Kiara zbulon për herë të parë çfarë i tha familja për propozimin
Kiara Tito ka dhënë një intervistë ekskluzive për rubrikën “Mos i bjer me top” në emisionin “E Diell” duke zbuluar se çfarë i tha familja pas propozimit që Luizi i bëri në BBVIP.
Ajo tha se familja e saj është shumë e lumtur, ndërsa shtoi se nënë Leta mezi pret të takojë dhëndrin.
“Familja është shumë e lumtur, e kishin pritur këtë ditë, erdhi më herët.
Nënë Leta është një fanse e zjarrtë e Luizit. Unë e kam gjithmonë gabim, ai ka të drejtë. Mezi pret të takojë dhëndrin”, tha Kiara.
Kiara zbulon për herë të parë çfarë i tha familja për propozimin Read More »