ShowBiz

Rudina Magjistarin siç nuk e keni parë kurrë, moderatorja poston foton e rrallë

Rudina Magjistari është një prej moderatoreve më të njohura të ekranit, e cila gjatë këtij sezoni na ka shoqëruar çdo ditë me emisionin e pasdites në Tv Klan..

Rudina ndiqet nga një numër i madh fansash në Instagram, ku është shpesh aktive dhe në kontakt me ndjekësit. Pak më parë, moderatorja ka ndarë me të gjithë një foto të vjetër të sajën para shumë vitesh.

Ajo shfaqet në moshë të vogël, teksa ka pozuar në plazh me bikini. Siç e shohim në foto, Rudina ka ruajtur të njëjtën buzëqeshje dhe ëmbëlsi që ka pasur që në fëmijëri.

Image

Rudina Magjistarin siç nuk e keni parë kurrë, moderatorja poston foton e rrallë Read More »

Çiljeta rrëfen momentin më të vështirë të jetës së saj, si rrallë herë

Kengetarja e dashur per publikun, Ciljeta, ne nje intervistë për revistën “Who”, ka rrëfyer disa gjëra që nuk i dinit për të.

Ndër te tjera, ka treguar se në kohën kur ka pasur shumë koncerte ka fjetur në makinë. “Kam fjetur në makinë shumë herë, në periudhën kur nuk e dija çfarë bëhej me koncertet e mia, ngaqë kisha nga një, ka raste edhe dy çdo ditë. Më është dashur të udhëtoj në distanca të largëta duke qenë vetë në timon. Seriozisht nuk e di se si ia kam dalë,”- është shprehur ajo.

Më tej këngëtarja ka folur edhe për momentin më të vështirë në jetën e saj. “Momenti më i vështirë i jetës sime, kur më është dashur të operoj Fernandon për shkak të një komplikimi,”- ka rrëfyer këngëtarja.

Çiljeta rrëfen momentin më të vështirë të jetës së saj, si rrallë herë Read More »

Çifti martohet në kishë në Shkodër, detaji në këpucët e dhëndrit po bën xhiron e rrjetit

Një çifti i ri shkodran kanë vendosur të kurorëzojnë martesën e tyre në Kishën e Shkodrës, mirëpo gjatë ceremonisë, detaji në këpucët e dhëndrit i ka rënë në sy të gjithëve dhe po bën xhiron e rrjetit.

Në një foto të postuar nga “Jeta osh qejf” në shollën e këpucës së dhëndrit shihet “Help me”, ose në shqip “Më shpëtoni”, duke i ‘përcjellë’ kështu mesazhin shokëve të tij, ose është thjesht një shaka e dhëndrit. Foto e çiftit duke u martuar është përhapur menjëherë në internet.

Çifti martohet në kishë në Shkodër, detaji në këpucët e dhëndrit po bën xhiron e rrjetit Read More »

Historia frymëzuese e Aurelës, vajzës nga Vlora që u shndërrua në ikonë mode në Kanada

Nëse ka histori të vërteta frymëzimi ky është rasti i Aurela Lacaj, vajzës vlonjate që në moshën 18 vjeç u arratis me skaf për një jetë më të mirë e pasi qëndroi plot 5 vite në kampin gjerman nisi jetën në Vankuver të Kanadasë. Pas 25 vitesh e shumë sakrificave në jetë, sot ajo është Aurela sharmante me një stil mjaft të rafinuar, e dhënë kokë e këmbë pas modës.

Nuk është se e njoh personalisht, por një ditë, ndërkohë që lundroja për të zbuluar ndonjë gjë të re nga bota e Instagramit më ra në sy një profil aurelafashionista, një vajzë imcake, mjaft koketë me një stil mjaft të sofistikuar, veshjet e së cilës varionin në tonalitet e ngjyrave pastel si e bardha, bezha dhe grija. Duke qenë se unë e preferoj shumë këtë lloj stil, kërkova më shumë. Çudia ishte që ajo ishte shqiptare! Jetonte në Kanada e kishte një stil të sajin, mjaft të kuruar. Dhe nuk ishte vajzë, por një 43 vjeçare dhe nëna e një djali, që sapo kishte përfunduar studimet e larta. Vendosa t’i shkruaj dhe komunikimi mes nesh nisi direkt. Aurela ishte e hapur, edhe pse kishte shumë kohë që nuk vinte në Shqipëri, pranoi të bënim një intervistë online. Fotot i realizoi me fotografin e saj në Vancouver, duke na sjellë një set plot dritë e stil.

Po përtej asaj që shihja nëpër fotografi, nuk e dija që Aurela ishte vajza që vinte nga një fshat i Vlorës, Kotë; që i kishte hipur skafit që në 1993 si shumë shqiptarë të tjerë në atë kohë për një jetë më të mirë; që kishte lindur djalin në kampin gjerman ku kishte qëndruar për rreth 5 vjet; që pas kalvarit të Gjermanisë kishte nisur odiseja e Kanadasë dhe qëndrimi përgjithmonë në këtë shtet.

Kur ishte fëmijë ajo bënte një jetë të thjeshtë, por gjithmonë e dhënë pas modës. Të motrat i vishte me rrobat që sajonte duke “i detyruar” të bënin paradë në shtëpi. – “Ishte pak a shumë një lojë e jona, sepse në atë kohë nuk kishim lodra, bënim kukulla me rroba të vjetra duke modifikuar rrobat e gjyshes apo të mamit. Moda për mua ishte një pasion që asnjë nuk e dinte, përveç familjes time. Madje babi kishte probleme në shumë raste, sepse njerëzit merreshin me thashetheme kur vishesha dhe nuk donte që të më përgojonin”.

Nga pesë fëmijët duke qenë më e madhja ishte shpirti rebel në kërkim të eksperimentimit të gjërave. Ishte kundër sistemit të asaj kohe, sepse gjithçka i dukej pa ngjyra, e trishtë dhe e zymtë.

Ishte vetëm 18 vjeçe në vitin e fundit të gjimnazit kur e martuan me një emigrant në Gjermani dhe po në këtë vit u largua me skaf drejt Italisë për tu bashkuar më pas në Gjermani me të fejuarin. Me të mbërritur aty u regjistrua në një kamp, sepse ishte pa dokumenta të rregullta. Jeta në komunitet ishte shumë e veshtirë, duke marrë parasysh faktin që as gjuhën nuk e njihte. Por, qëllimi i saj i vetëm ishte të ndihmonte familjen në Shqipëri. Filloi të bënte punëra të ndryshme, në mënyrë që të mblidhte të ardhura, që nga larja e pjatave e deri tek pastrimi i tualeteve. Pas pesë vitesh si emigrantë në Europë, të dy arrijnë të shkojnë në Kanada për të qëndruar përgjithmonë e për të nisur një jetë krejt ndryshe. I dha fund martesës, duke bërë mamanë (beqare) single, edhe pse e dinte që do ishte e vështirë, ajo ishte e sigurtë. E kishte kaluar provën me veten, i duhej thjesht kohë të realizonte ëndrrat e saj. E nisi si kamariere, për të arritur që pas 11 vitesh të bënte një punë zyre në një shoqëri që merrej me tregun e inxhinierëve. Paralelisht me punën nisi dhe shkollën. E ndërkohë që rritej bashkë me të birin erdhi dhe periudha e largimit të tij nga e ëma.

Moda dhe e veshura me stil kishin qenë gjithmonë dëshirat e saj në sirtar. Hapja e blogut në 2015 erdhi menjëherë pas fillimit të shkollës së lartë të të birit.

“Blogun e hapa para 3 vitesh, në kohën kur djali nisi universitetin. Kur ai u largua doja diçka të hiqja vetminë dhe kështu nisi dhe ideja e hapjes së një ditari mode. Më kanë mbështetur të gjithë që nga djali, që ishte i pari që këmbënguli e deri tek i fejuari im që filloi të më bëntë fotot e para. Blogu është thjesht një impuls që më shërben të realizoj punën e ëndrrave të mia, duke punuar në sektorin e modës e më pas për ta shndërruar në një biznes të mirëfilltë”.

Aurela përpiqet të frymëzoj gra mbi moshën 30 vjeç e sipër, femra që gjthmonë janë të zëna e nuk kanë kohë për veten, mama e gra normale, që duan të ngjajnë sa më mirë duke mos u lodhur për kombinimet. – “Me blogun tim mundohem të ndihmojë femrat që në vizionin e tyre kanë nevojë për një busull dhe shpresoj që këto fansa të faqes sime të bëhen orientimi im për çdo gjë që ka lidhje me fashionin. Ndjekëset e mia janë femra që pëlqejnë stilin po si unë, që nuk duan të shpenzojnë shumë për t’u veshur e të ndihen gjithmonë në modë. Mundohem që të komunikojë përmes tyre edhe nëpërmjet komenteve duke qenë sa më bashkëvepruese”.

Në postimet e saj ajo tregon përditshmërinë që nga udhëtimet, përshtypjet mbi hotelet e deri tek ëndrra e saj për t’u bërë pjesë e industrisë së modës. Këtë periudhë është e angazhuar me dasmën, pasi në shtator do të vërë kurorë dhe kanë zgjedhur një vend mjaft romantik, si liqeni i Como-s. I fejuari i saj është kanadez, por ishte dëshira e të dyve që të bënin një ceremoni të vogël në një qytet evropian./albaniatoday

Historia frymëzuese e Aurelës, vajzës nga Vlora që u shndërrua në ikonë mode në Kanada Read More »

Gjyshi Faja, këngëtari më i vjetër i grupi karakteristik “Pleqtë e Krujës”

Për disa njerëz, mosha është thjesht një numër. Kështu edhe për Mustafa Aruçin, këngëtarin më të vjetër të grupi karakteristik “Pleqtë e Krujës” 104 është thjesht një numër.

“Kam hyrë për 105 vjec dhe hala nuk po du me ju nda edhe kët 100 vjec, nuk kam qejf me ju nda, deri në kohën e shpirtit, që të më dalë, të më dali me shokë, të mbajmë njëri-tjetrin me nder, të punojmë të gjithë për njëri-tjetrin e njëri për të gjithë”, tha ai për “DW”.

Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se Banka e Shqip벩se ka ulur me 0.25 p벱ind normen baze te interesit dhe se ekonomia shqiptare sipas tij ka pesuar rritje.

“Po ju them një fjalë, të rroni sa unë”, vijoi ai, teksa tregoi se si është dita e tij:

“5 vëllezër dhe një motër kena qenë që jena rrit e i pari unë, i fundit unë. Gjatë ditës një herë vërej këtë oborr që e kam bërë midis shtëpisë, jo një gur jo një gjë, gjithë ditën atë punë bëj. Ato punë bëj tani. Me këto kalamajt e mi”.

Nusja e nipit të tij tha se gjyshi ha mëngjes, drekën gjithnjë në orën 12:00 dhe darkën që nuk e ndan asnjëherë.

Gjyshi Faja, këngëtari më i vjetër i grupi karakteristik “Pleqtë e Krujës” Read More »

E pyesin për moshën e Vera Grabockës, Alketa Vejsiu na habit me përgjigjen e saj

Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka janë një ndër dyshet më jetëgjatë në botën e televizionit shqiptar.

Kemi plot 18 vite që i shikojmë së bashku në ekranet tona dhe na duket sikur moderatorja dhe regjisoria e njohur nuk kanë ndryshuar fare.

Mirëpo ndërkohë që vitet kalojnë Alkleta dhe Vera ngelen po ato dhe fansat janë bërë kuriozë për moshën e regjisores së njohur.

Në një foto të postuar ditën e sotme nga Alketa në profilin e saj në Instagram, një ndjekëse e ka pyetur moderatoren për moshën e Vera Grabockës.

“Alketa një pyetje kisha. Vera 71 vjeçe është? Se unë them 71, po të tjerët se besojnë?”, e pyet ndjekësja moderatoren e njohur.

“Jooo është 20. Ka ngelur ora aty përgjithmonë”, ishte përgjigja e Alketës që i ka surprizuar të gjithë.

E pyesin për moshën e Vera Grabockës, Alketa Vejsiu na habit me përgjigjen e saj Read More »

Nuk pyet për paragjykimet, postimi i këngëtares shqiptare për të mos u humbur (FOTO)

Këngëtarja e dashur për publikun me një karakter të veçantë Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe Fifi është duke shijuar disa ditë relaksi në jug të Shqipërisë.

Këngëtarja e cila së fundmi ka publikuar në treg këngën e saj më të fundit të titulluar “Habibi” ka reguar format e saj të bëshme në plazh.

Megjithatë bukuroshja e shumëpëlqyer sidomos për repin që bën është shprehur se nuk i vjen aspak turp për trupin e saj. Në një posm të fundit në rrjetet sociale ajo ka publikuar një foto me rroba banje të zeza në plazh.

“Nuk kam turp nga trupi im… Dashuroj çdo pjesë të linjave të mia! Kështu që tregoni respekt”- shkruan Fifi në foton e saj në plazh.

Nuk pyet për paragjykimet, postimi i këngëtares shqiptare për të mos u humbur (FOTO) Read More »

“Ku e blen mallin”, përgjigja e këngëtares për komentuesin është epike

S’kishte si të ishte ndryshe, vetëm ajo di të japë përgjigje të tilla. Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo adhurohet nga të gjithë edhe origjinalitetin, thjeshtësinë dhe energjinë që transmeton.

Por Aurela e pjesë të karakterit edhe sensin e humorit, që e bën edhe më popullore me fansat e saj. Këngëtarja e cila është nënë e dy vajzave është edhe mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

Po ashtu asaj nuk i shteron asnjëherë dhe energjia si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Gjë kjo që i ka bërë përshtypje edhe një komentuesi i cili e ka pyetur në Instagram se ku e blen mallin.

Përgjigjja e këngëtares është epike, siç di vetëm Aurela ta kthejë, duke i thënë se do pyes njëherë prindërit. “Ta pyes pak Bulen e Agimin. Ata nuk di si më gatuan kështu, por ama më kanë gatuar komplet figurë”- ia kthen këngëtarja komentuesit.

“Ku e blen mallin”, përgjigja e këngëtares për komentuesin është epike Read More »