ShowBiz

Aurela Gace filmohet me ‘Dashnorin’, ata nuk përmbahen: ‘O në ….të s’ëmës eeeee…!’

Aurela Gace është pa diskutim një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila po i reziston më së miri kohës.

Por duket se jeta e saj edhe jashtë skenë është e lidhur me muzikën. Këtë e vërteton më së miri një video të cilën ajo e ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shkruan Syri.net.

Në këtë video ajo shfaqet përkrah këngëtarit të njohur, Dashnor Dikos, dhe sipas asaj që shkruan në mbishkrim, ka qenë edhe nën shoqërinë e mikeshës së saj Eli Fara.

Në këtë video Aurela shfaqet duke kënduar një këngë, ku si pjesës të refrenit ka edhe  togfjalëshin “O të s’sëmës”. Menjëherë pas saj aureola dhe Dashnori nuk përmbahen më dhe ia plasin të qeshurës.

Pikërisht këtë togfjalësh Aurela e ka shkruan në krye të fotografisë, ndërkohë që në fund të saj shkruan: “Mbrëmë, një taki kokë më kokë…”, të shoqëruar edhe me dy ‘emoji’ me lot.

Aurela Gace filmohet me ‘Dashnorin’, ata nuk përmbahen: ‘O në ….të s’ëmës eeeee…!’ Read More »

Kjo femër të bën ta blesh revistën

Modelja amerikane, Haley Kalil, është shfaqur shumë seksi me bikini në numrin më të ri të revistës Sports Illustrated Swimsuit.

Të martën e kaluar është publikuar numri më i ri i revistës së njohur të kostumeve të larjes. Në mesin e shumë modeleve nga e mbarë bota, për Sports Illustrated Swimsuit 2018 ka pozuar edhe bukuroshja nga Shtetet e Bashkuara, Haley Kalil. Modelja joshëse ka pozuar me bikini në plazh, duke realizuar disa fotografi tejet seksi – madje edhe gjysmëzhveshur.

Më poshtë mund t’i shihni disa prej fotove të Haley Kalilit për SI Swimsuit 2018

 

 

Kjo femër të bën ta blesh revistën Read More »

Nexhmije Hoxha siç nuk e keni parë ndonjëherë

Rezarta Shkurta, bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës, ka postuar një foto të vajzës së saj Herës me stërgjyshen e saj Nexhmije Hoxhën, gruan e Enver Hoxhës.

‘Ne e kemi shume xhan nena Mian, edhe pse ja marim te gjitha stirolapsat ku ajo cdo dite shkruan, dhe hedh kujtimet e saj me gjyshin e madh @herahoxha.al #Family’ ka shkruar Rezarta në postimin e saj të cilin e ka shoqëruar me zemër.

Nexhmije Hoxha siç nuk e keni parë ndonjëherë Read More »

Aktori shqiptar i humorit: Fama më shkatërroi, pija e bëja jetë të shfrenuar

Është një aktor i dashur i humorit shqiptar dhe shumë e kanë njohur Albano Bogdon si djalin nga jugu me flokët “si shkurre”.
Mëngjesin e sotshëm ai ka treguar me sinqeritet anën negative dhe më të errët që fama i dha një njeriu të thjeshtë. I riu i talentuar tregon se në vend që të qëndronte modest, zgjodhi pijen dhe jetën e shfrenuar, gjë që më tej i solli probleme të shumta.

Albano thotë për emisionin “Rreze Dielli”:

Për rreth 3 vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj ende të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë që ti bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija dy shishe alkool në ditë. Dhe kjo zgjati për afro 1 vit e gjysmë – 2 vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar”.
Pasi nuk përballoi dot famën, nisën edhe problemet në jetën personale. Albano u nda nga e fejuara bukuroshe, Flavia Llakaj, e cila përherë i kishte qëndruar pranë, deri sa nuk mundi më.

Në vijim ai bëri me dije se ky problem tashmë ka kaluar dhe ka hequr dorë tërësisht nga alkooli. Prej 2 qershorit 2016 Albano bën me dije se nuk ka konsumuar asnjëherë alkool.

Aktori shqiptar i humorit: Fama më shkatërroi, pija e bëja jetë të shfrenuar Read More »

Rezarta Shkurta ‘sulmon’ Dalina Buzin: Ti më the nuk ishe e lumtur, se burri jot…

Fotografia e publikuar paraditen e djeshme nga Rezarta Shkurta, ku dukej vajza e saj dhe e veja e diktatorit Enver Hoxha ka nxitur debat.
Hera Hoxha në prehrin e Nexhmies dhe një mesash i dedikuar raportit të veçantë mes tyre, ka bërë që ne media të nisë një sherr i befasishëm.

Pas postimit të fotos, Rezarta me anë të dy postimve të njëpasnjëshme ka sulmuar vrullshëm gazetaren dhe drejtuesen e Anabel, Dalina Buzin, pas një shkrimi që kjo e fundit ka hedhur në portalin e saj ku shkruante se Shkurta i thur herëpashere lavde dashurie Enver Hoxhës.

Në letrën publike drejtuar Dalinës Rezarta nuk i ka kursyer disa ‘thumba’ si dhe sekrete familjare që i ka treguar vetë drejtuesja e ‘Anabel’.

Rezarta Shkurta ‘sulmon’ Dalina Buzin: Ti më the nuk ishe e lumtur, se burri jot… Read More »

Kërkoi para për të marrë pjesë në koncertin e Pavarësisë, babai i Dua Lipës sqaron gjithçka

Ka kaluar mes shumë polemika sa i takon të ftuarve në koncertin festiv për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku Rita Ora ishte e pranishme, por jo Dua Lipa.

Dua Lipa tashmë këngëtare me famë ndërkombëtare kishte krijuar pritshmëri që do ishte në Prishtinë, në shtëpinë e saj, mirëpo siç duket askush nuk e kishte ftuar Duan.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, babi i Dua Lipës, njëherësh edhe menaxher i saj është shprehur:

Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndiejmë keqardhje.”
Dukagjin Lipa u referohet zërave që nxorën hipotezën që Dua nuk kishte pranuar të vinte në koncert për shkak se ka mosmarrëveshje me Rita Orën apo edhe për shkak të pagesës së lartë. Gjithsesi, mbeten zëra të mohuar nga njeriu më i afërt i Dua Lipës.

Kërkoi para për të marrë pjesë në koncertin e Pavarësisë, babai i Dua Lipës sqaron gjithçka Read More »

Zbulohet lidhja e re e dashurisë e Ema Andreas me partnerin, aktorja kapet duke u puthur në Tiranë

E ka thënë që zemrën këto kohë e ka plot, por vetëm kaq. Fjala është për Ema Andrean, e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes, për fotot e saj artistike dhe thuajse nudo, për përplasjen me aktorin Genti Kame dhe marrëdhënien prindërore me vajzën e saj, Sarën.

Këto janë disa prej ngjarjeve që e kanë mbajtur nëpër mediat rozë aktoren Ema Andrea, e cila flitet se është në një lidhje me fotografin Eldon Luarasi.

Por, pas këtyre fotove të publikuara nga revista “Story” nuk është nevoja të presim miratimin e Emës.

Ema është fotografuar duke shkëmbyer puthje me Eldonin dhe me sa duket po kalojnë një histori mjaft të bukur dashurie

Zbulohet lidhja e re e dashurisë e Ema Andreas me partnerin, aktorja kapet duke u puthur në Tiranë Read More »