ShowBiz

Vera Grabocka grua me fat, Timo Flloko i dedikon fjalët më të bukura të dashurisë

Timo Flloko është një nga aktorët dhe shkrimtarët më të dashur dhe të njohur shqiptar. Një pjesë e madhe e poezive të tij me temë dashurie janë kthyer edhe në këngë.

Së fundmi ‘Panorama Plus’ ka zbuluar se Flloko ka hedhur në treg librin më të ri me poezi “Kërcim në bosh”, i cili nga fillimi në fund është një dedikim për të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.

Në dedikimet plot dashuri për nënën, vajzën, nipërit njëri prej tyre është më i bukuri, sepse në të janë “gdhendur” fjalët më të bukura për dashurinë e jetës së tij.

Nuk ka njeri që nuk e njeh Vera Grabockën, gruan më krijuese të televizonit shqiptar, por bashkëshorti i saj në poezi ka vendosur ta quaj thjesht “V”.

“E prek me sy, u fik e ra në humbësi…/ Mendoj për ty/ Nesër, sa të lind dielli/ krahët të m’i shkrijë si meteor në s’u djegsha, varur do mbetem qiellit…”, janë disa nga vargjet kaq të ëmbla që Timo Flloko ia ka kushtuar Vera Grabockës.

ImageImage

Vera Grabocka grua me fat, Timo Flloko i dedikon fjalët më të bukura të dashurisë Read More »

Kejvina “sfidon” Rudinën: Skam mësuar të flas shqip mirë por do të arrij të bëj atë që bën ti

Të shumta kanë qenë komentet për Kejvina Kthella në mediat rozë. Që në momentet kur doli në ekran, velina e Ermal Mamaqit duket se pati sukses duke ekspozuar pjesë intime të trupit të saj.
Ndërsa sot, e ftuar në emisionin “Rudina”, Kejvina ka folur për jetën e saj dhe për ëndrrat që ka në të ardhmen.

Ndonëse është kritikuar për mënyrën se si flet në ekran, vajza është justifikuar se ka pak kohë që është vendosur në Shqipëri pasi është rritur në Itali.

E pyetur nga Rudina për dialektin gegërisht, Kejvina i është përgjigjur:

Çfarë është kjo”.
Duket se Kejvina ka probleme serioze me gjuhën shqipe, por kjo nuk e pengon atë të thotë se synon të ketë një emision të sajin në të ardhmen.

Kejvina “sfidon” Rudinën: Skam mësuar të flas shqip mirë por do të arrij të bëj atë që bën ti Read More »

U zhduk pas akuzës së rëndë se ishin të lidhur : Këngëtarja i bën ‘gjëmën’ politikanit shqiptar

Pushtoi të gjitha mediat rozë duke deklaruar publikisht se ishte e dashura e një deputeti të martuar, por Anxhelina Shala duket se nuk ka ndërmend të ndalet.
Pasi bëri publike lidhjen e saj me deputetin kosovar Haxhi Shala nëpërmjet publikimit të një sërë fotografish, këngëtarja ka shpërndarë ditën e sotme të tjera momente intime.

Ata shfaqen në shtrat duke shkëmbyer puthje pasionante.

Bukuroshja nuk është ndalur me kaq dhe ka postuar edhe një foto tjetër ku ata shihen të ulur në një lokal pranë njëri-tjetrit.

Theksojmë se në një intervistë për mediat, ajo u shpreh se e kishte njohur politikanin 17 vite më parë dhe se shkak për ndarjen e tyre kishte qenë martesa e deputetit me gruan e tanishme.

Këngëtarja deklaroi se kur e kishte takuar në Berlin pas 17 vitesh nuk e kishte ditur që ai ishte i martuar dhe lidhja e tyre kishte rinisur.

Pas intervistës Anxhelina “zhduki” të gjitha fotot nga rrjetet sociale, duke i bërë të gjithë të kuptonin se lidhja e tyre kishte marrë fund.

Megjithatë të gjithë duket e paskemi pasur gabim, pasi ditën e sotme, këngëtarja i është rikthyer postimeve, duke goditur publikisht deputetin.

U zhduk pas akuzës së rëndë se ishin të lidhur : Këngëtarja i bën ‘gjëmën’ politikanit shqiptar Read More »

E akuzojnë se është homoseksual, Ermal Meta me një dashuri të madhe iu mbyll gojën të gjithëve

“Non mi avete fatto niente” ishte kënga që triumfoi në festivalin e 68 të “Sanremos” në Itali. Ermal Meta e Fabrizio Moro janë në qendër të vëmendjes nga publiku dhe mediat italiane që kur u dha lajmi se ato do të këndojnë bashkë.

Por ky bashkëpunim i frytshëm mes shqiptarit e italianit, ka nxitur edhe lajme se dy këngëtarët janë më shumë sesa miq dhe partnerë në muzikë me njëri-tjetrin.

Zërat e një historie dashurie midis atyre dyve, i ndoqën në rrjetet sociale që nga dita e parë e shfaqjes së tyre në skenën e “Sanremos”. “Ne e duam njëri-tjetrin, por jo aq shumë!” shkruan Ermali në rrjetin social “Twitter”, ndërsa ironizon një faqe “Instagrami” që i paraqet fotot e tyre në pozicione jo të zakonshme.

Në një postim tjetër Ermali shpjegon: “Kam ironizuar me disa foto qesharake pa u ndjerë i ofenduar. Homoseksualiteti nuk është diçka për t’u mbrojtur. Është vetëm se më pëlqejnë gratë, ashtu siç i pëlqejnë edhe Fabrizios. Nëse do të ndryshonte diçka ju premtoj se do ju them vetë! #Rroftëdashuria”.

Duket se me këtë batutë Ermal Meta u ka mbyllur gojën thashethemeve mbi raportin me kolegun e tij në muzikë Fabrizio Moro.

Ndërkohë kujtojmë se kantautori shqiptar është i lidhur me një spikere radiofonike prej disa vitesh. Ndërsa këngëtari italian ka një partnere që nga viti 2007, e cila quhet Giada dhe ka dy fëmijë me të: Libero dhe Anita.

E akuzojnë se është homoseksual, Ermal Meta me një dashuri të madhe iu mbyll gojën të gjithëve Read More »

Arrestohet nga Forcat Speciale këngëtari shqiptar?

Kohët e fundit duket se kanë qenë tejet intensive për një nga këngëtarët me të dashur shqiptar. Pasi u martua me dashurinë e jetës, Besnik Qaka mori lajmin se do bëhej baba, ndërsa tani duket se është “arrestuar”.

Solisti i “NRG Band” ka shtangur fansat pas videos së publikuar në “Instagram”, ku shfaqet duke u arrestuar nga efektivë të Forcave Speciale

Duke parë mimikën e tij, të gjithë menduan se kjo skenë është e vërtetë, deri kur dikush dëgjohet në video duke e udhëzuar këngëtarin se si duhet të veprojë.

Me sa duket Qaka është duke xhiruar klipin e ri, ku luan rolin e një krimineli që prangoset nga policia.

Nuk e kemi parë vazhdimin e klipit, por me siguri mund të themi se këngëtari do t’ia dalë të “arratiset”.

javascript:;

Arrestohet nga Forcat Speciale këngëtari shqiptar? Read More »

Aurela pikëllohet nga nëna e sëmurë me tumor, ka një kërkesë për ta ndihmuar

Ajo njihet jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe si një person që është gjithmonë në ndihmë të personave që kanë nevojë. Qofshin këta të fundit të njohur apo të panjohur të saj.

Po flasim për këngëtaren Aurela Gaçe.

Gaçe këtë here ka shprehur gadishmërinë t’i vijë në ndihmë një gruaje të moshuar nga Vlora. Rastin e të cilës e ka mësuar në mediat online.

Ja postimi i Aurelës në Facebook, ku ka dhe një apel për gazetarët:

“Nje lutje per çdo gazetar ose portal qe i ben kronikat e dhimbshme.

Faleminderit qe na informoni , por here tjeter ju lutemi bashke me lajme te tilla, jepni edhe nje mundesi se si mund te ndihmohet ky “dikush” qe ju publikoni.

Nuk eshte hera e pare qe ndodh. Lexon, njihesh me dhimbjen e dikujt dhe ne brendesi nuk ka asnje mundesi se si mund te ndihmohet ky njeri, asnje numer telefoni.

Nese vertete doni te ndihmoni dike, ju lutemi ta çoni deri ne fund misionin tuaj. Me e pakta numer telefoni. A i lexoni komentet e lexuesve qe duan te kene nje mundesi veprimi?

Keshtu me kete rast , edhe ju e merrni “klikimin tuaj te artë” e ne te njejten kohe I jepni mundesi lexuesit tuaj t’i vije ne ndihme dikujt me ate çfare mundet. Faleminderit”, shkruan Aurela në rrjetin social.

Aurela pikëllohet nga nëna e sëmurë me tumor, ka një kërkesë për ta ndihmuar Read More »

Rrëfimi i fantastik i Ermal Metës: Kam shumë këngë në shqip, dua të jap koncert në Shqipëri

Ka qenë një nga lajmet më fantastike të javës që lamë pas, fitorja e Ermal Metës në festivalin e Sanremos. Djali nga Shqipëria arriti të marrë trofeun e një festivali, i cili ka qenë gjithnjë super i ndjekur nga shqiptarët, mbase të një brezi jo fort të ri në moshë. Ne kemi gjetur një rrëfim të bërë në verën e shkuar për gazetaren e programit “No Filtër” nga Jona Spahiu, e cila shkoi deri në Milano për ta takuar Ermalin.

Intervista është shumë interesante, pasi aty Ermali tregon detaje të panjohura për jetën e tij. Ishte koha kur ai kishte fituar vendin e tretë te të rinjtë e Sanremos e më pas vendin e tretë te këngëtarët Big.

E, megjithatë, suksesi i tij në Itali ishte i jashtëzakonshëm. Ermali rrëfente se kishte bërë 900 koncerte live në të gjithë Italinë dhe kudo është pritur jashtëzakonisht shumë mirë. I pyetur nga gazetarja për krijimtarinë e tij, këngëtari rrëfen se krijimet e tij i bën kur është shpirtërisht i trazuar.

Ato momente e frymëzojnë më shumë. Gjithashtu, ai tregon me sytë që i shkëlqejnë për të dashurën e tij. Edhe pse diskret për marrëdhënien me Silvian, gazetaren e njohur në Itali, ai i rrëfeu Jonës se Silvia është njeriu së cilës ai i tregon së pari krijimet e tij, madje ka raste që e zgjon edhe në 4 të mëngjesit për t’ia dëgjuar këngët.

I pyetur për Shqipërinë, Ermali rrëfen se ruan kujtimet më të bukura nga fëmijëria. Madje, ai suprizon kur tregon se ka kompozuar disa këngë të cilat kanë tekste në shqip dhe se ka dëshirë të vijë të japë koncert në Shqipëri.

Ermali të mahnit në intervistë me modestinë dhe njëkohësisht me madhështinë e dimensionit të një artisti gjeni, i cili nuk ka nxituar të jetë menjëherë pjesë e skenës dhe të kërkojë suksesin vetë ai si person.

“Hera e parë që jam ngjitur në skenë ka qenë si teknik skene për një koncert të një grupi të famshëm – rrëfen Ermali. Më pas kam bërë tekste dhe muzikë për shumë këngëtarë të famshëm. Pasi kam kënduar për shumë vite me një band, vendosa të kërkoj suksesin si solist”.

Një nga detajet më interesante të tij është edhe marrëdhënia që ka me instrumentet. “Unë kam luajtur gjithmonë në piano. Nuk mund të rri pa luajtur në piano, e ndjej të nevojshme. Një herë kur theva këmbën dhe nuk luaja dot, i kërkova një shokut tim të më mësonte kitarën. Dhe tani luaj në piano dhe në kitarë” – tregon ai.

Gjithçka në atë rrëfim të sinqertë, fliste për një sukses që do të njihte vetëm rritje siç edhe ndodhi në të vërtetë. Pak muaj më vonë, Ermal Meta fitoi çmimin më të rëndësishëm për muzikën italiane, atë të Sanremos. Tani në faqen e tij në “Facebook” dhe “Instgram”, ai tregon për turneun e tij ku po lançon edhe albumin e ri. Praktikisht, ai është çdo ditë në koncert në vende të ndryshme. Dhe ne i urojmë suksese këtij djali shqiptar të talentuar, që, më në fund, po korr frutet e një pune të gjatë dhe këmbëngulëse.

Rrëfimi i fantastik i Ermal Metës: Kam shumë këngë në shqip, dua të jap koncert në Shqipëri Read More »

Erion Veliaj e pagoi Ardit Gjebrenë 80 mijë dollarë

Rreth 22 orë më parë një e-mail nga Bashkia e Tiranës ka mbërritur në të gjithë listën e adresave të redaksive në Shqipëri. Përmbajtja e tij kishte të bënte me mbjelljen e pemëve nga kryebashkiaku Erion Veliaj nën shoqërinë e dy personazheve të njohur: Genti Sala i AMA-s dhe Ardit Gjebrea i të ‘Dielës Shqiptare’.

Shkruan stafi i Veliajt:

‘…kantautori e prezantuesi i dashur për publikun, Ardit Gjebrea, iu bashkuan aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 100 pemëve të reja pranë liqenit të Farkës, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital.

“Ndoshta, jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por siç thoshte Nënë Tereza, mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Të jam shumë mirënjohës për faktin që, si në skenë, si jashtë skene, mbetesh një artist model dhe më vjen mirë që falë këtij shembulli, edhe shumë të tjerë, ata që të ndjekin, apo shumë prej qytetarëve që kërkojnë mesazhe pozitive, do na bashkohen me këtë nismë”, nënvizoi Veliaj.’

Vazhdon më tej stafi i Veliajt për Gjebrenë:

‘’Sa herë që kam udhëtuar me makinë për në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi, po ta keni vënë re, gjithmonë është si e prerë me thikë: Pjesa jonë është pa pemë, pjesa e tyre është me pemë dhe ti ndjen një keqardhje e thua: Çfarë ka ndodhur? Por, gjithmonë e kam parë, e kam konstatuar, por asnjëherë nuk e kisha marrë lopatën për të dhënë një kontribut. Pra, nuk duhet vetëm të themi: Pse ne kështu? Por, merr lopatën dhe bëje”, tha Gjebrea.’

Gjebrea nuk është vetëm i së ‘Dielës Shqiptare’ por edhe i ‘Këngës Magjike’, festival që e realizon përvit, çdo dhjetor.

Edhe vitin që shkoi, kështu ndodhi. Gjebrea bëri të ditur për publikun se qe Bashkia e Tiranës që po e mbështeste Këngën Magjike. Por ekspozimi i Bashkisë së Tiranës nuk mbeti me një falenderim ‘të thatë’, ai ishte ‘qepur’, batuta pas batutash edhe për kreun e saj, kryebashkiakun.

Sipas të dhënave të marra nga ‘Spending Data’, Veliaj e ka paguar Gjebrenë 87 milionë lekë (rreth 80 mijë dollar) për festivalin ku doli në skenë dhe bëri ca biçim batutash.

Gjebrea e ka marrë pagesën nga kryebashkiaku hokatar në 6 shkurt të këtij viti nëpërmjet transaksionit me ‘Shoqatën Jon Music’.

Buxheti vjetor i Teatrit Kombëtar në Shqipëri është 100 mijë dollarë, ndërsa PR-i i bashkisë te Kënga Magjike kushtoi 80 mijë dollarë./Hashtag.al

Erion Veliaj e pagoi Ardit Gjebrenë 80 mijë dollarë Read More »