ShowBiz

Edona e ‘Big Brother’ krahason veten me komandantin legjendar të UÇK-së: Emri im ka zë, sa ai i Adem Jasharit

Edona James, konkurrentja e Big Brother Vip Kosova, gjatë një diskutimi sot me banorët, është shprehur se emri i saj është me zë aq sa ai i Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së.“Emri jem është i madh, sikur i Adem Jasharit”, tha transgjinorja Edona, ndërsa menjëherë banorët e kanë kundërshtuar.
Ishte Meti i cili i tha se nuk duhet të bëjë krahasime të tilla.

“Mos e krahaso veten me atë emër, duhet me t’i dhënë Zoti edhe 1 mijë vjet jetë me e mbërri vetëm 10 për qind të atij që e përmende”, i tha Meti, Edonës.

Edona e ‘Big Brother’ krahason veten me komandantin legjendar të UÇK-së: Emri im ka zë, sa ai i Adem Jasharit Read More »

Flor Binaj flet për largimin nga ‘Portokalli’, filluan të mernin njerëz të paaftë nga rruga

Në kupturën gjithnjë në rritje të ‘podcast-eve’, një i ri është shtuar dhe vjen nga dy artistët e njohur, Eugent Bushpepa dhe Renis Gjoka.

Si të ftuarin e tyre të parë, dyshja kishin aktorin e njohur, Florjan Binaj, i cili ndau rrëfime shumë personale e dha mesazhe të vyera. Mes të tjerash, ai foli edhe për largimin e tij nga “Portokalli”.

Binaj deklaroi se katër vitet e fundit, në programin e humorit erdhi një frymë e keqe e cila hoqi meritokracinë, filluan të merrnin njerëz nga rruga dhe të paaftë.

“Erdhi një pikë që shumë prej nesh jo vetëm unë, u bëmë më të mëdhenj se spektakli, mirëpo 4 vitet e fundit, erdhi një frymë shumë e keqe e cila hoqi meritokracinë tërësisht. Pra ai nuk të shihte si vlerë por si kosto. Sa na kushton ta kemi këtë. Kjo teknikë mund të qëllojë në një biznes tjetër, por jo në një televizion që ka promovuar vlerat më të mira dhe artistët më të mirë. Ai u krijua duke marrë më të mirët jo më të dobëtit. Filluan të mernin njerëz nga rruga, të paaftë, ti jepej më shumë hapësirë atyre. 60-65% të shfaqjes, roleve, i shkruaja unë”, tha ndër të tjera Binaj.

Flor Binaj flet për largimin nga ‘Portokalli’, filluan të mernin njerëz të paaftë nga rruga Read More »

Mariza Ikonomi humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Si do jetoj pa të dëgjuar zërin!

Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi ka humbur një person të shtrenjtë në familje dhe bëhet fjalë për xhaxhain e saj, Gim Ikonomi.

Ka qenë vet artistja që ka bërë publik lajmin e hidhur, përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, teksa ka publikuar një video me disa momente të bukura me xhaxhanë e saj.

“Babai im i dytë“, e quan këngëtarja xhaxhanë e saj, i cili është ndarë nga jeta ditën e djeshme. Bashkangjitur postimit të saj, Mariza shkruan.

“Ndërsa shkruaj nuk arrij dot ta besoj largimin tënd nga kjo jetë dhe lotët e mi që janë kthyer në një oqean dhimbjeje. Ti ishe engjëlli im mbrojtës , xhaxhai më i mirë në Botë, babai im i dytë që më përqafoje gjithmonë me krahët e tu të ëmbla të dashurisë, shoku im më i mirë, njeriu i shumë sakrificave ku prej teje kuptova dhe mësova se dashuria e madhe ka edhe sakrifica të mëdha ashtu siç ka qenë e gjithë jeta jote. Do më mungojnë gallatat tona, shëtitjet tona me makinë, shija jote e bukur muzikore, të kënduarat dhe të qeshurat tona pa fund. Këshillat e tua të mençura dhe me plot humor. Gatimet e tua aq të shijshme e sidomos ai sultjashi që ti na e bëje të lëpinim gishtat dhe me aq dashuri. Aq sa më ke bërë te qesh gjithë jetën time me gallatat e tua, aq shumë më ke trishtuar me ikjen tënde të parakohshme nga kjo jetë Xhaxhai im më i mirë në Botë. Nuk e di si do jetë kjo jetë pa ty. Nuk e di akoma si do jetoj pa të parë e pa të dëgjuar zërin dhe pa të shtrënguar fort në krahët e mia. Nuk di më asgjë, por e di që gjithë parajsa po shkrihet tani së qeshuri me gallatat e tua.
Më ka marrë malli shumë që tani…
Çau Bello ,mio grande amore!”, e ka mbyllur dedikimin këngëtarja e dashur e të gjithë shqiptarëve.

Mariza Ikonomi humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Si do jetoj pa të dëgjuar zërin! Read More »

Aktori Arben Derhemi ‘shpërthen’ ndaj Mamaqit: U ulën malet, u ngritën halet

Arben Derhemi ka bërë së fundmi një InstaStory që të gjithë po ja nisin Ermal Mamaqit.

“Sa me dhimbje lexojme qe pseudo humoriste behen “producente filmash”. Dhe akoma me me dhimbje i degjojmë që ofendojnë figura qe me aq sakrifica e pune ja kane dale te bejne art ne kohet me te veshtira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lepire e bere lolot e cdo lloi pushteti e pasunari…

Ps. Uulen malet u ngriten halet”, shkruan ai.

Plas ‘sherri’ mes VIP-ave shqiptar, Arben Derhemi shpërthen
Kjo nuk është here e parë që Derhemi ka sulmuar Mamaqin. Më parë aktori, menjëherë pas eventit të “Dy gisht mjaltë” u shpreh:

“Fatkeqësia e ndjek edhe televizionin edhe filmin. Jo më larg se para ca kohësh, patëm një event të çuditshëm d.m.th, u shkul e gjithë Shqipëria! S’e merr vesh njeri. Bën film një njeri i cili nuk ka lidhje fare me teatrin, me regjinë me aktrimin. Bën film dhe ti vetëm kur dëgjon nga dikush: Ore, sa bukur, e ke parë atë filmin?”

Aktori Arben Derhemi ‘shpërthen’ ndaj Mamaqit: U ulën malet, u ngritën halet Read More »

Kiara dhe Luizi prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës!

Kiara dhe Luizi së shpejti prindër të fëmijës së parë.

Çifti pret një vajzë?

Lajmi është bërë me dije nga burime për revistën “Who”.
Burimet theksojnë se ditën e sotme është organizuar “baby gender”, një festë shumë private, ku edhe është zbuluar gjinia e bebes. Dhe është vajzë.

Sakaq kujtojmë që prej javësh përflitet lajmi se dyshja do të bëhen prindër, megjithatë asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar.

Kiara dhe Luizi prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës! Read More »

Do ta moderojë apo jo ajo ‘BBV 3’? Ky reagim i fundit i Arbana Osmanit thotë gjithçka

Pavarësisht se bëhet shpesh pjesë e polemikave, vetë Arbana Osmani mundohet t’i shmangë ato.

Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se këtë vit “Big Brother VIP 3” mund të mos moderohej nga Arbana. U raportua se ajo ka pasur disa përplasje me drejtuesit e televizionit dhe këtë vit prezantimi i formatit mund të mos i besohej asaj. Sipas atyre që qarkullon në media, reality-shoë mund të moderohej nga Ledion Liço ose Bora Zemani.

Teksa ende nuk dihet sa të vërteta janë këto zëra që po qarkullojnë, u vu re se Arbana dhe Ledioni nuk ndiqen më në Instagram. Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, por në këtë mënyrë ata i kanë hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Kur rrjeti po zien mbi këtë lajm dhe ka nisur pyetja “Kush do e zëvendësojë Arbanën”, kjo e fundit ka bërë disa reagime në mediat sociale që duken si përgjigje.

KLIKONI PER ME SHUME
Bëjeni këtë disa minuta para seksit që të zgjasë 3 orë!
Kështu, Arbana së fundmi në një postim në Instagram ka zgjedhur të pëlqejë (like) të gjithë komentet që thonë se BBV 3 nuk do bëhet dot pa drejtimin e saj.

Do ta moderojë apo jo ajo ‘BBV 3’? Ky reagim i fundit i Arbana Osmanit thotë gjithçka Read More »

Këngëtarja shqiptare banore në BBVIP 3?

Soni Malaj ka zbuluar një ditë më parë nëse do të pranonte që të bëhej pjesë e edicionit të tretë të “Big Brothr VIP”. E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E Diell”, këngëtarja e njohur tha se ‘do ishte shumë e mërzitshme’.

“Jam natyrë introverte, jam shumë e mbyllur, shumë private. Do isha shumë e mërzitshme sepse në shtëpi dhe mami thotë na lodhe. Nuk është e vërtetë. Nuk ndodh. Mua më pëlqen, por…”, tha Soni Malaj.

Gjatë kësaj interviste, këngëtarja foli edhe për kantautorin e dashur për publikun, Flori Mumajesi.

“Ne jemi persona të rritur, kemi qenë të rinj, ka qenë një lidhje, ka kaluar, kemi kaluar në marrëdhënien e parë, kemi qenë për shumë vite shokë me njëri-tjetrin. Nuk mund të mësosh dikë të dashurojë, dashuria varet kur qëllon, mua më ka qëlluar vonë, mbi të 20-tat. Është një moment në jetë që vjen një person, ke një kimi të jashtëzakonshme, prandaj kam bërë këngën “Shpirti im binjak”, sepse ai është shpirti im binjak”, tha Malaj.

Këngëtarja shqiptare banore në BBVIP 3? Read More »

‘Vëllai i Mërgimit e ka tradhtuar gruan, kam mesazhe’, Vesa vazhdon me deklaratat e forta

Vesa ka bërë deklarata të forta ndaj ish-partnerit të saj, futbollistit Mërgim Berisha. Sipas Vesës edhe vëllai i futbollistit e ka tradhëtuar gruan e tij me 3 fëmijë e madje i ka shkruar asaj.
“Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda (chat) që më ka shkruar edhe mua”, u shpreh ajo.

“Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin çka të dojnë”, ka thënë Vesa.
“T’i kryejnë edhe borxhet e mia, të mi japin të gjitha gjërat e mia që i kam prej familjes time. Po luftoj për të drejtat e mia”, vazhdon mes tjerash ajo.

‘Vëllai i Mërgimit e ka tradhtuar gruan, kam mesazhe’, Vesa vazhdon me deklaratat e forta Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com