ShowBiz

A e kanë kërcënuar? Julian Deda flet hapur për mesazhin që “tundi” ekranin

I ftuari i kësaj jave në “Një kat më lart” ishte aktori shkodran i humorit Julian Deda.

Deda i cili përveçse na dhuron të qeshura çdo javë, bëhet pjese e diskutimeve online edhe për statuset e tij.E padyshim më i komentuara ka qenë ai rreth largimeve të aktorëve nga programi i humorit ‘Portokalli’, status që shkaktoi edhe reagime të emrave të tjerë të ekranit.

“Unë kam bërë një pyetje. Nga ajo kohe e deri me tani kanë ikur kaq aktorë. E kane fajin ata apo ke faj edhe ti. Dhe s’kam marrë akoma përgjigje”.-tha Juli.

Ermali ndërhyri duke i thënë nëse e pret përgjigjen nga regjisori Altin Basha, teksa me ironi thotë “po si mund  ta pres nga ai”.

A ka marrë ai pas kësaj deklarate mesazhe, kërcënime? Përse nuk e shikon më ai “Portokallinë”?

Të gjitha këto zbulojini pas minutës së 17-të, ndërsa mos humbisni intervistën e plote në “Një kat më lart”

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ug3VgEQzUoA]

A e kanë kërcënuar? Julian Deda flet hapur për mesazhin që “tundi” ekranin Read More »

Babai i Elvana Gjatës kur ajo u zhvesh: Turp të të vijë, pse moj ashtu…

Padyshim që ndër daljet e para dhe më të paharrueshme të këngëtares Elvana Gjata në festivale ka qenë ajo e vitit 2005 në skenën e “Këngës Magjike”, ku ajo konkurroi me këngën “Të kam xhan”.

E mbajmë mend mirë look-un e këngëtares me flokët kaçurrela, pantallonat treçerekshe dhe pellushin e shkurtër të hedhur në një anë, që i ekspozonte barkun.

Ama nëse juve ju ka pëlqyer pamja e saj në festival, nuk mund të themi të njëjtën gjë për babanë e këngëtares, ish-ushtarak dhe disi fanatik. Pikërisht për këtë ndodhi Elvana foli mbrëmjen e sotshme në emisionin “Xing me Ermalin”.

Pasi theksoi se i ati ka qenë në krah i djathtë për të dhe e ka mbështetur shumë në karrierën e saj muzikore, Gjata rrëfeu: “Unë e kisha stiluar vetë veshjen time: Ca se nuk kishim mundësi ekonomike, ca se kisha qejf. M’u duk vetja shumë cool dhe shumë tip, më kishte dalë dhe barku përjashtë. Sa mbaroj së kënduari, marr në telefon mamin dhe babin dhe i pyes si iu duk performanca.”

“Kur më përgjigjet babi: ‘Çfarë performance moj çfarë performance?! Turp të të vijë! Ç’është ajo veshje moj?! Po ne të kemi edukuar moj Elvana! Pse veshje është ajo?!’”-rrëfeu Elvana teksa imitonte me humor të atin.

Babai i Elvana Gjatës kur ajo u zhvesh: Turp të të vijë, pse moj ashtu… Read More »

Nëna e Ermal Metës reagon për dhunën në familje

Pjesëmarrja dhe fitorja e Ermal Metës në Sanremo u shoqërua me komente të shumta. Kënga fituese ”Non mi avete fatto niente” i kushtohej terrorizmit, por një ditë pas spektaklit këngëtari nga Fieri gjatë një interviste me Edoardo Leo-n dhe Carolina Di Domenico-n tha se kur e kishte kënduar për herë të parë i ishte kujtuar fëmijëria e tij dhe dhuna e babait.

“Kur e kam kënduar për herë të parë më ka ardhur ndërmend fëmijëria ime. Doja të këndoja ‘Bastard nuk më ke bërë asgjë’.”

Portalet shqiptare i përkthyen dhe cituan burimet, por Ermali rrëfeu një të vërtetë tjetër pak ditë më parë, posaçërisht për mediat shqiptare. Ai tha të mos spekulojmë rreth jetës së tij, sepse s’dimë asgjë për të dhe se fjala bastard e përdorur në intervistë nuk i referohej të atit.

“Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni. Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos të lexoj më gjëra të tilla,” tha i revoltuar këngëtari.

Mamaja e tij, e kontaktuar nga ”Jo Vetëm Modë”, zonja Mira Borova tregoi versionin e saj të historisë dhe në vazhdimësi të komentit të fundit të Ermalit, gjithçka është fantazi e mediave shqiptare.

”Gazetat shqiptare të mbajnë një përgjegjësi të madhe për fantazitë që përdorin dhe ne jemi shumë të prekur nga kjo gjë në vend të jemi të lumtur. Edhe i ati i Ermalit do gëzonte ndryshe po të mos shkruheshin të gjitha budallallëqet që janë shkruar. Duhet të mendoni që sot që Ermali është 36-vjeç, domethënë burrë, ai s’ka nevojë të flasë për gjëra të tilla. Keni futur në zjarr dhe keni ngritur mure midis dy familjeve normale që bëjnë një jetë tepër normale. Fati e donte të ndaheshim dhe çdonjëri nga ne ka familjen e tij. Mendoni se sa të lënduar janë fëmijët e tij sot që nuk hyjnë fare në këtë çështje, që ne nuk kemi ftuar njeri të na e zgjidhë. Jam shumë e indinjuar nga gazetarët shqiptarë pasi një fitore e tillë që nuk është vetëm e Ermalit është kthyer në një polemikë për babanë e dhunshëm… Ermali nuk ka folur asnjëherë për dhunë pasi e para nuk flet për gjëra personale, e dyta nuk flet për persona që nuk janë prezent. Edukata e tij nuk ia lejon dhe ju ma merr mendja e keni konstatuar këtë”.

Nëna e Ermal Metës reagon për dhunën në familje Read More »

Pak pasi ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, Rita Ora merr propozimin “bombë”

Pak pasi ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, Rita Ora ka mbajtur një konferencë për mediat, nga ku ka uruar të gjithë shqiptarët për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Bukuroshja me origjinë shqiptare ka deklaruar se Kosova është një vend i vogël, por ka një popull luftarak dhe me vlera të mëdha.

Theksojmë se Rita do të këndojë në sheshin kryesor të Prishtinës, ndërkohë që Kosova përgatitet për një festë madhështore.

Rita ka deklaruar se është shumë e lumtur që ndodhet në Kosovë dhe ka njoftuar se performanca e saj fillon në orën 22:00.

27867142-1293435530801079-1853411480839599876-n_1518880394-1151540

Por pyetja e një prej gazetarëve e ka bërë këngëtaren të qeshë më lot.

Gazetari i RTV Dukagjinit ka kapur ngushtë yllin botëror , duke i propozuar për martesë.

Pyetja e tij, “Rita a do martohesh me mua?” i ka lënë të gjithë gojëhapur.

Ndërkohë këngëtarja është shprehur se:

Nuk e di, po e mendoj pak. Ndoshta mund të kemi një takim si fillim, pse jo ”

 

Pak pasi ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, Rita Ora merr propozimin “bombë” Read More »

Flet për herë të parë publikisht për vdekjen e Adelës, Bjordi: “Kam ndikuar shumë te jeta e saj”

Bjordi Mezini ka folur sot për herë të parë publikisht për ndarjen nga jeta të Adelajda Xhamanit, duke u shprehur se ata kanë kaluar një periudhë shumë të veçantë së bashku. I ftuar në emisionin “You & me” në “NRG Radio” ai shtoi se ishte bërë shumë keq kur kishte marrë vesh lajmin e hidhur.

“Është një person që mungon, edhe…nuk ka shumë për të thënë, të gjithë e dinë sa kam ndikuar unë tek jeta e saj dhe ajo tek jeta ime. Kemi jetuar një periudhë shumë të veçantë së bashku, kemi ndarë shumë gjëra bashkë dhe kjo më bëri të empatizoja (ndieja) shumë për këtë njeri.

Mund të them që e njihja më shumë se çdo njeri tjetër dhe kjo më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq”, është shprehur Bjordi, shkruan “xing.al”.

Ditën kur Adelajda u nda nga jeta, Bjordi bëri një status që mori një vëmendje të madhe dhe shumë e kritikuan ish-banorin se ishte vonë për t’i thënë ato fjalë. Bjordi një ditë më pas shpërtheu me një status tjetër duke iu kundërpërgjigjur të gjithëve e duke i quajtur komentuesit “kancer të kësaj bote”.

Gjatë intervistës në “You & me”, ai kërkoi ndjesë duke u shprehur se ishte i ngarkuar emocionalisht atë moment.

“Mund të kërkoj dhe pak ndjesë për atë moment…është pak situatë e vështirë, unë isha shumë i ngarkuar në atë moment. Kush më njeh e di që me rrjetet sociale nuk kam një marrëdhënie të mirë, pra nuk më pëlqen të ekspozohem dhe nuk i ve peshë fjalëve të njerëzve, se derisa i lexon janë vetëm germa në një ekran dhe nuk janë asnjeri në jetën tënde.

Në atë moment, përveç trishtimit isha dhe shumë i nevrikosur dhe kur u akumuluan shumë fjalë nga shumë njerëz desha të kapja një person dhe të shfryja nervat me atë gjë”, tha Bjordi.

82540-640-0-5a883e7b02161

Flet për herë të parë publikisht për vdekjen e Adelës, Bjordi: “Kam ndikuar shumë te jeta e saj” Read More »

Prezantuesja e njohur rrëfen dhunën nga i dashuri i parë: Haja dru çdo ditë

Ka qenë shokues rrëfimi i moderatores së njohur Gerta Heta, e cila ka folur për herë të parë në publik për historinë e saj të tmerrshme që ka përjetuar me të dashurin e saj të parë.

Gerta e ftuar në “Oktapod” tregoi se si i dashuri i saj i parë ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe e kërcënonte, për 6 muaj.

“Lidhja ime e parë ka qenë me një person të dhunshëm dhe vuaja nga dhuna fizike. Haja dru çdo ditë. Isha 18 vjeç dhe nuk guxoja t’i thoja njeriu se më bënte presione. ‘Do t’i thyej këmbët vëllait tënd’, thoshte. Unë kisha frikë t’u tregoja edhe prindëve.

gerta

Pas 6 muajsh dhune sistematike i thashë prindërve dhe arrita të largohesha nga ai njeri. Në plazh prindërit më panë me njolla të zeza në trup dhe aty u detyrova fola.

I thashë prindërve që kisha nevojë për ndihmën e tyre që mos të më linin vetëm. Prindërit m’u gjetën jashte mase afër. 1 vit të tërë ata më sillnin, më prisnin në shkollë. Ai më përndiqte, vinte tek shkolla, shkruante tek muret ‘Gerta të dua, më fal’.

Ai ishte 5 vjet më i madh se unë. U largua vetëm kur i kam çuar policinë në shtëpi,”- kujtoi me dhimbje Gerta.

Prezantuesja e njohur rrëfen dhunën nga i dashuri i parë: Haja dru çdo ditë Read More »

Duke shëtitur rrugëve të Tiranës, deputetja kapet mat me të dashurin

Deputetja e re e PDIU-së në Dibër, Reme Lala duket se nuk ka arritur ta mbajë më të fshehtë historinë e saj të dashurisë.

Pak kohë pasi zyrtarizoi fejesën me një djalë nga zona, me të cilin mendohet se është lidhur kohë më parë, çifti është parë të shëtiste në rrugën e Tiranës, pasi kanë parkuar makinën e tyre luksoze.

Panorama ka publikuar fotot ku bie në sy kujdesi i veçantë që tregon djali për të fejuarën e tij, teksa i mbyll kapuçin e xhupit që të mos ftohet dhe e mban vazhdimisht të përqafuar.

Duke shëtitur rrugëve të Tiranës, deputetja kapet mat me të dashurin Read More »

Eneda Tarifa flet për herë të parë pas ndarjes: Ndihem e …

Ndarja e këngëtares Eneda Tarifa me partnerin e saj Erion Zaloshnja u përfol gjatë në media. E ftuar sot në “PopCulture”, ajo është munduar që të anashkalojë këtë temë, por nuk harroi të theksonte se me historinë e saj ishte abuzuar.\

Megjithëse Eneda pranoi ndarjen pasi në rrëfimin e historisë së saj të dashurisë iu referua të shkuarës.

“Këta të prekin familjen, gjërat më të shtrenjta, pjesë të jetës dhe historisë tënde, të futen në të mbathura. Historia ime ishte e qetë, shumë e bukur, shumë interesante. Ndihem e fyer për këtë fakt, që njerëzit mundohen të hedhin baltë.”-është shprehur këngëtarja.

Eneda Tarifa flet për herë të parë pas ndarjes: Ndihem e … Read More »