ShowBiz

Luiz Ejlli tregon emrin e ish-banores së ‘BBVA’ që do t’i kushtojë një këngë pas finales

Një video që është bërë virale në rrjetet sociale është një batut e Luiz Ejllit ku shprehet se do të bëjë një këngë me Elgit Dodën.

Por, këtë herë nuk do të jetë për Kiarën, me nota humori banori i BBV thot se do jetë për Tean.

Kjo pasi kanë pasur shumë zënka brenda shtëpisë.

Luiz Ejlli tregon emrin e ish-banores së ‘BBVA’ që do t’i kushtojë një këngë pas finales Read More »

Trondit Tea Trifoni: ‘Kiara Tito më ka kërcënuar. Një familjar i saj që punon në ministri…’

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Tea Trifoni ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Më lër të flas”.

Ajo u shpreh se është kërcënuar me jetë nga Kiara Tito dhe një familjar i saj, i cili sipas Teas është edhe punonjës në një ministri.

Ish-banorja ka deklaruar se një gjë e tillë nuk i ka ndodhur vetëm asaj, ndërsa shtoi se për incidentin Kiara nuk është ftuar as në një prime.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, dy javë më parë, Kiara me kunatin e saj, familjarin, më tha do të të marr zvarrë, do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai zotëria. Shqipëria që duam. Më thanë që është burri i tezes së saj. Ndodhi gjithçka live. I thashë thjesht hajde, por ai iku. Kishte edhe njerëz të tjerë prezent që e panë skenën, një nga ata ishte edhe Ronaldo por që më kërkoi të mos flas për këtë gjë, sepse nuk dëshironte të prononcohej.

Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj.

Nga ana tjetër Ronaldo me mua pi kafe ndërsa sapo ndizen kamerat është kundër meje sepse kjo i jep vëmendje.

Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. nuk më ka ndodhur vetëm mua, nuk jam e vetmja që jam kërcënuar prej tyre. Ka ndodhur edhe me të tjerë, me Zhaklinën për shembull, edhe ajo është kërcënuar”, ka deklaruar ajo.

Trondit Tea Trifoni: ‘Kiara Tito më ka kërcënuar. Një familjar i saj që punon në ministri…’ Read More »

Del promo e finales së madhe të ‘Big Brother VIP’

Vetëm edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 2.

6 maji do të jetë dita kur njëri prej katërshes Luiz, Efi, Kristi, Dea do të jetë fituesi i çmimit të madh.

Top Channel ka publikuar promon e finales në të cilën ka përmbledhur momentet më të bukura të këtij edicioni dhe ato më të paharrueshmet.

Në klip dëgjohen edhe përjetimet e katër finalistët teksa shpjegojnë ndjesinë që u dha ky edicion.

Del promo e finales së madhe të ‘Big Brother VIP’ Read More »

Luizit i organizojnë Festën e Beqarisë, Kiara kërkon urgjent ta fusin në shtëpi

Luizi ka festuar mbrëmë Festën e Beqarisë. Vëllai i madh i ka sjellë surprizë disa striptiste. Vajzat sexy kanë kërcyer për Luizin duke dhuruar atmosferë.

Pas pamjeve që janë transmetuar, Kiara ka reaguar menjëherë.

Ajo ka postuar një video ku shihet duke parë Big Brother dhe shkruan: “Më fusni në shtëpi tani!”

Luizit i organizojnë Festën e Beqarisë, Kiara kërkon urgjent ta fusin në shtëpi Read More »

Luizi po planifikon ‘hakmarrjen’: Kur të dal do i shkoj drejtoreshës në zyrë…

Luizi ende pa përfunduar loja e Big Brother, me 2 ditë të mbetura, po mendon për ditët që e presin jashtë.

Në rrëfimin e jetës ai tha se ishte zhgënjyer nga shumë njerëz, e megjithatë ishte bërë më i fortë nga kjo.

“Kurioz jam si do më shohin ca fytyra jashtë, kur të dal. Naj drejtoreshë burimesh e 2-3 të tjerë, si do më shohin.

Do i shkoj në zyrë. Kur të dal, kot, dua vetëm t’i hap derën. Me hap derën e me i thënë: E dini vetë…

Më keni rënë në qafë kot,” tha Luizi.

Luizi po planifikon ‘hakmarrjen’: Kur të dal do i shkoj drejtoreshës në zyrë… Read More »

Kush është fansi ‘sekret’ i Luizit, Donaldi zbulon emrin

Finalistët e Big Brother darkuan mbremjen e djeshme me dyshen finaliste të sezonit të parë. Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj shoqëruan banorët në një darkë ndryshe ku nuk munguan bisedat e shumta.

Në një nga momentet, Luizi është shprehur se banorët janë mbajtur me gjithë të mirat, nuk kanë pasur as qira për të paguar e as kanë paguar për të ngrënë.

Po ashtu Donaldi i përmendi Luizit dhe opinionisten e vitit të kaluar, ku sipas këngëtarit ajo e kishte mbështetur Donaldin në çdo fjalë të tij.

“Tani kthehemi në jetë reale, stresi, halle, detyrime, llogari, këtu ishim mirë, të na lenë dhe 3 muaj,” tha Luizi.

Donaldi: Të të them diçka, rri i qetë vëlla. Të dëgjova atë që the me Balinën vjet, që më mbështeste mua. Por të them që Balinën e ke mbështetëse të fortë jashtë

Kush është fansi ‘sekret’ i Luizit, Donaldi zbulon emrin Read More »

Luizi habit sërish, zbulon strategjinë e ndjekur nga fituesi i Big Brother në…

Luizi shpesh herë ka habitur me deklaratat e tij dhe se sa e ka studiuar lojën e Big Brother.

Këtë e ka bërë duke ndjekur jo vetëm Big Brother-at e zhvilluar në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.

Madje ai vuri në përdorim edhe strategjitë e fituesve, ku përmendim këtu atë të fituesit të Kanadasë, kur u fut në banjë me Armaldon dhe Kristin, për të dalë në nominim kokë më kokë me ta.

Por një tjetër gjë që e ka zbuluar sot është se ka ndjekur edhe Big Brother-in e Taxhikistanit.

“Kur banorët rrëfenin linjën e jetës, ai fituesi i Taxhikistanit mbyllte veshët dhe ulte kokën, se nuk donte t’i shihte që të ndihej keq,” tha Luizi.

Kristi: Kush e kishte bërë këtë?

Luizi: Banori i Big Brother-it në Taxhikistan

Luizi habit sërish, zbulon strategjinë e ndjekur nga fituesi i Big Brother në… Read More »

Personazhi i njohur i showbizit tregon fjalët që mamaja e Luizit i tha nuses para dasmës

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ritvana Fetahu, ishte dje e ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ku komentoi lidhjen e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.

Gjatë intervistës, ajo u pyet në lidhje me takimin e Luizit që pati me mamanë e tij, si dhe të Kiarës me vjehrrën. Duket se ka dhënë bekimin lidhur me këtë martesë që pritet të realizohet më 6 maj ose më tutje. Si mendon ky bekim a do ta çojë përpara këtë marrëdhëni?
“Po besoj se do ta çojë shumë përpara, duke qenë se Luizi thotë kam një lidhje telepatike me nënën time. Nuk e di sa është e vërtetë kjo lidhje telepatike që ka Luizi me nënën, uroj ta ketë se sytë dhe fjalët e nënës flasin ndryshe. Besoj se i ndihmon se mos të harrojmë se kemi një Kiarë që doli jashtë, që donte të lexonte të gjitha komentet e publikut, që të kthehej e të thoshte ‘tani jam e sigurt’. Ty të duhen gjithë komentet e botës për të kuptuar sa e do personin që do kalosh gjithë jetën.

Mua më duket absurde, kur e do dikë e pranon ashtu siç është, është kushti kryesor që dashuria të funksionojë pak ndryshe. Kështu që mendoj që po për Luizin do të ndikojë, do të ndihmojë. Nuk mendoj se do të jetë pa kritika.

Mami e Luizit shumë e mirë, e dhembshur, por mendoj që do ketë kritika jashtë, kishte rezerva në kuadër të lojës”, tha Ritvana.

Personazhi i njohur i showbizit tregon fjalët që mamaja e Luizit i tha nuses para dasmës Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com