ShowBiz

Çfarë i ndodhi?Efi qan me ngashërim e vetme në oborr

Mbrëmjen e djeshme, Efi Dhedhes ka qëndruar për një moment vetëm në oborr. Ajo mori një batanije me të cilën u mbështoll dhe më pas u shtri e vetme në një kolltuk.

E teksa ishte vetëm, Efi është përlotur. Nuk dihet arsyeja se pse ajo ka qarë, pasi gjatë kësaj jave katër finalistët kanë bërë vetëm humor, gallata dhe batuta.

Efi së bashku me Luiz Ejllin, Dea Mishel dhe Krist Aliajn, kanë pasur javën më të qetë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ata kanë lënë pas hatërmbetjet mes tyre dhe kanë vendosur që ditët e mbetura deri më 6 maj, kur do të mbahet finalja e madhe, të jenë vetëm me gëzime.

Çfarë i ndodhi?Efi qan me ngashërim e vetme në oborr Read More »

Luizi ka një kërkesë speciale për Edi Ramën: Na mori malli me e pa…

Banori i Big Brother Vip, Luiz Ejlli ka një kërkesë të veçantë për kryeministrin Edi Rama.

Këngëtari ka thënë teksa bisedonte me banorët se do të donte një video-call me kryeministrin, ndërsa e ka cilësuar një personazh “tip” dhe shumë “karizmatik”.

“Dua një videocall me Ramën, është shumë tip, është shumë karizmatik, na mori dhe malli me e pa, 4 muaj pa e parë, ishim mësuar ta shohim përditë”, ka thënë Luiz Ejlli.

Luizi ka një kërkesë speciale për Edi Ramën: Na mori malli me e pa… Read More »

Luizi: Më 7 maj do takoj dy gratë e lagjes që besonin se do isha fitues, pastaj do…

Teksa dhe pak ditë na ndajnë nga data 6 maj, finalja e madhe e Big Brother Vip, banorët kanë nisur të bisedojnë për planet pas daljes nga shtëpia.

Luizi tha se sapo të dalë do takoi Kiarën, më pas do takoi dy gra që i kanë thënë atij se nëse futet në Big Brother do dali fitues.

“Kam për të takuar nja dy gra tek lagjia, një që është tek marketi dhe pastruesen e shkallëve. Të dyja më kanë thënë që po hyre ti atje, do e fitosh. Isha duke i ngacmuar gjithë kohës, duke qeshur me lot ato dy gra. Ato të dyja dua t’i takoj”, u shpreh Luizi.

Ai shtoi se pas kësaj, do marrë makinën dhe do niset direkt në Shkodër dhe do vizitojë varrin e të atit. Duke biseduar me Efin dhe Kristin, ai tha se më pas do takoi mamanë e tij që po e pret në Shkodër dhe se bashkë do vijnë në Tiranë.

Luizi nuk la pa përmendur edhe planet për dasmën e tij me Kiarën. Ai madje, po fliste edhe për ndarjen e tavolinave, duke i thënë Kristit se do e ulë atë me Armaldon, Evën, Ermionën, Gentin dhe Ronaldon në tavolinë.

Ai nuk la pa përmendur edhe pushimet që ka fituar gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Në korrik, tha ai do shkojë në Antalya me Kiarën, ndërsa në tetor ata do shkojnë në Maldive.

Luizi: Më 7 maj do takoj dy gratë e lagjes që besonin se do isha fitues, pastaj do… Read More »

Balina Bodinaku reagon për herë të parë pas komenteve të Luizit

Balina Bodinaku ishte me Ermal Peçin këtë të diel në programin ‘Më prit në fundjavë’. Edhe pse ajo nuk ishte këtë vit opinioniste në BB VIP nuk i ka shpëtuar dot jehonës së reality show.

Gazetarja i tregoi Ermalit se presionin që po ndjejnë dy opinionistët aktual e ka ende të freskët nga eksperienca e saj e vjetshme duke nënvizuar aspak normale gjuhën që përdoret kundër tyre.

“Opinionet mbeten opinione. Ti duhet ta respektosh, ta dëgjosh. Mund të mos pëlqej por duhet ta respektosh opinionin e dikujt në lidhje me një temë të caktuar”, tha Bodinaku duke shtuar se edhe rastet e dhunës janë të patolerueshme.

A ka pasur momente që nga kolltuku e divani i shtëpisë së saj ajo është revoltuar me ngjarje të programit?
“Gjuha e Luiz Ejllit herët e fundit ka qenë e papranueshme. Po të isha opinioniste aty do ta thota patjeter”, shtoi Balina.

Edhe pse nuk është në karrigen e programit ajo bën shpesh LIVE në Instagram për ecurinë e BBVip. Nuk ndahet dot nga jehona e programit?

“Të gjithë flasin për ta, për ngjarjet aty. Edhe nëse e bëj për audiencë, për ndjekësa nuk shoh asgjë të keqe. Nësë më rriten ndjekësit nga këto LIVE, le të rriten s’ka asgjë të keqe”, përfundoi Bodinaku.

A do të rikthehet edicionin tjetër? Balina duket se nuk mbyll dyer në projektet e saj dhe la të hapur mundësine e rikthimit në spektakël.

Balina Bodinaku reagon për herë të parë pas komenteve të Luizit Read More »

Efit nuk i del inati ndaj Deas: Është si qeni që s’leh, por të ha!

Në një intervistë të zhvilluar brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother në Top Albania Radio, Efi ka folur për shumë banorë. E pyetur në lidhje me Dean, ajo e përshkroi si “qenin që nuk leh, por të ha”.

“Në pjesën e lojës, mua më kishte në dorë edhe e bëri, dha 3 emra e 3 arsye”, tha më tej Efi.

Pjesë nga intervista:

Dea, shiko nuk kam asgjë të keqe për të thënë për asnjërin. Dea ka atë qetësinë vrastare, që po e shpjegonte edhe pak më parë edhe vetë, që i mban emocionet. Duket ndonjëherë që thonë “Qeni që leh nuk të ha”, në këtë rast jam unë, dhe Dea është ajo që nuk leh. Në pjesën e lojës, mua më kishte në dorë edhe e bëri, dha 3 emra e 3 arsye.

Efit nuk i del inati ndaj Deas: Është si qeni që s’leh, por të ha! Read More »

Luizi merr vendimin e papritur

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel. Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro kanë intervistuar Luiz Ejllin, i cili u shpreh se “BBV2” do të jetë kompeticioni i funfit për të dhe nuk do të marrë pjesë as në ndonjë festival dhe të mbahet mend si fitues.

“Për mua fitimi i këtij formati është jetike jo prej pasionit dhe dëshirës…

ky do jetë kompeticioni i fundit që do marr pjesë, nuk do marr më pjesë në festivale… kam qejf ta mbyll duke fituar…”, u shpreh Luizi.

Luizi merr vendimin e papritur Read More »

U fol se i dha fund lidhjes me të dashurin ekonomist, Efi tregon si qëndron e vërteta

Efi pasi u bë pjesë e “BBV” ka treguar historinë e saj të dashurisë ku ka folur jo pak herë brenda ambjenteve për të dashurin e saj.

Duke mos dhënë shumë detaje ajo ka rrëfyer se partneri i saj është ekonomist.
Mirëpo, kohët e fundit pati aludime se ajo i ka dhënë fund lidhjes. Disa media raportuan se ajo dhe partneri i saj janë ndarë, duke mos i zbuluar shkaqet.

Gjë që mesa duket është e pavërtetë. Ditët e fundit ajo ka folur për të dashurin. Në një bisedë me Dean dhe Kristin, Efi përsëriti se ka dikë që e pret jashtë.

Po ashtu, mbrëmjen e djeshme bëri disa batuta me Luizin duke i thënë se ai ka Kiarën kurse ajo të dashurin e saj. Efi ka deklaruar se qetësia e partnerit e ka bërë për vete që në fillim dhe se ai i nxjerr anën e saj më të mirë.

“Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq. Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar ,”-tregoi Efi.

U fol se i dha fund lidhjes me të dashurin ekonomist, Efi tregon si qëndron e vërteta Read More »

‘Banori’ i ri futet në BBV, Luizi vrapon për ta nxjerrë

Katër finalistë në shtëpi: Luizi, Efi, Dea dhe Kristi janë në javën e tyre të fundit në shtëpi dhe për momentin po e shfrytëzojnë për tu kënaqur duke lënë mënjanë debatet.

Katër thamë? Ndjesë, janë pesë ose edhe më shumë sepse në shtëpi më shumë se njëherë kanë qarkulluar video ku minj vijnë vërdallë.

Një miush e ka parë Luizi të cilin në fillim e tremb dhe pastaj e ndjek por ai fshihet nën kanapet e kuzhinës epo kjo pikë e zezë, ai sa i premtoi nënës se nuk do bënte debate me banorët, tani i duhet të mendojë sërish se si të nxjerri miun nga dera e kuqe..

‘Banori’ i ri futet në BBV, Luizi vrapon për ta nxjerrë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com