ShowBiz

Klaudia Pepa “çmend” rrjetin, pozon në shtrat pa të brendshme dhe duket më joshëse se kurrë më parë

Klaudia Pepa është një prej balerinave më të njohura shqiptare dhe ndër personazhet më të komentuar në media jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Itali, ku së fundmi i është përkushtuar karrierës së saj.

Balerina qëndron mjaft aktive në profilin e saj në Instagram dhe postimet e saj nuk kalojnë asnjëherë pa u komentuar. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto që ka ngritur temperaturat dhe ka marrë menjëherë reagime të mëdha nga fansat.

Klaudia shfaqet në shtrat pa reçipeta, e veshur vetëm me mbathje dhe çorape të gjata, teksa me këmbët dhe duart e mbledhura para vetes ka mbuluar gjoksin e zhveshur.

Klaudia Pepa “çmend” rrjetin, pozon në shtrat pa të brendshme dhe duket më joshëse se kurrë më parë Read More »

I zuri vendin Marinës në “Procesin Sportiv”: Flet për herë të parë bukuroshja tropojane e ekranit/Foto

Fjoralba Ponari do të jetë prezantuesja e re krah moderatorit Edi Manushi në drejtimin e emisionit  “Procesi sportiv”.

Ky lajm qarkulloi shumë shpejt në mediat sociale dhe vetëm pak ditë më parë bukuroshja u shfaq me Manushin në spotin promovues të emisionit në prag të fillimit të Kampionatit Botëror.

Fjoralba dhe Manushi kanë qënë të ftuarit e ditës në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ku kanë folur mbi emisionin  dhe bashkëpunimin mes tyre.

Ponari u pyet gjatë intervistës se si po e përjetonte këtë eksperience të re, ku do t’i duhet të flasë për futbollin dhe do të jetë e rrethuar gjatë gjithë kohës me meshkuj.

“Çuditërisht terreni mashkullor është më mirëpritës se ai femëror, domethënë kjo është një deklaratë paksa e rëndë për ne femrat, por jam mirëpritur dhe ndihem shumë komode mes tyre. Më janë ofruar për çdo lloj ndihmese që kam pasur nevojë” – u shpreh Fjoralba.

Ajo u pyet gjithashtu nëse  mund të bënte një krahasim mes eksperiencës në “ The Voice” ku intervistonte tifozë të konkurentëve dhe tani që do t’i duhet të intervistojë tifozë të futbollit.

“Deri diku janë situata si motra, por kjo pjesa e tifozerisë shpresoj të mos bëhet agresive aty. Aty do të të thërras ty Manush…” – tha bukuroshja duke qeshur.

I zuri vendin Marinës në “Procesin Sportiv”: Flet për herë të parë bukuroshja tropojane e ekranit/Foto Read More »

“Gjithçka filloi me ‘1 like’ në Facebook”: Moderatori shqiptar rrëfen historinë e dashurisë me bashkëshorten/Foto

Blendi Salaj është një nga moderatorët dhe zërat më të mirë radiofonikë në vendin tonë. Prej disa vitesh ai drejton emisionin “Klubi i mëngjesit”, por gjithashtu ka qënë shpesh i angazhuar në spektakle të mëdha si “Big Brother”, “Shiko kush luan” etj.

Blendi gjithashtu është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh publikon foto nga përditshmëria me bashkëshorten dhe djalin e tij.

I ftuar në emisionin #thuajemepepsi me Dojna Memen moderatori rrefeu për herë të parë historinë e dashurisë me bashkëshorten e tij, Anora.

Ai zbuloi se çifti është njohur në Facebook pasi kishin miq të përbashkët. Gjithçka për ta filloi me “1 like” dhe më pas vijoi me biseda të gjata që të njiheshin më mirë.

Moderatori tregoi se në atë periudhë ai jetonte në SHBA dhe pasi vazhduan komunikimin virtual për 2-3 muaj me Anoren, erdhi edhe koha të takoheshin për herë të parë.

Gjithashtu ai tha se besonte tek lidhjet online sepse sipas tij ndryshimi mes personit virtual dhe atij real është shumë i vogël.

Nga “1 like” në biseda me orë të tëra online dashuria e Blendit dhe Anores u finalizua në martesë dhe më pas erdhi në jetë djali i tyre, i cili  sot është 7  vjeç.

“Gjithçka filloi me ‘1 like’ në Facebook”: Moderatori shqiptar rrëfen historinë e dashurisë me bashkëshorten/Foto Read More »

Fevziu flet pse donte të largohej nga “Klan”: I kërkova unë Blushit të shkoja tek Top-i, kam qenë në një…

Gazetari Blendi Fevziu këto javët e fundit është komentuar shumë pas daljes së lajmit se po mendonte të largohej nga “Tv Klani”, ku prej shumë vitesh shfaqet me emisionin e tij “Opinion”, për të shkuar në kanalin rival, “Top Channel”.

Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e sotme në “360 gradë” në “Ora News”, ai është shprehur se nuk u largua vetëm për arsye emocionale.

“Ka qenë një zgjidhe emocionale, janë shumë të vështira këto zgjedhje, do vazhdoj në një vend që edhe pse ke probleme të vogla, sherre të brendshme, ke krijuar stabilitet”.

Pyetjes nëse Rama e ka ndikuar për t’u larguar drejt Top-it, ai u përgjigj: Rama nuk influencon dot asnjë nga vendimet e mia, ne nuk jemi miq, kemi një raport korrekt pune. Një njeri që nuk është mik nuk mund as të këshillojë dhe as ta dëgjosh për diçka.

“Nuk ka pasur negociata për këtë kalim të mundshëm, i kisha kërkuar unë Ben Blushit të shkoja te Top-i, dhe kam qenë një dyzim. Nuk mund të largohesha nga Klani sepse kisha “një problem” moral me Frangaj, doja ta mbyllja me një lloj mirëkuptim, për t’i thënë që e përmbusha një cikël 20 vjeçar. Unë isha mirë dhe komod në Klan, por kisha një projekt që mund të dukej më interesant në Top, por nuk ika. Unë nuk kisha një shkak që doja të largohesha, kjo ishte një çështje që: unë kam një gjë më tërheqëse së këtu, por kaq”, u shpreh ai.

Fevziu flet pse donte të largohej nga “Klan”: I kërkova unë Blushit të shkoja tek Top-i, kam qenë në një… Read More »

Ardit Gjebrea merr surprizën më fantastike nga fansja, kjo dhuratë e ka emocionuar dhe lumturuar pamasë/Foto

Moderatori i famshëm shqiptar Ardit Gjebrea është surprizuar me një dhuratë nga një fanse e tij gjatë ditës së sotme. Teksa ndodhej në ambientet e punës në televizionin “Klan” Gjebrea është takuar me një vajzë të re, e cila u shfaq para tij me një pikturë në dorë.

Ajo kishte pikturuar moderatorin dhe të bijën duke u përqafuar dhe mesa duket Arditit i ka pëlqyer aq shumë dhuarata sa  nuk rezistoi ta tregonte për ndjekësit  e tij.

 

“Nuk e ka profesion, por pasion” – ka shkruar Gjebrea krahas fotos së postuar në Instagram ku duket me fansen e tij dhe pikturën në dorë.

Ardit Gjebrea merr surprizën më fantastike nga fansja, kjo dhuratë e ka emocionuar dhe lumturuar pamasë/Foto Read More »

Shkrimtarja e njohur revoltohet keq me Albatros Rexhajn : O njerëz të ekzaltuar nga kotësitë/Foto

Shkrimtarja e njohur shqiptare Ana Kove ka kritikuar ashpër shkrimtarin  Albatros Rexhajn, i cili sapo ka botuar librin e tij të ri.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ajo ka treguar revoltimin  kundrejt asaj që shoqëria shqiptare pëlqen sot. Sipas Koves ato që Rexhaj ka shkruar janë vetëm disa “paçavure” dhe ata që e pëlqejnë janë vetëm njerëz të ekzaltuar nga kotësia.

“Në linjën e shkruesit, do të thosha: Të dhjefsha botën, të dhjefsha shoqërinë që vlerëson të tilla shkarashkrime dhe autorët e tyre, që në gjallje…“
S’kam asgjë me personin, por me kulturën e të vlerësuarit këtu: 3 mijë pëlqime një paçavure fjalësh… Po çfarë letërsie është kjo, o njerëz të ekzaltuar nga kotësitë?” – ka shkruar autorja e njohur në postimin e saj në Facebook  ku ka bashkangjitur edhe shkrimin e Rexhajt.

Shkrimtarja e njohur revoltohet keq me Albatros Rexhajn : O njerëz të ekzaltuar nga kotësitë/Foto Read More »

Ky është sekreti i madh që Dua Lipa fsheh në trupin e saj, e ka shfaqur atë sot

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të mira dhe më të paguara në industrinë e modes. Por  nuk duhet të harrojmë edhe renditjen e saj si një nga ‘Femrat më me influencë’, sipas një klasifikimi nga prestigjozja ‘Vogue’.

Dua Lipa paska një sekret që askush nuk e paska ditur. Ky  sekret lidhet me trupin e saj dhe ajo e zbuloi vetë për miqtë e fansat. Mesa duket Dua i adhuron tatuazhet, e ndaj në trup ka plot 14 tatuazhe.

Këto tatuazhe simbolizojnë ngjarje të ndryshme në jetën e saj. Përmes një postimi në Twitter, ajo e ka bërë këtë të ditur për një fansin e saj që ka pyetur për të shuar kuriozitetin.

Ky është sekreti i madh që Dua Lipa fsheh në trupin e saj, e ka shfaqur atë sot Read More »

Wow! Pas femrave pa reçipeta, televizioni shqiptar zhvesh edhe meshkuj

Kanë bërë shumë bujë prezantueset që janë shfaqur pa reçipeta në televizionin “Zjarr tv”, duke tërhequr shumë vëmendjen e duke u komentuar shumë. Me vetëm një xhaketë dhe topless, prezantueset kanë arritur të fitojnë famë me këtë mënyrë prezantimi për të cilën kanë shkruar edhe mediat e huaja.

Këtë herë “Zjarr tv”, ka nxjerr një prezantues mashkull topless. Ai është shfaqur me vetëm një xhaketë dhe pa kanotjere poshtë duke prezantuar lajmet. Fotot e prezantuesit në fjalë kanë pushtuar rrjetin.

Ndiqni videon më poshtë:

Wow! Pas femrave pa reçipeta, televizioni shqiptar zhvesh edhe meshkuj Read More »