ShowBiz

Dy ditë para dasmës/ Luizi habit me deklaratën për Kiarën

Luizi ka vendosur të bëhet i sinqertë e të tregoj të vërtetat e lidhjes me Kiarën.

Teksa ishte duke biseduar me tre finalistët e tjerë, Luizi është shprehur se fillimisht Kiara nuk ka patur tërheqje fizike për të, por duke e njohur filloj ta pëlqente më shumë.

Nga ana tjetër Kristi e ka vlerësuar karakterin tek një femër, por ndërkohë e ka konsideruar të rëndësishme edhe anën fizike.

Kiara më ka thënë jo që në fillim se nuk ka patur tërheqje fizike. Më mbrapa duke duke më njohur me ka pëlqyer”- u shpreh Luizi.

Dy ditë para dasmës/ Luizi habit me deklaratën për Kiarën Read More »

Me cilën figurë historike identifikohet? Luizi habit me përgjigjen

Katër finalistët e Big Brother VIP i janë përgjigjur disa pyetjeve që Vëllai i Madh u ka bërë.

Teksa qëndronin në oborr dhe diskutonin për pyetjet, një prej tyre ishte se me cilën figurë historike identifikohen.
Luizi ka habitur me përgjigjen e tij duke thënë: Akili. Megjithatë ajo që habiti më shumë banorët e tjerë ishte arsyeja e përgjigjes.

Luizi: Unë identifikohem me Akilin

Luizi: Po se ai kishte pikë të dobët themrën, ndërsa unë kam Kiarën

Banorët qeshën pas përgjigjes së Luizit

Me cilën figurë historike identifikohet? Luizi habit me përgjigjen Read More »

Ilda Bejleri ‘shpërthen’ kundër finalistes së BBVIP: ‘Efit nuk i dihet emri i të dashurit. Ngeli Genci, Genci…’

Ilda Bejleri ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në ‘Big Brother Fan Club’ për të folur mbi banorët dhe lojën e tyre.

Moderatorja ishte përkrahse e lojës së Luizit, të cilin e cilësoi si lojtarin më të mire të të gjithë ‘Big Brother-ave’.

E nga ana tjetër kishte kritika për Efin, që e cilësoi si fallco. Mes të tjerash tha se nuk ka qenë transparente me publikun, pasi nuk ka treguar ende kush është i dashuri i saj.

Sipas Ildës, ajo ka marrë pjesë në një “reality show” dhe duhet të jetë e hapur që publiku ta njohë.

“Efit nuk i dihet emri i të dashurit njëherë, ngeli Genci Genci, çështje kjo? Unë nuk e shoh kurrë këtë popullaritetin e Efit. Është në një reality show. Nuk ka mundësi ta fitojë se dhe ato fansat aty janë familjarë. Ti Luizit i njeh këdo, motrën, nënën, kunatin.”- tha Ilda.

Ilda Bejleri ‘shpërthen’ kundër finalistes së BBVIP: ‘Efit nuk i dihet emri i të dashurit. Ngeli Genci, Genci…’ Read More »

Maestro zbulon dhuratën që do t’i japë Luizit dhe Kiarës në dasmë

Ai është një nga figurat më të diskutuara në Big Brother Vip, me batutën gati, humorin dhe debatet me këngëtarin Luizi Ejlli, arriti të jetë një nga protagonistët e këtij formati.

Maestro Armaldo Kllogjeri, i ftuar në “Vila24” me moderatoren Brunilda Lahe ka ardhur në një intervistë ndryshe për ekranin e News24.

“Nuk e kisha menduar finalen por me kalimin e kohës duke parë ecurinë po i thoja vetes pse të mos jem pjesë e saj. Nuk u bë e mundur, tani pak rëndësi ka, e rëndësishme është që unë u bëra personazh, rëndësi ka që njerëzit të më duan, dhe BBV do mbahet mend për tre veta: Unë, Olta dhe Luizi”.

I pyetur për dhuratën që do t’i bëj çiftit Luiz – Kiara në dasmën që do të organizohet në finalen e BBV, Armaldo zbuloi se cila do të jetë surpriza që ka për ta.

“Di që do të ketë celebrim, por me orkestër e muzikë e të kërcejmë e të këndojmë nuk e di, por edhe nëse është kështu do e festojmë. Të them të drejtën dhuratën nuk e kam menduar, do i jap një zarf se kjo zgjedhja e dhuratave është e vështirë, nusja ka shije tjetër unë tjetër, a ju pëlqen atyre, problem dhe vendi ku do e vendosin etj. Më mirë zarfin e të bëjnë ç’të duan”-tha Armaldo.

Moderatorja: E ka të rëndë zarfin Luizi dhe Kiara?

Armaldo Kllogjeri: Unë do shtri këmbët sa të kem jorganin.

Maestro zbulon dhuratën që do t’i japë Luizit dhe Kiarës në dasmë Read More »

Luizi dhe Kiara do të martohen në finalen e BBV! Do habiteni kush do të jetë dëshmitarja e çiftit

Një dasmë të vertetë! Kjo është surpriza e madhe e përgatitur nga produksioni për çiftin e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Dashuria e tyre do të kurorëzohet në datën e finales së madhe të 6 majit me praninë e njerzve të afërt.

Vip Magazine mëson se dëshmitare në dasmën e çiftit do të jetë gjyshja e moderatores e cila tashmë njihet dhe nga publiku si nëna Leta.

Ditën e djeshme Luizi dhe Kiara festuan të ndarë 3 muaj nga dasma e realizuar në shtëpinë e BBV, ku ata dhanë edhe puthjen e parë.

Ndërkohë në mbrëmjen e eliminimit të Kiarës, Luizi i bëri asaj një propozim duke u ulur në gjunjë përballë milionave shqiptarve.

Pas daljes nga Big Brother VIP, Kiara ka nisur përgatitjet për ceremoninë që do të mbahet me datë 6 maj.

Ajo ka vendosur kontakt edhe me familjarët e Luizit duke kaluar edhe më shumë kohë me nënën e Luizit e cila udhëtuar nga Amerika për të qene afër djalit të saj në këtë ditë të madhe.

Luizi dhe Kiara do të martohen në finalen e BBV! Do habiteni kush do të jetë dëshmitarja e çiftit Read More »

Luiz Ejlli tregon çfarë do ‘t’i ndodhë’ natën e finales

Teksa katër ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother, Luizi bisedoi me banorët për 6 majin. Ai tha se në momentin kur moderatorja e emisionit Arbana Osmani do ketë zarfin në dorë, ai do humbasë 20 kilogramë nga stresi.

Duke folur me Efin, Luizi tha se ka dëshirë të dalë ose i katërti ose fitues dhe se nuk do e donte vendin e dytë. Efi nga ana tjetër i tha Luizit se nëse ai nuk shpallet fitues, ai nga inati nuk do e urojë as fituesin.

Aludimet për fituesin e këtij edicioni kanë qenë të shumta brenda shtëpisë. Të katërt finalistët për një arsye apo një tjetër mendojnë se vetë ata do jenë fitues të këtij edicioni.

Do jetë publiku ai i cili do vulosë përfundimisht se cilin prej 4 finalistëve, do të shpallë fitues të këtij edicioni të dytë./tch/

Luiz Ejlli tregon çfarë do ‘t’i ndodhë’ natën e finales Read More »

Dy ish-banorët e BBV i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja që çoi në ndarjen përfundimtare

Getinjo dhe Vivien i kanë dhënë fund lidhjes që nisën në “Big Brother VIP Kosova”. Lajmi është bërë i ditur nga burime për “Prive” së bashku me arsyen e ndarjes.

Raportohet se dyshja kanë pasur disa debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin gjë e cila ka sjellë më pas dhe ndarjen e tyre. Sipas burimeve shkak janë bërë dhe pikëpamjet e ndryshme përsa i përket të ardhmes së “përbashkët”.

Raportohet se një prej debateve të tyre më të forta ka ndodhur në Zvicër një ditë pas festimit të 30- vjetorit të ish-banores.

Dy ish-banorët e BBV i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja që çoi në ndarjen përfundimtare Read More »

Luiz Ejlli rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon sa herë ka dashur të largohet nga BBV

Luiz Ejlli ka zbuluar ditën e sotme se ka dashur që të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dy herë.

Teksa ndodhej në dhomën e gjumit, Efi Dhedhes e pyeti se ‘sa herë ke dashur që të ikësh?”.

Këngëtari i njohur fillimisht tha “1 herë”, por pastaj tha se edhe kur është eliminuar partnerja e tij, Kiara Tito.

“Sa mirë bëri që u rikthye. Se i binte mos ta shikoja 1 muaj e gjysmë, është shumë. Tani i bie dy javë dhe e di që është e lumtur. E di që e ka unazën në gisht, e di se po pret edhe ajo. Tokë e zënë, tani është duke dalë thashë e ta ketë me vete, tokë private, ruhet nga shteti”, tha Luiz Ejlli.

Luiz Ejlli rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon sa herë ka dashur të largohet nga BBV Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com