na le Bab pseeee”.

 

Ditë zie për këngëtarin shqiptar, humb njeriun më të dashur Read More »

“S’ka shpirt, më ka marrë bukën e gojës të fëmijëve”. Ja ç’ka ndodhur pas sherrit të bujshëm të Valbonës dhe Artiolës

Valbona Mema ka bërë rreth një muaj më parë një deklaratë ku thoshte se këngëtarja tjetër e muzikës popullore shqiptare,

Artjola Toska është duke i marrë bukën e gojës.

Ajo e ftoi atë të përballeshin publikisht duke thënë:

Artiola Toska është duke më luftuar prej shumë vitesh dhe unë nuk kam hapur gojën. Dua ta bëj publike dhe do ta ftoj që nëse ajo ka diçka me mua, të ma thotë, por jo të ndërhyjë në bukën e fëmijëve të mi. Kam frikë se ajo nuk ka shpirt”.
Me sa duket gjithçka është sqaruar midis dy “bilbilave” të muzikës popullore shqiptare.

E ftuar “Në 1 kafe me Labin”, Mema ka thënë se ato janë dy mikesha dhe gjithçka kishte shkuar shumë mirë.

Këngëtarja është shprehur:

Çdo gjë ka ardhur shumë mirë. I kemi sqaruar çdo gjë. Në një moment tjetër do dalim dhe do sqarojmë edhe opinionin publik. Por gjithsesi ne jemi dy mikesha, dy këngëtare që duhet të përfaqësojmë denjësisht muzikën tradicionale shqiptare”.

“S’ka shpirt, më ka marrë bukën e gojës të fëmijëve”. Ja ç’ka ndodhur pas sherrit të bujshëm të Valbonës dhe Artiolës Read More »

Ermal Meta humb një person shumë të dashur për të: Jam zemërthyer!

8-vjeçarja Beatrice, që në të gjithë Italinë ishte e njohur si ‘vajza prej guri’, është ndarë nga jeta.

Lajmi u dha nga tezja e Beas, Sara Fiorentino, e cila tha se e vogla tani është bashkuar në qiell me të ëmën Stefania, e cila vdiq nga një tumor në muajin gusht: “Në ditën e dashurisë, ajo vendosi të largohej për të përqafuar mamanë…”, tha tezja e të voglës.

E vogla Bea vuante nga një sëmundje e rrallë, praktikisht e panjohur dhe e padisponueshme në shkencën, e cila në një kohë të shkurtër i ka shkatërruar kockat dhe nyjet, duke e çuar vajzën në një paralizë gati totale (lëvizjet e vetme që mund të bënte Bea ato të syve).

Vajza e vogël kishte prekur zemrat edhe të personazheve të njohur në muzikë.

Shqiptari Ermal Meta, i cili fitoi Sanremon e këtij edicioni, ka shpërndarë në rrjete sociale një foto me Bean ku shpreh hidhërimin për ndarjen e saj nga jeta.

“Lamtumirë e vogla Bea”, shkruan ai në Instagram me zemrën e thyer.

Ermal Meta humb një person shumë të dashur për të: Jam zemërthyer! Read More »

Këto 3 ide ju nxjerrin nga situata nëse s’keni planifikuar asgjë për Shën Valentinin

Nëse edhe ju jeni në çift por ende nuk keni menduar asnjë dhuratë apo diçka të veçantë që mund t’i bëni partnerit/partneres tuaj, jeni duke lexuar artikullin që ju duhet.

S’është ndonjë qejf i madh të harxhosh shumë para për një ditë të vetme, kur mendon që keni çdo ditë të jetës suaj që ndoshta do ta ndani bashkë e do t’i shprehni dashurinë, por gjithsesi, sot duhet bërë diçka.

Ekspertët e kanë menduar këtë situatë sepse u ndodhë plot personave, prandaj ndiqni këshillat e mëposhtme se si mund ta rregulloni këtë problem:

Kartolina është prioriteti kryesor

Është gjëja më e lehtë që mund ta bëni, dhe mund ta përfundoni brenda një kohe shumë të shkurtër.

Merrni një kartolinë nga dyqani më i afërt që e keni, dhe mbusheni me vargjet më të bukura të dashurisë.

Përqendrohuni në dhuratat e vogla e të ëmbla

Ndoshta është shumë vonë për t’i blerë diçka me domethënie interesante, por mos u nxitoni menjëherë t’i blini aksesor.

Më mirë t’i blini diçka të thjeshtë dhe të ëmbël – një kuti çokollata, një copë torte, lule, çfarëdo.

Dërgojeni në vendin ku jeni takuar për herë të parë

Kjo është lëvizje e mençur, sepse ndoshta nuk jeni takuar në ndonjë restorant luksoz, kështu që mund t’i tregoni asaj se ende e mbani mend takimin e parë dhe se ai takim ka pasur rëndësi jetësore për ju.

Këto 3 ide ju nxjerrin nga situata nëse s’keni planifikuar asgjë për Shën Valentinin Read More »