ShowBiz

Gafa që bëri Arbana gjatë finales së Big Brother

Vëllai i Madh surprizoi Kristin me valle tradicionale shqiptare në këtë finale, pasi si një fëmijë i rritur në Belgjikë gjatë qendrimit në shtëpi ai u miqësua më shumë me publikun shqiptar.

Gjatë katër muajve në Big Brother Kristi, një nga katër finalistët u ambientua me Shqipërinë dhe gjuhën shqipe.

Por gjatë suprizës moderatorja, Arbana Osmani bëri një gafë.

Ajo i tha Kristit se valltarët e Ansamblit Kombëtar kërcyen vallen e Ali Pashës, por në fakt vallatarët kërcyen vallen e Osman Takës.

Gafa që bëri Arbana gjatë finales së Big Brother Read More »

Luiz Ejlli fituesi i BB2, shpërthen në lot: Fitoren ja dedikoj vetëm babës, i them që do e mbaj mbiemrin me nder

Këngëtari Luiz Ejlli u shpall fituesi i këtij edicioni të Big Brother Vip 2, duke e fituar çmimin prej 100 mijë eurosh.

Nata e mbrëmjes së kaluar ishte një natë plot emocione të forta dhe lot. Luizi dhe Kiara kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni madhështore në Bashkinë e Tiranës.

Dhe ashtu si duhej të përmbyllej, Luizi u shpall fituesi i Big Brother Vip 2.

Mes lotësh këngëtari tha se këtë fitore ja kushton të atit që nuk jeton më dhe i premtoi që do vazhdojë ta bëjë krenar.

“Unë i kisha humbur shpresat komplet edhe në vete dhe në këtë vend. Por ndoshta për gabimet e mija, unë sot jam këtu uroj që baba jem është duke më parë . Këtë fitore ja kushtoj atij dhe i them që do ta bëj krenar dhe do e mbaj mbiemrin me krenari edhe me nder deri ditën që do të mbyll sytë”, tha Luizi.

Luiz Ejlli fituesi i BB2, shpërthen në lot: Fitoren ja dedikoj vetëm babës, i them që do e mbaj mbiemrin me nder Read More »

Ata thanë ‘Po’! Triumfon dashuria, martohen zyrtarisht Kiara dhe Luiz Ejlli

Është kurorëzuar në martesë dashuria e Kiara Titos me Luiz Ejllin mbëmjen e sotme.

Çifti më i famshëm i momentit kanë zhvilluar ceremoninë e tyre në ambientet e Bashkisë së Tiranës, nga kryetari i saj.

Kiara zgjodhi që të marrë mbiemrin e partnerit dhe të dy thanë Po.

Urime çiftit!

Ata thanë ‘Po’! Triumfon dashuria, martohen zyrtarisht Kiara dhe Luiz Ejlli Read More »

Luizi befasohet nga lajmi suprizues, zbulohet posti i rëndësishëm që do të marrë në Top Channel

Luizi në përballje me Kristin, arriti të rrëmbejë çmimin e madh prej 100 milion lekësh. Por, pak para se të shpallej fituesi, moderatorja e programit ka habitur të gjithë e duke surpizuar vetë Luizin ku ka deklaruar se:

Tanimë Top Channel nuk do të të lëshojë, do jesh pjese e produksionit, dhe pse produksioni është fyer më rëndë nga të gjithë e duke e fajësuar publiku shpresh herë.

Nga ana tjetër, vetë këngëtari i është përgjigjur se pema me koka gjuhet Arbana”.

Luizi do të jetë tanimë pjesë e produksionit të Big Brother Albania në Top Channel.

Luizi befasohet nga lajmi suprizues, zbulohet posti i rëndësishëm që do të marrë në Top Channel Read More »

Si shkoi takimi i parë i Oltës dhe Luizit jashtë shtëpisë së BB VIP?

Luiz Ejlli u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Menjëherë pas fitores ai shkoi në studio, ku u takua me Arbana Osmanin, opinionistët e ish-banorët, mes tyre edhe Olta Gixharin.

Top Albania Radio ka publikuar pamjet nga momenti kur Luizi takoi Oltën, e cila e ka përqafuar dhe e ka uruar për fitoren.

Bravo”, i tha Olta Luizit teksa fituesi e ka ftuar më pas t’i bashkohet atij për foto.

Si shkoi takimi i parë i Oltës dhe Luizit jashtë shtëpisë së BB VIP? Read More »

Luizi shfaqet sot në Shkodër me makinë luksoze

Ashtu siç edhe e kishte deklaruar, Luiz Ejlli, i cili u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania.

Menjëherë me të zbardhur dita ka udhëtuar drejt vendlindjes së tij Shkodrës, për të takuar të familjarët e tij si dhe të vizitojë varrin e të atit, të cilit ia dedikojë këtë triumf.

Nga video shikohet Luizi i cili zbret nga një makinë për të takuar shokët dhe dashamirësit e tij, të cilët e mbështetën jashtëzakonisht shumë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Luizi shfaqet sot në Shkodër me makinë luksoze Read More »

Nga sëmundja tek kërcënimet ndaj banorëve, rrëqeth rrëfimi emocionues i Luizit në BB VIP: Çdo lot që kam derdhur…

Shtëpia e Big Brother është shtëpia e mrekullive”, kështu është shprehur Luiz Ejlli në rrëfimin e tij në “Big Brother VIP”

Këngëtari i njohur, i cili u shpall edhe fitues i këtij edicioni të BB VIP, ka rrëfyer se të gjitha sulmet që ka bërë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kanë qenë fals.

Ndërsa për çdo lot që ka derdhur dh buzëqeshje që ka dhënë, ai ka qenë 100 për qind i vërtetë.

Rrëfimi i plotë i Luizit:

Deri në momentin që isha pas dere po mundohesha që të shkrija emocionet dhe hyra brenda. E dija çfarë lashë por nuk e dija se çfarë më pret. Kur pashë se kush ishte ulur në poltrona, i thashë vetes ‘ke bërë gabimin e radhës’. Unë e kam pasur suksesin para 20 viteve, këto e kishin të freskët, aktual. Para se të hyja kam parë Big Brother nëpër botë, e kam parë se cilat janë mënyrat që të ecësh, më efikasja ishte të bëheshe problem për shtëpinë dhe ashtu u bëra.

Fitorja e parë le të themi, ka qenë kur e gjithë shtëpia votoi për mua si banorin e preferuar. Pashë që këtu gjërat fitohen, nuk ti fal kush e për këtë arsye vendosa të bëja rrugëtimin që tashmë njihet, dihet dhe më solli deri këtu ku jam sot. I kisha studiuar nga pak secilin, banorja e parë që takova ishte Olta. Me të kishte dy rrugë, o do ishim shokë shumë të mirë o kundërshtarë dhe ndodhi kjo e dyta. Por thellë-thellë brenda nesh kishim respektin, dashurinë dhe frikën. Sinqerisht u mërzita shumë kur iku. Loja ose rrugëtimi ka qenë shumë ndryshe pa Oltën në shtëpi. Prime-n kur kam hyrë vetëm Kiara është çuar në këmbë, u dashurova që në atë moment me të, nga sytë e saj, nga buzëqeshja e saj.

Kujtova se çmimi është gjithçka por në të vërtetë fitova diçka që nuk ka çmim. Gjeta Kiarën që më jep forcë për të çuar kokën lart, për të besuar në vetvete, për të dashuruar dhe një herë. Gjërat e bukura dhe të vërteta janë shumë të vështira. Çdo mëngjes që zgjohesha, zgjohesha që të më kërkonte me sy e të më thoshte ‘ma bëj një kafe të lutem’.

Shtëpia e Big Brother është shtëpia e mrekullive. Momenti kur i ka ardhur velloja Kiarës dhe e kam parë te dhoma e gjumit, ishte femra më e bukur në botë. Unë nuk e besoja se do vinte kurrë të më puthte atë natë. Unë e kam thënë dhe do e them prapë ‘ajo është perfektja për mua, nuk e di a jam unë për të’.

Unë u faktorizova si një personazh i fortë, unë nuk kam empati, agresiv, por për hir të së vërtetës ajo ishte e vetmja mënyrë që unë të qëndroja në atë shtëpi, që të fitoja atë garë. Por në të vërtetë unë isha ai Luizi që kisha hyrë i pasigurte, i pafuqishëm, i pambrojtur dhe i paditur.

Bija të flija i fundit dhe zgjohesha i pari. Në ato mëngjese që ishte akoma pa zbardhur, aty isha 100 për qind vetvetja, plot vuajtje. Qaja më mëngjese rresht. Nuk e di se çfarë më pret jashtë. Do doja vetëm fytyra të buzëqeshura, vetëm krahë hapur që të përqafojnë. Njerëz që të thonë ‘na ke kënaqur’, uroj të jenë këto. Po frika qëndron, dyshimi, pikëpyetje.

Ai Luizi i mëngjeseve që qante dhe qanë prapë, mendon gjithë rrugëtimin e tij, gjithë gabimet. Falë jetës së vështirë që kam pasur me njerëzit, më detyruan që të vishja këtë petkun e personazhit agresiv, mosbesues. Sepse fakti që unë besova shumë, dhashë shumë, përfundova aq poshtë. E tani ishte koha mos me gabuar dy herë.

Në raport me sulmet që kam bërë, kam qenë i gjithi falso. Çdo lot që kam derdhur, çdo buzëqeshje që kam dhënë, janë të gjitha të vërteta. Unë do jem mirënjohës gjithë jetën gjithë atyre banorëve që ishin këtu, se falë tyre jam sot në finale.

Nga momenti që dal nga kjo derë, i kërkon faljet e mia më të sinqerta për çdo moment që mund ti kem bërë të ndihen keq. E pranoj se ka pasur momente që e kam tepruar. Pavarësisht fitues apo jo, unë e ndjej që jam kompletuar në shumë drejtime. Kam marrë shumë mësime, të cilat do të më shërbejnë nga momenti që do dal jashtë.

Kisha prekur fundin realisht. U mundova të ringrihesha dhe arrita këtu ku jam sot. Kjo është mundësia ime e fundit, edhe për të pasur një jetë shumë më të mirë, edhe për të vazhduar ëndrrën time në muzikë. Është një mundësi sonte, që mua të më ndryshojë jeta njëherë e përgjithmonë.

Nga sëmundja tek kërcënimet ndaj banorëve, rrëqeth rrëfimi emocionues i Luizit në BB VIP: Çdo lot që kam derdhur… Read More »

Sot finalja e madhe e Big Brother Vip! Kush do ta fitojë mes Luizit, Efit, Deas dhe Kristit?

Sot është nata finale e edicionit të dytë të Big Brother Vip. Luizi, Efi, Dea Mishel dhe Kristi janë katër konkurrentët finalistë, ku një prej tyre do të marrë sot çmimin e madh.

Luizi u shpall finalisti i parë në një përballje me Dean, më pas u shpall Efi dhe Dea Mishel si më të votuarat e publikut, ndërsa finalisti i fundit u shpall Kristi në një përballje me Nitën dhe Qetsorin.
Kiara Tito gati për hapin e rëndësishëm! Flet për planet me Luizin: Mezi po pres të bëhem nënë Përveç Efit, tre finalistët e tjerë janë futur në shtëpi që në fillim duke arritur deri më tani 127 ditë brenda. Efi u rikthye në shtëpi për të dytën herë.

Kjo finale premton emocione dhe surpriza të shumta, përfshirë këtu dasmën mes Luizit dhe Kiarës.

Kush do të fitojë çmimin e madh?

Sot finalja e madhe e Big Brother Vip! Kush do ta fitojë mes Luizit, Efit, Deas dhe Kristit? Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com